• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Vëllanë tonë, Dashin e helmuan, pasi person i tretë që ishte më të në tavolinë, jo mjeku, ai tjetri, e ‘qerasi’ me një pije…”/ Dëshmia e rrallë e motrës së volejbollistit të famshëm, që vdiq papritur më 3 gusht ‘91

“Pasi ai kërkojë me insistim në një mbledhje, që të hapej dosja dhe të gjendeshin vrasësit e mikut të tij të ngushtë, Asllan Rusit, dy ditë më pas…”/ Misteri i vdekjes së legjendës së volejbollit, më 3 gusht ‘91

“Në Kampionatin Ballkanik të Basketbollit 1959, ai me shumë kompetencë e shpirt luftarak, mbuloi vetë Koraçin, legjendën e ish – Jugosllavisë, të cilit i…”/ Historia e panjohur e legjendës së sportit shqiptar
“Si na e humbi ndeshjen arbitri gjermano-perëndimor në Hagë, vetëm pse ne vinim nga një vënd komunist dhe…”/ Historia e panjohur e djemve të Xhel Kojës së “Dinamos”, që tronditi parketet e Evropës
“Asllan Rusin, që na e kërkonin ekipet më të mira të Europës, ma hoqën nga sporti dhe Sigurimi e shtroi në psiqiatri, pasi dashuronte vajzën e Enverit…”/ Historia tragjike, e legjendës së volejbollit shqiptar

Nga Ferdinand Dervishi

– Liljana Fagu Alla, motra e volejbollistit të njohur të “Partizanit”, rrëfen se Dashin e kanë helmuar dy javë më pas, pasi ai kishte kërkuar llogari për shkatërrimin e jetës Asllan Rusit, ish-mikut të tij të ngushtë –

Memorie.al / Teksa shqipton fjalitë e para, Liljana Alla, gruaja që thotë se është njëra nga motrat e Dashamir Fagut, volejbollistit të shquar të ekipit të volejbollit të “Partizanit”, mbushet me djersë të ftohta dhe rrezikon të bjerë në gjendje të fikti. “Dashin e kanë helmuar rreth dy javë pasi u ngrit në një mbledhje në federatën e volejbollit dhe kërkoi llogari për shkatërrimin e jetës së mikut të tij, Asllan Rusi”, – shqipton me bindje një pohim të pabesueshëm, motra e volejbollistit të shquar. Më tej rendit edhe detajet, të gjitha bindëse. Ka pirë një kafe me një person “të panjohur” në Shtëpinë e Oficerëve në Tiranë dhe menjëherë është bërë keq, duke humbur jetën pak orë më pas. Njeriu i panjohur ka mbetur i tillë përgjithmonë, edhe pse familjarët e Dashamir Fagut thonë, se e kanë kërkuar deri në fund të botës.

Zonjë, përse mendoni se fatkeqësia e Dashamir Fagut, ka lidhje me Asllan Rusin?

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

Sepse kanë qenë miq të pandarë. I kujtoj si tani, rrinin bashkë gjithë kohën. Ishin djem, që nuk ka për t’i lindur më nëna. Dhe duke qenë se ishin shumë miq, Dashi, im vëlla, e ka vuajtur shumë tragjedinë e Asllan Rusit. Madje ai, krejt rastësisht e ka mësuar nga të parët, që Asllanin e kishin mbyllur me dhunë në Spitalin Psikiatrik. Kjo, sepse burri i motrës sime, Hamdiu, me profesion berber, atë ditë kishte qenë pikërisht në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, duke u marrë me disa pacientë.

Pikërisht, me të mbërritur në drekë në shtëpi, ai i tregon Dashit një skenë të tmerrshme. Kishte parë Asllan Rusin ta zbrisnin nga një makinë policie të lidhur me hekura këmbë e duar. Asllani, me të parë Hamdiun, i kishte kërkuar ndihmë: “Hamdi, ç’kam bërë…?! Nuk kam bërë asgjë që më kanë lidhur”?! Duket ishte shumë i tmerruar. Pasi dëgjon këtë rrëfim, kujtoj se Dashi u nis menjëherë për në Spitalin Psikiatrik. Që nga ajo kohë e kam vënë re se Dashi, humbi shumë nga sjellja e përditshme, u bë më i mbyllur. Asllanin e kishte shokun më të afërt.

Pse dyshoni se vdekja e Dashamir Fagut, ka lidhje me historinë e Asllan Rusit?

Sepse vdekja e vëllait tonë, në rrethana aspak të qarta, ka ndodhur vetëm dy javë pasi ai, është ngritur dhe ka kërkuar në një mbledhje të federatës së volejbollit, që të zbardhet historia e shkatërrimit të jetës së Asllan Rusit, mikut të tij volejbollist. Ishin kohë të turbullta dhe disa miq të tij, e kanë tërhequr nga xhaketa të ulej dhe të mos fliste me atë gjuhë, por Dashi nuk i ka dëgjuar. Mendoj se pikërisht kjo kërkesë e tim vëllai, ka paravendosur fatin e tij.

Kur ka ndodhur ngjarja?

Mbase në korrik 1991, pasi Dashi ka vdekur më 3 gusht, të të njëjtit vit, pra rreth një muaj më pas.

Nuk ju duket se në këtë kohë, njerëz të interesuar që historia e Asllan Rusit të mos hapej më, nuk ishin më të fuqishëm?

Aspak. Rrethanat thonë se ata kanë qenë dhe vazhdojnë edhe sot të jenë shumë të fuqishëm. Në atë kohë im vëlla, ishte rreshtuar dukshëm kundër tyre. Pak muaj më parë, kishte ndodhur incidenti në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”. Im vëlla, Dashi, që ishte aty pedagog, si dhe komandanti, i vunë shpatullat dyerve të magazinës së armëve, duke mos lejuar hapjen e tyre.

Në atë kohë, në Shkollën e Bashkuar, kishte mbërritur një fonogram i Ramiz Alisë, që thoshte të ruhej busti i Enver Hoxhës, edhe duke u përdorur forca. Mendoj se edhe kjo ngjarje, kishte bërë që tim vëlla, ta fusnin në rreth, për ta goditur.

Pse mendoni se Dashamir Fagu është helmuar?

Në fillim po ju tregoj si ka ndodhur…që të më besoni përse jam dyshuese. Ngjarja ka ndodhur më 3 gusht 1991. Paradite Dashi, ka qenë me një mikun e vet, që quhet Arjan, në një lokal afër shkollës “Ali Demi”. Pasi është ndarë nga ai, Dashi ka shkuar në Shtëpinë e Oficerëve, që gjendet në anë të Urës së Lanës, ku është ulur në tavolinë, me dy të tjerë, njëri prej të cilëve mjek. Sipas dëshmisë së mjekut, i cili na ka ardhur në shtëpinë tonë  tre ditë më pas,

Dashi kishte pirë fillimisht një kafe dhe më pas, një gotë “Vermuth” (tani e njëjta pije, quhet “Martini”). Menjëherë më pas, ishte zverdhur në fytyrë. Dy burrat që e shoqëronin e kishin këshilluar të pinte dhe një kafe tjetër, por ai kishte refuzuar. Ishin ndarë aty nga ora 13:30. Që nga ai moment Dashi nuk ishte ndjerë mirë. Në mes të natës i ishte ankuar së shoqes, se kishte dhembje shpatullash.

Më tej për ta qetësuar, kishte shtuar: “Por pulsin e kam 60. Mirë jam…”! Me këto fjalë në gojë, kishte dhënë shpirt. Na lajmëruan në orën katër të mëngjesit dhe Dashin e gjetëm ende të ngrohtë. Një ditë më pas, kur ishte dhe varrimi, vumë re se ai kishte pasur hemorragji. Edhe kjo na bëri të dyshonim.

Si e klasifikuan mjekët vdekjen?

Thanë se kishte lidhje me zemrën, por kurrë nuk e besuam. Një xhaxha yni, këmbënguli të bëhej autopsia, por ne të tjerët kundërshtuam. Ishte koha kur ende në popull, autopsia konsiderohej si një sakatim i trupit të të vdekurit. Tani jemi penduar që të gjithë.

Pse nuk e besoni variantin e mjekëve?

Sepse Dashi nuk ishte sëmurur kurrë, se nuk vuante nga asnjë sëmundje, se ishte ende shumë i fortë fizikisht, edhe pse kishte mbushur të dyzetat. Dhe në fund, sepse nuk kemi gjetur ende njeriun e tretë, që ishte atë ditë me Dashin. Pasi edhe mjeku nuk e njeh. Mendojmë se ai e ka helmuar. Dhe ecim me këtë besim. Vetëm nëse ai njeri do të gjendet një ditë dhe do të na bindë për të kundërtën, mbase edhe do të ndryshojmë qëndrim…! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Letra për Enverin: “Ju nuk keni ba çlirim kombëtar, por shoqëror. Shqipëria nuk është çlirue, atë që përmendni ju, e kanë ba disa burra më të mëdhenj se ti…”/ Historia Hamid Gjylbegut, që s’votoi kurrë

Next Post

Kalendari Historik 30 Qershor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj
Intervista

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

June 6, 2025
“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Qershor 2024

Kalendari Historik 30 Qershor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!