• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Si ish-student dhe lojtar i ekipeve të kolegjeve në Angli, Jella u bë nisiatori i krijimit të Federatës së Futbollit Shqiptar dhe President i parë…”/ Historia e panjohur e prefektit të Durrësit, që vdiq në mjerim në Kavajë

U diplomua në Kembrixh dhe përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Paqes, por u burgos nga komunistët/ Historia e panjohur e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që vdiq në mjerim në…
“Kur mësoi se ku i’a kishin varrosur vëllanë e pushkatuar, natën vonë, shkoi aty dhe filloj duke gërmuar dheun me thonj, por…”/ Historia tronditëse e vajzës së parë të shkollës së Fultz-it
“Si ish-student dhe lojtar i ekipeve të kolegjeve në Angli, Jella u bë nisiatori i krijimit të Federatës së Futbollit Shqiptar dhe President i parë…”/ Historia e panjohur e prefektit të Durrësit, që vdiq në mjerim në Kavajë
“Si ish-student dhe lojtar i ekipeve të kolegjeve në Angli, Jella u bë nisiatori i krijimit të Federatës së Futbollit Shqiptar dhe President i parë…”/ Historia e panjohur e prefektit të Durrësit, që vdiq në mjerim në Kavajë
“Si ish-student dhe lojtar i ekipeve të kolegjeve në Angli, Jella u bë nisiatori i krijimit të Federatës së Futbollit Shqiptar dhe President i parë…”/ Historia e panjohur e prefektit të Durrësit, që vdiq në mjerim në Kavajë
“Si ish-student dhe lojtar i ekipeve të kolegjeve në Angli, Jella u bë nisiatori i krijimit të Federatës së Futbollit Shqiptar dhe President i parë…”/ Historia e panjohur e prefektit të Durrësit, që vdiq në mjerim në Kavajë

Nga Marsida T. Najdeni

Memorie.al / U lumturova shumë kur më 28 prill 2016, figurës së harruar të Rexhep Jellës, iu vendos sadopak nderi në vend, mbas një persekutimi mbi gjysëm shekullor. Ish-Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, i akordoi medaljen “Nderi i Kombit “ (pas vdekjes) me nr. dekreti 9537 intelektualit Rexhep Jella, me motivacionin: “Për veprimtarinë e shquar të një intelektuali të mirëfilltë perëndimor dhe kontributit e përkushtimit të pamohueshëm dhe të vyer atdhetar, në shërbim të vendit dhe kombit tonë, të dhënë edhe gjatë konferencave të rëndësishme historike botërore, ku u përcaktua e ardhmja e Shqipërisë”.

Padyshim për mua ky personalitet, është nga figurat më të dashura jo vetëm tiranase, por krejt shqiptare. Bashk me Lef Nosin dhe Xhemal Farkën, mendoj se duhen vënë në piedestalin e burrave të shquar të shtetit shqiptarë, të cilët shfaqën gjatë jetës së tyre qytetari, emancipim, edhe ndershmëri.

Familja nga rridhte Rexhep Jella

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Familja Jella i ka rrënjët e saja në Tiranën qytet, tashmë mbi 12 breza. Në listën e gjatë të familjeve autoktone tiranase, është pra dhe kjo familje e nderuar. Një familje që i ishte përkushtuar shkollimit dhe jo tregtisë. Zgjedhje kjo e bërë nga vetë Jellët, brez mbas brezi. Ata nuk ishin të pasur, por nuk konsideroheshin as të varfër. Nga kujtimet e të bijës së Rexhep Jellës, Hatixhesë, bëhet e ditur se ata jetonin me të ardhurat e disa prej pronave të trashëguara nga të parët.

Me shkollimin dhe punësimin e Rexhepit, bashkë me menaxhimin e këtyre pronave, nga i vëllai Ramazani, familja do të merrte një hov zhvillimi kulturor dhe intelektual, ashtu si një familje europiane. Familja Jella, ashtu si shumë familje fisnike dhe aristokrate të kryeqytetit, nuk e patën kurrë ves që të dukeshin mbi të tjerët, por ata i karakterizonte thjeshtësia dhe harmonia me fqinjët dhe bashkëqytetarët e tyre.

Kush ishte Rexhep Jella?

Rexhep Jella u lind në Tiranë në vitin 1895 dhe arsimin fillorë do ta kryente në qytetin e lindjes, ndërsa atë të mesëm, në Stamboll. Në qytetin e Stambollit Rexhepi do të tregonte zgjuarsi gjeniale, duke u diplomuar ndër të parët studentë të gjimnazit, me nota të larta. Kjo arritje do ta bënte që të fitonte një bursë kolegjore, në një nga universitetet më të forta në botë. Kështu më 1914, Rexhepi do t’fillonte studimet e larta në universitetin Kembrixh të Anglisë, ku ai do të diplomohej për Shkenca Politike në Fakultetin Jurisprudencës.

Nga ky universitet me famë botërore, ai fitoi jo vetëm një shkollim të klasit të parë, por mori dhe një kulturë anglosaksone. Gjithashtu qi, do të bëhej anëtarë i shumë klubeve sportive dhe ligjore. Këta anëtarësime, ia shtuan rrethin shoqërorë me njerëz intelektualë nga e gjithë bota. Miqësira të cilat ai do t’i ruante për vite me radhë, duke i shfrytëzuar në të mirë të kombit të tij.

Si shumë intelektualë të kohës dhe ai do të rikthehej në atdhe, për t’u angazhuar me qeverisjen e vendit. Njohuritë shumë të mirë legjislative dhe njohja e disa gjuhëve të huaja, si; anglisht, turqisht, italisht, persisht, frëngjisht, etj., e bënë atë një personazh kyç të politikës shqiptare, si brenda dhe jashtë vendit.

Kështu më 1918, do të merrte pjesë në Konferencën e Paqes në Paris. Më 1920, ishte pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjes. Dy herë deputet i Parlamentit Shqiptarë më 1923 dhe 1937. Po ashtu nga 1926-ta, do të ishte prefekt i Gjirokastrës, Elbasanit, Durrësit, Beratit dhe nënprefekt i Korçës.

Më pastaj do të ishte dhe prefekt i Tiranës, periudhë ku Tirana kryeqytet do të merrte një zhvillim progresiv, nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Si kryetar Bashkie (1930-1933). Ai mbikëqyri shumë projekte rregulluese të qytetit, mori pjesë angazhuese në ndërtimin e Shkollës Teknike Amerikane (e njohur si shkolla Harry Fultz) dhe ndërtimit të Spitalit të ri të qytetit, ku mbajti dhe fjalimet inaguruese.

Ky spital për kohën, thuhet se ishte më i madhi në Ballkan. Një tjetër fjalim i Rexhep Jellës qe dhe për inagurimin e ndërtesës së Ambasadës Amerikane. Në vitin 1937, atij do t’i jepej nga Mbreti Zog medalja e lartë “Kordoni i Skënderbeut”, si dhe më 1938, titulli “Prefekt i Klasit të Parë”.

Si student anglo-sakson, Rexhepi kishte luajtur futboll në ligat e kolegjeve të Anglisë. Kështu lidhjet e tija me botën e futbollit të organizuar, ishin që nga periudha e rinisë studentore. Futbolli kishte kohë që luhej në Shqipëri, por nuk kishte organizim të mirëfilltë dhe as federatë. Pak veta mund ta dinë se Rexhep Jella, ishte një ndër nismëtarët e themelimit të Federatës së Futbollit Shqiptarë.

Komisioni i Kampionatit Shqiptarë, përbëhej nga; 1. Rexhep Jella, 2. Mihal Sherko, 3. Ali Erebara, 4. Orresto Morra, 5. Giandomenico De Marchis, të cilët ishin kryesia, duke e bërë kështu de facto Rexhep Jellën Presidentin e Parë të Federatës Shqiptare. Nuk ka asnjë mëdyshje për këtë, sepse në çdo dokument të Federatës Shqiptare të asaj kohe, Rexhep Jella ka nënshkruar si Presidenti i Komisionit. Për këtë kurrkush nuk bëzan, përveç të gjithë-hershmit studiuesit dhe gazetarit të njohur, Besnik Dizdari.

“Ndeshjet sportive, përveç propagandës së Sportit përgjithësisht, duhet të shërbejnë për të bashkuar shpirtët dhe për të shfarosur tendencën dëm-pruerse antagonizmash e cila, e futur edhe në sheshin Sportiv, do të përjetësonte midis viseve dhe qarqeve të ndryshme, zemërime dhe mërina të cillat përkundrazi duhen zhdukur”. Këtë ka shkruar me largpamësi Rexhep Jella, si President i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Anglezi i ardhur në Shqipëri për përkthimin e rregullores së futbollit Kolonel Dayrell Oakley Hill, i cili do t’sillte dhe dy djemtë e tij si gjykues, do ta përshkruante kështu mikun e tij Rexhep Jella: “Rexhep Jella ishte një burrë me taban dhe i shkathët, me flokë gështenjë e me një sjellje të përzemërt; ai njihte çdo njeri, fliste shumë mirë anglisht, turqisht, italisht dhe frëngjisht; njihte gjithashtu persishten dhe i pëlqente të lexonte poetë të vjetër. Ngiste një veturë origjinale ‘Ford V8’”.

Në këto kushte nuk mund të harrojmë dhe angazhimin e Rexhep Jellës në organizimin e Atletikës Shqiptare, kampionat që e ka fillesën më 2 shtator 1929. Komiteti Organizues i Kampionatit të Atletikës Shqiptare, kështu quhej, përbëhej nga; 1. Rexhep Jella, 2. Rasim Kalakula, 3. Kolonel Bellocchio, 4. Hasan Lame, 5. Giandomenico De Marchis, 6. Kol Zadrima, 7. S. Pejani, 8. Harry Fultz. Për të treguar rëndësinë e figurës së Jellës në angazhimet sportive, theksoj se dhe fjalimi në ditën e inaugurimit të këtij kampionati, që i parapriu shumë kampionateve të tjera sportive, do të mbahej nga Rexhep Jella.

Persekutimet nga sistemi komunist mbi Rexhep Jellën!

Që me ardhjen e komunistëve në pushtet në fundin e vitit 1944, do të merrte teposhtën edhe jeta e Rexhep Jellës. U akuzua si “agjent i anglezëve dhe si nëpunës i lartë i Mbretërisë”. U arrestua më 9 shkurt 1945, dhe më 1 nëntor të po atij viti, me vendim nr. 161, Gjykata Ushtarake e deklaroi fajtor, me akuzën  se; “ka pasur lidhje me sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë, Roco, ku me ndërmjetësinë e tij ka bërë tregti me groshë, duke i shitur në Korfuz. Ka pasur lidhje me kriminelet e luftës së popullit shqiptar, Irfan Ohri e Abaz Kupi dhe ka pasur nji gjindarm si roje”, dhe e dënoi me 2 vjet burg.

Më 20 korrik 1947, u arrestua sërish, dhe më 25 dhjetor të po atij viti, me vendim nr. 722, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për; “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor; ka marrë pjesë në organizatën tradhtare të deputetëve”, dhe e dënoi me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave, baras me kohën e dënimit. Përpos humbjes së pasurisë, do t’i vidheshin një numër i madh dokumentesh e librash. Vëllain e tij, Ramazanin, do t’ia vrisnin me tortura, në birucat e Sigurimit të Shtetit, në Burgun e Durrësit.

Më 4 janar 1994, komisioni i ngritur për evidentimin personave të zhdukur gjatë kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, (të vdekur në qeli pa qenë i dënuar me gjyq dhe të pushkatuarve pa gjyq), vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq të Ramazan Jellës, më 18 maj 1947, në dhomat e izolimit në Durrës. Po ashtu dhe të birin Jusufin, do t’ia burgosnin. Jusufi lindi më 1922, në Tiranë.

U arrestua më 26 maj 1945, dhe më 27 qershor të po atij viti, me vendim nr. 3, Këshilli Gjyqësor Special i Komandës I-rë, e dënoi si “organizator të grupeve të dezertimit” dhe “si nxitës të dezertimit”, dhe e dënoi me vdekje. Më 4 korrik 1945, me vendim nr. 168, Gjykata e Lartë ia zbriti dënimin në burgim të përjetshëm. Me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 14 vjet heqje lirie.

Vetëkuptohet sa i dërrmuar doli Rexhepi prej burgu. Nuk do të mjaftoheshin me kaq, por do ta dërgonin me punë të rëndomtë në një fshat të thellë të Kavajës. Atje nuk kishte të drejtë as për pension e, as për triskë buke. Në çfarë kushtesh mjerane u katandis ky kolos intelektual, që s’kishte bërë asgjë tjetër, vetëm t’i shërbente atdheut.

Shtatë vitet e fundit të jetës së tij, s’mundi dot as ta shihte më Tiranën e tij, sepse lufta e klasave qe e kurdohershme, edhe për çdo lëvizje të tijën, ai duhej ta deklaronte në Degën e Punëve të Brendshme. Kështu për të mos vënë më në siklet miqtë e tij, vendosi të mos vinte më në Tiranë. Vdiq në vitin 1974 në varfëri të plotë dhe i harruar nga të gjithë. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur unë i dorëzova Feçorit raportin për nusen e djalit të Mehmet Shehut, për sjelljet e saj në Durrës dhe takimin në det, me një francez me varkë, ai...”/ Dëshmia në hetuesi, e ish-zv/drejtorit të Sigurimit

Next Post

“Mësuesja jonë e rusishtes, në gjimnazin e Shkodrës, bukuroshja nga Odesa, me atë portret magjepsës dhe trup të derdhur, si balerinat e ‘Balshoj Teatër’, na mahniste...”/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
“Mësuesja jonë e rusishtes, në gjimnazin e Shkodrës, bukuroshja nga Odesa, me atë portret magjepsës dhe trup të derdhur, si balerinat e ‘Balshoj Teatër’, na mahniste…”/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti

“Mësuesja jonë e rusishtes, në gjimnazin e Shkodrës, bukuroshja nga Odesa, me atë portret magjepsës dhe trup të derdhur, si balerinat e ‘Balshoj Teatër’, na mahniste...”/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!