• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Edhe pse vuajti 25 vjet burg në Tiranë, Spaç, Qaf-Bari, etj., ai doli i gjallë dhe pas ’90-ës, shkoi në SHBA-ës, për të cilat ishte dënuar, por kur pa atje torturuesit e tij…”/ Historia e trishtë e ish-të burgosurit politik

“Në ’82-in në Spaç, më kërkuan të shkoja te zyra Operativit dhe u befasova, se bashkë me të, ishte dhe shoku im i fëmijërisë, Kujtimi nga Durrësi, i cili…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-oficerit të Marinës

Nga Ervina Toptani

                                            Një tragjedi shqiptare, që amerikanët e njihnin mirë…! 

Memorie.al / Mbi dy vjet e gjysëm hetuesi në burgun e Tiranës (aty ku sot është komisariati 3 i Policisë, te rruga “Mine Peza”). Lidhur duarsh e këmbësh me zinxhirë, shpesh një zinxhir në fyt, të cilin ia tërhiqnin deri sa t’i binte të fikët, nga asfiksimi. Rrahje barbare me mjete të forta e, deri shufra hekuri, lidhje nga shpatullat e tërheqje nga këmbët, për të shqyer pjesën e brendshme të trupit, djegie e organeve gjenitale e sqetullave, me çakmak, heqje e thonjve të gishtërinjve të këmbëve e duarve me pincë, lënie në fuçi me ujë të ftohtë për 12 orë, në temperatura -10 gradë, e të tjera e të tjera, për dy vjet e gjysëm rresht.

Këto janë disa prej torturave që ai ka treguar gjatë periudhës që i bënin hetuesinë. Ai, ishte një familjar i imi, të cilit nuk kam dëshirë t’ia publikoj emrin, me kërkesë të fëmijëve të tij, pasi ai vetë sot nuk jeton më. Nuk e ka duruar mëshirën kurrë e as keqardhjen. “Burrat vdesin në këmbë” – thoshte, e kështu ndodhi në fakt të largohej nga kjo botë, ai burrë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Regjimi monarkist e dënoi Ali Shefqetin me vdekje, si iniciatori dhe kryetari i ‘Organizatës së fshehtë’ për rrëzimin e Zogut me kryengritje, por…”/ Historia e panjohur e shokut të Ataturkut

“Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin ish-partizanë dhe fshatarë injorantë…”/ Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit

E akuzuan si bashkëpunëtor i amerikanëve dhe u dënua me 25 vjet burg, të cilat i bëri në Spaç, Qafë Bari, Tiranë. Por nuk e kishte menduar kurrë, se do të mund t’i mbijetonte hetuesisë ku kishte parë dhjetëra djem nënash fatkeq, të jepnin jetën varur zinxhirëve e litarëve të birucave, ku bënin hetuesinë.

Ai doli gjallë nga burgu, sepse kur e dënuan ishte vetëm 26 vjeç. Disa vite pas hapjes së kufijve, shkoi në Amerikë se gjithnjë kishte premtuar, se nëse dilte gjallë nga burgu, ca muaj do të donte të shkonte të shëtiste në tokën për të cilën pagoi gjithë rininë, pa e shkelur asnjëherë atë. Kur u kthye nga Amerika, erdhi i zhgënjyer, i vrarë shpirtërisht, më shumë se më parë.

“Ata ishin të gjithë atje” – tha. Të paktën 3 prej atyre që më torturonin rregullisht gjatë hetuesisë, bashkë me familjet e tyre, madje kishin dhe status të veçantë. Ishin atje të lirë e të pasur më shumë se ç’kanë qenë në Shqipëri. Amerika i shpërbleu si “fitues” kundër nazizmit e, si vrasës të shqiptarëve atdhedashës!

“E unë i pashë e qava si fëmijë! Nuk munda dot t’i them asnjë fjalë teksa qëndroja përballë njërit prej tyre, i cili as nuk më njohu. Unë isha dhe paskam mbetur i burgosuri i përjetshëm i absurdit pervers, të mendjeve të sëmura. Po pse duhet të dilja gjallë? Për të parë këtë gjë? Paskan qenë më të lumtur shokët e mi, që mbyllen sytë brenda qelive”!

Ai nuk u kthye më kurrë në Amerikë, madje dhe në disa vende të Europës, kishte frikë të shkonte se ishte i sigurt, që një pjesë të mirë të xhelatëve do i shihte me zyra e kapardisur edhe atje. Por të paktën ai i mbylli sytë, duke e ditur e kuptuar të vërtetën. Sa herë binte fjala për Perëndimin, qeshte e na thoshte: “A mendoni vërtet se, do ia shihni hairin më shumë sesa ia pamë ne”?! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 16 Korrik 2024

Next Post

“Nga veprimet e ndyra të atij imorali, m’u errën sytë dhe me shpejtësi rrufeje e ngrita lart lopatën e, ja lëshova mbi krye, me sa më hante krahu dhe...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik

Artikuj të ngjashëm

“Dy vëllezërit i kisha “Dëshmor të atdheut”, ndërsa babai dhe vëllai tjetër, u burgosën si “armiq të popullit” pasi…”/ Dëshmia e regjisorit të Estradës së Lushnjes
Personazh

“Regjimi monarkist e dënoi Ali Shefqetin me vdekje, si iniciatori dhe kryetari i ‘Organizatës së fshehtë’ për rrëzimin e Zogut me kryengritje, por…”/ Historia e panjohur e shokut të Ataturkut

June 20, 2026
“Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin ish-partizanë dhe fshatarë injorantë…”/ Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit
Personazh

“Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin ish-partizanë dhe fshatarë injorantë…”/ Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit

June 19, 2026
“Ai ishte ndër të parët që kuptoi qartë qëndrimin e SHBA-së, Anglisë dhe Italisë e, porsa u emërua në detyrën e re si Delegat i Vatikanit, kërkoi të paraqitej tek Enver Hoxha…”/ Historia e panjohur e Imzot Frano Gjinit

June 17, 2026
“Hidhërimet e tmerrshme dhe mizoria që nënat shqiptare, gratë dhe bijat, duruan duke parë gjakun e…”/ Letra e panjohur e znj. Lejla Dino, drejtuar Presidentit amerikan Woodroë Wilson, në 1913-ën

June 16, 2026
“Pasi profesor Xhemal Broja më pyeti nëse unë isha i kënaqur me notën nëntë që më kishte vënë në provim dhe unë i thashë; po, ai shtoj; dhjeta i takon…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos
Personazh

“Pasi profesor Xhemal Broja më pyeti nëse unë isha i kënaqur me notën nëntë që më kishte vënë në provim dhe unë i thashë; po, ai shtoj; dhjeta i takon…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos

June 14, 2026
“Skënder Daja, që do të pushkatohej pak ditë më pas, ditën e parë të revoltës, bisedoi fshehtas me një ushtar të vend-rojeve, me të cilin…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit për Revoltën e Spaçit
Personazh

“Ndër torturat më shtazarake që pësojmë në burgun e Burrelit, s’parit është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndezet në mangall dhe…”/ Letra e panjohur e Simon Jubanit për Komitetin Qendror, dhjetor ‘71

June 14, 2026
Next Post
“Në burgun e Burrelit, një profesori të burgosur, kur i vdes vëllai po i burgosur, nuk tregon, por i vinte atij një cigare në gojë dhe…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për librin e ish-të dënuarit politik

“Nga veprimet e ndyra të atij imorali, m’u errën sytë dhe me shpejtësi rrufeje e ngrita lart lopatën e, ja lëshova mbi krye, me sa më hante krahu dhe...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme