• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, January 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mendimet e disa delegatëve, për të qëndruar në Lushnje, sa të stabilizohej situata e krijuar nga qeveria e Durrësit, i kundërshtoi Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, i cili…”/ Refleksionet e politikanit të njohur

Kalendari Historik 21 Janar
Memorie.al ekrem spahiu
“Mbajti me bukë Enverin në Paris, por ai e shpërbleu me 10 vite burg në Burrel dhe roje te derrat në Gosë …”/ Dëshmia e nipit, për senatorin e deputetin
“Sheh Karbunara, ai që firmosi pavarësinë më 1912-ën, hapi Kongresin e Lushnjes, mik i ngushtë i Nolit, u arrestua nga Enver Hoxha dhe…”/ Historia tragjike e klerikut të famshëm, që u pushkatua bashkë me të birin
Kongresi i Lushnjës, Jetësim i pavarësisë së Shqipërisë, gur themeli i parlamentarizmit
“Dy vëllezërit i kisha “Dëshmor të atdheut”, ndërsa babai dhe vëllai tjetër, u burgosën si “armiq të popullit” pasi…”/ Dëshmia e regjisorit të Estradës së Lushnjes

Nga Ekrem Spahiu

                      -Me rastin e 105 vjetorit të Kongresit të Lushnjës, që jetësoi pavarësinë e Shqipërisë

Memorie.al / Pas afro 8 vjetësh pikëpyetjesh për ekzistencë, që nga themelimi i shtetit shqiptar, Shqipërisë i duhej një institucion shpëtimi. Për më tepër, si shtet evropian, duhet të orientohej për nga institucionet evropiane, përndryshe do të mbetej e huaj për Evropën. Vullneti kombëtar e kërkoi që ky institucion shpëtimi e orientimi, të ishte Kongresi i Lushnjës. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912, është zhvillimi më madhor në historinë e kombit shqiptar, sepse përbën zgjidhjen e çështjes jetike të fatit të ekzistencës së mëtejshëm të kombit përmes aktit të pavarësimit dhe krijimit të shtetit, si instrument i fuqisë dhe i përfaqësimit të tij.

Evropa e formësuar më së shumti mbi ekuilibrat gjeopolitikë dhe më pak mbi vlerat, do ta linte Shqipërinë jo vetëm të përgjysmuar, por edhe e dyshuar për t’u vetëqeverisur. Prandaj qeverisjen e saj, do t’ia besonte një të huaji, Princ Widit, gjerman, qeverisja e të cilit nuk do t’i shpëtonte dot pështjellimeve të pamëshirshme të Luftës së Parë Botërore.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kateri silurues i yni, hapi zjarr ndaj anijes italiane ‘Zeus – 2’, e cila vjen me misione zbulimi, ka motoskaf, mitroloz dhe mjete radiollokative…”/ Zbulohen dokumentet sekrete për incidentin në brigjet e Sazanit, prill 1970

“Ai që mori përsipër lëvizjen e Mbretit Zog nga Franca drejt Anglisë, ishte vetë Ian Flemming, agjenti i famshëm britanik dhe autori i librave mbi ‘James Bond’, i cili…”/ Libri i panjohur i autorit britanik, Neil Rees

Në këto pështjellime, Traktati i fshehtë i Londrës i vitit 1915, do t’i vinte vulën e asgjësimit edhe asaj Shqipërie gjysmake që kishte mbetur. Në këto rrethana, intuita kombëtare do të rri zgjohej. Kongresi i Durrësit i vitit 1918, do të ishte një përpjekje për ta mishëruar këtë nerv të kombit, duke riafirmuar shtetin, edhe pse me përfaqësim të cunguar.

Një vend vlerash si SHBA-ës dhe Presidenti i saj vizionar Uillson, në Konferencën e Paqes të vitit 1919 në Paris, do të bëhej mburoja e kombeve të vegjël, midis tyre edhe kombit shqiptar. Sidoqoftë, si çdo komb edhe shqiptarët duhet t’i rimerrnin vetë në dorë fatet e tyre dhe kjo orë erdhi në Kongresin e Lushnjës, i cili u mbajt më 21 janar 1920.

Kongresi i Lushnjës ribashkoi firmëtarë të pavarësisë, emra të njohur të elitës kombëtare, të patriotizmit tradicional shqiptar, fetarë e intelektualë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, si: Sulejman Delvina, Iljaz Vrioni, Abdi Toptani, Ndoc Çoba, Aqif Pashë Elbasani, Luigj Bumçi, Mehmet Konica, Dr. Turtulli, Hoxhë Kadria, Sotir Peci, Ali Riza Kolonja, Eshref Frashëri, Idhomene Kosturi, etj.

Mbi këtë bazë të gjerë përfaqësuese, në vazhdën e vendimeve të Kuvendit të Vlorës, vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913 dhe të statusit të përcaktuar ndërkombëtarisht për qeverisjen e shtetit shqiptar nga Princ Vidi, Kongresi rikonfirmoi vijimësinë e formës së regjimit. Derisa të zgjidhej çështja e Mbretit, u vendos të krijohej; “Këshilli i Naltë”.

Ky Këshill do të përfaqësonte kryetarin e shtetit shqiptar deri sa ky, ashtu si edhe forma e regjimit, të përcaktoheshin përmes thirrjes së një asambleje kushtetuese. Me krijimin dhe përbërjen e Këshillit të Naltë, kongresi përcolli mesazhin e gjithë përfshirjes – një kriter ky i domosdoshëm për një qeverisje legjitime.

Paralelisht, Kongresi zgjodhi edhe një Këshill Kombëtar, (i cili u quajt edhe senat), i përbërë prej 37 anëtarësh, me atributet e parlamentit. Nisur nga fakti që ky Këshill plotësonte funksionet e parlamentit, me të drejtë vlerësohet se me këtë zhvillim historik, fillon edhe historia e parlamentarizmit në Shqipëri.

Kongresi zgjodhi qeverinë e re të kryesuar nga Sulejman bej Delvina, në përbërje të së cilës përfshihen Ministria e Brendshme, Ministria e Luftës dhe një sërë ministrish të tjera të domosdoshme për një qeverisje të kohës, si institucione bazë për realizimin e politikave të qeverisë, duke i dhënë kështu kuptim atributit shtetëror të sigurisë së brendshme dhe të jashtme.

Kongresi i Lushnjës hodhi bazat e sigurta për një qeverisje përfaqësuese të spektrit kombëtar, e dalë vetëm nga organet legjitime të popullit shqiptar dhe me shkallën më të lartë të besueshmërisë. Kongresi e rikonfirmoi Shqipërinë plotësisht nën juridiksionin e vet politik dhe administrativ, duke hedhur një hap vendimtar për sigurinë e zbatimit të politikave të vendosura prej tij.

Ndër vendimet kryesore të Kongresit ishte edhe hartimi edhe miratimi i një dokumenti (Statuti i Lushnjës), për funksionimin e Këshillit të Naltë dhe pushteteve të tjera. Nisur nga gjerësia dhe përmbajtja e këtij Statuti, mund të thuhet se ai përbën kushtetutën e parë të shtetit shqiptar. Shpallja në atë Statut e Tiranës si kryeqytet, përbën një dimension të ri qeverisjes së shtetit shqiptar, në ndryshim nga paraardhësit, të cilët konsideronin të tillë rezidencën e vet.

Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës. i kushtoi vëmendjen e duhur pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Më 12 tetor 1920, u dorëzua kërkesa zyrtare. Asambleja e Përgjithshme e Lidhjes së Kombeve e pranoi Shqipërinë më 17 dhjetor 1920, si anëtare të Lidhjes. Ky pranim kishte një rëndësi të dyfishtë, sepse me të ripohohej njohja ndërkombëtare e shtetit shqiptar dhe së dyti, pranimi përbënte aktin zyrtar të njohjes së qeverisë së Tiranës, nga ndërkombëtarët.

Një Kongres vizionar si Kongresi i Lushnjës do të mendonte strategjikisht edhe për kryeqytetin e vendit, prandaj, mbi këtë bazë, vendosi Tiranën për kryeqytet të Shqipërisë. Mendimet që shfaqën disa delegatë, për të qëndruar në qytetin e Lushnjes deri sa të stabilizohej disi situata anarkike e krijuar nga qeveria e Durrësit, i kundërshtoi hapur Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, i cili iu drejtua delegatëve: “Vendimet e Kongresit do të zbatohen domosdo dhe pa vonesë. Kjo gjë lyp guxim dhe punë, prandaj unë po nisem për në Tiranë”. Pengesave që iu krijuan ai i kapërceu me guxim, trimëri dhe këmbëngulje: “Unë nuk njoh tjetër autoritet, përveç Kongresit të Lushnjës”.

Si delegatët e Kuvendit Kombëtar të Lushnjës, ashtu edhe qeveria që doli nga ai Kongres, ishin të vetëdijshëm për detyrat e vështira që i prisnin, por ata ishin të vendosur për t’i përballuar të gjitha vështirësitë. Për këtë ishte i domosdoshëm bashkimi i të gjitha faktorëve kombëtarë. Prandaj, në cilësinë e një Ministri, përkatësisht Kryetari i Komitetit “Mbrojtja e Kosovës”, Hoxhë Kadria (Prishtina), u zgjodh të ishte nga Kosova.

Nisur nga kritere historike, vlerësohet se Kongresi i Lushnjës jetësoi pavarësinë e Shqipërisë dhe vuri gurin e themelit të parlamentarizmit, si një tipar politik që krahas gjeografisë, do ta afronte Shqipërinë edhe institucionalisht me kontinentin, të cilit i përket.

Kongresi rikonfirmoi identitetin kombëtar dhe krijoi një realitet të ri politik dhe historik për popullin shqiptar. Ai zyrtarizoi vijimësinë konstitucionale të shtetit shqiptar, e cila do të vendosej në themel të qëndrueshmërisë së tij, në vitet dhe ngjarjet që u zhvilluan më pas. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pas takimit me Mbretin Zog në Egjipt, Sali Myftija me të birin Fuadin, u vendosën në SHBA-ës, ku filluan të ngrinin dy qendra të besimit islam, por Sigurimi i Shtetit nga Tirana...”/ Historia e panjohur e klerikut antikomunist

Next Post

“Monumenti ‘Toka jonë’, në qendër të Lushnjes, poshtërues, artistikisht mediokër, politikisht i dëmshëm dhe historikisht i falsifikuar, duhet zhdukur...”/ Reportazh dhe refleksionet e shkrimtarit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Sipas porosisë së Enverit, kur lëshuam një katër-silurues në liqenin e Pogradecit, të gjithë pushuesit, në Ohër e Strugë, deri te vila ‘Biljana’e Titos, u tmerruan, pasi …”! / Rrëfimi i ish-zv. ministrit të Mbrojtjes
Dossier

“Kateri silurues i yni, hapi zjarr ndaj anijes italiane ‘Zeus – 2’, e cila vjen me misione zbulimi, ka motoskaf, mitroloz dhe mjete radiollokative…”/ Zbulohen dokumentet sekrete për incidentin në brigjet e Sazanit, prill 1970

January 24, 2026
“Ai që mori përsipër lëvizjen e Mbretit Zog nga Franca drejt Anglisë, ishte vetë Ian Flemming, agjenti i famshëm britanik dhe autori i librave mbi ‘James Bond’, i cili…”/ Libri i panjohur i autorit britanik, Neil Rees
Dossier

“Ai që mori përsipër lëvizjen e Mbretit Zog nga Franca drejt Anglisë, ishte vetë Ian Flemming, agjenti i famshëm britanik dhe autori i librave mbi ‘James Bond’, i cili…”/ Libri i panjohur i autorit britanik, Neil Rees

January 23, 2026
“Nga era e fortë u shemb çatia e repartit në fshatin Risili, ku mbetën të vdekur ushtarët dhe oficerët…”/Zbulohen raportet sekrete për ciklonin apokaliptik që përfshiu Jugun e Shqipërisë, në prill 1970
Dossier

“Nga era e fortë u shemb çatia e repartit në fshatin Risili, ku mbetën të vdekur ushtarët dhe oficerët…”/Zbulohen raportet sekrete për ciklonin apokaliptik që përfshiu Jugun e Shqipërisë, në prill 1970

January 23, 2026
“Enver Hoxha vdiq më 11 prill ‘85, një muaj pas ardhjes së Gorbaçovit në pushtet, zia në Shqipëri zgjati 9 ditë, por përveç Castros, Çausheskut dhe Kim Il Sung, ngushëllimet…”/ Shkrimi i panjohur e gazetarit rus
Dossier

“Enver Hoxha vdiq më 11 prill ‘85, një muaj pas ardhjes së Gorbaçovit në pushtet, zia në Shqipëri zgjati 9 ditë, por përveç Castros, Çausheskut dhe Kim Il Sung, ngushëllimet…”/ Shkrimi i panjohur e gazetarit rus

January 23, 2026
“Kur u mor vesh se, ne gratë e personelit të ambasadave të huaja në Tiranë, kishim organizuar një llotari, më thirri në zyrë shefi i madh dhe…”/ Historia e lotarive klandestine, që shteti i dinte, por s’i ndaloi dot kurrë!
Dossier

“Në Pukë, dëbora arrin në 4 m., në Laç, era rrëzoi 21 shtylla tensioni, oretku zuri 17 veta në Dibër, në Lezhë ngordhën 6500 zogj pule, Vlora u përmbyt…”/ Zbulohen raportet sekrete për motin e keq, dhjetor ‘73

January 22, 2026
“Gjatë periudhës së Enver Hoxhës, fëmijët shqiptarë, i perceptonin shishet Coca-Cola që lundronin përgjatë lumit Buna nga Jugosllavia fqinje, si…”/ Reportazh në Shqipërinë e pas viteve ’90-të
Dossier

“Gjatë periudhës së Enver Hoxhës, fëmijët shqiptarë, i perceptonin shishet Coca-Cola që lundronin përgjatë lumit Buna nga Jugosllavia fqinje, si…”/ Reportazh në Shqipërinë e pas viteve ’90-të

January 22, 2026
Next Post
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

“Monumenti ‘Toka jonë’, në qendër të Lushnjes, poshtërues, artistikisht mediokër, politikisht i dëmshëm dhe historikisht i falsifikuar, duhet zhdukur...”/ Reportazh dhe refleksionet e shkrimtarit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme