• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, June 4, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Sipas marrëveshjes së Enver Hoxhës me Partinë Komuniste Greke, shteti shqiptar, duhej të mobilizonte 3000-4000 refugjatë çamë, për t’i dërguar në luftën civile, por…”/ Refleksionet e historianit të njohur

“Serbia borgjeze militariste, ka bërë një gabim historik fatal, pasi mendoi se do të dilte në Detin Adriatik, në qoftë se shtypte shqiptarët dhe…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit, Bashkim Trenova
“Berberi nga Durrësi, Drago Dh., me dy punëtorë të Ndërmarrjes së Peshkimit, bënë synet 23 fëmijë, në Karpen e Bago të Kavajës, ku fituan 2.310 lekë…”/ Raporti i Feçor Shehut ,për Komitetin Qendror, në ’74-ën
Represioni e gjenocidi i bandave zerviste ndaj popullsisë çame, me veprimet shtazarake që nuk u kursyen as gratë, pleqtë dhe fëmijët”/ Reportazhi i gazetës “Bashkimi” në 1945-ën
“Vrasje, përdhunime, groposjet për së gjalli, prerjet e organeve të ndryshme trupore si hundë, vesh, etj,…”/ Çamëria, plaga e pambyllur e Shqipërisë
“Ushtaret grekë i lidhnin me zinxhirë e litar burrat dhe në sytë e tyre u çnderonin nënat, nuset dhe vajzat e mitura, të cilat…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ja
“Marrëveshja u nënshkrua nga Rexhep Plaku, për Frontin Çlirimtar të Çamërisë, nga Bedri Spahiu, për Partinë Komuniste dhe Aleksis Janaris nga EAM-i, i cili…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Nga Prof.as. Dr. Hasan Bello

Memorie.a/ Nga marsi 1944, deri në gusht 1945, Shqipëria e Jugut u mbush me refugjatët çamë, të cilët u dyndën në brendësi të territorit të shtetit amë, për t`i shpëtuar masakrave greke. Me mijëra banorë të të gjitha moshave, mbi të cilët po ushtrohej një nga spastrimet etnike më të egra, me shpresën se do të gjenin mbështetje te shteti shqiptar, nuk kishin asnjë zgjidhje tjetër. Por cili ishte qëndrimi i regjimit komunist dhe i Enver Hoxhës, ndaj refugjatëve çamë?

Propaganda komuniste ka trumbetuar dhe është mburrur gjoja me ndihmën që qeveria komuniste dhe drejtuesi i saj, i ka dhënë çamëve. Në fakt, ndihma ka qenë tepër e kufizuar. Kjo, jo vetëm për shkak të mundësive ekonomike të atyre viteve.

Por, për arsye se në qarqet drejtuese të lidershipit politik të PKSh-së, ekzistonte bindja se popullsia çame, ishte nën ndikimin e reaksionit. Me këtë nënkuptonte ndjenjat patriotike dhe kontributin e nacionalistëve çamë, të cilët kishin mbajtur një qëndrim të distancuar ndaj lëvizjes komuniste.

Gjithashtu mund të lexoni

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Pjesa dërrmuese e popullsisë çame, gjeti mbështetje te banorët e Konispolit, Shalësit dhe fshatrave përqark, duke u përhapur më pas në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Sipas dokumentacionit, 95% e tyre vuanin për strehim dhe kushtet më minimale të jetesës. Kjo për shkak të neglizhencës së administratës shtetërore, gjë, që pohohet nga Këshillat Antifashistë çamë.

Ndërsa misioni britanik në Tiranë, i raportonte eprorëve në Londër, se; refugjatët çamë ishin shpërndarë në pjesët më të varfra dhe në zonat periferike të qyteteve shqiptare. Sipas britanikëve, administrata shqiptare ishte plotësisht e ndërgjegjshme për gjendjen e tyre, por ajo nuk kishte dëshirë që t’u jepte ndihmën e nevojshme. Në raport theksohet se, shteti shqiptar kishte bërë shumë pak, për të mos thënë asgjë për refugjatët çamë!

Një ndihmë jashtëzakonisht të madhe në këtë periudhë, në mbështetje të kësaj popullsie që u largua me dhunë nga trojet e saj nga politika genocidale e shtetit grek dha UNRRA (Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rindërtim), e cila, akordoi 1.450.000 dollarë.

Një shumë e konsiderueshme për kohën. Ndërsa nga shteti shqiptar, vetëm një numri të kufizuar refugjatësh, iu dha 250 gr. bukë në ditë. Një sasi krejtësisht e pamjaftueshme.

Si pasojë e këtyre kushteve, mungesës së strehimit dhe urisë brenda pak muajve vdiqën 2755 persona, gati sa gjysma ose më tepër se numri i mbi 5000 çamëve që masakruan grekët.

Nuk mjaftuan këto, por regjimi komunist, duke nisur nga viti 1947, krijoi një komision hetimor për krimet e kryera nga “bashkëpunëtorët” e okupatorëve italianë e gjermanë në Çamëri. Kjo fushatë kishte dy qëllime: të eliminonte elementët nacionalistë, gjoja në emër të bashkëpunimit me pushtuesit nazifashistë dhe të ushtronte presion mbi ata persona, që nuk i bindeshin instrumentalizimit politik nga regjimi komunist.

Organet shtetërore filluan të mbledhin deklarata nga një pjesë e emigrantëve çamë, kundër pjesës tjetër, për të vërtetuar gjoja bashkëpunimin e tyre me gjermanët. Në bazë këtyre deponimeve, u goditën njerëz të pafajshëm dhe u zhvillua një proces diferencimi ideologjik, i cili mbolli përçarje.

Kjo politikë antikombëtare kishte një prapaskenë politike, e cila i kishte rrënjët në bashkëpunimin e bisedimet e fshehta të regjimit komunist dhe Enver Hoxhës, me Partinë Komuniste Greke dhe palët e përfshira në konfliktin civil në Greqi. Sipas marrëveshjes së dakordësuar mes palëve të mësipërme, shteti shqiptar, duhej të mobilizonte 3000-4000 refugjatë çamë.

Por me gjithë angazhimin e administratës dhe mekanizmave partiakë, çamët u treguan largpamës. Ata nuk pranuan të bëheshin palë në luftën civile, që kishte shpërthyer në Greqi. Sipas raporteve të Sigurimit të Shtetit, ata deklaronin se; “ne nuk u besojmë grekëve”, “ne mund të luftojmë vetëm me flamurin e Ushtrisë Shqiptare”, etj.

Pas shumë përpjekjeve, u arrit të mobilizoheshin vetëm 130 persona. Ky dështim u shoqërua me persekutimin dhe propagandën antishqiptare, kinse për “pabesinë e çamëve”. (Në fakt të pabesë u treguan komunistët, të cilët për 45 vite, masakruan jo vetëm shqiptarët, por dhe njëri-tjetrin, duke përdorur metoda monstruoze, çnjerëzore dhe procese të montuara gjyqësore).

Një akt tjetër i paprecedentë, ishte vendimi i qeverisë komuniste në pranverë të vitit 1953, për ndërrimin e shtetësisë së çamëve, pa marrë parasysh pikëpamjet dhe dëshirat e tyre. Kjo u bë në mënyrë të fshehtë dhe pa u bërë e ditur zyrtarisht.

Madje, në kundërshtim edhe me sugjerimet e Byrosë Juridike të Kuvendit Popullor, e cila i raportoi Këshillit të Ministrave, se heqja e shtetësisë greke, ishte në kundërshtim me të drejtën publike ndërkombëtare. Edhe sot ky vendim, ka pasoja të rënda për perspektivën e zgjidhjes juridike të çështjes çame.

Përgjatë regjimit komunist çamët dhe kosovarët, ishin dy kategoritë kryesore në fokus të organeve policore dhe Sigurimit të Shtetit, si persona të dyshuar kundër regjimit dhe për rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Asnjë ministër dhe drejtues i nivelit të lartë, nuk u lejua të vinte nga këto krahina, për të cilat, shteti shqiptar për 45 vjet me radhë, nuk e ngriti zërin në asnjë forum ndërkombëtar. Fatkeqësisht, heshtja vazhdon! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Libri për familjen Pojani, është një autobiografi dhimbjeje, që ka vlera të pazëvendësueshme për hulumtimet e krimeve të komunizmit në Shqipëri, pasi...”/ Refleksione për veprën e autorit Ndue Ukcamaj

Next Post

“Pjetër Arbnori, i mbijetuari i kalvarit komunist, politikani i dinjitetshëm dhe shkrimtari i paepur i ‘luftës për të mbetur njeri’...”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për “Mandelën e Ballkanit?

Artikuj të ngjashëm

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
Next Post
“Pjetër Arbnori, i mbijetuari i kalvarit komunist, politikani i dinjitetshëm dhe shkrimtari i paepur i ‘luftës për të mbetur njeri’…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për “Mandelën e Ballkanit?

“Pjetër Arbnori, i mbijetuari i kalvarit komunist, politikani i dinjitetshëm dhe shkrimtari i paepur i ‘luftës për të mbetur njeri’...”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për “Mandelën e Ballkanit?

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!