• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, June 14, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Topin ‘Adidas’ që e morëm në Maltë, ja dërguam Gon Dautit në Kurbnesh, me Çim Skifterin, por u bë problem nga Sigurimi dhe shpëtuam, se na mbrojtën F. Frashëri dhe F. Sejdini,…”/ Dëshmia e ish-kapitenit të “Dinamos”  

“Si e solla Boniekun në Tiranë në majin e ’85-ës, për ndeshjen e kombëtares dhe surpriza që më bëri ai, pasi Juventus më ftoi në finalen e Hejselit…”/ Dëshmia e rrallë e ish-diplomatit
“Zbulimet e huaja do tentojnë rrëmbimin e Agron Hazbiut në Kurbnesh, për shkak të terrenit të thyer e të pyllëzuar, prandaj të merren masa të rrepta, për sigurimin e tij”/ Raporti sekret i Sigurimit nga Tirana
“Pasi u arratisa në Francë, më ndihmoi, presidenti i ‘Olimpik’ të Marsejës, Bernard Tapi, kurse familjen në Tiranë, me urdhër të Xhelil Gjonit, e…”/ Rrëfimi i ish-futbollistit shkodran të “Dinamos”!
“Pasi u arratisa në Francë, më ndihmoi, presidenti i ‘Olimpik’ të Marsejës, Bernard Tapi, kurse familjen në Tiranë, me urdhër të Xhelil Gjonit, e…”/ Rrëfimi i ish-futbollistit shkodran të “Dinamos”!
“Vëllai im Petriti, do fejohej me vajzën e Enverit, por Ramizi me Nexhmijen, e prishën atë, kishin frikë se pas vdekjes së udhëheqësit, babai, Kadriu,…”/ Raporti Sigurimit, me bisedën e Agron Hazbiut
“Rrugës për Skoci, qëndruam në Austri, ku Agron Hazbiu me mua e Vasillaq Zërin, shkuam te ambasada jonë në Vjenë, ku ai la një zarf të mbyllur dhe…”/ Denoncimi i shokut të skuadrës së “Dinamos”!

Memorie.al / Edhe pse Agron Kadri Hazbiu, i njohur me emrin futbollistik Agron Dautaj, është ndarë prej 35 vjetësh nga jeta, në shkaqe që mbeten ende mister, në një nga galeritë e minierës së Kurbneshit, më 28 janar 1989, ai vazhdon të kujtohet me respekt, për atë që ish-futbollisti i shquar i “Dinamos” së Tiranës së viteve 1977-1982 dha për fanellën blu. Papara dhjetë vitesh, përvjetori i 55-të i lindjes së mbrojtësit energjik, mblodhi në një nga ambientet e kryeqytetit, shumë nga emrat më të spikatur të “Dinamos” së asaj kohe, por dhe miq e familjarë të tij.

Muhedin Targaj, Vasillaq Zëri, Ilir Përnaska, Faruk Sejdini, Iljaz Çeço, Shyqyri Ballgjini, Andrea Marko, Sulejman Demollari, etj., nderuan bashkëlojtarin e tyre, me të cilin fituan titullin kampion në sezonin 1979-1980. Karriera e artë e djalit të ish-ministrit të Brendshëm, Kadri Hazbiu, u ndërpre në mes në vitin 1982, pas arrestimit dhe pushkatimit të një prej njerëzve më të rëndësishëm të shtetit shqiptar të asaj kohe. Muhedin Targaj, një nga ish-futbollistët e shquar të Kombëtares, njëherësh kapiten i saj dhe një nga lojtarët e njohur të viteve ‘70-‘80-të te skuadra e “Dinamos”, e ka ende të gjallë në kujtesën e tij Agronin, djaloshin me të cilin e lidhte një miqësi e veçantë.

Agronin ishte i fundit nga pesë fëmijët e Kadri Hazbiut, i cili nga martesa me Hedijen, kishte pasur me radhë Elenën, Bashkimen, Mimozën, Petritin dhe Agronin. Kadri Hazbiu, komisar i “Çetës Plakë”, në formacionet e Brigadës V-të Sulmuese, ish-ministër i Brendshëm (1954-1979) dhe ish-ministër i Mbrojtjes (1979-1982), anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë (1971-1982), dekoruar 13 herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, pati një fund të tmerrshëm dhe të pamerituar (u pushkatua më 10 shtator 1983, në moshën 61-vjeçare), ndërkohë që e gjithë familja e tij, u internua në Kurbnesh në vitin 1982, që kulmon me (vet)vrasjen e Agronit, më 28 janar 1989 në një nga galeritë e bakrit të minierës së Kurbneshit.

Zoti Targaj, para pak ditësh së bashku edhe me lojtarë të tjetër të njohur të “Dinamos” përkujtuat 55-vjetorin e lindjes së Agron Hazbiut (Dautaj), shokun tuaj të ekipit të ndarë nga jeta tragjikisht në vitin 1989. Si lindi ideja për ta përkujtuar atë?

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

Në fakt, ishte një ide e shoqërisë dhe familjarëve të Agronit, motrave dhe vëllait të tij, Petrit Hazbiut, për ta kujtuar atë. Goni ka bërë shumë për shoqërinë, kështu që ne të gjithë, vetëm sa bëmë detyrën tonë ndaj tij. Do të ishte krejt ndryshe, po ta kishim midis nesh. Duhet të ishte me ne, por…!

Për ju thuhet se, keni qenë një ndër miqtë e tij ngushtë…

Ai nuk ishte vetëm i imi, por i të gjithëve. Goni ishte shumë i thjeshtë dhe tepër modest. Marrëdhëniet shoqërore dhe miqësore i kishte shumë të mira, me të gjithë. Gjendej gjithandej, nuk kursehej për askënd që i kërkonte ndihmë. Ishte një njeri tepër qeshur, i thjeshtë dhe i dashur. Goni nuk bënte shumë për ne të “Dinamos”, por edhe për lojtarët kundërshtarë.

Si e kujtoni atë si futbollist?

Agroni luante me shumë pasion për “Dinamon” dhe futbollin në përgjithësi. Goni ishte një lojtar i shpejtë, një ndër futbollistët më të shpejtë në kampionatet e kohës sonë. Tepër i fuqishëm. Kur mbaronte ndeshjen me “Dinamon” e kishte mendjen te “Flamurtari”, pasi pas “Dinamos”, e donte shumë skuadrën vlonjate. Goni kishte një debulesë për lojtarët e “Flamurtarit”.

Të vjen keq që, karriera e tij u ndërpre në kulmin e vet, në vitin 1982, kur ai ishte vetëm 22 vjeç.

Bashkërisht keni qenë pjesë e një “Dinamo”-je të famshme të mesit të viteve 1970, pjesë e së cilës u bë dhe Agron Hazbiu, apo siç njihej në protokollet e ndeshjeve, me emrin Agron Dautaj.

Si e mbani mend titullin e parë të tij?

Goni erdhi në ekipin e parë në vitin 1977, ndërkohë që me ne, ai fitoi titullin kampion në sezonin 1979-1980. Ai, jo vetëm që ka dalë kampion me “Dinamon”, por ka fituar dhe dy herë Kupën e Republikës. Goni ishte një lojtar me shumë perspektivë, pasi luajti qysh 18 vjeç në skuadrën e parë si mbrojtës i djathtë. E mbulonte shumë mirë linjën e krahut të djathtë, pasi ishte një lojtar shumë i shpejtë. Futbollist me sedër dhe bënte më shumë stërvitje nga të gjithë, pasi e kishte me pasion. Vazhdimisht vraponte me kilometra të tërë nga Liqeni. Mbante regjim të fortë.

A ka qenë “Dinamo”-ja juaj, një nga skuadrat më të mira që ka nxjerrë klubi blu?

Mendoj se “Dinamo”-ja e viteve 1974-1977, që doli tri herë rresht kampion, është më e mirë e të gjitha kohërave. Kanë luajtur emra të mëdhenj të futbollit shqiptar: Faruk Sejdini, Iljaz Çeço, Torez Çiraku, Gani Xhafa, Kujtim Çoçoli, Ilir Përnaska, Vasillaq Zëri, Shqyqyri Ballgjini, Ilir Luarasi, Jani Rama, Haxhi Mërgjyshi, Frederik Gjinali, Andrea Marko, Aleko Bregu. Në sezonin 1979-1980, e morëm sërish kampionatin, dhe pikërisht në këtë edicion, doli kampion edhe Agron Hazbiu. Titulli im i fundit kampion, është ai sezonit 1985-1986, me trajner Fatmir Frashërin.

Disa ndeshje ndërkombëtare me “Dinamon”, madje kundër kundërshtarëve më emër të madh në Europë…?

Po, Dinamoja jonë luajti kundër “Ajaksit” të Amsterdamit, “Karl Zais Jena” të Gjermanisë Lindore, “Aberdin” të Skocisë, etj. Kemi bërë ndeshje me të vërtetë të mira dhe Agroni ka qenë protagonist në ato takime. Më vjen keq, që ai nuk e veshi fanellën e ekipit Kombëtar, pasi qëlloi që në atë kohë, në vitet 1974-1980, ishte e ndaluar që përfaqësuesja jonë, të luante ndeshje ndërkombëtare.

Ka bërë shumë bujë historia e dhurimit të një topi të markës “Adidas”, në kohën që Agron Hazbiu ishte i internuar në Kurbnesh dhe punonte në galeritë e saj miniere. Si ndodhi?

Atë top e kishim marrë në Maltë, së bashku me Arben Vilën, ia dhamë Çim (Shkëlqim) Skifterit dhe ishte ai që e çoi topin “Adidas” në internim. Bëri shumë bujë prania e atij topi në duart e Agronit, për më tepër që ai ishte në internim në Kurbnesh. Sigurisht, na pyetën dhe ne, por ne e justifikuam duke thënë se e kishte marrë kohë më parë i ati i tij, Kadri Hazbiu, për ditëlindjen e Agronit. Në fakt, edhe trajnerët Fatmir Frashëri dhe Faruk Sejdini, e dinin se ne topin e kishim marrë për Agronin, por nuk u ndjenë.

Targaj, si reaguat ju kur e morët vesh se, Agroni kishte ndërruar jetë, pas një vetëvrasje, të paktën sipas versionit zyrtar?

Unë nuk e besoj se, ai ka vrarë veten. Ai ishte një djalë me kurajë të madhe. Të vrasë veten ai, në janar të vitit 1989, është diçka e pamundur. Unë për veten time, s’e besoj, pasi ka qenë gjithmonë një djalë kurajoz.

Mujo, le t’i kthehemi Kombëtares shqiptare, me të cilin ju keni qenë dhe kapiten i saj. Prej kujt e morët shiritin?

Shiritin e kapitenit e mora nga mbrojtësi i “Partizanit”, Safet Berisha dhe pas meje, atë e mori sulmuesi i Tiranës, i ndjeri Arben Minga.

22 ndeshje me ekipin Kombëtar në harkun e viteve 1980-1985.

Ndeshja ime e parë nisi me fitore, 2-0 ndaj Finlandës (3 shtator 1980, Kupa e Botës 1982), ndërsa ajo e fundit ka qenë me Greqinë, një barazim 1-1 (30 tetor 1985, Kupa e Botës 1986). Kam luajtur kundër Gjermanisë, Austrisë, Bullgarisë, Belgjikës, Polonisë, Greqisë, Turqisë, etj.

Fitorja 2-0 ndaj Belgjikës në Tiranë dhe barazimi 2-2 në Poloni, për eliminatoret e Botërorit “Meksikë 1986”, ende kujtohen si nga ndeshjet me të mira të Kombëtares…

Në atë kohë kemi bërë ndeshje shumë të mira. Kemi pasur me të vërtetë një ekip solid dhe me lojtarë të talentuar në çdo repart. Po të kishim më shumë përvojë, pasi vinim pas një periudhe të gjatë pa ndeshje ndërkombëtare, edhe mund të ishim kualifikuar në Botëror.

Tre gola, të shënuar me Kombëtaren. Aspak keq për një mbrojtës, apo jo?

Në fakt, golat i kam shënuar me penallti. U kam realizuar Finlandës në Helsinki (2-1), Gjermanisë në Tiranë (1-2) dhe Austrisë po në Tiranë (1-2).

I pagabueshëm nga pika e bardhë…

Edhe mund të gabosh. Në fakt, edhe kur fituam Kampionatin Ballkanik në Volos të Greqisë, kam realizuar me penallti. Dolëm Kampion Ballkani, me trajner Shyqyri Rreli, në vitin 1978 dhe 1981. Ishte brez i artë, punonim shumë. Trajnerët punonin gjithashtu me pasion.

Me cilët trajnerë keni punuar në Kombëtare?

Kam qenë me Zyber Konçin, Loro Boriçin dhe Shyqyri Relin.

Loro konsiderohet si një mit. Si e kujtoni atë?

Me të gjithë trajnerët që, unë kam punuar në Kombëtare, kanë edhe trajnerë të mëdhenj, edhe njerëz të mëdhenj. Loro ishte mit. Gjithsesi, Rreli ka pasur më shumë sukses, pasi fitoi edhe Kampionatin Ballkanik, dy herë (1978 dhe 1981). Rreli kishte një sekret, pasi ndërtoi marrëdhënie të shkëlqyera me lojtarët.

22 ndeshje dhe 3 golat kundër Gjermanisë, Finlandës dhe Austrisë, Mujo Targaj, një kapiten kuqezi

Muhedin Targaj numëron 22 ndeshje me Kombëtaren dhe 3 gola. Ai ka fituar pesë tituj Kampion të Shqipërisë me “Dinamon”, tri Kupa Republike dhe ka qenë i pranishëm në shumë suksese të kësaj skuadre edhe në ndeshjet ndërkombëtare të Kupave të Europës. Nga viti 2002 e në vazhdim, Targaj është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së (mandati i tij i tretë).

“Dhurata” e Çeços, bluza me numër 8

Agron Hazbiu u prezantua te “Dinamo” nga trajneri Saimir Dauti, në verën e vitit 1977. Djaloshi 17-vjeçar, veshi fanellën me numër 3, atë të mbrojtësit Frederik Gjinali, të sapo larguar nga futbolli i luajtur. Lojtar formacioni, ai pati fati të merrte si “dhuratë”, fanellën me numër 8 të Iljaz Çeço, një prej mesfushorëve më të mirë që ka nxjerrë Shqipëria, pikërisht gjatë ceremonisë së lamtumirës së “trurit” të “Dinamos” në ndeshjen “Dinamo” – “Vllaznia”. Në atë eveniment, si gjithmonë në të tilla raste, ka qenë i pranishëm edhe Kadri Hazbiu, që e kishte pikë të dobët ekipin e “Dinamos”.

Adhurues i Përnaskës dhe Kreshnik Çipit

Agron Hazbiu e adhuronte sulmuesin e “Dinamos”, Ilir Përnaskën, gjashtë herë golashënuesi më i mirë i Shqipërisë, një megaportret të cilit e mbante në dhomën e tij, në shtëpinë e tij në “Bllok”. Por, ai adhuronte edhe Kreshnik Çipin e “Flamurtarit”, të cilin e cilësonte si Franc Bekenbauerin e Shqipërisë.

Agroni pëlqente ekipin italian dhe përpiqej të ndiqte të gjitha ndeshjet e tij, sidomos gjatë kampionateve botërore, që për të ishin festat më të bukura. Por, arrestimi i Kadri Hazbiut, në vitin 1982, atëherë ministër i Mbrojtjes Popullore, solli edhe largimin e Agronit nga “Dinamo”-ja, ndërsa më pas erdhi edhe internimi i familjes, në Kurbnesh. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në prani të prokurorit Rrapi Mino dhe mjekut N. V., nga unë I. Seiti, i ngarkuar i Drejtorisë së Hetuesisë, u ekzekutua vendimi me pushkatim, për armiqtë A. Këllezi e K. Theodhosi...”/ Proces-verbali i 31 majit 1977

Next Post

“Kur rojet e Spaçit vranë të dënuarin Refik Beqo, që tentoi arratisjen, komanda repartit propozoi për fletë-nderi 5 ushtarë, por i kritikoi harxhimin e panevojshëm të fishekëve...”! / Ngjarja e 11 qershorit 1979

Artikuj të ngjashëm

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj
Intervista

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

June 6, 2025
“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”
Intervista

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
Next Post
“Edisoni tha se jam i mërzitur dhe nuk po gjej qetësi, pasi…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, me spiunët që fundosën piktorin Gjergo, nga “Bufeja e madhe” te “Artisti”, “Gjethja e mollës”, etj.

“Kur rojet e Spaçit vranë të dënuarin Refik Beqo, që tentoi arratisjen, komanda repartit propozoi për fletë-nderi 5 ushtarë, por i kritikoi harxhimin e panevojshëm të fishekëve...”! / Ngjarja e 11 qershorit 1979

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme