• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, October 21, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Vatikani, i studioi të gjitha kritikat që u shkruan për jetën, veprën dhe mrekullitë e Shën Terezës, por, akuza dhe pretendimet e ngritura ndaj saj…”/ Çfarë kanë thënë personalitetet e botës, për Nënë Terezën?

“Edhe pse Nënë Tereza thoshte se nuk dinte shqip, ajo kuptonte shumë mirë, kurse shoqëruesja e saj e mbajti të fshehur aparatin fotografik dhe …”/ Dosja sekrete e vizitës në gusht’89
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al

Nga Argjiro UKIMERI

Memorie.al / “Zoti jem, po më vjen keq me gjithë zemër për gjithë mëkatet që kam ba, se kam bjerrë parrizin, kam meritue ferrin, por ma fort se t’kam fye Ty, o e mira e pambarueme që kaq fort m’ke dashtë. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të nap fjalën, me ndihmën tënde, mos me t’fye ma kurrë”. – Ishte kjo lutja që çdo herë Shën Nënë Tereza, i drejtohej Zotit Hyj. Person i dashtun për të gjithë, Ndihma e saj për të sëmurët, nevojtarët, të pastrehët, hapja e shkollave dhe zhdukja e analfabetizmit, ndikuan që e gjithë bota të njehë shpirtin human të Shën Nënë Terezës. E ndikuar nga forca e Shkrimeve të Shenjta, Dashuria e Hyjit dhe ndikimi i tij në Terezën, me shtatë-shkurtër por me një zemër të madhe, arriti të thyej autoritetin e heshtjes globale ndaj varfërisë, dhe skamjes që mbizotëronte atë kohë në mbarë globin. Në mënyrë lunatike, Shën Nënë Tereza përmes veprave pozitive, edhe njherë u tregoi të gjithëve që përmes përkrahjes, vullnetit jemi më afër Zotit. Mbi të gjitha “ZOTI ËSHTË DASHURI”

MREKULLIA DHE LUMNIMI I NËNË TEREZËS

Më 5 shtator 1997, u nda nga jeta, Gonxhe Bojaxhiu. Pas vdekjes së saj, Selia e Shenjtë filloi procesin e lumnimit të Nënë Terezës. Ky proces, është hapi i dytë që të drejton kah Kanonizimi. M’u për këtë çështje (Lumnimin), u emërua Kolodiejchuk – Postulator nga Dioqeza e Kalkutës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur komandanti i kampit, në prezencë të grupit që e shoqëronte, i tha gazetarit të dënuar; pse e paske ndërruar këtë profesion të bukur, me vagonin e Spaçit, ai…”/ Historia e panjohur e 10 janarit 1983

“Kur partizanët filluan me i keqtrajtu njerëzit e shtëpisë, Patër Antoni doli nga vendi ku ishte fshehur dhe u tha atyre…”/ Kujtimet e panjohura të ish-ministrit të Hitlerit në Shqipëri, Neubacher, në 1944-ën

Pas emërimit të tij, Kolodiejchuk u shprehë kështu: “Ne nuk kemi pse të vërtetojmë se ajo ishte e përsosur. Ose nuk bëri ndonjë gabim. Ai duhej të dëshmonte, se veprat dhe vyrtytet e Nënë Terezes, ishin heroike”. 

Poashtu, Kolodiejchuk përgatiti dhe dorëzoi 76 dokumente, të shkruara në 35.000 faqe. Të gjitha këto dokumente, bazoheshin në intervista të ndryshme, dhe kishte gjithësej 113 dëshmitarë. Këtyre të fundit, u kërkohej që të përgjigjeshin në 263 pyetje të ndryshme.

Vatikani, me shumë kujdes i studioi të gjitha kritikat e botuara dhe të pabotuara, që u shkruan për jetën, veprën dhe  mrekullitë e Shën Terezës, Hitchen dhe Chatterie, botuan një libër kritik për Nënë Terezën, ku edhe në gjykatë kundërshtuan çdo gjë që kishte të bënte me këto çështje. Mirëpo, akuza dhe pretendimet e ngritura, u hetuan nga KONGREGACIONI PËR KAUZAT E SHENJËTORËVE. Ndërsa grupi i caktuar për këto çështje, nuk gjeti asnjë pengesë të vetme, për Kanonizimin e Nënë Terezës.

Kështu që, ky Kongregacion lëshoi edhe obstetrin e saj; NIHIL, më 21.04.1999. Edhe disa shkrimtarë të tjerë katolik, kundërshtuan ashpër Kanonizimin e Gonxhes, duke e quajtur një SHENJË KUNDËRSHTIE. Duke anashkaluar kritikat, dhe duke u bazuar në fakte dhe argumente, një komunitet i veçantë mjekësor, vendosi që të njohë të gjitha mrekullitë e Shën Nënë Terezës. TË GJITHA MREKULLITË E SAJ, JANË DËSHMI E NDËRHYRJES HYJNORE.

Më poshtë do të shohim disa nga këto mendime:

Presidenti Pratibha Patil, për Nënë Terezën, tha kështu: “E veshur me një sari të bardhë me një kufi blu, ajo dhe motrat e Misionarëve të Bamirësisë, u bënë një simbol i shpresës për shumë njerëz – të moshuarit, të varfërit, të papunët, të sëmurët, të sëmurët përfundimisht dhe ata të braktisur nga familjet e tyre”!

Kardinali i njohur Paskal, dha mendimin e tij: “S’ mund të jetë një popull i vogël, derisa ka dhënë një person aq të madh, sikur Nënë Tereza. Gonxhe Bojaxhiu, u bë urë ndërlidhëse e njohjes së Shqipëtarëve dhe Botës”.

Papa Gjon Pali II-të (Karol Voytila), për Shën Nënë Terezën, u shprehë kështu: “MADHËSHTINË E SAJ E SHIKOJMË NË AFTËSINË E SAJ PËR TË DHËNË, PA MARRË ASGJË, PËR TË DHURUAR – DERI NË DHIMBJE. GJITHË JETA E SAJ ISHTE UNGJILLI I GJALLË”.

Ish presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, duke u mbështetur në punën, dëshirën dhe çdo gjë tjetër që bëri Nënë Tereza, shprehu dëshirën dhe dashurinë mbi popullin shqiptar. Në qershor të vitit 2002, për Nënë Terezën tha kështu: “NËNË TEREZA, ISHTE E PARA QË MË BËRI TA DUA KOMBIN SHQIPTAR. TANI NDIHEM SHUMË KRENAR PËR KËTË. KËTU E PLOTËSOVA NJË DETYRIM MORAL NDAJ SAJ DHE NDAJ VLERAVE TË LIRISË, NDIHEM SHUMË KRENAR PËR NJË NËNË KAQ TË MADHE“

Ish sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Javier Perez de Cuellar, shprehet: “Përkushtimi i saj gjatë gjithë jetës për kujdesin e të varfërve, të sëmurëve dhe të pafavorshëmve ishte një nga shembujt më të lartë të shërbimit për njerëzimin. Ajo është paqe në botë, më detyron mua që ta lë Atë, të ketë një dorë të lire”.

Papa Benedikti XVI, Nënë Terezën dhe jetën e saj, e kishte përmendur tre herë në veprën e tij DEUS CARITAS EST (ENCIKLIKA E PARË E TIJ). Në pikat kryesore të kësaj vepre shkruhet kështu: NË SHEMBULLIN E TEREZËS SË BEKUAR TË KALKUTËS, KEMI NJË ILUSTRIM TË QART TE FAKTIT SE KOHA E KUSHTUAR ZOTIT NË LUTJE, JO VETËM QË NUK E PRIVON NGA SHËRBIMI EFEKTIV DHE I DASHUR NDAJ FQNJËVE TANË, POR NË FAKT ËSHTË NJË BURIM I PASHTERSHËM I KËTIJ SHËRBIMI. Poashtu, ATI I SHENJTË shkruan kështu: “VETËM LUTJA MENDORE DHE LEXIMI SHPIRTËROR, MUND TA KULTIVOJNË DHURATËN E LUTJES SONË”

Ndërkaq, historiani dhe profesori i njohur amerikan, Douglas Brinkley tregon kështu: QYSH NGA KOHA E KONSTANTINIT TË MADH, E DERI NË DITËT E SOTME, PËRVEÇ NËNË TEREZËS, GADISHULLI BALLKANIK NUK KA ASNJË PERSONALITET ME RËNDËSI KAQ TË MADHE, DHE NJË PERSON MË TË SHQUAR”. SHËN ANJEZË BOJAXHIU – LUTU PËR NE TË GJITHË DHE PËR BOTËN MBARË. Memorie.al

– MA.SCI. Pedagoge

Prizren – Gusht 2024

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nga ata që lanë shenjë në historinë e Spaçit, ishte Fatos Lubonja, që pasi e ridënuan, s’pranoi të punonte, e torturuan dhe çuan në Burrel me Spartak Ngjelën...”/ Dëshmia e shqiptaro-maqedonasit

Next Post

“Kur Pepe Kantozi, një oficer me origjinë hebre, i degës së kuadrit në Ministri, e akuzoi Hito Çakon; ‘Ti në ushtri, ke mbajtur oficerë me gra ruse’, ai i tha; O çifut...”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të lartë

Artikuj të ngjashëm

“Kur komandanti i kampit, në prezencë të grupit që e shoqëronte, i tha gazetarit të dënuar; pse e paske ndërruar këtë profesion të bukur, me vagonin e Spaçit, ai…”/ Historia e panjohur e 10 janarit 1983
Personazh

October 20, 2025
“Kur partizanët filluan me i keqtrajtu njerëzit e shtëpisë, Patër Antoni doli nga vendi ku ishte fshehur dhe u tha atyre…”/ Kujtimet e panjohura të ish-ministrit të Hitlerit në Shqipëri, Neubacher, në 1944-ën
Personazh

“Kur partizanët filluan me i keqtrajtu njerëzit e shtëpisë, Patër Antoni doli nga vendi ku ishte fshehur dhe u tha atyre…”/ Kujtimet e panjohura të ish-ministrit të Hitlerit në Shqipëri, Neubacher, në 1944-ën

October 18, 2025
“Ndonëse Patër Anton Harapi, kishte marrë një përgjegjësi shumë delikate, si anëtar i Këshillit të Regjences, ai kishte refuzuar…”/ Kujtimet e panjohura të ministrit të Hitlerit në Shqipëri, Neubacher

October 17, 2025
“Sytë e Inga Vitaljevnës, me vlagën e lotëve, janë gati të shpërthejnë dhe për të shpëtuar burrin e vajzën nga pasojat, pranoi në hetuesi, se…”/ Dëshmia e Todi Bozos, për skenarin e filmit “Kur u prishën foletë”!

October 15, 2025
“Në gazetën e tij ai shkruante; Kryefytyra e ‘Trumbetës së Krujës’, është përvijësuar me mjeshtëri nga një artist i Bostonit, z. Morse, siç i thashë…”/ Historia e panjohur e piktorëve të famshëm që ndihmonin Faik Konicën

“Faiku shton: por kur quajm vjershëtor të madh, Naim Frashërin, një bërës toto e tatatash, ç‘fjalë do të mbetet për një Gjergj Fishtë…”?! / Polemika e Nonda Bulkës me Faik Konicën, gusht 1937
Personazh

“Si mik me Konicën, i lindi kureshtja për të vizituar Shqipërinë dhe për të nxjerrë disa tipa shqiptarësh…”/ Historia tragjike e piktorit të famshëm Paul Nocquet, ku punët e tij si “Gratë e Sulit”, etj., janë në Luvër

October 14, 2025
Next Post
“Kur Pepe Kantozi, një oficer me origjinë hebre, i degës së kuadrit në Ministri, e akuzoi Hito Çakon; ‘Ti në ushtri, ke mbajtur oficerë me gra ruse’, ai i tha; O çifut…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të lartë

“Kur Pepe Kantozi, një oficer me origjinë hebre, i degës së kuadrit në Ministri, e akuzoi Hito Çakon; ‘Ti në ushtri, ke mbajtur oficerë me gra ruse’, ai i tha; O çifut...”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të lartë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme