• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, March 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Figura e Avni Rustemit mes deformimit historiografik, kujtesës popullore dhe narrativave politike të rishikimit të historisë pas viteve ’90-të

Gazeta ‘Dielli’ në Boston: “Një zagar n’Itali, laro i Fan Nolit, Peshkopit të kuq bolshevik, i degjeneruar si njeri, një palaço që leh…”/ Shkrimi i vitit 1926
Figura e Avni Rustemit mes deformimit historiografik, kujtesës popullore dhe narrativave politike të rishikimit të historisë pas viteve ’90-të
“Shok dhome me Avni Rustemin dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Nolit, Gurakuqit e Malëshovës, studjoi në Rusinë e Stalinit dhe urrente komunizmin…”?! Historia e panjohur Reshat Këlliçit
“Në fazën e bisedimeve parlamentare, Avni Rustemi, kundrejt pagesës, u ofrua dhe vrau Esat Pashën në Paris, për interes të kundërshtarëve të tij politikë…”/ Ana e panjohur e deputetit terrorist vlonjat

Nga Dr. Dorian Koçi

Memorie.al / Shkrimtari francez Anatole France, në veprën Krimi i Sylvestre Bonnard, vëren me ironi se; “historia, dikur një art që lejonte të gjitha fantazitë e imagjinatës, sot është bërë shkencë, në të cilën duhet të ecet me një metodë të përpiktë”. Kjo reflektim, ndonëse letrar dhe jo metodologjik, shpreh një ndjeshmëri të përbashkët në mendimin evropian të kohës, mbi nevojën për ta trajtuar historinë si një disiplinë më të rreptë dhe objektive. Këto prirje do të artikuloheshin më vonë në mënyrë të strukturuar nga Shkolla Franceze e Annales, themeluar nga Marc Bloch dhe Lucien Febvre, e cila vuri theksin mbi analizën sociale, strukturat afatgjata dhe ndërlidhjen ndërdisiplinore në historigrafi. 

Në Shqipëri, ndikimi i këtyre qasjeve filloi të ndjehet vetëm pas viteve 1990, kur historiografia shqiptare u shkëput nga modelet dogmatike marksiste-leniniste dhe nisi të hapet ndaj metodologjive bashkëkohore perëndimore.

Historia si instrument ideologjik: rasti i Avni Rustemit

Gjithashtu mund të lexoni

“Në prill 1993, kur në një dhomë të errët të Katedrales së Shkodrës, Nënë Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: më jep bekimin tënd, Dom Mikeli…”/ Historia e panjohur e Kardinalit të parë shqiptar

“Sipas letrës së Shtabit, na përgatitëm sulmin kundër gjermanëve, por humbëm Beratin që e muarën ata dhe ne dualëm në mal…”!/ Dëshmia e rrallë e gjeneral Gjin Markut, për “kompromisin” me gjermanët  

Para viteve 1990, historia shqiptare shpeshherë shërbente si një instrument ideologjik, ku kufiri mes faktit dhe mitit ishte i paqartë. Koncepti i Anatole France për “fantazitë e imagjinatës” reflektonte realitetin historik të periudhës, ku historitë e ndërtuara shpesh mund të ishin të mbushura me mitizime dhe romantizmave të periudhave të caktuara. Historia e përshkruar nga regjimi komunist, në veçanti, ishte e ngarkuar me vlera marksiste-leniniste dhe e shfrytëzonte për të konsoliduar legjitimitetin e pushtetit.

Kjo historiografi kishte tendencën të krijonte heroizmin e atyre që kishin bashkëpunuar me regjimin dhe të demonizonte kundërshtarët, një praktikë që shpesh binte ndesh me pasqyrën e vërtetë të ngjarjeve dhe figurave historike. Pas viteve 1990, ky proces rishkrimi u shoqërua me një përpjekje për të rivlerësuar dhe rishkruar figurat historike, por jo gjithmonë në mënyrë objektive.

Shpesh, rishkrimi i historisë pas komunizmit, ka qenë një përpjekje për të krijuar një narrativë të re, por shpesh me përmbajtje të kundërt ideologjike. Ky proces, megjithatë, nuk ka arritur gjithmonë të arrijë një qasje të thelluar dhe të saktë. Në këtë kontekst, figura e Avni Rustemit është një shembull tipik i trajtimit historiografik të deformuar në këtë periudhë.

Figura e Avni Rustemit dhe kujtimet e Eqerem Bej Vlorës

Një nga aspektet më të kontestuara të vlerësimit të figurës së Avni Rustemit, ka qenë përfaqësimi i tij në kujtimet e Eqerem Bej Vlorës. Këto kujtime, të botuara pas vitit 1990, e portretizojnë Rustemin si një “kriminel dhe karagjoz”, duke e shndërruar vrasjen e tij në një akt hakmarrjeje të lavdërueshme. Ky gjykim është një shembull tipik i rishkrimit të historisë në mënyrë të njëanshme dhe të pasaktë, që e zbeh imazhin e një figure të rëndësishme si Avni Rustemi, i cili ishte një aktivist demokratik dhe një nismëtar i përpjekjeve për reforma sociale.

Kujtimet e Vlorës, megjithëse ofrojnë një pamje të ndodhive të periudhës dhe janë një burim dytësor i vlefshëm, janë të mbushura me paragjykime dhe qëndrime politike të thella. Ato tentojnë të ndajnë shqiptarët në dy grupe të kundërta, “Esatistët” dhe “Zogistët”, duke e injoruar bashkëpunimin pragmatik mes këtyre dy fraksioneve në momentin e likuidimit të Rustemit. Ky trajtim historiografik, është një shembull i shpërfilljes së një qasjeje të thelluar dhe objektive, për t’i dhënë hapësirë narrativave politike të njëanshme.

Ndjeshmëria popullore ndaj Avni Rustemit dhe kthimi në atdhe

Pas lirimit nga gjykata franceze në dhjetor 1920, kthimi i Avni Rustemit në Shqipëri u prit me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga populli. Gazeta “Drita” e Gjirokastrës, e përshkruan këtë ngjarje me një ngarkesë emocionale dhe me një theks të qartë në përkrahjen popullore të tij. Populli shqiptar nuk e pa vetëm si një figurë të luftërave ideologjike, por si një protagonist të shpresës për një Shqipëri të modernizuar dhe të demokratizuar. Ky moment i kthimit nuk mund të kuptohet plotësisht pa pasur parasysh kontekstin e periudhës dhe lidhjet e ngushta që ai krijoi me grupet progresiste të kohës.

Avni Rustemi ishte një përfaqësues i një lëvizjeje demokratike që kërkonte të krijonte një shtet shqiptar më të drejtpërdrejtë dhe më të drejtë për qytetarët e tij. Aktivitetet e tij për organizimin e arsimtarëve, themelimin e shoqërisë “Bashkimi”, dhe përpjekjet për reforma në arsim dhe bujqësi, gjithashtu dëshmojnë për një angazhim të sinqertë për modernizimin e shoqërisë shqiptare. Ky dimension i figurës së tij duhet të merret parasysh për të kuptuar kontributin e tij në formimin e një Shqipërie të re.

Avni Rustemi dhe modernizimi shqiptar

Në periudhën 1921–1924, Rustemi ishte një nga figurat kryesore të një grupi të njohur si grupi i reformistëve, që përfshinte personalitete si Fan Noli, Luigj Gurakuqi, dhe Ali Këlcyra. Ky grup u angazhua për një platformë reformiste që synonte të shkëputej nga strukturat feudale dhe të avanconte reforma ekonomike, agrare, juridike dhe arsimore.

Përpjekjet e tij për një sistem të drejtë agrare, përmes miratimit të “kontratës tip”, dhe për ndarjen e tokave për kolonët shqiptarë të shpërngulur nga Kosova dhe Çamëria, ishin hapa konkretë drejt realizimit të reformave që do të ishin të rëndësishme për zhvillimin e shtetit shqiptar. Në fushën kulturore dhe arsimore, aktiviteti i Avni Rustemit kontribuoi në themelimin e arsimit kombëtar dhe në krijimin e një shkëputjeje të dukshme nga ndikimi osman, një element kyç për emancipimin e shoqërisë shqiptare.

Vrasja e Avni Rustemit dhe pasojat politike

Vrasja e Avni Rustemit më 22 prill 1924, nuk shënoi vetëm një humbje për lëvizjen demokratike, por gjithashtu përshpejtoi ndryshimet politike në Shqipëri. Ajo çoi në një valë protestash masive në qytetet si Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Tiranë dhe shërbeu si një katalizator për Lëvizjen e Qershorit 1924, e cila synonte të rrëzonte strukturat e pushtetit të vjetër dhe të ndihmonte krijimin e një qeverie më demokratike në Shqipëri.

Përfundime

Figura e Avni Rustemit, është shumë më shumë se një simbol i dhunës, apo një protagonist në një histori të rreptë ideologjike. Ai përfaqëson një periudhë tranzicioni dhe një brez që e shihte Shqipërinë të emancipuar përmes reformave politike dhe sociale. Rishikimi i historisë nuk duhet të bëhet përmes prizmave të urrejtjes klasore apo nostalgjisë për regjimet e vjetra, por me një qasje të drejtë, kritike dhe mbi të gjitha, me qëllim të zbardhjes së së vërtetës. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Besnikëria e Kishës Orthodokse, u sigurua qysh me 25 gusht 1949, kur Sinodi i Shenjtë, shfuqizoi Imzot Kristofor Kisin dhe në vend të tij, zgjodhi “Kryepeshkopin e kuq”, Paisi Vodica...”/ Refleksionet e pedagoges së njohur

Next Post

“Prej robit burra, apo prej zotit’? - thirri Katrina, kur pa Markun të vdekun, rrethue prej shokëve të burgut. Kthimi në qeli, një fejesë e shkretë dhe farsa e Sigurimit, që Shkodrën e...”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Artikuj të ngjashëm

“Në prill 1993, kur në një dhomë të errët të Katedrales së Shkodrës, Nënë Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: më jep bekimin tënd, Dom Mikeli…”/ Historia e panjohur e Kardinalit të parë shqiptar
Personazh

“Në prill 1993, kur në një dhomë të errët të Katedrales së Shkodrës, Nënë Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: më jep bekimin tënd, Dom Mikeli…”/ Historia e panjohur e Kardinalit të parë shqiptar

March 14, 2026
“Enveri, një njeri i paskrupullt, profesoruc që aksidentalisht u gjend në mbledhjen e PKSh-së, për gabimet trashanike të kryetarit tonë, Koço Tashko, i cili…”! Dëshmitë e ish-ministrit, që vuajti 15 vjet në Burrel
Personazh

“Sipas letrës së Shtabit, na përgatitëm sulmin kundër gjermanëve, por humbëm Beratin që e muarën ata dhe ne dualëm në mal…”!/ Dëshmia e rrallë e gjeneral Gjin Markut, për “kompromisin” me gjermanët  

March 13, 2026
“Vëllai ynë, Aliu, me disa djem të tjerë të ‘Ballit’, u vranë nga çeta e Zylyftar Veleshnjes dhe pasi u futën të gjithë në një gropë, u thanë fshatarëve…”/ Historia tragjike e fisit të famshëm nga Berati
Personazh

“Në Skrapar lindi e u frymëzua lëvizja ‘Balliste’ në ’42-in, nga intelektualët skraparllinj si, A. Ermenji, M. Kapllani etj, por Gjin Marku…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur, Gjet Ndoj

March 13, 2026
“Në korrikun e 1943-it, në Voskopojë, u takova për herë të parë me Enver Hoxhën, ai binte në sy nga tjerët, se ishte i veshur shumë mirë, dhe tepër simpatik, por…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës!
Personazh

“Nisur nga fakti, se Skrapari e Mirdita, ngjasojnë në zakone e tradita, Gjin Marku fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe fjala e tij ishte ligj, pasi ai dinte të…”/ Dëshmia e kolonel Skënder Malindit

March 12, 2026
“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta
Personazh

“Shqyptarë, ase vagabondët jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë, pasi rreziku ma i madh i Shqypnisë, janë…”/ Çfarë thoshte At Gjergj Fishta, në vitin 1921?

March 9, 2026
“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42
Personazh

“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42

March 8, 2026
Next Post
“Prej robit burra, apo prej zotit’? – thirri Katrina, kur pa Markun të vdekun, rrethue prej shokëve të burgut. Kthimi në qeli, një fejesë e shkretë dhe farsa e Sigurimit, që Shkodrën e…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Prej robit burra, apo prej zotit’? - thirri Katrina, kur pa Markun të vdekun, rrethue prej shokëve të burgut. Kthimi në qeli, një fejesë e shkretë dhe farsa e Sigurimit, që Shkodrën e...”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme