• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, November 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Historia e rrallë e një “vajze haremi” në Backë të Skraparit, në shtëpinë e Kamber Backës, ish-kryetari i Degës së Shkodrës, që u dënua me Koci Xoxen dhe s’doli kurrë nga pragu i derës, deri ditën që vdiq!

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Historia e rrallë e një “vajze haremi” në Backë të Skraparit, në shtëpinë e Kamber Backës, ish-kryetari i Degës së Shkodrës, që u dënua me Koci Xoxen dhe s’doli kurrë nga pragu i derës, deri ditën që vdiq!

Nga Zylyftar Hoxha

Memorie.al / Ka qenë qershor i vitit 1975, kur, si telekronist i Televizionit Shqiptar, më binte çdo vit të ngjitesha në Qafën e Martës, në festën tradicionale të zonës, ku shumë ngjarje historike, që nga koha e Lace Backës, Sali Butkës e deri në formimin e batalionit partizan “Riza Cerova” gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ishin lënë në një ditë të vetme, më 22 qershor. Darkën, si gjithnjë, e kalova te miku im i paharruar, Jake Backa. Por atë ditë mua s’më duhej Jakja, atë e kisha “në dorë”, më duhej një njeri tjetër, për të cilin kisha dëgjuar histori interesante dhe mua, çuditërisht, më ishte shkrepur për ta takuar, patjetër.

Ishte vëllai i Jakes, i dënuar që në kohën e Koçi Xoxes. Kishte qenë një nga kuadrot kryesorë në Ministrinë e Brendshme në vitet e para pas çlirimit dhe me pas kryetar i Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës.

Pas burgut e sollën në fshat, në Backë, ku gjeti një mënyrë të vetën kundërshtimi e karshillëku ndaj regjimit, u vetë-ngujua si një eremit dhe s’e kaloi kurrë portën e oborrit të shtëpisë, deri sa vdiq. Ishte kjo një sfidë ndaj asaj pune sfilitëse dhe pa rendiment, që bënin burra dhe gra në shpatet me bokërima të Backës e të Staraveckës, ku, po të mos kishte gjetur atë mënyrë të jetuari, do t’i kishte rënë bretku.

Gjithashtu mund të lexoni

Biseda e Ramiz Alisë në Nju Jork me presidentin turk, shtator ‘90: “T. Özal: A ka popull shqiptar në Greqi? R. Alia: Ka pasur shumë, por më 1944, grekët i nxorën jashtë, tani ka pak shqiptarë, ne kemi 50 mijë grekë..”!

“Sipas nesh, gjyqi ishte i dëmshëm dhe ekzekutimet kanë lënë një përshtypje të keqe, veçanërisht pushkatimi i një gruaje, e cila ishte…”/ Biseda e Hrushovit me Enverin, për pushkatimin e Liri Gegës

Gjysmë fshehurazi, shkova te Kamberi. Gjëja e parë që më bëri përshtypje në atë dhomë të thjeshtë fshati, ishte portreti me përmasa të mëdha (mundet 50×60) i një vajze të bukur, varur në murin përballë, në krah të portretit të Skënderbeut, vizatuar në xham me linja naive, që e gjeje rëndom në atë kohë, në shtëpitë e fshatarëve.

Kamberi, si e pa që s’po ia ndaja sytë portretit të vajzës, më tregoi historinë e mëposhtme, që mua mu duk si një përrallë orientale:

“Ka një histori të çuditshme nga prapa ky portret, ndaj e mbaj aty si një nga gjërat më të rralla e, më të veçanta që kam. E ka sjellë babai nga Turqia. Na thoshte se e kishte blerë shtrenjtë, dy muaj e ca punë, por qejfi, ndonjë herë, s’paguhet. Sipas llogarisë që bëj unë tani, ky portret duhet të jetë nga fundi i shekullit të XIX-të, kur kish dalë edhe fotografia.

Në një fushatë në Thesali, krahina ende nënë sundimin turk edhe pas Revolucionit Grek, në një fushatë pushtuese, një Vezir i shquar, komandant i ushtrisë perandorake, u kthye në Stamboll me fitore. I gëzuar dhe i fryrë nga krenaria, ai i paraqiti Sulltanit xhephanen (plaçkën e luftës), armë, florinj, gurë të çmuar dhe, pasi mbaroi, i tha sulltanit:

‘Padishah i madh dhe i përndritshëm! Këto që ke këtu përpara, janë hiç para një gjëje tjetër që do ta paraqes tani. Është një vajzë, besoj se më të bukur se ajo, perandoria jonë s’do të ketë tjetër. Do të ndriçojë e gëzojë haremin. E paç hallall’!

Pasi e prunë vajzën të shoqëruar nga një togë ushtarësh, e lanë disa minuta para Sulltanit, pastaj e nxorën para se ai të merrte vendimin. Të gjithë prisnin me padurim vendimin e të madhit. Më i paduruari, por edhe i sigurt në vetvete, se Sulltani s’do ta linte këtë xhevahir të rrallë jashtë haremit, ishte Veziri. Shenja e miratimit ishte që Sulltani, siç rrinte këmbëkryq nën tendë, do të shtrinte këmbën e djathtë, gjë, që për çudinë e të gjithëve, nuk e bëri. Pra vajza nuk u pranua në harem.

‘Të dija të mençur, o Vezir, por qenke budalla!- i thotë Sulltani Vezirit. Që ta marrësh vesh ti, po të fusja atë në harem, do të prishja haremin dhe mendjen bashkë, por mua më duhet edhe haremi edhe mendja. Ajo vërtet ia vlen dhe duhet të bëjmë diçka me të. Nxirreni në syrret dhe shpërndajeni miletit në Pazar, ta shijojë e të kënaqet me bukurinë e saj dhe ta kenë këtë kujtim nga unë’, – porositi Sulltani.

Që nga ajo ditë portreti i vajzës shitej në rrugët dhe dyqanet e Stambollit. Nuk jam i sigurt, por siç na thoshte plaku, thoshin se sulltani nuk e shpërdoroi figurën e kësaj vajze, të cilën e ktheu në fenë islame dhe emri iu shënua në sheriat si shenjtore”, – përfundoi tregimin Kamberi.

Iu luta Kamberit ta fotografoja portretin. Nuk më kundërshtoi, përkundrazi më ndihmoi ta hiqnim nga muri e ta nxirrnim jashtë në avlli, ku kishte më shumë dritë. U ndava për të mos u takuar më me këtë burrë fisnik e të zgjuar, me këtë thesar të gjallë e të heshtur, që s’munda t’i marr asgjë tjetër nga ajo “pasuri”, veç portretit dhe historisë, që ai ma tregoi mjeshtërisht. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Të dhënat sekrete shtetëror, Zbulimit Sovjetik, ja jepte me agjenten Valentina Peza dhe këshilltarit të ambasadës sovjetike në Tiranë...”! / Akt-akuza që çoi në plumb, vëllanë e sekretarit të Enver Hoxhës

Next Post

“Kur shkova në Spaç dhe mu shfaq Fatosi, ashtu i qethur zero, me ato rrobat e shëmtuara të burgut, u ngashëreva dhe isha gati të shpërtheja në lot, por ai më tha...”/ Kujtimet e Liri Lubonjës

Artikuj të ngjashëm

Biseda e Ramiz Alisë në Nju Jork me presidentin turk, shtator ‘90: “T. Özal: A ka popull shqiptar në Greqi? R. Alia: Ka pasur shumë, por më 1944, grekët i nxorën jashtë, tani ka pak shqiptarë, ne kemi 50 mijë grekë..”!
Dossier

November 9, 2026
“Sipas nesh, gjyqi ishte i dëmshëm dhe ekzekutimet kanë lënë një përshtypje të keqe, veçanërisht pushkatimi i një gruaje, e cila ishte…”/ Biseda e Hrushovit me Enverin, për pushkatimin e Liri Gegës
Dossier

“Sipas nesh, gjyqi ishte i dëmshëm dhe ekzekutimet kanë lënë një përshtypje të keqe, veçanërisht pushkatimi i një gruaje, e cila ishte…”/ Biseda e Hrushovit me Enverin, për pushkatimin e Liri Gegës

November 9, 2026
“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
Dossier

“Në aeroportin e Bostonit, shokun Ramiz e presin veprimtarë të organizatës patriotike ‘Shqipëria e lirë’, sipas listës nr.6., kurse te varri i Fan Nolit…”/ Vizita e Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90

November 8, 2026
“Për tre vjet më radhë, imperialistët si SHBA-ës, Britania, Franca e, madje dhe turqit që janë fqinjët tanë, kanë sulmuar Korenë Popullore…”/ Takimi i Enver Hoxhës me miqtë koreano-verior në 1959

“Revanshi që kishte marrë kryeministri Metaksai, i njohur për idetë e tij fashiste kundër minoritetit shqiptar çam, ishin me pasoja tragjike, pasi ai…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Kosova

“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar…”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90   
Dossier

“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar…”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90  

November 9, 2026
Next Post
“Profesor të gjuhëve të huaja, kisha amerikanin Richard Richy, ish-mësuesi i fëmijëve të ‘Bllokut’, i uritur e gjashtë muaj pa u larë, mblidhte bishtat e cigareve…”/ Historia e trishtë e shqiptaro-amerikanit

“Kur shkova në Spaç dhe mu shfaq Fatosi, ashtu i qethur zero, me ato rrobat e shëmtuara të burgut, u ngashëreva dhe isha gati të shpërtheja në lot, por ai më tha...”/ Kujtimet e Liri Lubonjës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme