• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, July 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Me Enciklopedinë e tij, Sami Frashëri kërkonte të bënte për Turqinë, atë që bëri Didëroi për Francën në shekullin e XVIII-të dhe pikërisht…”/ Refleksionet e akademikut të njohur, për rilindësin e shquar

“Mes Sami Frashërit dhe aktores Mari Karyan, bukuroshes së famshme të Stambollit, kishte një histori dashurie që rezultoi tragjike, pasi ajo vdiq gjatë abortit…”/ Historia e panjohur e dijetarit të madh shqiptar
“Mes Sami Frashërit dhe aktores Mari Karyan, bukuroshes së famshme të Stambollit, kishte një histori dashurie që rezultoi tragjike, pasi ajo vdiq gjatë abortit…”/ Historia e panjohur e dijetarit të madh shqiptar
Sami_Mehmet_Tahsin_Frashëri
“Me porosinë e Naim Frashërit, gjyshi im hapi shkollat shqipe në krahinën e Dangëllisë, por regjimi komunist na…” / Dëshmia e rrallë e të birit të oficerit të Zogut
“Kol Nikolla dhe Dedë Duka, ishin familjet më të hershme frashëriote, nga të cilat e kishte prejardhjen edhe fisi shumë i njohur Hasani…”/ Historia e panjohur e fshatit të famshëm të Përmetit
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Nga Prof. Zija Xholi

Memorie.al / Në fillim të viteve ´70-të të shekullit të XIX-të, një djalosh i ri, Sami Frashëri, largohej nga fshati i tij i lindjes, nga fshati malor i Frashërit, për t’u vendosur në Stamboll, kryeqyteti i Perandorisë Osmane. Atje do të jetonte e vepronte deri sa të mbyllte përgjithnjë sytë, më 18 qershor 1904, ditë kjo e hidhur e vdekjes, të cilën e kujtojmë me nderim e respekt në çdo përvjetor.

Talenti i frashërliut

Me kalimin e kohës, për talentin e tij jo të zakonshëm, ai shumë shpejt filloi të gëzonte midis shqiptarëve të atjeshëm një nderim dhe autoritet gjithnjë e më të madh; ai u imponohej të gjithëve me fytyrën e tij plot hijeshi, me ballin e tij të gjerë, me mjekrën e tij të bardhë si të një shenjtori, me seriozitetin e tij si të një misionari, që ka nëpër duar vepra kulture që ai harton dhe barrë politike që duhet të përballojë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Veli Hashorva, si modeli i parë i gazetarit modern shqiptar, shënon në programin e tij, moton bazë të gazetarisë, ku shkruan se…”! / Historia e panjohur e intelektualit atdhetar nga Gjirokastra, që vdiq në Turqi

“Gazeta e parë që u hap në Gjirokastër në gjuhën shqipe, ishte ‘Drita’, në vitet 1920-1924, me editor patriotin dhe publicistin Veli Hashorva…”! / Historia e panjohur e intelektualit të shquar gjirokastrit

Misioni i tij prej atdhetari, të cilit do t’i qëndronte besnik për tërë jetën, ai e shpalli që në kohët e para kur shkeli në Stamboll dhe qysh në fillim kur mori pendën dhe filloi të hidhte në letër, ato që mendonte dhe për të cilat ëndërronte.

Për këtë mision që ai e quante të shenjtë, në një nga veprat e para teatrale “Besa ose mbajtja e fjalës së dhënë”, ai do të shkruante plot krenari: “Për një kohë të gjatë nuk më është ndarë nga mendja ideja, që të shkruanja një pjesë teatrale, në të cilën të nxirreshin në pah disa virtyte e zakone të popullit shqiptar. Dhe kjo, jo sepse jam bir i këtij kombi, por sepse tek ai kam vënë re disa virtyte burrërore të larta, siç janë dashuria për atdhe, shpirti i sakrificës, besa dhe fakti që ata nuk e kanë për gjë jetën”. Si në fillimet e tij, ashtu dhe në të gjithë jetën dhe në çdo rast, Samiu nuk i ka lejuar asnjëherë vetes, të mos e vinte në dukje krenarinë e tij se është shqiptar.

Kështu, në vitin 1878 një gazetë greke që dilte në Stamboll, “Neologos”, merrte guximin dhe e fyente Samiun, duke e quajtur; “toskë e fanatik”. Dhe përgjigjja e ashpër, aty për aty e Samiut, nuk vonoi të dalë dhe t’i thotë gazetarit grek, plot dinjitet dhe krenari: “Fjala ‘toskë’, të cilën ‘Neologosi’ e ka përdorur si fyerje e tallje, është për ne një emër i madh që na bën të krenohemi.

Prandaj, nuk i zemërohemi për këtë ‘Neologosit’, përkundrazi e falënderojmë”. Po t’i hidhnim një vështrim të shpejtë krijimit letrar të Samiut dhe veprimtarisë së tij, që nuk e ndali asnjëherë, do të gjenim në to një temë të përhershme, të pandryshueshme, atë të lartësimit të popullit shqiptar dhe mendimeve të tij, për ta shpëtuar atë nga rreziqet që e kishin rrethuar atëherë.

Dramaturgjia e Sami Frashërit

Pas “Besës”, dramaturgjisë Samiu i kushton edhe nja dy pjesë të tjera dhe pastaj, pas 2-3 vjetësh, e braktis dramaturgjinë dhe i kushtohet i tëri publicistikës. Duke filluar me vitin 1873, ai boton gazetën “Feneri” dhe pastaj gazetat “Kopështi” (1873), “Mëngjesi” (1878), “Zëdhënësi i Lindjes” (1878), “Java” (1881). Edhe në publicistikë është Samiu atdhetar, që shkruan dhe mbron me mençuri dhe vendosmëri çështjen kombëtare shqiptare.

Po të merrnim e të shfletonim, bie fjala, çdo numër të “Lajmëtarit të Lindjes”, atje do të vinim re pa ndonjë mundim se Samiu ka marrë pendën e gazetarit, jo për të bërë politikë e diplomaci, por për të ngritur lart çështjen shqiptare dhe për ta mbrojtur atë, nga vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit dhe nga pretendimet e shovinistëve grekë, serbë e ballkanas të tjerë.

Gazeta në faqet e saj jepte alarmin, për rrezikun që e kërcënonte çështjen shqiptare dhe në të njëjtën kohë, bënte një thirrje me të cilën u drejtohej shqiptarëve, për të shpëtuar Atdheun e tyre.

Pse ju përkushtua Samiu gjuhës së shkruar

Pas publicistikës dhe paralel me të, në mos më lart se ajo, gjithnjë në emër të çështjes shqiptare, Samiu në vitet ´70-të, i kushtohet nevojës urgjente të krijimit të gjuhës së shkruar shqipe. Për t’i bërë shqiptarët të ndërgjegjshëm për këtë nevojë dhe për t’i sensibilizuar ata, Samiu shkruante atëherë: “Kombet mbahen me gjuhën.

Një komb, që humbet gjuhën e vet, është i humbur e i harruar”. Dhe plot dhembshuri, Samiu i paralajmëronte dhe i këshillonte shqiptarët se; “sot është dita që edhe shqiptarët të zenë e të shkruajnë e të këndojnë gjuhën e tyre, që të mundin ta ruajnë kombin”.

Për të realizuar këtë qëllim të lartë, atdhetarët e atëhershëm u mblodhën në Stamboll dhe më 1879, krijuan “Shoqërinë e të shtypurit shkronja shqip”, në krye të së cilët u zgjodh i mençuri e i palodhuri Sami Frashëri.

Samiu ishte i ndërgjegjshëm se një gjuhë që të shkruhet ka nevojë, të paktën, për një abetare dhe për një gramatikë. Edhe këtyre dy detyrave, ishte Samiu i palodhur që u përgjigjej menjëherë. Kështu, Samiu më 1886, shkruan dhe boton në shtypshkronjën e Shoqërisë “Drita” në Bukuresht, “Abetaren e gjuhës shqipe”.

Me këto dy vepra themelore të çdo gjuhe të shkruar, gjuha jonë kishte tashmë pasurinë dhe garancinë, se ajo do të shkruhej dhe do të përparonte për t’u bërë një gjuhë e vërtetë mësimi dhe kulture. Gjuhën e shkruar Samiu e kërkonte dhe e çmonte, jo vetëm në emër të afirmimit të kombësisë shqiptare, por edhe më gjerë, në emër të progresit social të shoqërisë dhe të përsosjes morale të shqiptarëve.

Në emër të këtyre të vërtetave, Samiu shkruante: “Dituria është ajo që e bën njeriun të quhet njeri dhe të shquhet nga kafshët e tjera”. Dhe më tej akoma, në vijim të këtij arsyetimi, ai shkruan: “Në botë, shkaku kryesor i të gjitha të këqijave dhe gabimeve, është padituria”.

Krijimtaria në gjuhën turke

Konseguent për vlerën e diturive që propagandonte dhe u besonte më tepër se kushdo tjetër, Samiu, krahas veprave që shkruante e botonte në gjuhën shqipe, në vitet ´80-të ai shkruante dhe botonte në trajtën e broshurave, në gjuhën turqisht, për një varg diturish si; “Qielli”, “Toka”, “Njeriu”, “Gratë”, “Qytetërimi Islam”, “Mitet”, që u pasuan me “Tregime zbavitëse” (1883), “Përsëri njeriu” (1885), “Gjuha” (1886) etj.

Dhe si i panginjur asnjëherë për ato që shkruante apo që kishte ndërmend të shkruante, Samiu po në vitet ´80-të, iu shtrua punës dhe filloi të punonte për të hartuar dhe për të botuar njëri pas tjetrit në turqisht, tre fjalorë të mëdhenj, një “Fjalor turqisht-frëngjisht” (1882), një “Fjalor frëngjisht-turqisht” (1885) dhe një “Fjalor të gjuhës turke” (1900).

Për punën e lodhshme që kërkon një fjalor dhe për vlerën që ka çdo fjalor, kushdo mund të thotë një fjalë e të japë një vlerësim, veçse unë për të tre fjalorët së bashku, do të bëja një shtesë të veçantë, që për mendimin tim, ua rrit vlerën.

Nëpërmjet fjalorit të gjuhës turke dhe dy fjalorëve të tjerë, Samiu si njeri me një kulturë të gjerë, i lidhur dhe me qarqet përparimtare të inteligjencës së atëhershme turke, synonte që turqit të dalloheshin si komb më vete, edhe me gjuhën e tyre të veçantë, që nuk është as gjuha arabe, as gjuha perse e të arrijnë të krijojnë unitetin e kombit të tyre dhe të shkojnë përpara në rrugën e përparimit e të diturisë.

Këtë, nëpërmjet dy fjalorëve të tjerë, turqisht-frëngjisht dhe frëngjisht-turqisht, Samiu synonte të edukonte inteligjencën e re turke me besimin dhe vlerësimin e iluminizmit francez, e asaj filozofie që i shpalli Evropës dhe botës, parimet e mëdha të të drejtave të njeriut, parimet e lirisë, barazisë, vëllazërisë, tolerancës kundër privilegjeve dhe arbitrariteteve të klasës feudale dhe monarkive feudale.

Kurse, shumë më monumentale nga vëllimi dhe nga vlera intelektuale e shkencore se fjalorët, është Enciklopedia e tij “Fjalori i përgjithshëm i gjeografisë dhe i historisë”, në 6 vëllime me gati 5000 faqe të shkruara turqisht, të cilën Samiu e filloi në vitin 1889 dhe e mbaroi në vitin 1898.

Enciklopedia e Sami Frashërit

Me Enciklopedinë e tij, mbase Samiu kërkonte të bënte për Turqinë atë që bëri Didëroi për Francën në shekullin e XVIII-të dhe pikërisht, të përhapte parimet e mëdha të kulturës përparimtare dhe të qytetërimit evropian, kurse për Shqipërinë, me gjeografinë dhe historinë e të cilëve u jepte një vend të veçantë në Enciklopedinë e tij, Samiu synonte të mbronte dhe të lartësonte çështjen kombëtare shqiptare dhe pikërisht, të shpallte pasurinë dhe tërësinë e saj tokësore, të ngrinte lart historinë e saj të vjetër, të përmendte dhe të lartësonte njerëzit e shquar të së kaluarës së saj, të çmonte mortalitetin e veçantë të shqiptarëve, të cilët, për të gjitha këto arsye, që Samiu i çmon dhe i argumenton në Enciklopedinë e tij, u jepnin shqiptarëve të gjitha mundësitë të dilnin komb më vete dhe të përparonin në rrugën e lirisë dhe të zhvillimit.

I gjithë krijimi intelektual i Samiut në gjuhën turke dhe veçanërisht, fjalorët dhe enciklopedia e tij, janë pasuria e patretshme që Samiu i ka lënë kulturës përparimtare turke dhe, në të njëjtën kohë, testamenti i tij politik për popullin tonë, që ky të dijë të çmojë miqësinë me popullin turk dhe ta konsiderojë atë si një nga miqtë dhe aleatët e tij më të mirë e më besnikë.

Nuk do të na falej po të mos flisnim, më në fund, për veprën letraro-politike në gjuhën shqipe “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, të botuar në vitin 1899 në Bukuresht, që përbën dhe thesarin më të çmuar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Burrel u njoha me Goni Treskën, nga familjet më të dëgjuara të Korçës, i diplomuar në Korfuz, që kishte njohur ata të Grupit Komunist dhe kur e pyeta për Enver Hoxhën, ai...”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

Next Post

“Ishte Esat Pash Toptani, që në vitin 1907, ndryshoi ‘fytyrën’ e ‘Pazarit të vjetër’, duke i kërkuar tregtarëve tiranas që të përshtateshin me kohën, duke...”/ Historia e panjohur e Tiranës, ‘Qytetit të munguar’!  

Artikuj të ngjashëm

Fotografi me pamje të ndryshme nga Gjirokastra në vitet 1910-1930
Personazh

“Veli Hashorva, si modeli i parë i gazetarit modern shqiptar, shënon në programin e tij, moton bazë të gazetarisë, ku shkruan se…”! / Historia e panjohur e intelektualit atdhetar nga Gjirokastra, që vdiq në Turqi

July 17, 2025
“Gazeta e parë që u hap në Gjirokastër në gjuhën shqipe, ishte ‘Drita’, në vitet 1920-1924, me editor patriotin dhe publicistin Veli Hashorva…”! / Historia e panjohur e intelektualit të shquar gjirokastrit
Personazh

“Gazeta e parë që u hap në Gjirokastër në gjuhën shqipe, ishte ‘Drita’, në vitet 1920-1924, me editor patriotin dhe publicistin Veli Hashorva…”! / Historia e panjohur e intelektualit të shquar gjirokastrit

July 16, 2025
“Qyteti modern e ka zanafillën e tij në shekullin e XV-të, kur Iljaz bej Mirahori, nën hyqmin e Sulltan Mehmetit II-të, zhvilloj Korçën dhe…”/ Historia e panjohur e bamirësit të madh, dhëndrit të Sulltan Bajazitit
Personazh

“Qyteti modern e ka zanafillën e tij në shekullin e XV-të, kur Iljaz bej Mirahori, nën hyqmin e Sulltan Mehmetit II-të, zhvilloj Korçën dhe…”/ Historia e panjohur e bamirësit të madh, dhëndrit të Sulltan Bajazitit

July 12, 2025
“Bazna i tha, se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet, pa marrë sterlinat, përndryshe, do t’ua shiste sovjetikëve…”/ Historia e panjohur e agjentit shqiptar, që u dha gjermanëve planet e anglo-amerikanëve
Personazh

“Bazna i tha, se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet, pa marrë sterlinat, përndryshe, do t’ua shiste sovjetikëve…”/ Historia e panjohur e agjentit shqiptar, që u dha gjermanëve planet e anglo-amerikanëve

July 11, 2025
“Ishte një nga themeluesit e Ansamblit të Këngëve e Valleve, i diplomuar shkëlqyer në Institutin e Regjisurës e Koreografisë ‘Lunacharsky’, por regjimi komunist e largoi…”/ Historia e panjohur e mjeshtrit Kaceli
Personazh

“Ishte një nga themeluesit e Ansamblit të Këngëve e Valleve, i diplomuar shkëlqyer në Institutin e Regjisurës e Koreografisë ‘Lunacharsky’, por regjimi komunist e largoi…”/ Historia e panjohur e mjeshtrit Kaceli

July 4, 2025
“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe…”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit
Personazh

“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe…”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit

July 2, 2025
Next Post
“Ishte Esat Pash Toptani, që në vitin 1907, ndryshoi ‘fytyrën’ e ‘Pazarit të vjetër’, duke i kërkuar tregtarëve tiranas që të përshtateshin me kohën, duke…”/ Historia e panjohur e Tiranës, ‘Qytetit të munguar’!   

“Ishte Esat Pash Toptani, që në vitin 1907, ndryshoi ‘fytyrën’ e ‘Pazarit të vjetër’, duke i kërkuar tregtarëve tiranas që të përshtateshin me kohën, duke...”/ Historia e panjohur e Tiranës, ‘Qytetit të munguar’!  

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme