• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Tetor 2024

Kalendari Historik 1 Tetor 2024

1923 – Turqia, shpallet Republikë pas shpërbërjes së Perandorisë Otomane. Traktati i Lozanës i 24 korrikut 1923 çoi në njohjen ndërkombëtare të sovranitetit të “Republikës së Turqisë” të formuar rishtazi si shtet pasardhës i Perandorisë Osmane, dhe Republika u shpall zyrtarisht më 29 tetor 1923. Ankaraja gjithashtu u zgjodh si kryeqytet, pasi më parë këtë atribut e mbante Stambolli i cili, mbeti qyteti më i rëndësishëm pas saj. Mustafa Kemal Ataturk, do të ishte lideri i parë i Turqisë modern.

 

1950 – Vdes në Pallatin Mbretëror të Stockholmit, Gustav-i i V i Suedisë. Ai, ishte Mbreti i Suedisë nga viti 1907 deri në vdekjen e tij në 1950. Gustavi ishte djali më i madh i Mbretit Oscar II të Suedisë dhe Sophia-s së Nassau-t, motra e Adolphe, dukës së madh të Luksemburgut. Duke mbretëruar nga vdekja e babait të tij Oscar II në 1907 deri në vdekjen e tij 43 vjet më vonë, ai mban rekordin si, monarku më i vjetër i Suedisë dhe mbretërimi i tretë më i gjatë pas Magnus IV dhe Carl XVI Gustaf. Ai ishte gjithashtu monarku i fundit suedez që ushtroi ligjet e tij mbretërore, të cilat, u shfuqizuan zyrtarisht vetëm me ri miratimin e kushtetutës suedeze në 1974.

1956 – Fillon zyrtarisht Kriza e Kanalit të Suez-it. Ky operacion ushtarak, ishte një pushtim i Egjiptit në fund të vitit 1956 nga Izraeli, i ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Qëllimi ishte që të rimerrej kontrollin perëndimor i Kanalit të Suezit. Gjithashtu u synua heqja e Presidentin egjiptian Gamal Abdel Nasser, i cili sapo kishte nacionalizuar kanalin. Pasi filluan luftimet, presioni politik nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik dhe Kombet e Bashkuara çuan në një tërheqje të tre pushtuesve. Ky konflikt tregoi dobësinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës dhe forcoi pozitat e Nasser-it.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

1960 – Lindi në qytetin e Pejës, Kosovë Agim Çeku.  Gjeneral ushtarak dhe politikan shqiptar nga Kosova. Kryeministër i Kosovës nga viti 2006 deri në vitin 2008. Shef i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë muajve të fundit të Luftës së Kosovës, dhe me përfundimin e luftës mori drejtimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, po ashtu si gjeneral. Agim Çeku vendosi kontakte me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës rreth mesit të viteve ‘90. Ai dha dorëheqjen nga posti ne ushtrinë kroate në shkurt 1999. Më pas i bashkëngjitet UÇK-së ku caktohet shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Në ditët përmbyllëse të Luftës së Kosovës, UÇK-ja filloi t’i ofrojë NATO-s informata të rregullta si dhe të sulmojë forcat serbe për t’i vënë në pahë të avionëve të NATO-s. Me përfundimin e luftës në qershor 1999, Çeku mbikëqyri çarmatosjen e UÇK-së dhe transformimin e saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Si komandant i përgjithshëm i TMK-së, Çeku mbajti gradën gjeneral-leftnant. Serbia ende mban një fletë-arrest ndërkombëtar ndaj tij që nga luftimet në Krajinë që ka çuar deri te arrestimet e përkohshme në tetor 2003 në Lubjanë dhe në shkurt 2004 në Budapest. Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi ka bërë të ditur se ai nuk kërkohet për krime lufte.

1967 – Në Montreal të Kanadasë, ndodh Ekspozita Universale Expo 67. Ai u konsiderua të ishte panairi më i suksesshëm Botëror i Shekullit 20, me pjesëmarrësit më të shumtë deri në atë çast dhe 62 kombe që merrnin pjesë. Ai gjithashtu vendosi rekordin e një dite të pjesëmarrjes për një panair botëror, me 569.500 vizitorë në ditën e tretë. Expo 67, u mbyll në fund të saj me një bilanc pozitiv vizitorësh, Mbi 50 milionë njerëz, e vizituan këtë panair për një periudhë kohore prej 6 muajsh.

 

1969 – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpiket ARPANET. I ndryshe edhe si, Rrjeti i Agjencisë për Projektet e Kërkimit të Avancuara (ARPANET) ishte një rrjet i hershëm kompjuterik, i ndërrimit të paketave. Gjithashtu ai ishte dhe rrjeti i parë që zbatoi suitën e protokollit TCP / IP. Të dy teknologjitë u bënë baza teknike e Internetit. ARPANET u themelua fillimisht nga Agjensia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar (ARPA) e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara. Metodologjia e ndërrimit të paketave të ARPANET u bazua në koncepte dhe modele nga Paul Baran, Donald Davies, Leonard Kleinrock dhe Lawrence Roberts.

1971 – Lind në Minnesota, aktorja e famshme amerikane Winona Ryder. Gjatë karrirës së saj 33 vjeçare, Ryder ka debutuar në filmat, Bram Stoker Dracula, The Age of Innocence, Little Women, Girl Interrupted, etj. Winona Ryder, është nominuar me 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ka fituar vetëm tre prej tyre. Ajo është fituese e një çmimi Golden Globe dhe është nominuar për dy çmime Academy Award, një çmim BAFTA dhe katër Guild Awards të Aktorëve të Ekranit. Vitet e fundit ajo u përfshi në disa skandale mediatike.

1998 – Në brigjet e Oqeanit Atlantik, ndodh Uragani Mitch. Uragani Mitch ishte uragani i dytë më vdekjeprurës i Atlantikut në rekordin e tij, duke shkaktuar mbi 11,000 vdekje vetëm në Amerikën Qendrore. Mbi 7,000 humbën jetën në Honduras dhe 3.000 në Nikaragua. Këto dëme të mëdha në njerëz dhe materiale ndodhën, për shkak të përmbytjeve katastrofike nga lëvizja e ngadaltë e stuhisë. Dëmet ekonomike llogariteshin në 6 miliardë dollar. Mitch, ishte uragani më vdekjeprurës në historinë e Amerikës Qendrore, duke tejkaluar uraganin Fifi-Orlene, i cili vrau pak më pak njerëz atje në vitin 1974.

2004 – Më 29 tetor 2004, në orën 21:00 UTC, televizioni arab, Al Jazeera transmetoi fragmente që dyshohet se ishin nga një videokasetë e Osama bin Laden duke iu drejtuar popullit të Shteteve të Bashkuara. Në këtë video, ai pranon përgjegjësinë për sulmet e 11 shtatorit, dënon reagimin e qeverisë së Bush ndaj atyre sulmeve dhe i paraqet ato sulme si pjesë e një fushate hakmarrjeje dhe të motivuar nga dëshira e tij për luftë ndaj vendeve të Perëndimit. Analistët e lajmeve spekuluan se publikimi i videos u bë në kohën për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA 2004, të cilat do të zhvilloheshin katër ditë më vonë.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Po t’i bënim një skaner ‘mbretërimit’ të komandantëve të kampe-burgjeve, Çelo Arrëza, ‘guri i kandarit, do epej me siguri nga negativja, gjë për të cilën e vlerësoi Partia, kurse Haxhi Gora...”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik

Next Post

“Gjergj Kokoshi dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Arsimit, në janar ’45, pasi u përplas me Sejfulla Malëshovën, që ishte për arsimin masiv dhe...”/ Refleksionet e studiueses dhe historianes së njohur

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
“Gjergj Kokoshi, kishte besim tek misionet anglo-amerikane në Shqipëri dhe influenca e tyre mbi qeverinë e Enver Hoxhës, për t’i bërë presion, për shtyrjen e zgjedhjeve…”/ Libri i studiueses dhe historianes së njohur

“Gjergj Kokoshi dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Arsimit, në janar ’45, pasi u përplas me Sejfulla Malëshovën, që ishte për arsimin masiv dhe...”/ Refleksionet e studiueses dhe historianes së njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!