• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, July 31, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Popullin, nga nji për shpi të Mirditës, s’munden me e mbledhë krenët, vetëm Gjomarku, pasi…”/ Zbulohet ‘Kanuni i Shtëpisë së Gjomarkut’ të Oroshit, me 53 nenet e panjohura dhe të pabotuara kurrë

“Gjon Marka Gjoni me të birin, bëjnë jetë vështirë, pa banesë, pa duhan, Kol Bib Mirakaj, me lëmosha, kurse Vërlaci e Koliqi, janë në kushte të mira…”/ Zbulohet dosja e UDB-së, për emigracionin shqiptar
“Në katundin Theth të Shalës, delegacioni i Lugut të Drinit, bujti në kullën e madhe të Sadri Lukës, ku ju bë një pritje tipike shqiptare, por i zoti i shtëpisë…”/ Historia e panjohur e Pren Nikoll Mrijajt
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
“Të gjashtë kufomat i lanë në qendër të Rrëshenit, ku populli i pështynte, godiste me shkelma dhe me gurë…”/ Historia e panjohur e vrasjes së “kriminelëve” në Mirditë, 12 prill 1950
“Kapedani i Mirditës, Gjon Markagjoni, nga Roma, i’u dërgoj një thirrje bashkatdhetarëve të tij në Shqipni, ku thuhej…”/ Veprimtaria e ‘Bllokut Indipendent’
“Komandanti i ‘Batalionit Shëtitës’ që neutralizoi kryengritjet antiqeveritare dhe, vdiq duke peshkuar.…”/ Historia e dhimbshme e majorit besnik të Zogut

Nga Tom Mrijaj

Ismail Kadare: “Kulla e Gjomarkut, s’kish as polici, as zyrtarë e megjithatë, krejt krahina, ishte nën zotërimin e saj”. “

Memorie.al / Kryevepra kombëtare “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, i kodifikuar për 30 vjet nga Atë Shtjefën Gjeçovi, me 1263 nene, u botua për herë të parë Kuvendi Françeskan i Shkodrës, në vitin 1933, katër vjet pas vrasjes së At Gjeçovit. Poeti ynë kombëtar, At Gjergj Fishta, në parathënie, e vlerësoi kanunin, si thesarin më të çmuar kombëtar, i cili u ruajt me shekuj në kullën e Gjomarkut në Orosh të Mirditës. Gjithashtu shkrimtari Ismail Kadare, në veprën “Prilli i thyer”, thotë: “Kulla vetë s’kishte as polici, as zyrtarë e megjithatë, krejt krahina, ishte nën zotërimin e saj”.

Përveç “Kanunit të Lek Dukagjinit” dera e Gjomarkut kishte edhe rregulloren e saj, që i takonte familjes së Gjomarkut, me 53 nene, të pabotuara gjer më sot, e që u dhanë nga vetë Kapedan Ndue Gjomarku. Edhe këto nene, janë të ruajtura në shekuj në kullën e Gjomarkut. Mirdita ka 25 krenë të para, të cilit n’ushtim të kanunit, quhen pleq:

Gjithashtu mund të lexoni

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960

“Afrimi i ditës së lirimit, për të burgosurit politikë, shoqërohej detyrimisht nga një ankth i madh, pasi nuk e dije aspak, se pas daljes nga dera e hekurt, mund të të priste…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

Këtu po rreshtojmë shpijat e krenëve të parë, me Gjomarkun në krye:

Oroshi: Shpija e Bushit, e Kolës, Gjatë e Gjergj Dodës (Gegë Dodës), e Kokës.

Bajraktar, shpija e Mark Prengës.

Fani: Shpija e Tuç Dodës, E Gjok Boçit, e Shkurt Prengë Ndrecës dhe e Gjegj Dodës (Gegë Dodës).

Bajraktar, shpija e Nikoll Ndrecës.

Dibrri: Shpija e Mark Zef Ndocit, Paluc Preng Gjonit, Llesh Kol Dedës, Kel Ndoc Dedushit, Pal Gjin Gjokës, Bardhok Totrrit, Mark Boçit, Dod Llesh Bicës.

Bajraktar, Jak Frroku.

Spaçi: Shpija e Ndoc Ndrecës, Gjok Dodë Lleshit, Pal Gjon Laskës, Per Ded Ndojit.

Bajraktar, Gjetë Bajraktari.

Kushneni: Shpija e Frrok Preng Nikollit, Mark Çup Nikollit, Ndue Preng Nikollit.

Bajraktar, Ndue Bajraktari.

Dera e Gjomarkut me Kanu

  1. Dera e Gjomarku’-t, asht Reza e Knanunit. Përtej saj, s’ka pëvetje.
  2. Gjomarku, nuk shkon kurrë për plak. Pleq janë krenët, të trashëguem djalë mbas djali.
  3. Gjomarku nuk i përzihet me Kanu krenvet, vetëm atëherë kur shef se krenët, e kapërcejnë kufinin e drejtësisë.
  4. Në të premë të gjyqit, palët ngatërruese, i thonë Gjomarkut: “Sa qofsh, pleqnofsh!”
  5. Zabitnamën (të pajtuemit e gjaqeve), s’munden me e ba, as të gjithë krenët bashkë, vetëm Gjomarku.
  6. Popullin, nga nji për shpi të Mirditës, s’munden me e mbledhë krenët, vetëm Gjomarku.
  7. Po s’ranë pleqt dakort (n’ujdi), shkojnë te Gjomarku, me u gjykue.
  8. Po s’pranuan gjyqin e pleqve, palët ngatërruese, shkojnë te Gjomarku, por bashkë me pleqtë.
  9. Me e pa Gjomarku, gjyqin e pleqve të drejtë, nuk e prek gjyqin e tyre. Po s’qe i drejtë, atëherë vendos Gjomarku.
  10. Gjomarku nuk merr kurr gjoba, sepse nuk e lanë krenët.
  11. Gjomarku ka të drejtë me nderue krenët, por kurrë pa arsye e, mos me e kalue vllaznin as fisin, vetëm në rasa jashtëzakonisht të rëndësishme (nevojshme).
  12. Në zabitnamë, Gjomarku ka për roje personale, 25 djelm, të gjithë oroshas.
  13. Në luftë, ka 50 djem, roje personale.
  14. Në rasë rreziku, Gjomarku shpërndan kasnecët (lajmdhanësat) me lajmue bajraktarët, për të mbledhë popullin, burrë për shpi e, me u gjetë në Sh’Pal.
  15. Pengu i Gjomarkut, asht në dorë të krenvet.
  16. Me ra krenët në kundërshtim me Gjomarkun, Gjomarku mbledh popullin, burrë për shpi, e vendimit të popullit, Gjomarku i rrin.
  17. Itifakun (lidhjen e besës), e përgjithshëm, s’munden me e vu, as krenët të gjithë bashkë, vetëm Gjomarku.
  18. Kanuni ka lidhjen e besës, e cila vehet për nji vjet, deri me tri vjet, me sanksione të rrebta: deri në batare (pushkatim).
  19. Me i hjekë kanunit lidhjen e besës, kanu s’ka. Besa e gjasë dhe e çobanit, nuk ekziston me Kanu.
  20. Mirdita thotë: Gjomarkut nuk i kam kurrfarë borxhi, vetëm nji kaptinë (nji burrë për shpi).
  21. Mirdita ka 25 krenë të mëdhaja e, 25 krenë të vogla, e quhen në të premë gjyqi, pleq e strapleq.
  22. Bajraktari vjen mbas krenëvet, por prin në luftë.
  23. Në kohë lufte, bajraktari ka 50 djelm roje personale, e quhen roja e bajrakut. Me u ligshtue ose, me ikë bajraktari, cilido që ta kapë bajrakun, e prin, mbetet bajraktar. Me u shitue (plagosë randë), ose me mbetë (dekë) në luftë, kushdo kapë bajrakun, e prin, nuk mbetet bajraktar, se nera asht e bajraktarit të shituem, ose të dekun.
  24. Pasunia e patundshme (prona), e Gjomarkut, asht e caktueme me gur e kufi, si çdo pronë tjetër.
  25. Gjomarku ka hyse (pjesë), në kojri të katundit e, në bjeshkë të Bajrakut.
  26. Damit të bamë, Gjomarku do t’i përgjigjet. Dami çmohet.
  27. Gjomarku ka të drejtë, në rend të mullinit, të farkës e të valanicës. Ujemin e hakun e farkatarit e të valanicës, do ta paguej.
  28. Gjomarku do të qesë puntorin, për punë angarije.
  29. Ka hyse në vade. Rendi i vades, caktohet në prandverë, simbas tokës së punueme, prej të lemit të diellit e, në perëndim të diellit.
  30. Fejesën, me marrë ose me dhanë, Gjomarku e lidh me shej, 5 groshë e unaza (me pare të reja unaza e, nji napolon ari tingllues).
  31. Darsmen, me marrë nusen, me krushqë; 12 krushq e, i zoti i shpisë, me kalin e nuses e, dashin e krushqvet mbrapa.
  32. Nana e cucës (vajzës), përcjell cucën nuse, për në shpi të dhandrrit e, quhet krushkë. Krushka flen me të bijën dy net e, mandej kthehet në shpi të vet.
  33. Gjobat e mbledhuna në Zabitnam, Gjomarku i ndan për gjysëm me krenët, e krenët i ndajnë ndër veti. Me gjysmën qi merr Gjomarku, ai do të shpërblejë djelmt qi ka me vete, do të paguej sa kafe harxhohet dhe tagjinë e kalit ose, kuajve.
  34. Paria e Derës Gjomarkut dhe e Mirditës, i përket djalit të parë të vllaut të parë, me të leme, por krenët zgjedhin ma të zotin, për urti, matuni e, njohës të Kanunit.
  35. Gjaku i Gjomarkut, baraz me çdo gjak. “Shpirt për shpirt, se duken e ka falë Zoti”, – thotë Kanuni.
  36. Me iu shënue beja Gjomarkut, njehet për 24 poronikë, kurse krent, njehen për 12 poronikë, ashtu edhe prifti.
  37. Në çdo vend e kuvend, Gjomarkut i përket kryet e vendit.
  38. Fetarëve, priftit e hoxhës, u lëshohet kryet e vendit, për nderim të misionit të tyre, por jo sepse u përket.
  39. Auktoriteti ma i naltë me Kanu, asht zani i popullit (vox populi vox dei), ka një për shpi (ka nji zot shpie), e mund të rrxojë edhe vendimin e krenvet. ‘Djelmnija e Shalës’ – nuk ekziston me kanu.
  40. Secili bajrak, ka krent e veta. Krent e bajrakve tjerë, nuk mund t’i përzihen në punët mbrendëshme nji Bajraku, sepse marrin kët përgjigje: “Krenë për krenë, jemi vetë, na mungon vetëm Gjomarku”. Në rast se del Gjomarku e, len nji djalë në moshë të mitun (fëmi), në kuvendin e krenvet, ata çojnë një përfaqësi në saraj, me marrë kapidanin e vogël, për të kryesue mbledhjen. Me të do të shkojë e ama (nana), e do t’i qindrojë djalit përbri, me ndigjue kuvendin e krenvet. Nana e kapidanit të vogël, asht dishmitarja e saktë për djalin, për çka asht bisedue e vendosë n’at kuvend. Kjo bahet për arsye: a) Për mos të futë sherrin në Derë të Gjomarkut, d.m.th., me pre hovin e çdo kërkese të Gjomarkajve, për t’u ba të parë.
  41. Me u thirrë Gjomarku, për të shqyrtue nji ngatërresë, qi nuk kanë mujtë me e zgjidhë krentë e, për arsyena të ndryshme, nuk mund të shkojë, ka të drejtë me dërgue nji veqil (zëvendës), e ai do të pranohet.
  42. Dera e Gjomarkut nuk asht shpi pleqsh, pse nuk shkon kurrë për plak, Shpi pleqsh, janë krentë të trashiguem, dajl mbas djali.
  43. Në Zabitnamë, me kundërshtue ndokush, d.m.th., mos me prandue vendimin e Zabitnamës e, me iu shtrue gjyqit, Kanuni nuk e prek, por Zabiti rraset mbrendë (në shpi) dhe urdhnon me ba çdo shpenzim pa kursim (darka dhe dreka), deri sa t’i mbarohet malli. Me pa Zabiti se nuk bindet, atëhere hyn në fuqi Kanuni: digjet e piqet e qitet prej vendit e, toka i mbetë shkretë. Por kurrkush nuk kundërshton, sepse i dhimet malli.
  44. Në martesë (në darzëm), Gjomarku fton tanë katunin. Në rase morti (vdekje), fton tanë katunin, burrë për shpi. Këto janë rregulla të Kanunit, qi Gjomarku duhet t’i rispektojë.
  45. Në rast se ndodh nji ngatërresë, ndërmjet Gjomarkut e ndokujt në katund, ose në Bajrak, Gjomarku do të caktojë plakun e vet, sepse nuk mund të shkojë vetë për plak, pse s’e lanë krentë. Vendimit të pleqve, do t’i rrijë.
  46. Me Kanu, nuk ekzistojnë gjobarë, vetëm çmuesat, njerëz të cillsuem e të caktuem simbas rasës prej pleqvet ose, prej Gjomarkut, ai do taë pranojë.
  47. Udhën e madhe (shtegtarësh), edhe pse kalon nëpër tokë të Gjomarkut, ai do ta pranojë.
  48. Vaden, uji për ara, edhe pse kalon nëpër tokë të Gjomarkut ai do ta pranojë.
  49. Me u thirrë (ftue) në darzëm Gjomarku, do të shkojë me dash.
  50. Në mort, do të shkojë me okë të kafes.
  51. Me u thirrë krushk në Bajrak (Orosh), Gjomarku vehet krushk i parë, kurse në bajrakë të tjerë, krushk i dytë, sepse mbas Kanunit, do të prijë nji i Bajrakut të dhandrit, por shpi e parë. I zoti i shpisë, mbrendë në shpi, Gjomarkun e ven në krye të vendit, (n’anë t’oxhakut).
  52. Me ra në gjak Gjomarku, në pajtim të gjaqevet, gjakun do ta paguajë.
  53. Kuer del për pajtim të dheut (pajtim të gjaqevet), ka tagër mbë Rrazogj (dy hae buk), të cillat përballohen katundisht e, jo nji shpi e vetme. Memorie.al
ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur qeveria shqiptare e shpalli hero Avniun dhe e bëri deputet, ky vrasës i pabesë, që me një plumb të shkrepur pas shpine si burracakët, kapardisej nëpër Tiranë si...”/ Reagimi për librin e Eqrem Vlorës

Next Post

“Në Spaç, kishim ‘Marrokun’, të dënuarin e veçantë dhe me trajtim special, të cilin Sigurimi, e kishte dërguar në Francë, për të vrarë armikun kryesor të Enverit...”/ Dëshmia e rrallë ish-burgosurit politik?  

Artikuj të ngjashëm

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960
Dossier

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960

July 30, 2025
“Kur Kosta Gjordeni i plagosur bërtiste; ‘më qëllun komunistat, kriminelat, të dënuarit H. Tabaku, L. Shkëmbi e N. Skrapari afrohen, por breshëria e armëve…”/ Kujtimet e ish-të burgosurve të Qafë-Barit
Dossier

“Afrimi i ditës së lirimit, për të burgosurit politikë, shoqërohej detyrimisht nga një ankth i madh, pasi nuk e dije aspak, se pas daljes nga dera e hekurt, mund të të priste…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

July 31, 2025
“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër
Dossier

“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër

July 30, 2025
“Ore shokë, Avzia Nela s’asht burr i keq, po në anët tona, na jena të lidhun me fjalën, kush e qet, quhet besëpremë. E pra, kjo asht arsye, që Avzia hesht…”/ Dëshmitë e rrallë të ish-të burgosurit politik
Dossier

“Me Avzi Nelën u njoha në burgun e Burrelit dhe kur e liruan, nuk e lanë të shkonte në fshatin e tij, por në një kasolle të mjerë e, kur shkuan që ta arrestojnë përsëri, ai…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

July 30, 2025
Fotografi me pamje të Sarandës
Dossier

“Në mëngjesin e 29 korrikut 1944, forcat britanike filluan sulmin nga deti, drejt pozicioneve të gjermanëve dhe beteja vazhdoi gjithë ditën, por ne…”! / Dëshmia e ish-partizanit, për çlirimin e Himarës

July 28, 2025
“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës
Dossier

“Duke studiuar filozofin kobzi Egezia, ‘këshilltarin e vdekjes’, Mustafa Bajraktari filloi të humbte shpresat dhe një ditë, me copa çarçafi të bëra si litar, ai…”/ Historia e trishtë e filozofit autodidakt nga Tropoja

July 28, 2025
Next Post
“Në Spaç, kishim ‘Marrokun’, të dënuarin e veçantë dhe me trajtim special, të cilin Sigurimi, e kishte dërguar në Francë, për të vrarë armikun kryesor të Enverit…”/ Dëshmia e rrallë ish-burgosurit politik?   

“Në Spaç, kishim ‘Marrokun’, të dënuarin e veçantë dhe me trajtim special, të cilin Sigurimi, e kishte dërguar në Francë, për të vrarë armikun kryesor të Enverit...”/ Dëshmia e rrallë ish-burgosurit politik?  

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme