• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në burgun e Gjakovës, serbo-malazezët i kërkuan At Luigj Palajt, të mohonte fenë dhe identitetin kombëtar, por ai s’pranoi e, ata e rrahën me shkopinj…”/ Shpallja e dy martirëve nga Papa Françesku

“Në burgun e Gjakovës, serbo-malazezët i kërkuan At Luigj Palajt, të mohonte fenë dhe identitetin kombëtar, por ai s’pranoi e, ata e rrahën me shkopinj…”/ Shpallja e dy martirëve nga Papa Françesku
“Ish-Presidenti Clinton, reagoi i zemëruar ndaj gazetarit të CNN, që i kujtoi zgjerimin e NATOS-s, me shtetet ish-komuniste, si Shqipëria…”/ Dëshmia e ish-drejtorit shqiptar, të ‘Zëri i Amerikës”
“Në burgun e Gjakovës, serbo-malazezët i kërkuan At Luigj Palajt, të mohonte fenë dhe identitetin kombëtar, por ai s’pranoi e, ata e rrahën me shkopinj…”/ Shpallja e dy martirëve nga Papa Françesku
“Në burgun e Gjakovës, serbo-malazezët i kërkuan At Luigj Palajt, të mohonte fenë dhe identitetin kombëtar, por ai s’pranoi e, ata e rrahën me shkopinj…”/ Shpallja e dy martirëve nga Papa Françesku
Fotografi të Gjergj Fishtës mes klerikëve dhe personave të ndryshëm
“Sipas porosisë së Enverit, Kadri Hazbiu më dërgoi në Shkodër për të goditur Klerin Katolik, por në dosjet e tyre…”/ Dëshmia e ish-nënkolonelit të Sigurimit

Nga Frank Shkreli

Memorie.al / Papa Françesku, shpall dy martirë të tjerë shqiptarë, njëri nga Shqipëria e, tjetri nga Kosova. Lajmi është dhënë, zyrtarisht, nga Vatikani dhe u transmetua nga Radio – Vatikani në gjuhën shqipe, ndërkohë që u njoftua edhe nga zëdhënës të Kishës Katolike Shqiptare në Shkodër. Kështu që, shkoi në 40 numri i të shpallurve martirë të Kishës Katolike Shqiptare, në përgjithësi.  Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj (Paliq) Palaj, sipas këtij njoftimi, janë drejt Lumnimit, “martirë, dëshmitarë të fesë, mbrojtës të të drejtave themelore të njeriut e të popullit, shembuj dashurie, shërbimi e guximi”.

Sipas burimeve të Vatikanit, të Kishës Katolike në Shqipëri dhe në Kosovë, ky lajm u prit mirë anë e mbanë trojeve shqiptare, me gëzim dhe mirënjohje ndaj Papa Françeskut i cili, autorizoi dhe miratoi dekretet e nevojshme për Lumnimin e dy martirëve të tjerë të Kishës e të Kombit shqiptar: Atë Luigj Palaj, i munduar dhe i torturuar tmerrësisht, dhe më në fund i vrarë nga forcat barbare serbo-malazeze në Gjakovë. Dhe Dom Gjon Gazulli, i vrarë nga regjimi i Ahmet Zogut, në Shkodër.

Reagimet ndaj këtij njoftimi, ishin të shpejta: Krye-ipeshkvi Metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra, në një intervistë për Radio-Vatikanin, tha se bëhet fjalë për për Át Luigj (Paliqin) Palaj apo Át Luzin, siç e thërrisnin të gjithë bashkëkohësit e tij, françeskan i Urdhrit të Fretërve të Vegjël, martirizuar nga sllavët ortodoksë në Kosovë dhe për Dom Gjon Gazullin, meshtar dioqezan, martirizuar në Shqipëri në kohën e Ahmet Zogut.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Të dy, të mirënjohur e tejet të dashur nga besimtarët katolikë shqiptarë, të të gjitha trevave, që i konsiderojnë të shenjtë, u luten e madje, u njohin edhe mrekulli, ka nënvizuar Krye-ipeshkvi i Shkodër-Pultit, ndodhur me ndërmjetësimin e tyre pranë Zotit. Njëri i vrarë në Kosovë e tjetri në Shqipëri! “Populli i Zotit, që jeton në të dyja anët, është sot në festë dhe falënderon Hyjin, për dhuratën e dy meshtarëve, dëshmitarë të Ungjillit të Krishtit dhe atdhetarë të flaktë”.

Brenda vitit, pritet ceremonia e shpalljes së Lumnimit të tyre, ka pohuar për redaksinë shqipe të Radio Vatikanit, Vatikan News, Imzot Angelo Massafra.

At Luigj Palaj u kap e u dërgua në burgun e Gjakovës. Serbo-Malazezët, i kanë kërkuar të mohonte fenë dhe identitetin kombëtar. Pasi nuk pranoi të bënte një gjë të tillë, ata e rrahën dhe e dërmuan me shkopinj, e pështynë, e fyen, pastaj e nxorën para një gjykate, që e ngarkoi me shpifje. Së fundi, e vranë, mё 7 mars 1913, në Gjakovë. “Barbarët…e mbytën”: At Gjergj Fishta, do i kushtonte poemën vrasjes së tij barbare,

“𝐵𝑎𝑟𝑏𝑎𝑟ë𝑡… 𝑒 𝑚𝑏𝑦𝑡ë𝑛! 𝐸 𝑝𝑟𝑎

𝐾𝑦 ‘𝑖 𝑑ℎ𝑢𝑛ë 𝑘𝑢𝑟𝑟𝑘𝑢𝑗 𝑠’𝑖𝑎 𝑏𝑎𝑛𝑖;

𝑁𝑢𝑘 𝑏𝑎̂𝑛𝑖 𝑘ë𝑛𝑑 𝑚𝑒 𝑘𝑗𝑎:

𝑃ë𝑟 𝑡’𝑘𝑒𝑞 𝑠’𝑖 𝑑𝑢𝑒𝑙 𝑘𝑢𝑟𝑟 𝑧𝑎𝑛𝑖;

𝑃ë𝑟 𝐴𝑡𝑚𝑒 𝑒 𝑠ℎ𝑒𝑗𝑡𝑒𝑛 𝐹𝑒́

𝑃𝑢𝑛𝑜𝑖 𝑚𝑒 𝑡’𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡ë 𝑚’𝑘ë𝑡 dℎ𝑒́…

Pak histori për lexuesit nga burime të besueshme kishtare mbi këta dy martirë, heronj të fesë dhe të Kombit, për të cilët ndoshta lexuesit nuk dinë shumë për ta, por të shpallur si të tillë nga Papa Françesku më 20 qershor, 2024.

Át Luigj Palaj i përkiste Urdhrit të Fretërve të Vegjël, i arrestuar, rrahur, torturuar dhe vrarë nga ushtarët barbarë serbo-malazezë, sepse luftoi kundër abuzimeve ndaj popullsisë shqiptare dhe i është kundërvënë fushatës zyrtare serbo-malazeze, që detyronte katolikët dhe myslimanët shqiptarë të ndërronin fetë e tyre e të bëheshin ortodoksë. Luigj Palaj ka lindur në Janjevë të Kosovës, më 20 shkurt 1877. Është rritur në një familje fetare.

Vetë Luigji, kërkoi të pranohej në seminarin e Urdhrit të Fretërve të vegjël, në Cortemaggiore të Italisë, ku në vitin 1901, shugurohet meshtar. Ai qe dërguar të kryente shërbimin e tij fetar në radhët e shqiptarëve, ndërkohë që më 1907, është emëruar Rektor i Kuvendit Françeskan në Gjakovë.

Ndërsa më 1912, bëhet bashkëpunëtor në famullinë e Pejës, ndërkohë që ishte një periudhë shumë e vështirë, për shqiptarët në atë territor, i cili pas Luftës së Parë Ballkanike, ishte pushtuar nga malazezët, aleatë të serbëve.

Át Luigj Palaj, ka mbrojtur si katolikët ashtu edhe myslimanët shqiptarë nga përpjekjet sllave të çkombtarizimit, duke mbështetur të dy palët dhe duke i nxitur ata që t’u qëndrojnë besnikë besimeve të tyre fetare dhe identitetit kombëtar. Megjithëse i vetëdijshëm për rreziqet me të cilat përballej, At Luigj Palaj, qëndron në postin e tij dhe vazhdon të ushtrojë shërbimin meshtarak, duke i qëndruar besnik misionit të tij fetar e atdhetar.

Si përfundim, autoritetet malazeze kanë dhanë urdhër që françeskani shqiptar, At Luigj Palaj të arrestohej më 4 mars 1913. I hedhur në burg, françeskani është rrahur dhe torturuar deri më 7 mars, kur para se t’i nënshtrohej gjyqit, i zhveshur nga rrobet e rregulluarit, u vra mizorisht nga ushtarët serbo-malazezë. Sot, i shpallur martir i fesë dhe i Atdheut nga Papa Françesku në Vatikan.

Meshtar i guximshëm, Dom Gjon Gazulli është varur nga Ahmet Zogu, pasi ishte kundërshtar i marrëveshjes së Zogut me serbët, për të ashtuquajturin; “Bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë”. Ndërkaq, gjithashtu bazuar në të dhëna të besueshme kishtare, Gjon Gazulli (një emër ky i njohur i familjes Gazulli, brez pas brezi, në historinë e Shqipërisë ç’prej kohës së Gjergj Kastriotit-Skenderbe), ishte me origjinë nga një fshat i vogël afër Shkodrës, nga Dajçi i Zadrimës në Shqipëri.

Lindur më 26 mars 1893, ai është shuguruar meshtar dioqezën në vitin 1919. Ka shërbyer si famullitar në Gjadër, në Qelez të Pukës dhe në Koman. Sipas të dhënave, kudo që shkonte fitonte dashurinë e popullsisë, të cilës i ofronte ndihmë dhe inkurajim, përballë problemeve të shumta të jetesës.

Pasi hapi një shkollë në famulli, për mësimin e fesë katolike, mbahej nën kontroll nga qeveria për gjoja veprimtarinë e pengimit të arsimimit të përbashkët, të myslimanëve dhe të krishterëve. Autoritetet politike e shikonin me dyshim, për shkak të ndikimit të fortë ndër vendasit dhe te famullitarët e tjerë, në nivelin moral dhe fetar.

Ndërsa në atë kohë, shumë meshtarë largoheshin nga Shqipëria, duke mos iu nënshtruar regjimit të vendosur nga presidenti i Republikës Ahmet Zogu, Dom Gazulli, kishte vendosur të qëndronte me popullin e vet, që i ishte besuar.

Por më në fund, ai arrestohet më 28 dhjetor 1926 dhe i nënshtrohet një gjyqi të rremë, që e dënon me akuza të pabaza, sipas burimeve kishtare dhe të tjera. “U var nga Ahmet Zogu, pasi kishte kundërshtuar marrëveshjen e tij me serbët për të ashtuquajturin, ‘bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë’”, ishte një ndër të tjera akuza.

U dënua me vdekje ai që hapi shkollën e parë të përzier djem-vajza, myslimanë e të krishterë. Deputeti i opozitës kundër Zogut, u akuzua se kishte organizuar kryengritjen e Dukagjinit dhe kishte shpërndarë armë nëpër male, e madje se gjoja kishte prerë telin e telefonit, lexohet  në disa të dhëna për fatin e keq të tij!? Dom Gjon Gazulli është varur në një shesh në Shkodër, më 5 mars 1927.

Dom Gjon Gazulli nga Shqipëria i vrarë nga regjimi i Ahmet Zogut në vitin 1927 në Shkodër dhe At Luigj Palaj nga Kosova, i vrarë nga regjimi serbo-malazez në vitin 1913 në Gjakovë, përfaqësueses të Kishës Katolike Shqiptare, të vuajtur e të përbuzur në ato troje, u shpallën martirë e të lumë nga Papa Françesku, disa ditë më parë –një gëzim i madh për Kishën Katolike anë e mbanë trojeve shqiptare.

Këta dy të lumë i bashkohen kështu 38 martirëve të lumë shqiptarë të Kishës Katolike, të vrarë e të torturuar nga regjimi barbar gjysëm shekullor komunist i Enver Hoxhës, e të cilët janë shpallur të tillë në vitin 2016, nga Vatikani.

Me vrasjen e tyre barbare, këta të lumë shqiptarë kanë kapërcyer tanimë kufijtë kombëtarë të trojeve shqiptare dhe janë tashti përfaqësojnë jo vetëm Kishën Katolike universal, por edhe vlerat universale të mbarë njerëzimit. Me sakrificën e tyre sublime ata janë shembull për të gjithë ne, se si mbrohet nderi, liria, feja dhe identiteti kombëtar, përballë barbarëve dhe diktatorëve.

Shembulli i tyre, do të mbetet përgjithmonë një frymëzim për breznitë e ardhshme të shqiptarëve, por jo vetëm, për të luftuar duke dhënë edhe jetën, për ideale dhe vlerat njerëzore e kombëtare.

Më në fund, shpallja e këtyre dy martirëve shqiptarë të lumë nga Papa Françesku, na bindë se me gjithë kalimin e kohës, herët ose vonë, e vërteta, e mira dhe e drejta, gjithmonë, do të triumfojnë mbi të keqën, në këtë botë! Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pesë ditë para se Mehmet Shehun të vriste veten, pata një debat të ashpër me të, te Shtëpia e Pritjes në Kuçovë, pasi unë i kërkova...”/ Dëshmia e rrallë e ish-zëvendëses së Ramiz Alisë

Next Post

“E more karafil, gjallë qënke ti, mor spiun i Titos?! E kuptove besoj, se si zbuten tigrat ?! Doje të na i hidhje neve?! Jo or jo, s’të kam thënë kot unë, ne..../Dëshmia e ish-të burgosurit politik, për Havzi Nela

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
“Skënder Daja, që do të pushkatohej pak ditë më pas, ditën e parë të revoltës, bisedoi fshehtas me një ushtar të vend-rojeve, me të cilin…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit për Revoltën e Spaçit

“E more karafil, gjallë qënke ti, mor spiun i Titos?! E kuptove besoj, se si zbuten tigrat ?! Doje të na i hidhje neve?! Jo or jo, s’të kam thënë kot unë, ne..../Dëshmia e ish-të burgosurit politik, për Havzi Nela

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!