• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Që në ora 2.30 e mëngjesit, një grumbull njerëzish, prisnin përpara një dyqani në rrugën kryesore të kryeqytetit për racionin e qumështit, kurse pak më tej, në ‘Bllok’, Ramiz Alia…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, 25 mars ‘91

Akuzat e Ramiz Alisë: “Natën që vrau veten Mehmeti, shoferi i Kadriut tha që; e mora nga zyra ministrin dhe me makinë e çova te Blloku, ku ai…”/ Mbledhja e Byrosë, 12 shtator ‘83
Memorie.al
TAKIMI I PRESIDENTIT RAMIZ ALIA  ME PËRFAQËSUES TË STUDENTËVE
TAKIMI I PRESIDENTIT RAMIZ ALIA  ME PËRFAQËSUES TË STUDENTËVE
Kalendari Historik 11 Dhjetor
2 korrik 1990/ Dëshmia e ish-funksionarit partiak: “Porositë që na jepnin në mbledhjet e shtabit që kryesonte Adil Çarçani, i cili dremiste dhe diplomatët e huaj që u implikuan…”

“New York Times” sjell situatën në prag të zgjedhjeve të 31 marsit 1991.  Lëvizjet e komunisteve dhe shpresat e PD-së, për një fitore të mundshme!  

Memorie.al / Në orën 02.30 të mëngjesit të sotëm, këtu ishin grumbulluar kapicë gra dhe të moshuara përpara një dyqani që ndodhej në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit, duke pritur deri kur të hapej në orën 8, për të blerë racionin e qumështit. Pak kohë më herët, te “Blloku” tutje, presidenti Alia kishte mbledhur në një takim special udhëheqësit e Partisë Komuniste, me një arsye që të hynte në javën finale të fushatës elektorale kombëtare. Aty ishin drejtuesit më të lartë të saj. Në kishat katolike, që ishin mbyllur 24 vjet më parë nga qeveria komuniste dhe që janë rihapur së fundmi, këtë të diel, kishin shkuar me qindra adhurues për t’u falur.

Gjetkë, 127 të burgosur politikë, u liruan nga burgjet një javë më parë dhe iu bashkuan familjeve dhe shokëve, të cilët u dhanë atyre veshje, para xhepi dhe një strehë të përkohshme, për të futur kokën. Dhe 90 të burgosur politikë të tjerë, vazhdojnë të jenë prapë të mbyllur sot.

Pjesët në një “Kaleidoskop”!

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Këto ishin pjesët në një “Kaleidoskop” shqiptar, që është duke krijuar të ardhmen e shpejtë, pothuaj nga momenti në moment. Ky vend 3.5 milionë banorësh, më i varfri në Europë, është në grahmat e vdekjes së trazicionit të dhunshëm komunist 46-vjeçar dhe izolimit të vazhdueshëm.

Një vit më parë, presidenti Alia, 65 vjeç, nisi duke shpresuar drejtimin e reformave të ngadalshme, duke filluar që nga maja. Por kërkesat e njerëzve të tij për demokraci tani dhe nevojat e tyre për përmirësimet themelore në standardet e tyre të jetesës, e kanë nxitur atë që të ndërmarrë një hap më të shpejtë.

Partia Demokratike, optimiste

Zgjedhjet kombëtare do të mbahen të dielën tjetër dhe së fundi koalicioni i partive të opozitës, tani beson se ata do të mund të rrëzojnë komunistët. “Unë jam realisht optimist”, – thotë Dr. Sali Berisha, drejtuesi 46-vjeçar i Partisë Demokratike, grupit më të madh opozitar.

Një nga anëtarët e partisë së tij në qytetin verior të Shkodrës, tha të shtunën se; 1 milion, nga 1.7 milionë votues, janë të rinj dhe ata përkrahin totalisht opozitën.

Ai tha se komunistët janë të fortë vetëm në pjesën jugore të vendit dhe te brezi më i vjetër. Kjo është në angazhimet e zotit Alia, i cili është gjithashtu edhe kryetari i Partisë Komuniste. Në turrin elektoral të tij, ai u përpoq të mbajë besnikët e partisë. “Sigurisht, këtu janë bërë gabime”, – tha ai në një fjalim të publikuar sot te “Zëri i popullit”, gazeta e Partisë Komuniste.

“Madje edhe sot, ne jemi duke bërë gabime. Asnjë forcë politike nuk mund t’i shmangë ato. Asnjë individ, nuk mund të jetë i përsosur”. Zoti Alia dukej i përqendruar në përgatitjen e partisë së tij, për një humbje të mundshme në këto zgjedhje, kur tha se; “Partia e Punës, është për bashkëpunim konstruktiv me të gjitha partitë e tjera”.

Në një qëndrim të mbajtur në fund të konferencës së partisë së tij, Alia tha se komunistët do të bëjnë fushatë mbi platformën e të qenit “forca më progresive dhe partia më me eksperiencë”, në politiken shqiptare. Kjo e fundit, sigurisht që është e vërtetë.

Vota për radhën e qumështit!

Trazira dhe dhuna ka rrethuar qytetet më të mëdha të Shqipërisë për disa muaj, duke u mbyllur me dhjetëra të vdekur në Tirane dhe në Portin e Durrësit. Një eksod masiv nga deti dhe nga toka, ka sjelle largimin e 80.000 shqiptarëve, drejt Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë, që në verën e kaluar.

Pakënaqësia ka ndarë familjet, me të vjetrit që janë me Partinë Komuniste dhe të rinjtë, që janë duke u kthyer tek opozita. Kristina Budina, një studente 21-vjeçare, tha: “Në familjen time, tre anëtarë të saj, janë për Partinë Demokratike dhe vetëm babai im, është me komunistët”.

Dhe ne fund, zgjedhjet mund të vendosen nga njerëzit që janë në radhë duke pritur për të marrë racionin e qumështit. “Ne nuk i duam më bolshevikët”, – tha një e moshuar, teksa ndodhej këtë mëngjes herët në rrugën “Kongresi i Përmetit”, në një nga bulevardet kryesore të kryeqytetit. Ajo kishte pritur në radhë për katër orë, që të merrte 1 litër qumësht. Memorie.al

Shkrimi është publikuar në “New York Times” më 25 mars 1991

Titulli është redaksional

Përgatiti për botim, Albert Gjoka

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Takimi mes Cu En Lait dhe Kosiginit, u bë në orën 11.00, kur ishim duke ngrënë drekë me Kang Sheng dhe duke mos ditur asgjë për këtë...”/ Raportimi i Rita Markos para Enverit dhe Byrosë, shtator 1969  

Next Post

Kalendari Historik 15 Qershor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Qershor 2024

Kalendari Historik 15 Qershor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!