• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, August 24, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kombi shqiptar, do t’ju dijë për nder shumë, nëse Shkëlqësia e juej, do gjejë mundësinë ta bajë me ardhë në Shqipni albanologun e famshëm Norbert Jokli, i cili…”/ Letra e panjohur e Fishtës për Jakomonin

Kalendari Historik 23 Tetor
“Kur Pader Aleksi, i tha në shqip Nanë Terezës; Do të hapim edhe kishën e fretenve këtu në Shkodër, ajo u pergjigj; Kishat i hapim na, ju shtini njerëzit mbrendë…”! / Refleksionet e studiuesit të njohur
“Në 6 prill ‘39, Mbreti Zog më thirri në shtëpinë e Princ Xhelalit dhe më tha të shkoja në Durrës te gjeneral Guzzoni, e t’i thoja…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kolonelit që vuajti 30 vjet në Burrel
Si u bë i mundur botimi i “Lahuta e Malcisë” dhe fjala e prof. Aleksandër Xhuvanit në varrimin e Fishtës më 31 dhjetor 1940
“Mbreti Zog dhe kontributet i tij në disa nga ngjarjet kryesore të historisë së Shqipërisë, ku ai pati rol kryesor dhe…”/ Dëshmitë e ish-adjutantit, kolonel Hysen Selmani
Fotografi të Gjergj Fishtës mes klerikëve dhe personave të ndryshëm

Nga Kolec Çefa

Memorie.al / Tue lexue me vëmendje biografët e studiuesit e Fishtës kam vërejtë, me keqardhje, se nuk asht studiue sa duhet epistolari i Fishtës, që flet për marrëdhëniet e Fishtës me bashkëkohësit, me dijetarë e punëtorë të letrave shqipe, me patriotë e luftarë të çashtjes shqiptare, me politikanë të huej e vendas. E, pra, ky epistolar diçka na mëson, diçka na edukon, diçka na frymëzon. Epistolari i pasun e i çmueshëm i Fishtës përmban mozaikë mendimesh e ndjenjash, ngjarjesh e personazhesh, episodesh e të dhanash, kujtimesh e intimitetesh, që plotësojnë, sqarojnë a zbukurojnë biografinë a veprimtarinë e tij të shumanshme.

Aty gjen: diku copëza prozash artistike a estetike, diku të dhana me vlera historike a arsimore, diku gjykime interesante a vleresime veprash letrare, ngjarjesh a personazhesh, diku figura mendimesh të goditura e shpesh humor të zgjedhur e të gëzueshëm. Për interesimin rreth mbledhjes dhe botimit të letrave të Fishtës, na sinjalizon Atë Mark Harapi S.J. Që më 24 mars 1941, i vleri dijetar shkruente: “… po s’u kerkuen pa vonesë, udobisht mundet se humbin e s’gjinden ma’. Dhe vërtetë disa letra janë të shpërndara në organe tashma të rralla; disa i konsiderojmë të zhdukuna; disa presin ditën e botimit.

E të gjitha ekzistueset kërkojnë studimin objektiv e kompetent, mbasi janë përdorë fragmente të shkëputuna nga konteksti, vetëm për disktreditim. Ndërsa bashkëvëllau e miku im i zemrës, Atë Pal Dodaj në artikullin ‘Atë Gjergj Fishta OFM, në korrispondencë me një si vëlla të përzemërt’, analizon 200 letra vetjake, çka i duket interesante, të cilat, për fat të keq, nuk janë botue të plota. Një kontribut me vlerë ka dhanë Dodiq në punimin e vet botue në ‘Aktet e Kolokiumit Albanologjik Ndërkombëtar, Innsbruck, 1972’”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në një pritjen e dhënë nga komunistët rumunë, kur Hrushovi i mori shokët e tij të vjetër për krahu, për të bërë një bisedë me ta, u afrua dhe Mehmet Shehu, por atij…”/ Incidenti i panjohur në OKB, në vitin 1960

“Pas marrjes së kështjellës në dorëzim nga Ahmed Evrenozi, kisha u shndërrua xhami garnizoni dhe një minare…”! / Historia e panjohur e kishës-xhami në Rozafat, pengu shekullor i Shkodrës

Edhe një punë të mirë e të frytshme ka ba edhe Dr. Petrit Kotrri me kumtesat e artikujt e tij, lidhun me epistolarin fishtjan. Por në këtë kumtesë synoj të tërheq vëmendjen për interesimin e intelektualëve shkodranë (pse në Shkodër ka pasë mjaft intelektualë që kanë pasë letërkëmbime me Joklin), për përpjekjet e vëllazenve Justin e Kolë Rrota e sidomos me ndërhymjet e Fishtës, për të shpëtue Joklin nga fundi tragjik, sipas një letre të pabotueme.

Pa u zgjatë e pa e përsëritë po citoj nga revista “Cirka”: “Në këtë rasë nuk mundemi me ndejë pa e shfaqë edhe na dishirin e urimin, që kje tregue edhe prej ndonjë anës tjetër, qi Prof. Norbert Jokli, shkencëtari albanolog me famë botnore i Universitetit të Vjenës, të merret në shërbim prej shtetit shqyptar…! Profesor Jokli, i cili sot ka mbetë pa plang, pa atdhe, duhet të gjejë çerdhen e vet në këtë Shqypni, e cilla atij i detyron sa vepra vigane qi ia kanë zbulue randësin e bukurin e vet, ditunis ndërkombëtare” (“Cirka”, 1939, f.56-57).

Në “Shejzat” e Prof. Ernest Koliqit, numër i veçantë, përkujtimuer (më saktë, 74-vjetorit, mbasi Koliqi ka lindë më 1901, siç e kam ba të ditun në një artikull të botuem e, jo më 1903, siç thonë shkrimet e të gjithëve, edhe ftesa juej), Messing ka dhanë një Memorandum mbështetë mbi një deklaratë të Kolë Rrotës, ish-Konsull i Shqipnisë dhe lektor në Universitetet, në lidhje me vdekjen e profesor Joklit, ku bahet fjalë për kërkesën e Joklit shpreh Kolë Rrotës, që të merrej vesh me autoritetet shqiptare, nëse do të ishte e mundun të transferohej në Shqipni, për emnimin e prof. Joklit si administrues i Bibliotekes Shqiptare, me një rrogë mujore 600 franga ari, për burgosjen e vdekjen e tij, për kërkimet për të gjetë se ku gjindej biblioteka e pasun e dorëshkrimet e Joklit.

(Ma gjatë lexo: “Shejzat” numer perkujtimuer). Nga bisedat e dikurshme e të shumta me Pader Justin Rrotën, mbaj mend edhe një fakt tjetër mendoj i panjohun: “Kur më 1938 filluen përndjekjet naziste kundër çifutenve në Austri, françeskanët me Fishtën, Justinin në bashkëpunim me Kolë Rrotën, u përpoqen ta tërhiqnin Joklin në Shqipni. Ideja e Fishtës, në fillim, ishte ta mbante Joklin në Kuvendin Françeskan. U ba gati edhe dhoma, njashtu si u mbajt Luigj Gurakuqi në periudha të vështira të jetës, sidomos gjatë viteve 1921-1923. E synuen t’i nxirrej nënshtetësia shqiptare. Pastaj ky variant u ndryshue, nderhyn edhe Koliqi e të tjerë, por ngjarjet precipituen shpejt dhe Jokli u arrestue”.

Shumë vite ma vonë, më 1950, në një letër të Kolë Rrotës, dergue Justinit, lexojmë: “Sa për zhdukjen e të ndjerit Prof. Joklit në vjetin 1942, po të diftoj se unë atëherë jam mundue me gjithë shpirt me e shpëtue prej thojve të nazistave. Shkurt, ky mbaroi në Minsk, po ashtu si u banë therorë miliona e miliona njerëzish tue u helmue me gaz”. Edhe në korrispondencën me Kolën, të vëllanë, edhe me lambercin, Justini asht interesue për dorëshkrimet e Joklit, veçanërisht për “Fjalorin etimologjik” si edhe për bibliotekën e tij.

Por të kthehemi te Fishta. Orvajtjet e tij, me cilësinë e akademikut, për të shpëtue Joklin, deri-diku dihen. Po japim një letër të panjohun e të pabotueme të Fishtës, drejtue Françesko Jakomonit, më 23 shtator 1939, shkrue në emen të të gjithë intelektualëve shqiptarë, me të cilën, pasi shpreh vlerësimin ma të naltë për Joklin, shfaqë dëshirën që të gjindet mundësia me ardhë Jokli në Shqipni, në ndonjë nëpunësi, të përshtatshme me famën e tij, si shkencëtar e gjuhëtar i shquem:

Shkodër, 23 shtator 1939.

Shkelqesisë së tij, Françesko Jakomoni, Luogotenente Shkëlqesi,

Mendoj se ma i miri gjuhëtar i gjuhës shqipe në Evropë, asht profesor Norbert Jokli, me kombësi çifute që, para Anshlusit, ishte bibliotekar i Universitetit te Vjenës e, profesor gjuhësie në të njajtin universitet. Tashti, më shkruejnë nga Vjena, se autoritetet lokale i kanë thanë këtij albanologu të shquem, të largohet, brenda 30 ditësh, prej territorit të Raihut. Ai, tashma, asht i ndrymë, beqar, me një fat mjaft modest. Atij, natyrisht, i duhet të rropatet me gjetë ndonjë vend, kudo të jetë, sa me jetue. Duket se don me shkue në Amerikë.

Shkelqesi, pa dyshim, do të ishte një fatkeqësi e madhe për gjuhën kombëtare shqipe, në qoftëse ky shkencëtar, me famë europiane, që unë e njoh e që, me autoritetin e tij të padiskutueshëm, ka mbajtë gjatë interesin e filologëve ma të përmendun për gjuhën shqipe, të jetë i shtrënguem me braktisë Europën. Kombi shqiptar, i tani, do t’ju dijë për nder shumë, nëse Shkëlqësia e juej, të mund të gjejë mundësinë ta bajë me ardhë në Shqipni, tue i caktue aty një vend, edhe pse jo aq fitimprurës, megjithatë të përshtatshëm për famën e tij si shkencëtar e gjuhëtar i shquem.

Jam i sigurt se do ta merrni në konsideratë dashamirëse këtë propozim timin, që unë e paraqes në emen të të gjithë intelektualëve shqiptarë.

Përfitoj nga rasti, për t’Ju lutë të pranoni ndjenjat e respektit ma të madh dhe me mirënjohje të thellë. / Memorie.al

I Shkëlqesisë suej, i devoçëm e mirënjohës

P. Gjergj Fishta OFM.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

"Protesta e Progonatit: Kur fëmijët e ‘Partisë’ shndërruan dashurinë në 'Revolucion’ dhe kërkuan që fejesat..."/Refleksionet e pedagoges së njohur, mbi manipulimin e pionierëve në regjimin komunist

Next Post

“Nga Serreqi, Sokoli, Saraçi e Suma, te Derguti, Pali, Prela, etj., rezistenca dhe vuajtjet e familjeve fisnike shkodrane, në burgjet e regjimit komunist...”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik Ahmet Bushati

Artikuj të ngjashëm

“Në një pritjen e dhënë nga komunistët rumunë, kur Hrushovi i mori shokët e tij të vjetër për krahu, për të bërë një bisedë me ta, u afrua dhe Mehmet Shehu, por atij…”/ Incidenti i panjohur në OKB, në vitin 1960
Dossier

“Në një pritjen e dhënë nga komunistët rumunë, kur Hrushovi i mori shokët e tij të vjetër për krahu, për të bërë një bisedë me ta, u afrua dhe Mehmet Shehu, por atij…”/ Incidenti i panjohur në OKB, në vitin 1960

August 23, 2025
“Pas marrjes së kështjellës në dorëzim nga Ahmed Evrenozi, kisha u shndërrua xhami garnizoni dhe një minare…”! / Historia e panjohur e kishës-xhami në Rozafat, pengu shekullor i Shkodrës
Dossier

“Pas marrjes së kështjellës në dorëzim nga Ahmed Evrenozi, kisha u shndërrua xhami garnizoni dhe një minare…”! / Historia e panjohur e kishës-xhami në Rozafat, pengu shekullor i Shkodrës

August 23, 2025
“Faiku shton: por kur quajm vjershëtor të madh, Naim Frashërin, një bërës toto e tatatash, ç‘fjalë do të mbetet për një Gjergj Fishtë…”?! / Polemika e Nonda Bulkës me Faik Konicën, gusht 1937
Dossier

“Faiku shton: por kur quajm vjershëtor të madh, Naim Frashërin, një bërës toto e tatatash, ç‘fjalë do të mbetet për një Gjergj Fishtë…”?! / Polemika e Nonda Bulkës me Faik Konicën, gusht 1937

August 23, 2025
“Ish-kryeministri Shehu, zyrtarisht u raportua nga Tirana zyrtare, se kishte kryer vetëvrasje në dhjetor 1981, por përflitet shumë se Enver Hoxha…”! / Shkrimi i panjohur i revistës amerikane, prill ‘86
Dossier

“Ish-kryeministri Shehu, zyrtarisht u raportua nga Tirana zyrtare, se kishte kryer vetëvrasje në dhjetor 1981, por përflitet shumë se Enver Hoxha…”! / Shkrimi i panjohur i revistës amerikane, prill ‘86

August 23, 2025
Pamje nga paradat ushtarake të organizuara në Tiranë me pjesëmarrjen e president Ahmet Zogu dhe autoriteteve të kohës në vitet 1926-1927
Dossier

“Anëtar i fisit shqiptar të Matit, i biri i një kreu trashëgimtar të asaj lugine, Ahmet Zogu, ka trashëguar karakteristikat tipike të një politikani ballkanas…”/ Shkrimi i panjohur i revistës amerikane ‘TIME’, 17 prill 1939

August 22, 2025
“Materialet e dërguara nga ju, u studjuan nga zv.ministri Feçor Shehu, i cili miratoi asgjesimin e dokumentëve për antarët dhe kandidatët e partisë, si Ismail Kadare dhe…”! / Dokumenti sekret i janarit 1979
Dossier

“Veprimtaria armiqësore e kulakut nga periudha pas çlirimit e, deri në vitin 1949, do të trajtohet nga shokët: M. Bushati, E. Zeneli e J. Basha, të cilët…”/ Urdhri i zv. ministrit të Brendshëm Feçor Shehu, në 1978-ën

August 22, 2025
Next Post
“Tonin, e sa net kemi kaluar te ajo dhomë e dashur, ku ti me Justin, këndonit gjer në të dalë të diellit, o Zot, çfarë kënaqësie…”!/ Kujtimet e ish-prokurorit liberal, miku i artistëve shkodran

“Nga Serreqi, Sokoli, Saraçi e Suma, te Derguti, Pali, Prela, etj., rezistenca dhe vuajtjet e familjeve fisnike shkodrane, në burgjet e regjimit komunist...”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik Ahmet Bushati

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme