• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, October 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Marije Logoreci krijoi një galeri figurash, që mbeten referencë për çdo aktor, pasi ajo interpretoi personazhe…”/ Historia e panjohur e legjendës së skenës dhe kinematografisë shqiptare

“Më çuan tek një personazh i kobshëm, Skënder Kosova, anëtar i një tresheje vrasësh djallëzorë, djajve të vdekjes, që mbillte terror në Tiranë, pasi me ‘Xhip’-in e tyre…”/ Kujtimet e përkthyesit të famshëm

Nga Albert Vataj

Memorie.al / Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Marije Logorecit (19 qershor 1988), kujtojmë një ndër figurat më përfaqësuese të skenës dhe ekranit shqiptar, një ikonë që me fuqinë e talentit, karakterit dhe përkushtimit të saj, ngjizi një art të pakrahasueshëm dhe të përjetshëm. Të përpiqesh të përshkruash Marije Logorecin, është si të kërkosh të përkufizosh të pakufishmen. Ishte një aktore që nuk përfaqësonte thjesht një emër, por një epokë.

Në çdo rol të saj jetonte e gjithë ndërgjegjja e një shoqërie, e gdhendur me ndjeshmëri, temperament, thellësi psikologjike dhe një vëzhgim të imët njerëzor. Figura e saj, si në teatër, ashtu edhe në kinematografi, është e ngulitur në kujtesën tonë si një shkreptimë që nuk zbehet, si një tingull i fuqishëm që nuk shuhet. E lindur në Shkodër më 23 shtator 1920, Marija – e njohur me përkëdheljen “Tushi” – u rrit në një mjedis ku ndërthureshin dashuria për artin dhe përkushtimi ndaj traditës.

Shkollimi i saj në institutin e “Motrave Stigmatine”, la gjurmët e para të një ndjeshmërie artistike që do të shpalosej më vonë në mënyrë të natyrshme. Vizatimet e saj të hershme, këndimi i ëmbël dhe përfshirja në botën e legjendave të Veriut, të njohura nga malësorët që bujtnin në shtëpinë e saj, qenë baza shpirtërore e asaj që më vonë do të bëhej një shpërthim i madh artistik.

Gjithashtu mund të lexoni

Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?

Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!

Në Tiranë, Marija u martua me Kolë Logorecin, ekonomist i shquar dhe bir i patriotit e dijetarit Mati Logoreci. Në mjedisin e shtëpisë Logoreci, ajo u përball për herë të parë me mendimin elitar shqiptar: bisedat me Fishtën, Koliqin, Çabejn, Xhuvanin. Këto nuk ishin vetëm takime, por horizonte që formësuan kulturën dhe gjuhën e saj skenike, pasuruan shpirtin dhe vizionin e saj krijues. Po ashtu, bashkëshorti i saj, e mbështeti plotësisht rrugën artistike që ajo zgjodhi, në një kohë kur kjo nuk ishte e zakonshme për një grua.

Karriera e saj nisi me muzikën: në vitin 1945 këndonte në Radio – Tirana këngë popullore dhe partizane. Talenti i saj e çoi drejt Teatrit Popullor në vitin 1947, ku do të niste një rrugëtim të gjatë e të ndritur. Kalimi nga muzika te skena, nuk ishte i lehtë, por Marija e fitoi skenën me punë, me disiplinë dhe me një përkushtim të rrallë.

Marije Logoreci krijoi një galeri figurash që mbeten referencë për çdo aktor. Ajo interpretoi personazhe të dramave më të mëdha botërore dhe atyre kombëtare, me një intensitet që nuk lë vend për harresë. Nga Lokja e “Tokës tonë”, që është një ndër kulmet e saj dramatike, te “Bernarda Alba”, Gertruda te “Hamleti”, Fatimja tek “Halili dhe Hajria”, apo Kristina Padera tek “Komploti i të dënuarve” – çdo rol i saj ishte një përjetim, një zhytje në natyrën njerëzore, një gdhendje karakteri me skalpelin e një mjeshtreje.

Në kinematografi, Marija mbetet ndër të parat që solli shpirtin teatror në ekran: në “Toka jonë”, “Përmbytja e madhe”, “Cuca e maleve”, “Muri i madh”, “Përkolgjinajt”, etj., ajo ndërtoi figura të forta, shpesh femra të thyera nga jeta, por me një dinjitet të patundur. Në një kohë kur filmi shqiptar sapo po hidhte hapat e parë, ajo e ruajti thelbin skenik të interpretimit, duke ia përshtatur ekranit me intuitë dhe përvojë.

Përtej rolit si aktore, Marija ishte një njeri i jashtëzakonshëm. Lexonte shumë, kujdesej për shtëpinë, për lulet, për qentë e macet, e për kopshtin. Nuk e njihte fjalën “lodhje”. Ishte një shpirt i gjallë, i qeshur, gjithmonë i gatshëm për të ndarë një këshillë, një fjalë të urtë, një mendim të mençur. Kujtesa e saj fenomenale dhe pasioni për letërsinë, mitologjinë dhe legjendat e bënin një rrëfimtare të lindur dhe një shoqe frymëzuese për të gjithë.

Me punën e saj, Marije Logoreci i dha teatrit dhe filmit shqiptar jo vetëm art të mirëfilltë, por një metodë, një qëndrim, një etikë. Ajo mbetet një figurë që nuk imitohet, por studiohet. Zëri i saj, fjala e ngarkuar me ndjenjë, ekspresiviteti i thellë i fytyrës dhe gjesteve, i dhanë publikut atë që është më e rrallë në art – përjetimin. Në rolet e saj u mishërua e qara dhe e qeshura e jetës, absurdi dhe tragjikja, absurdi i përditshmërisë dhe sakraliteti i shpirtit njerëzor.

Marije Logoreci, “Artiste e Popullit”, mbetet një ndër emblemat e artit shqiptar – një monument frymëzimi, një zë që nuk shuhet dhe një emër që meriton të përmendet me nderim, përulësi dhe krenari. Në çdo përvjetor të saj, ne rikthehemi jo thjesht për të kujtuar, por për të medituar mbi madhështinë që ajo përfaqëson. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Kosta Gjordeni i plagosur bërtiste; ‘më qëllun komunistat, kriminelat, të dënuarit H. Tabaku, L. Shkëmbi e N. Skrapari afrohen, por breshëria e armëve...”/ Kujtimet e ish-të burgosurve të Qafë-Barit

Next Post

“Kur s’pranova ta firmosja akt-akuzën, nënkryetari i Degës së Brendshme të Durrësit, Kapllan Sako, u ngrit të më godiste me grusht në fytyrë, por...”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik

Artikuj të ngjashëm

Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?
Art & Kulture

Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?

October 3, 2026
Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!
Art & Kulture

Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!

September 26, 2026
“Mirush Kabashi ishte korifeu i artit skenik, zëri që u bë mendim, shpirti që u shndërrua në altar dhe…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për aktorin e famshëm të skenës dhe kinematografisë

September 17, 2026
“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës

September 13, 2026
“Kur binte shi dhe njerëzit mbylleshin në shtëpi, nga lagjja e ‘Tiranës së Re’, ai dilte për dore me nusen e re 17 vjeçare duke bredhur rrugëve dhe nën errësirën e pishave të Teatrit…”/ Historia e trishtë e aktorit të famshëm

September 7, 2026
“Shuteriqi na krijonte mundësi që të takoheshim dhe të bisedonim e, në vitin 1974, ndërsa unë dhe grupi im i Pilurit ishim në Tiranë me këngën ‘Nga kjo baltë e kësaj toke’, ai…”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”

September 4, 2026
Next Post
“Kur s’pranova ta firmosja akt-akuzën, nënkryetari i Degës së Brendshme të Durrësit, Kapllan Sako, u ngrit të më godiste me grusht në fytyrë, por…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik

“Kur s’pranova ta firmosja akt-akuzën, nënkryetari i Degës së Brendshme të Durrësit, Kapllan Sako, u ngrit të më godiste me grusht në fytyrë, por...”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme