• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, November 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pushkatuam 65 ballistë në Lushnje, por gabuam dhe faji kryesor është i imi personalisht, pasi i dehur…”/ Historiani i njohur publikon letrën e Mehmet Shehut, për masakrën e 30 tetorit 1943

“Si e varën në litar, Nezir Muzhaqin, komandantin e ‘Ballit Kombëtar’ për Elbasanin, me vendimin e Gjykatës së Lartë Ushtarake, pasi…”/ Ish-i dënuari politik, publikon dokumentin
“Pushkatuam 65 ballistë në Lushnje, por gabuam dhe faji kryesor është i imi personalisht, pasi i dehur…”/ Historiani i njohur publikon letrën e Mehmet Shehut, për masakrën e 30 tetorit 1943
“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Kur Sigurimi i Shtetit, sipas orientimeve të oficerëve të KGB-së, i propozuan Hamit Matjanit, që të vazhdonte lojën me amerikanët, ai…”/ Historia e panjohur rebelit antikomunist
“Përse Enveri vendosi  të eliminonte Hysniun dhe Mehmetin që në vitin 1973, …”/ Dëshmitë e rralla të kolonelit, njeriut më besnik të ish-kryeministrit Shehu
Letra për Hysni Kapon: “Tuk Jakova thotë se nuk mund të punohet më me Enverin, i duhet vënë fshesa gjithë Byrosë, se…”/ Raporti i Sigurimit me përgjimet e “Tomorri”-t në 1957-ën

Nga Kastriot Dervishi 

Memorie.al / Pas grisjes së ‘Marrëveshjes së Mukjes’, si dhe pas mbarimit të Konferencës së Labinotit në shtator 1943, komunistët nisën zyrtarisht luftën civile. Nën drejtimin e jugosllavëve Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, ata shkaktuan vendit një prej tragjedive më të llahtarshme të vërejtura më parë, me pasoja të rënda edhe për unitetin kombëtar. Fill pas Labinotit, vrasjet u bënë dukuri e zakonshme. Sekretari organizativ i PKSH-së, Koçi Xoxe, i shkruante më 3.10.1943, sekretarit të përgjithshëm të partisë, Enver Hoxhës, ndër të tjera: “Përveç goditjeve që u dhamë (ballistëve-shënim), po i ndjekim këmba-këmbës për shfarosje. Sa për luftën me gjermanët, pothuajse hiç”.

Lufta ndaj jo komunistëve u bë qëllimi i vërtetë i asaj që duhej të ishte luftë kundër pushtuesit. Më 21 tetor 1943, Brigada e Parë Sulmuese (partizane) komuniste, nën drejtimin e Dushan Mugoshës, në Golem të Lushnjës, sulmoi fuqitë balliste të Isa Manastirliut, Hamit Matjanit, Tefik Sfirit dhe Hajdar Cakranit.

Thuhet se fuqia balliste, ishte 400 persona dhe prej tyre u vranë 10-15 veta. Shumë fshatarë u zunë robër. Me urdhrin e Dushan Mugoshës dhe Mehmet Shehut, u pushkatuan rreth 80 robër (Mehmet Shehu thotë; 60).

Gjithashtu mund të lexoni

“Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër dhe atë kosovar, kurse Antoni Athanas…”/ Vizita së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990

“Ministrat e ashpër komunistë, Stefani i ministrisë së Brendshme dhe Murra i Mbrojtjes, humbën postet e tyre bashkë me disa anëtarë të moshuar nga Byroja Politike…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Këta ballistë ishin nga fshatrat: Remas, Kryekuq, Grabian, Shënkollas, Kalush, Gur, Shënpremte, Sulzotaj, Biçak (prej këtij fshati ishin më pak se 50 të pushkatuar). Nisur nga kjo ngjarje, me anë të një trakti të datës 26 tetor 1943, ‘Balli Kombëtar’ njoftonte se; “vëllavrasja kishte filluar”.

Në lidhje me masakrën e Lushnjës, komandanti i Brigadës së Parë, Mehmet Shehu, informon me një letër të posaçme, (shiko faksimilen) të cilën po e publikojmë më poshtë, të plotë.

Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare

Kur ishim në Dumre, unë u nisa me 2 batalione të brigadës dhe me 3 mortaja, për të përballuar bashibozukët e Isa Manastirlliut, Hamit Matjanit, Tefik Cfirit e Hajdar Cakranit. Kur shkova pranë Lushnjës, ballistët ishin në Myzeqe, kështu bëmë përgatitjet për t’i rënë Lushnjës.

Porse para se t’i binim Lushnjës, me forcat e Brigadës dhe të Lushnjës, Isa Manastirlliu, na doli befas nga krahu i djathtë, për të marrë krahët neve, ndërsa Hamit Matjani, mendonte të na merrte krahun e majtë, nga Kosova. Neve u detyruam t’u përgjigjemi menjëherë. U ramë befas dhe i shpartalluam të 400 bashibozukët ballistë: 172 robër, 10-15 të vrarë.

Robërit i gjykuam. Gjyqi përbëhej prej meje, nën komisarit të komandës vendit Lushnjës dhe një partizani të batalionit të parë, të brigadës. Neve (gjyqi) vendosëm ekzekutimin e 65 ballistëve. Të tjerët, 29 vullnetarë, për Brigadë dhe batalione të vendit, të tjerët u liruan të çarmatosur.

Me të vërtetë që Ballit i u dha një grusht i fortë me ekzekutimin e 65 ushtarëve të tij (çerdhe të Hamit Matjanit dhe luftëtarë kundër nesh, me armë, kusarë, kriminelë e grabitës të popullit), porse mua më duket se kam qenë gabuar, kemi ekzekutuar, kemi qenë shumë të rreptë.

Do të mjaftonte pushkatimi i 15-20 ballistëve, nga më përgjegjësit. Porse këtë radhë, gabimi, faji kryesor, është imi personalisht, mbasi gjyqi kryesohej prej meje dhe, deri diku, të 2 anëtarët e tjerë, kanë qenë influencuar prej meje.

Unë, i dehur relativisht nga urrejtja kundër ballistëve tradhtarë, i revoltuar nga krimet dhe tradhtitë e tyre, i rrëmbyer nga temperamenti mikroborgjez i çasteve, qesh i mendimit, për këtë masë të pamasë!

Kjo ka rrjedhur edhe nga shkaku, se unë isha vetëm dhe shokët e tjerë të shtabit brigadës, ishin larg, s’munda të këshillohesha me ta, sepse s’premtonte koha.

Sikur shtabi i brigadës, të qe i gjithë pranë gjyqit, sigurisht që nuk do mbërrinin në ato përfundime. Gjurmët e këtij terrori, duhen zhdukur dhe shpresojmë se do ta zhdukim në të ardhmen.

Kjo do të vlejë shumë edhe për mua personalisht, që të mos nxitem herë tjetër, të jem më i matur e të mos lë të tërhiqem nga sentimentet dhe buçitjet e çasteve, që në mua shfaqen akoma si konsekuencë e një origjine mikroborgjeze, patriarkale, prapanike, mesjetare. Memorie.al

                           V.F. L.P.                    Të fala shoqërore,

                        30.X.1943                 Komandanti i Brigadës I

                                                              Mehmet Shehu

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nga vilat e ‘Bllokut’ e shtëpitë e pushimit, te ushqimet, pijet dhe pakot e kolitë e ardhura nga jashtë...”/ Zbulohet dokumenti për abuzimet e familjes Hoxha, Alia, Çarçani, etj., të udhëheqjes së lartë të PPSH-së

Next Post

“Kur më arrestuen në tetorin e ’89-ës, në Rragam, tuj dhanë meshë te shpia e mikut tim, Ndrecës, shoferi i Degës së Mbrendshme, një komunist lunatik, u tregu aq i egër, sa...”/ Dëshmia e ish-Ipeshkvit të Shkodrës

Artikuj të ngjashëm

“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990
Dossier

“Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër dhe atë kosovar, kurse Antoni Athanas…”/ Vizita së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990

November 7, 2026
“Jam dakord me mendimin e shokëve që të dal në pension, por në shtypin e huaj fliter për mua e për shokun Adil, si ‘kundërshtar i shokut Ramiz’…”/ Debatet e Manush Myftiut në plenum, 7 korrik ‘90
Dossier

“Ministrat e ashpër komunistë, Stefani i ministrisë së Brendshme dhe Murra i Mbrojtjes, humbën postet e tyre bashkë me disa anëtarë të moshuar nga Byroja Politike…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

November 6, 2026
“Ushtrinë s’e fusim dot me armë kundër demokratëve, por t’ju japim shkopinj dhe kamzhik komunistëve e të mobilizojmë Skraparin…”/ Biseda e Ramiz Alisë me Hekuranin e Xhelil Gjonin, 14 dhjetor ‘90-të
Dossier

“Për delegacionin e kryesuar nga shoku Ramiz Alia, që merr pjesë në OKB, i dërgoni urgjentisht edhe 50 mijë dollarë Misionit tonë në Nju Jork, sepse…”/ Zbulohet letra e Xhafer Spahiut, tetor ‘90  

November 7, 2026
Memorie.al
Dossier

“Sipas Mehmet Shehut, shumica e tokave në Shqipëri, do të mbillen me misër, por Mehmeti ka thënë më parë se misri është ushqim për derra, kurse sot u thotë; këtë do të hani…”/ Raporti i CIA-s në 1951

November 5, 2026
Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.
Dossier

Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.

November 5, 2026
“Besohet se nga 2000 deri në 4000 shqiptarë po marrin stërvitje paramilitare në kampe ushtarake në Jugosllavi, e cila ka lëshuar mbi Shqipëri një trakt kundër regjimit…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Besohet se nga 2000 deri në 4000 shqiptarë po marrin stërvitje paramilitare në kampe ushtarake në Jugosllavi, e cila ka lëshuar mbi Shqipëri një trakt kundër regjimit…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

November 6, 2026
Next Post
“Kur më arrestuen në tetorin e ’89-ës, në Rragam, tuj dhanë meshë te shpia e mikut tim, Ndrecës, shoferi i Degës së Mbrendshme, një komunist lunatik, u tregu aq i egër, sa…”/ Dëshmia e ish-Ipeshkvit të Shkodrës

“Kur më arrestuen në tetorin e ’89-ës, në Rragam, tuj dhanë meshë te shpia e mikut tim, Ndrecës, shoferi i Degës së Mbrendshme, një komunist lunatik, u tregu aq i egër, sa...”/ Dëshmia e ish-Ipeshkvit të Shkodrës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme