1929 – Në Bursën e Wall Street-it në New York, ndodh falimentimi i famshëm që njihet me emrin Black Thursday. Ajo, filloi në 24 tetor dhe vazhdoi deri më 29 tetor 1929, kur çmimet e aksioneve në Bursën e Nju Jorkut u rrëzuan. Ishte përplasja më shkatërruese e tregut të aksioneve në historinë e Shteteve të Bashkuara, kur merret parasysh masa e plotë dhe kohëzgjatja e efekteve të saj pas saj. Falimentimi, i cili pasoi rrëzimin e Bursës në Londër të Shtatorit, sinjalizoi fillimin e Depresionit të Madh 12-vjeçar që preku të gjitha vendet e industrializuara perëndimore.
1945 – Vdes në moshën 58 vjeçare, Kryeministri i Norvegjisë gjatë pushtimit nazist Vidkun Quisling. Nga 1942-1945 ai shërbeu si udhëheqës i Norvegjisë, duke drejtuar administratën shtetërore së bashku me guvernatorin nazist Josef Terboven. Qeveria e tij e bashkëpunëtore, pro-naziste, e njohur si regjimi Kuisling, u mbizotërua nga ministrat e partisë së tij të ekstremit të djathtë. Qeveria bashkëpunuese mori pjesë në gjenocidin e Zgjidhjen Finale ndaj hebrenjve. Me çlirimin e Norvegjisë, Quisling, u arrestua, u gjykua, dhe u dënua me vdekje, për shkak të politikave të tij të bashkëpunimit të ngushtë me gjermanët. Sot sinonimi i Quisling-ut, nënkupton një qeveri kukull që vepron nën urdhrat e pushtuesve.
1960 – Një raketë balistike shpërthen në kozmodromin e Baikonur-it në Bashkimin Sovjetik, duke lënë të vdekur rreth 100 persona. E njohur ndryshe dhe si katastrofa Nedelin, për shkak të vdekjes së Marshallit të ushtrisë Mitrofan Nedelin në këtë shpërthim, modeli i kësaj rakete R-16, shpërtheu kur motori i shkallës së dytë u ndez aksidentalisht, duke vrarë një numër të panjohur të personelit ushtarak dhe teknik që punonte në përgatitjet. Me gjithë madhësinë e fatkeqësisë, lajmi për këtë tragjedi u mbajt i fshehtë nga Kremlini zyrtar deri në vitin 1990.
1964 – Rajoni i Rodezisë së Veriut në pjesën jugore të kontinentit afrikan, shpall pavarësinë nga Britania e Madhe. E njohur ndryshe dhe si, Federata e Rodezisë dhe Nyasaland e formuar në vitin 1953, ishte jashtëzakonisht jo-popullore midis shumicës dërrmuese afrikane. Kjo për shkak të sundimit të ashpër të popullsisë evropiane ndaj asaj me ngjyrë. Formimi i saj nxitoi thirrjet për sundim të mazhorancës. Si rezultat i këtij presioni, vendi u bë i pavarur në vitin 1964 , me emrin që njihet zyrtarisht dhe sot si Zambia. Kryeqyteti i Zambia-s u shpall Lusaka.
1966 – Lind në Saratov të Rusisë, miliarderi i famshëm ruso-izraelit, Roman Abramovich. Abramovich është pronari kryesor i kompanisë private të investimeve, Millhouse LLC, dhe njihet më së shumti jashtë Rusisë si pronar i Chelsea F.C. një nga klubet e futbollit më të suksesshme në Premier League. Ai ishte ish guvernator i Krahinës Autonome të Chukotka-s nga 2000 deri në 2008. Sipas Forbes, vlera neto e Abramovich ishte 12.9 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2019 , duke e bërë atë personin më të pasur në Izrael, 11-të më të pasurit në Rusi dhe personin e 120-të më të pasur në botë. Gjithashtu Abramovich njihet edhe për bamirësitë dhe filantropinë e tij jo vetëm në Chukotka, por edhe më gjerë.
1990 – Për herë të parë pas gati gjysmë shekulli, Kryeministri italian Giulio Andreotti, pranoi publikisht para senatit, ekzistencën e Operacionit Gladio. Ky operacion i fshehtë ushtarak do të fillonte pas Luftës së Dytë Botërore në mjaft vende të Evropës Perëndimore, veçanërisht në Itali. Gladio kishte si qëllim, ndalimin me çdo lloj mjeti dhe mënyre të përhapjes së ideve komuniste në këto vende. Ky operacion i fshehtë do të përfshinte CIA-n dhe disa shërbime inteligjente evropiane në një sërë aksionesh klandestine, për ndalimin e përhapjes së ndikimit sovjetik në Evropë dhe Mesdhe.
2004 – Pas gati 50 ndeshjesh të futbollit pas asnjë humbje, ekipi i Arsenal F.C. më në fund pëson humbjen e parë. Kjo humbje do të ndodhte përballë skuadrës së Manchester United-it në derbin e famshëm të Anglisë. Ky rekord fitoresh, do të klasifikohej nga specialistët e futbollit, si një ndër më të vështirët për tu thyer, sidomos në kampionatin anglez të futbollit, Premier League. Të mbiquajtur ndryshe edhe si Thë Invincibles (të pathyeshmit), ekipi i Arsenalit në sezonin 2003-2004 drejtohej nga Arsene Wenger, dhe kishte në përbërje lojtarë si, Henry, Bergkamp, Viera, etj.