• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, July 31, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Dënohet me vdekje së bashku me Taqi Koçi, më 27 dhjetor 1946 dhe 5 ditë më vonë, në natën e vitit të ri, pushkatohen te kanali varrezave…”/ Historia e panjohur e themeluesit të kantierit detar të Durrësit

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Memorie.al pushkatimet
“Plazhi i Durrësit ishte i shkretë dhe kishte pamjen e kohës së Monarkisë, por kreu i Komitetit të Partisë, dha urdhër që çamët të largoheshin prej andej, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e profesorit nga Çamëria
Letra e 1960-ës për Hysni Kapon / “Besniku”, “Lisi”, “Rubiku”, “Mali” etj., gjenerali i Sigurimit nxjerr pseudonimet e  Peshkopisë….
“Tirana i paguante fshehtas Egjiptit, thasë me dollar, për kalimin e anijes ‘Vlora’ në Suez dhe kur mbërritën 28 raketat e para në Durrës, Enver Hoxha na tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kapitenit
“Nga ‘Vila Lule’ që arkitekt Sotiri, i’a bërë dhuratë të shoqes, te Pista ‘Iliria’, me dashuritë e fshehta të vajzave gjermano-lindore që, për t’ju shmangur Sigurimit, ato…”/ Historia e panjohur e Plazhit të Durrësit

Nga Mark Brunga

Memorie.al / Ai themeloi të parin kantier modern detar. Por historia e tij do të përfundonte tragjikisht. Pas një gjyqi të montuar nga Sigurimi i Shtetit, dënohet me vdekje së bashku me ekonomistin Taqi Koçi dhe 5 ditë më vonë, pushkatohen në Spitallë, te kanali i varrezave të vjetra të Durrësit. Në qoftë se do të kërkohej një emër ndërmarrjeje përfaqësuese të qytetit të Durrësit, padyshim që pas Portit, do të ndaleshim tek Kantieri Detar i këtij qyteti. Kantieri është një ndërmarrje simbol, me një të kaluar historike të hershme, që sot pas shkatërrimit të tij, kujtohet më shumë nga ata që punuan ndër vite, me shumë konsideratë dhe nostalgji njëkohësisht.

Në vitin 1944 kjo ndërmarrje zuri vend në sheshin ndërmjet bregut të detit dhe Bankës Kombëtare dhe grumbulloi një kolektiv mjeshtrash dhe punëtoresh durrsakë, që u shquan për vlerat qytetare. Gjatë viteve të më pasme punëtorët e këtij kantieri, të drejtuar nga mjeshtrit më të aftë, ia dolën që të meremetojnë por edhe të ndërtojnë lloje të ndryshme anijesh, nga më të të voglat, deri te peshkatoret e më pas, te anijet oqeanike, duke treguar kështu vlera të shquara pune krijuese.

Kantieri Detar e ka nisur veprimtarinë e tij pas luftës, në dhjetor te vitit 1944 dhe fillesa ka pasur edhe një ngjarje tragjike…! Ka qenë djaloshi durrsak, 22 vjeçari Tom Goga, ai që mori nismën e krijimit të tij, duke bashkuar mjeshtra italianë dhe shqiptare, që ishin marrë me riparimin e mjeteve detare gjatë luftës. Më 13 maj 1945, kantieri ka përuruar lëshimin në det të motovelierës 75 tonëshe “Misiri 2”, e porositur nga pronari, Riza Jakupi.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960

“Afrimi i ditës së lirimit, për të burgosurit politikë, shoqërohej detyrimisht nga një ankth i madh, pasi nuk e dije aspak, se pas daljes nga dera e hekurt, mund të të priste…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

Atë kohë u thanë fjalë shumë të mira për punëtorët e kantierit, inxhinierin italian, Rafaele Vangnini dhe Tom Gogën, të cilin shtypi i kohës e cilësonte inxhinier. Në këtë përurim kanë marrë pjesë figura të rëndësishme të shtetërore të asaj periudhe kohe, si; Koçi Xoxe dhe Bedri Spahiu. Nga kronikat e kohës mësohet se: “Nga autoritetet e asaj periudhe, ishte i pranishëm Gjeneral-Leitnant Koçi Xoxe, ndërsa fjalën e rastit e mbajti gjeneral major, Bedri Spahiu”.

Pas këtij përurimi po atë muaj, lëshohet në det motoveliera 70 toneshe “Kalamishi”, ndërsa në qershor të vitit 1945, U.N.R.R.A i ka falur Shqipërisë 6 anije të vogla. Sektori detar i ATASH-it, ka marrë në dorëzim 2 anije, 2 rimorkiatorë, nga 20 metra të gjatë dhe 2 maune 200 tonëshe.

PUSHKATIMET DHE SHTETËZIMI I KANTIERIT

Tom Gogën pak njerëz kanë pasur mundësinë për ta parë fizikisht nga brezi që është tani, por për të është folur shumë. Ilir Kavaja, banues në lagjen nr. 2 të Durrësit, ka një lidhje familjare me Tom Gogën. Nëna e tij Kalipsoja. e ka pasur djalë xhaxhai.

Dhe Iliri ruante në shtëpinë e vet disa foto interesante, ku ndodhej edhe Tom Goga. Në njërën prej tyre, Toma po përcillte nuse Kalipsonë dhe pas fotos, ka të shkruar: “Kujtim nga martesa celebruar në Durrës, me datën 21 /7/1942. Duke dalë nga shtëpia e Kalipsosë”. Toma ndodhet në krah të nuses dhe ka të veshur një kostum të çelur, afër ngjyrës bezhë, me xhaketë dopjopet, të cilat kanë qenë shumë në modë në atë periudhë.

Ceremonia po kryhet në afërsi të Katedrales Katolike “Shën Luçija“. Toma është një djalë shumë simpatik, mbase nga më “trendi“-t që kishte qyteti në atë periudhë, sikurse shikohet edhe nga fotot. Një vit më pas, Toma shfaqet në një foto tjetër por tashmë me statusin e të fejuarit. Ka 2 foto me të fejuarën e tij, Jolandën. Këtu është më i lirshëm se në ceremonialin e dasmës, i veshur po me rroba të çelëta, ndërsa shoqërohet nga e fejuara.

Janë foto që po botohen ekskluzivisht për herë të parë. Iliri thotë se në fund të vitit 1946, Toma është arrestuar dhe i bëhet një gjyq i montuar nga Sigurimi i Shtetit i Koçi Xoxes. Si pretekst, vijon Iliri, u përdor riparimi i një anije italiane, dhe u akuzua sikur nuk i kishte paguar shtetit, shumën e taksave që i detyrohej.

Dënohet me vdekje së bashku me ekonomistin Taqi Koçi, një seancë gjyqësore farse, e zhvilluar më 27 dhjetor 1946 dhe 5 ditë më vonë, pikërisht në natën e vitit të ri, më 31 dhjetor, pushkatohen në Spitallë, te kanali i varrezave të vjetra të Durrësit, prapa ish zdrukthëtarisë. Ky qe fati tragjik i themeluesit të kantierit detar modern të Durrësit.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, është shkruar në shtyp, se në Janar të vitit 1946, Kantieri detar i Tom Gogës u shtetëzua dhe u quajt; “Kantieri Detar i Marinës Shqiptare”.

INCIDENTI ME ANIJEN “ALI KELMENDI”

Se si ka qenë klima e punës në kantier nën frymën e frikës e, tregon edhe një detaj mjaft interesant. Është fjala për incidentin me anijen 500 tonëshe prej druri, “Ali Kelmendi”. Me këtë anije të porsa ndërtuar, ndodhi një incident fatkeq. Projektin dhe ndërtimin e saj, e kishte drejtuar mjeshtëri Odise Moneta, i ardhur pas lufte në Durrës.

Dy djemtë i kishte në Amerikë, ndërsa gruan e kishte italiane. Odiseja ishte mjeshtër mjaft i përgatitur dhe i talentuar. Punonte me ndershmëri dhe u bënte ballë të gjitha vështirësive. Kur anija po lëshohej në det, duke rrëshqitur mbi urën e lëshimit, ajo u nda në dy pjesë. Pas kësaj, Odisenë dhe disa të tjerë i arrestuan, me akuzën për sabotim. Por në fakt shkaku kishte qenë një konstrukt i ngjitur me urën e lëshimit, e cila kur anija u lëshua mbi të, i shkaktoi çarjen. Odisea u dënua, por gjithsesi punonte në kantier i shoqëruar me polic. Vonë u lejua të nisej në Amerike, tek djemtë e tij.

RRITJA GRADUALE E POTENCËS SË KANTIERIT

Me kthimin e një grupi inxhinierësh të rinj që kishin studiuar në Rusi, Bullgari e Poloni, për ndërtime mjetesh detare, ndërtimi i mjeteve të reja dhe futja e teknologjive të përparuara, shtohet shumëllojshmëria e shërbimeve dhe të ndërtimeve të mjeteve lundruese. Në vitin 1960, u hapën kurse për ngritjen e aftësive profesionale me programe teorike dhe praktike për motoristë, elektricistë, mekanike skafi, saldatorë, oksigjenistë, vinçierë, etj.

Më pas një pjesë e mirë e këtyre kursantëve, shërbyen në Flotën Tregtare. Në vitin 1968, prodhohet anija metalike “Punëtori” dhe më pas lëshohet në det rimorkiatori i parë i prodhimit shqiptar, “14 Nentori” e ” Debatik”, me fuqi 1000 kuaj fuqi dhe gjatësi 32 metra. Në vitin 1970, filloi riparimi i anijes 5000 tonëshe “Durrësi”, riparim i cili tregoi aftësitë e rritura të punonjësve të Kantierit Detar, i cili po fillonte tashmë të hynte në periudhën e riparimit të anijeve oqeanike.

KANTIERI I RI

Në vitin 1974, Kantieri është transferuar në sheshin përtej portit të peshkimit, afër kalatës lindore. Kjo u bë pas një një përvoje 30 vjeçare të tij dhe për këtë u ndërtuan shkallë me përmasa të mëdha, në të cilat u lëshuan në det anijet “Saranda” 1.000 DëT dhe “Gjirokastra”, 2.700 DëT.

Me pas zhvillimet në Kantierin Detar, vazhduan me krijimin e repartit te riparimit të vaporëve e mjeteve të mëdha detare, që arriti të kryejë riparime kapitale të rimorkiatorëve, shalandave, bigën “Adem Reka”, Dragave “Rodon” e “Adriatik”, të anijeve 500 tonëshe, të avulloreve “Durrësi” , “Partizani”, “Liria” etj.

Punime kapitale u kryen edhe në anijet oqeanike “Tirana”, “Vlora”, “Shkodra”, dhe “Arbëria”. Me shume vlerë ishte  ngritja e repartit te prodhimeve te reja, sepse aty u realizua ndërtimi i shumë mjeteve detare, deri në seri, si anije pilotazhi, anije peshkimi KP 300, peshkatore 2KP- 408, anije 500 tonëshe si “Ali Kelmendi”, “Vjosa”, “Ylli i Kuq”, “Dajti”, “Bajram Curri”, “Beqir Nova”, “Adriatiku”, “Tomorri”, tragete të ndryshme për zonat e liqeneve në veri, si dhe u projektuan e u prodhuan portat e H/C- ve të veriut.

SHUARJA

Në vitin 1991, u krye kalimi i Kantierit në shoqëri të përbashkët Durrës – Gdansk e, më pas kur kaluan aksionet e Gdanskut te shoqëria turke “Korum”, kantieri mori emrin “Durrës – Kurum shiping” dhe më pas shkoi drejt mbylljes së veprimtarisë ndërtuese. I gjithë kantieri shkoi për skrap. Dhe ndërtesat u rrafshuan, duke e kthyer në një rrafshirë të trishtuar atë zonë.

Përfaqësuesi i Sindikatës së Peshkatarëve, Klodjan Kapiti thekson se; nga 140 mjete detare që kishte peshkimi, gjysma e tyre është jashtë funksionimit, për arsye të mungesës së kantierit detar, eliminimi i të cilit ka qenë vdekjeprurës, për peshkimin e qytetit të Durrësit. Kjo sepse, tashmë mjetet e peshkimit për riparime, duhet t’i drejtohen kantiereve në vendet fqinje, me kosto të shumëfishuar, të papërballueshme për shumë pronarë.

Ai e quan krim ekonomik lejimin e eliminimit të kantierit nga sipërmarrësit: “Është njëlloj, si të lësh një qytet pa spital”,- shprehet ai me keqardhje. Ky është historiku i këtij kantieri, një nga qendrat më të mëdha krijuese të qytetit bregdetar dhe simbol i rinisë durrsake, ku punonin rreth 4.000 punonjës, histori që nisi me pushkatimin e pronarit të parë të saj Tom Gogës dhe u shua 70 vite më pas, tërësisht!  Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nga bombardimet, krahas shumë të vdekurve, mjekes palestineze Alaa al-Najjar, në rripin jugor të Gazës, nga dhjetë fëmijë që kishte, ju vranë nëntë, pasi...”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

Next Post

“Ishte Enver Hoxha në krye të PKSH-së, që mallkoi ‘Mukjen’, që heshti për masakrën e Tivarit, që çoi repartet partizane për...”/ Refleksione rreth librit ‘Ideali i papërfunduar kombëtar’ të Hysni Shaqirit

Artikuj të ngjashëm

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960
Dossier

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960

July 30, 2025
“Kur Kosta Gjordeni i plagosur bërtiste; ‘më qëllun komunistat, kriminelat, të dënuarit H. Tabaku, L. Shkëmbi e N. Skrapari afrohen, por breshëria e armëve…”/ Kujtimet e ish-të burgosurve të Qafë-Barit
Dossier

“Afrimi i ditës së lirimit, për të burgosurit politikë, shoqërohej detyrimisht nga një ankth i madh, pasi nuk e dije aspak, se pas daljes nga dera e hekurt, mund të të priste…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

July 31, 2025
“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër
Dossier

“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër

July 30, 2025
“Ore shokë, Avzia Nela s’asht burr i keq, po në anët tona, na jena të lidhun me fjalën, kush e qet, quhet besëpremë. E pra, kjo asht arsye, që Avzia hesht…”/ Dëshmitë e rrallë të ish-të burgosurit politik
Dossier

“Me Avzi Nelën u njoha në burgun e Burrelit dhe kur e liruan, nuk e lanë të shkonte në fshatin e tij, por në një kasolle të mjerë e, kur shkuan që ta arrestojnë përsëri, ai…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

July 30, 2025
Fotografi me pamje të Sarandës
Dossier

“Në mëngjesin e 29 korrikut 1944, forcat britanike filluan sulmin nga deti, drejt pozicioneve të gjermanëve dhe beteja vazhdoi gjithë ditën, por ne…”! / Dëshmia e ish-partizanit, për çlirimin e Himarës

July 28, 2025
“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës
Dossier

“Duke studiuar filozofin kobzi Egezia, ‘këshilltarin e vdekjes’, Mustafa Bajraktari filloi të humbte shpresat dhe një ditë, me copa çarçafi të bëra si litar, ai…”/ Historia e trishtë e filozofit autodidakt nga Tropoja

July 28, 2025
Next Post
“S’na intereson, sa ka shkruar Lenini, por çka bërë ai për Shqipërinë dhe…”/ Historia e panjohur e deputetit rebel, pjesëmarrës në Revolucionin e Tetorit, që anatemohej si aventurier, se s’martohej dhe Enveri e dënoi me vdekje

“Ishte Enver Hoxha në krye të PKSH-së, që mallkoi ‘Mukjen’, që heshti për masakrën e Tivarit, që çoi repartet partizane për...”/ Refleksione rreth librit ‘Ideali i papërfunduar kombëtar’ të Hysni Shaqirit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme