• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Për ‘Vangjon’, thonë se u vra, se u takua me Hysni Lepenicën, po me Hysninë, u poq edhe Enver Hoxha në Dushkarak dhe i tha…”/ Misteri i vrasjes së komandantit të “Çetës Plakë” të Vlorës, 27 gusht ’43!

“Për ‘Vangjon’, thonë se u vra, se u takua me Hysni Lepenicën, po me Hysninë, u poq edhe Enver Hoxha në Dushkarak dhe i tha…”/ Misteri i vrasjes së komandantit të “Çetës Plakë” të Vlorës, 27 gusht ’43!
“Për ‘Vangjon’, thonë se u vra, se u takua me Hysni Lepenicën, po me Hysninë, u poq edhe Enver Hoxha në Dushkarak dhe i tha…”/ Misteri i vrasjes së komandantit të “Çetës Plakë” të Vlorës, 27 gusht ’43!
“Për ‘Vangjon’, thonë se u vra, se u takua me Hysni Lepenicën, po me Hysninë, u poq edhe Enver Hoxha në Dushkarak dhe i tha…”/ Misteri i vrasjes së komandantit të “Çetës Plakë” të Vlorës, 27 gusht ’43!
“Gjatë regjimit komunist, të gjitha luftërat dhe trimëritë që kishte treguar në beteja kundër italianëve, xhaxhi im, Hysni Lepenica, ja ‘faturonin’ Hysni Kapos, pasi…”/ Dëshmia e nipit të nacionalistit të njohur vlonjat
“Për ‘Vangjon’, thonë se u vra, se u takua me Hysni Lepenicën, po me Hysninë, u poq edhe Enver Hoxha në Dushkarak dhe i tha…”/ Misteri i vrasjes së komandantit të “Çetës Plakë” të Vlorës, 27 gusht ’43!

Nga Ilirian Ballaj

Memorie.al / Është shkruar një libër, “Pse e vranë Odisenë”, nga Anastas Kondo. Duke e lexuar gjeta disa paralele mes vrasjes së Odiseas dhe të Neki Ymerit. Kush e vrau Odisenë, e pyesin nënë Katerën (Katërina), plakën vunoqote, vjershëtore e historiane e madhe. “Të vetët- ishte përgjigjja- Spiromilajt, të lidhur me greko-madhin. Ç’piet kush e vrau? Kush urdhëroi, thoi, jo kush e vrau”?! Edhe Neki Ymerin të vetët e vranë, të lidhur me serbomëdhenjtë, ata që e ideuan. Ku e vranë Odisenë? “Në përrua të Bishës, në pritë, fshehur, prapa krahëve, në të pabesë, në një diell përvëlues”. Edhe Nekinë në pritë, në Përroin e Ujkut (“Urë e Zonjës”), në 27 gusht 1943, në një situatë të nxehtë, sinoptike e politike.

Sa vjeç ishte Odisea? “Ç’piet? Njëzetë, i kish a s’i kish, a pak më tej”. Edhe Neki Ymeri, 24, për 25 vjeç ishte. Ç’kishte bërë Odisea? “Kishte prurë vivëlla (libra), në gji”. Edhe Nekiu luftonte të binte lirinë, që e kishte në gji, në zemër. Ndërsa më tej paralelja prishet.

Autori thotë: “E pashë fotografinë e Odisesë në muzeun e fshatit, me shokët rresht, të gjithë të bukur”. Ndërsa unë, nuk e pashë ndonjëherë Neki Ymerin, në muzeun e fshatit tim, as të shokëve e tij, njëri më i bukur se tjetri!

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

U bënë edhe përvjetorë për “Çetën Plakë” të Gjormit, por Neki Ymerin, komandantin legjendar dhe shokët e tij, të gjithë të bukur, nuk i pamë asnjëherë! Kur u bë një përvjetor i Luftës së Gjormit, më 1983, shkova edhe unë në fshatin tim e, dëgjova nja dy orë të mira sekretarin e Parë të Partisë, një jurist, që i ra situatës për qark e, shpesh edhe kodra pas bregut, e një fjalë për Neki Ymerin s’e tha që s’e tha, por edhe për popullin e Gjormit, pak ose aspak tha.

Më parë në Tiranë ishte bërë një sesion shkencor historik, në Shtëpinë e Ushtarakëve, e referuan ata që kishin ngelur pa vrarë nga Lufta Nacional-Çlirimtare e, nga ekzekutimi i 1975-ës, ku u tha: “… terren për t’u formuar ‘Çeta Plakë’ kishte në gjithë Lumin e Vlorës, por u formua në Gjorm, fare rastësisht.

E unë si i ri i arsimuar, por i papjekur, u ngrita e ia këputa: “Edhe për formimin e Partisë sonë, terren kishte gjithandej, por u formua në Tiranë, sepse atje ishte elementi subjektiv”! (njerëzit, kuadrot).

Por pa u thelluar që paralelja do të thoshte se në Tiranë vepronte Enver Hoxha me shokë, e në Gjorm Neki Ymeri me shokë. Një ish-gjeneral nga Lumi i Vlorës, që kishte shpëtuar nga ekzekutimi i 1975-ës, më pyeti: “Nga je ti djalë”? “Nga Gjormi i Vlorës”, – i thashë mbytur. E ai: “Ke të drejtë”!!! Prita dhe ndonjë shufër a kopaçe, por çuditërisht, e gjykuan naivitet rinor timin e, papjekuri e që falej, a mbase se me gjeneralin i kishim fshatrat gjitonë.

Është shkruar për vrasjen e Neki Ymerit “Vangjos”, komandantit të “Çetës Plakë” të Vlorës”, por “kutia e zezë” e tij, ende nuk është gjendur?! Sipas skeptikëve tradicionalë, është vrarë sepse; “nuk mori pas Enver Hoxhën”! Po Nekiu ideal kishte lirinë, atdheun, për atë luftonte, për atë edhe mund të vritej e dëshmor i tij, do të ishte me patjetër. Sipas neoskeptikëve; “u vra sepse u takua me Hysni Lepenicën”.

Po me Hysni Lepenicën u takua edhe Enver Hoxha në Dushkarak dhe i bëri ftesë të bëhej anëtar i Partisë Komuniste. Neki Ymeri, “Vangjo”, ishte komandanti i “Çetës Plakë” të Gjormit (Vlorës) që në formimin e saj, në shtator 1942 e, deri në vrasjen e tij, më 27 gusht të vitit 1943.

Ajo u emërtua “Çeta Plakë” e Gjormit, nga që u formua në Gjorm të Vlorës, me luftëtarë të atij fshati dhe të krahinës për rreth, Mesaplikut, Tragjasit, Vlorës, Mallakastrës. Spektri i veprimtarisë së saj, ishte Qarku Vlorë-Fier-Mallakastër. Por edhe më tej, deri në Pezën e Babë Myslymit.

U vra në orën dhjetë, të 27 gushtit të vitit 1943, në një situatë të nxehtë sinoptike dhe politike, në vendin e quajtur “Ura e Zonjës”, mes Gjormit e Lepenicës, në pritë e befasisht. Ai u vra bashkë me Xhafer Dalanin, nga Gjormi edhe ai, luftëtar i lirisë me pseudonimin “Shpuza”!

Të dy luftëtarë të mëdhenj, njëri komandant e tjetri luftëtar. E për këtë vrasje, Babë Myslymi, që e kishte njohur Nekiun në Pezë, kur kishte shkuar për të koordinuar veprimet për nxjerrjen nga burgu i Fierit, të Sekretarit Politik të Qarkut të Vlorës, Sinan Gjoni, kur do të transferohej për në Tiranë, kishte thënë: “… trim nuk është ai që të vret në pritë, pa të thirr”.

E kjo thënie nuk ishte deshifruar, edhe pse e thënë që në ato ditë kur u vra Nekiu. Baba e pat përsëritur, edhe më vonë, në kujtimet e tij, sikurse e kishte thënë më parë.

Në Gjorm thonë se kur u vra Nekiu, i ati i tij, Ymeri, i mbajti deri sa vdiq duart grusht, si për të përballuar dhimbjen për humbjen e djalit, apo edhe për të thënë në heshtje, sikundër Migjeni: “Oh si nuk kam një grusht të fuqishëm, t’i bie mu në zemër, malit që s’bzan”!

E vrasja e tij u shoqërua me dhimbje dhe heshtje për 57 vjet, 1943-1990. Në një vështrim indiferent, të shpejtë, kalimtar të gjitha vdekjet janë të tilla e shkaktojnë dhimbje. Por parë më vëmendshëm, brenda tyre paska ca shkallëzime.

Ka vdekje nga natyra, të bardha, ka vdekje që jetën ta marrin, madje dhunshëm. Ekspertët ligjorë shkruajnë se; pas vdekjeve të dhunshme, janë tri hallka; Ideatori, urdhëruesi dhe zbatuesi. Me kanun dikur, edhe në veri edhe në jug të Shqipërisë, kur vepronte zakoni i hakmarrjes, puna mbetej me atë që tha se “duhet vrarë”, ideatorin.

Por kur janë vrasje në pabesi, në errësirën e natës, të pa pafajshme, vdekjet janë shumë herë të dhimbshme! Vrasja e Neki Ymerit, ishte vrasje e shekullit, se u ekzekutua një prijës legjendar, komandanti i një çete krahine, në një moshë të re, 25 vjeç.

Mbushën 75 vite nga rënia e tij e dhimbshme, si për çdo vdekje, për një djalë të ri, për një luftëtar, për një atdhetar. Në një letër që ka lënë, autokritike, Nekiu shkruante: “Unë bëja luftën e, ndiqja vijën e Nacional Çlirimtares”. Kaq do të mjaftonte të quhej edhe një analizë.

Ai ishte djali i urtë në sjellje e, i artë në dije, i zjarrtë në fushën e betejave. Ishte njeriu i arsimuar për kohën, luftëtari i radhëve të para, një tip gjenerali ushtar, që komandonte e luftonte, që mbartte strategjinë e komandantit e, automatikun e luftëtarit.

Në një fotografi, që duhet më shumë të jetë një retushim, sesa një origjinal, që është montuar edhe në disa libra e botime gazetash më parë, Nekiu duket një burrë madhor në moshë, ndërsa në një fotografi që është gjetur më vonë, Nekiu për-shfaqet me tërë bukurinë e rininë e vet, me tërë sqimën e veshjes evropiane, me trup të drejt, ulur në mënyrë protokollare, veshur po në atë mënyrë, me kollare, me ballë të gjerë e me sy përthithës, qethur bukur, (vrojtojeni!), kokën e mban lart, flokë të zeza, mjekër pak të gjerë e simpatike, që sikurse thotë poeti Fatos Arapi, që e kishte njohur: “Neki Ymeri më ka lënë mbresa të mëdha, me pamjen e tij fizike, i pashëm, tip mitik i labit”.

Me fitoren e Betejës së Stalingradit, Hitleri ishte rrokullisur, madje kishte shkarkuar edhe gjeneralin e madh Romel, e Lindja e kishte garantuar fitoren dhe prijësit e luftës, kishin filluar të mendonin për të ardhmen, për pushtetin e tyre, e kishin nisur gjuetinë e shtrigave. Ishte pikërisht ky moment, që u vra edhe Neki Ymeri.

Stalini kishte thënë: “Marksi na ka mësuar, se Partia rron, vetëm nëpërmjet spastrimit”! Nekiu kishte mbaruar Shkollën e Mesme Teknike të Harri Fultz-it në Tiranë për gjeometër me numër amze 906, kishte marrë leksione në Korçë edhe për inxhinieri botore, gjeometër, kishte punuar në Sarandë, në Vlorë e ishte përfshirë në lëvizjen guerile.

Madje ishte shpallur në kërkim emri i tij, si njeri që po i sillte humbje pushtetit të kohës e, duhej arrestuar si i rrezikshëm. Në fillimet e vitit 1942, ishte anëtar i bërthamës ose celulës komuniste formuar në Gjorm, me Hysni Kapon, për Mesaplikun, ishte në formatimin e bërthamës së pushtetit në krahinë, ishte prijës e më vonë komandant i “Çetës Plakë”, ishte sekretar i zgjedhur në rininë e Qarkorit Vlorë-Mallakastër-Fier, për fshatin, e këtë e thotë edhe Qemal Stafa: “Në Vlorë zgjodhën sekretar të qarkorit të rinisë, Kastriot Muçon, Neki Ymerin, Zyra Radhimën, Ymer Veshin”.

Të gjitha këto funksione, i kishte mbi shpatullat e veta të njoma, dhe i përballoi falë mençurisë së tij, arsimimit, trimërisë e mbi të gjitha, falë mirësisë së tij, i kreu me sukses, ishte djali që e donin të gjithë, dhe të gjithë e merrnin pas, kishin besim dhe e shikonin të ardhmen e luftës në sytë e tij.

Kush u ndodh pranë “Vangjo”-s e nuk ia dëgjoi zërin në Lumin e Vlorës e, në Labëri, atë zë drithërues në kushtrim e magjepsës në ligjërim, që marshoi me të e, nuk ia pa hapin e kaprollit e fluturimin e shqiponjës, mbi armikun, që s’ia njohu bukurinë e fytyrës engjëllore të tij e, të zemrës së madhe, që nuk ia dëgjoi krismën gjëmëmadhe të automatikut mbi armikun, në Urën e Gjormit, në Gjorm mbi mercenarët e Halil Alisë, në Selenicë, në Qafën e Pëllumbit, në Ujin e Ftohtë, në Sirokëmba, në Kallafet, në Radhimë, në Tragjas, në Mal të Bardhë, Mallakastër, Mavrovë?

Gjithsej mbi 21 aksione. Babë Myslymi e kishte vlerësuar shumë trimërinë e atij djali (Nekiut), e kishte thënë: “E gjeta Kajo Karafilin e Vlonës”! “Por situata në Vlorë, – do të shkruante gjenerali Vehbi Hoxha që e akuzuan një jetë për fraksionist, – është kredhur në një katrahurë e, s’e merr vesh i pari të dytin”.

Në Vlorë papritur ishte shfaqur edhe Mehmet Shehu, me tërë ambicien e vetë për karrierë, e aty ishte edhe Hysni Kapo, që ishte shtylla e lëvizjes për liri, e aty ishte edhe Neki Ymeri, një ndër prijësit e padiskutueshëm, të shtetit të të ardhmes.

Po ç’kujtojnë për Neki Ymerin, komandantin e “Çetës Plakë” të Vlorës, më parë nënë zë e, më vonë duke e artikuluar, madje fort? Fatos Arapi jep portretin e tij: “Neki Ymeri na ka lënë përshtypje të madhe, për pamjen fizike të tij, leshraverdhë, fytyrë-bardhë, tip mitik i labit” (Ditari). Kristo Themelko: “U gëzova shumë për vrasjen në pritën e Gjormit…por, s’ishte ashtu.

Ata nga Vlora, që i kemi këtu, më thanë se s’është e vërtetë, qenka vrarë “Vangjua’” (“Shule”, A.Q.SH., Viti 1943, fondi 14). Kjo, “Vangjua” (!) seç e rrëqeth,… atë por edhe ne, madje edhe sot që e citojmë. Dhe kjo përcjell aq sa dhimbjen, edhe konsideratën e lartë për të. Mehmet Shehu, Berat: “Vrasja nuk pati përfundime të mira”! (Plenumi Beratit, 1944).

Që s’u vranë të gjithë apo, që u vranë ata që s’duhej. Rrahman Parllaku: “Unë ‘Xhepin’ s’e njihja. Por doja me shpirt Vebiun, ‘Vangjon’” (Libri ‘Mirënjohje’, Tiranë 2007’ fq.81). Vehbi Hoxha: “Ata që ishin ngarkuar t’i ruanin (në Kutë) shtinë mbi ta dhe…i vranë”! (Libri ‘Kujtime’, cituar). Shamet Gjika: “Vangjua dhe Xhemili (Çakërri), ngritën krye, Idrizi me shokë i qëlloi” (“Ditar i kohëve me gjëmime”, viti 2005 fq. 83). Idriz Seiti thotë në gjyqin e tij, më 1983: “Bëra detyrën e partisë”. Por ai më vonë, ka lëshuar edhe një dëshmi tjetër, se nuk kishte plan t’i vriste. Prof. Xhemil Çela: “Nekiu i kapi krahun Idrizit dhe shpëtoi i plagosur në dorë” (“Kujtime”, Tiranë 1998, fq. 134).

Natyrisht e vërtetë, kjo thuhet edhe në Gjorm, se Nekiu shpëtoi falë shkathtësisë së vet. Sadik Sinani: “Duke ardhur nga Krivova, gjeta në rrugë njërin që qante e thërriste: Ah, ‘Vangjo’, ‘Vangjo”! Madje ndonjëri shkruan se babai i Nekiut, ditën e varrimit, paska thënë: “Bëre si të kisha porositur. Dhe jetën dhe mikun nuk e tradhtove”!!!

Këtë nuk dëshiroj ta besoj dhe nuk besoj të jetë thënë. Të shkruash për njeriun legjendë, për komandantin e lavdishëm, për birin e Gjormit, të Lumit të Vlorës, të Labërisë, për atdhetarin, që për lirinë pushkën nuk e uli asnjëherë, për Neki Ymerin, është sa detyrim aq dhe e vështirë.

E vështirë, sepse nuk u muar vesh se pse u vra, “kutia e zezë” e vrasjes së tij, është ende e pazbardhur. Detyrim sepse u la në harresë, për pesëdhjetë vite. Por asnjëherë dhe në asnjë rast, nuk u fol kundër tij. Ai nuk ka qenë asnjë grimcë i larguar nga lufta për liri, nga Nacional-Çlirimtarja, vija e të cilit ishte.

Nëse ka pasur një front, për Neki Ymerin, ai ka qenë vetëm Fronti i Luftës kundër zaptuesit. Ai është një figurë e madhe e Luftës e, vështirë ta rrokësh tërë madhështinë e përmbajtjen e tij të shkurtër si kohë, por të madhe, të madhe sa një epokë e tërë. Neki Ymeri, ishte më i riu ndër të mëdhenjtë e, më i madhi ndër të rinjtë. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Hetuesi i ri, më jepte shpulla të forta, grushta në stomak dhe vazhdonte me goditjen me dru, nga këmbët, kurse Ligori mbulonte fytyrën me duar...”/ Dëshmia e trishtë, e shqiptaro-maqedonasit

Next Post

“Shihni në ksulat e çetnikvet, të këtyne idealistëve palaço, shqipen dy krenare me nji hyll të kuq në mest. E kanë bâ gati edhe flamurin e asaj republike të kuqe...”! / Fjalimi i kryeministrit Merlika, në 1942-in

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
“Shihni në ksulat e çetnikvet, të këtyne idealistëve palaço, shqipen dy krenare me nji hyll të kuq në mest. E kanë bâ gati edhe flamurin e asaj republike të kuqe…”! / Fjalimi i kryeministrit Merlika, në 1942-in

“Shihni në ksulat e çetnikvet, të këtyne idealistëve palaço, shqipen dy krenare me nji hyll të kuq në mest. E kanë bâ gati edhe flamurin e asaj republike të kuqe...”! / Fjalimi i kryeministrit Merlika, në 1942-in

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!