• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, September 21, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Anëtarë të Kongresit, si përfaqësuesi i Massachusetts, Josef P. Kennedi, si dhe senatorin e Arizonas, Denis DeConcini, kërkuan që të vizitojnë Shqipërinë…”/ Shkrimi i New York Times, në ’90-ën

“Zoti Hoxha, shefi i Partisë Komuniste, i cili mbushi 76 vjeç më 16 tetor, raportohet të jetë aq i sëmurë, sa në daljen e tij më të fundit publike, ecte…”/ Shkrimi i panjohur i gazetës amerikane, në ’85-ën
“Anëtarë të Kongresit, si përfaqësuesi i Massachusetts, Josef P. Kennedi, si dhe senatorin e Arizonas, Denis DeConcini, kërkuan që të vizitojnë Shqipërinë…”/ Shkrimi i New York Times, në ’90-ën
“Anëtarë të Kongresit, si përfaqësuesi i Massachusetts, Josef P. Kennedi, si dhe senatorin e Arizonas, Denis DeConcini, kërkuan që të vizitojnë Shqipërinë…”/ Shkrimi i New York Times, në ’90-ën
“Pa nënvizuar Greqinë dhe Italinë, partia jonë shikon si rrezik eminent, krahun verior të Shqipërisë, ku jugosllavët…”/ Dokumenti sekret i takimit të delegacionit ushtarak, Pekin 1972

Nga David Binder

Memorie.al / Qeveria e Shqipërisë, një nga regjimet më besnike të komunizmit në mbarë botën, sinjalizoi sot se është e gatshme të nisë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Sovjetik. Presidenti Ramiz Alia, e bëri të ditur ndryshimin e politikës publike të armiqësisë me Uashingtonin dhe Moskën në këto tri dekada, si rezultat i zhvillimeve ndërkombëtare të kohëve të fundit. Ai tha se; “problemi i rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të dhe Bashkimin Sovjetik, është në agjendë”.

Në një fjalim që mbajti të martën para Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, i cili është bërë publik sot nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, presidenti Alia, foli për hendekun e madh të ndarjes së vendit të tij, nga dy superfuqitë, por ai shtoi se; “Ne do të takohemi, si miku me mikun”.

Propozimi që në 1974-ën 

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga rrethi ynë vetëm 26 veta u futën në ambasada, 60 të tjerë shkuan në Tiranë, por komunistë e kuadro në lagjet e Vlorës, në Nartë, Selenicë e…”/ Raporti sekret i Halil Haskos për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

“Eni me Elbasanin, kabina 7; Eni me Elbasanin kabina 7; Daku me Lushnjën të mos presë, personi nuk është paraqitur…”/ Historia e Post-Telegrafës Shqiptare, nga periudha e Monarkisë, deri në vitet ’90-të

“Në qoftë se tani Shtetet e Bashkuara dhe Rusia shprehen të gatshme se do të ndryshojnë me të vërtetë qëndrimin e tyre ndaj Shqipërisë, ne nuk kemi ndonjë arsye që të mos e mirëpresim këtë”, – tha Alia, i cili është sekretari i Parë i Partisë në këta pesë vitet e fundit.

Sipas zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, ka patur bisedime jodirekte midis përfaqësuesve të Tiranës dhe Uashingtonit, rreth lidhjeve diplomatike, megjithëse qeveria e Shteteve të Bashkuara i ka bërë publike propozimet rreth dëshirës së saj, për normalizimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, që në vitin 1974.

Në 28 nëntorin e fundit, kur Shqipëria kishte ditën e festës kombëtare, në qëndrimin e drejtorit për Çështjet e Europës Lindore, James W. Swihart, dhënë për shërbimin shqip te “Zëri i Amerikës”, u shpreh se; “Sigurisht, ne nuk shohim pengesa madhore, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Tiranën” dhe shtoi se; “administrata është gjithmonë e gatshme për dialog”.

Ndërprerja e marrëdhënieve më 1939-ën

Marrëdhëniet zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë ndërprerë me Shqipërinë, në qershor të vitit 1939, pas pushtimit të vendit, nga Italia fashiste e Benito Musolinit.

Misioni i Shteteve të Bashkuara, është dërguar në Tiranë në vitin 1945, me qëllim që të përgatitej rifillimi i marrëdhënieve qeveritare, por ishin të vështira bisedimet nga qeveria e re komuniste e sapo-instaluar dhe, për pasojë, vitin tjetër, ai u kthye mbrapsht në vendin e tij. Shqipëria, një vend me 3.3 milionë banorë, e ka krijuar shtetin, para 78 vjetësh.

Që në fillim, një krijesë e fuqive të mëdha europiane, ajo, më pas, është pushtuar për intervale të ndryshme kohe nga Italia, Gjermania, Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Kina.

Bashkimi Sovjetik, për periudhën e tij, kishte interesa të forta në zhvillimin e lidhjeve të ngushta me Shqipërinë, që nga momenti i krijimit të Partisë Komuniste, në vitin 1941, e cila ishte nën mbikëqyrjen e komunistëve jugosllavë.

Partia Komuniste Jugosllave, e drejtuar nga Josif Broz Tito, mbeti mbizotëruese në Tiranë, derisa Stalini i ndërpreu ato në vitin 1949. Që atëherë dhe deri në vitin 1960, Shqipëria ishte një shtet satelit i Bashkimit Sovjetik, duke e lejuar që të zgjerohet, duke vendosur aty bazat ajrore dhe detare sovjetike.

Në vitin 1961, drejtuesi kryesor i Partisë Komuniste, Enver Hoxha, përdori ndarjet midis Mao Ce Dunit dhe Nikita S. Hrushovit, që të shpëtojë (çlirohet) nga ndikimi rus, duke u kthyer pas pak tek Kina, si një padron në marrëdhëniet të cilat, përfunduan në vitin 1978.

Për 25 vitet e fundit, Moska, rreptësisht, i ka ardhur rrotull Shqipërisë, sidomos më me shumë intensitet pesë vjet më parë, që kur vdiq Enver Hoxha. Deri në fillimet e këtij viti, Tirana zyrtare ka refuzuar propozimet ruse.

Në shkurt 1990, zëvendësministri i Jashtëm, Sokrat Plaka, tha në një intervistë për “Reuters”, se; vendi i tij mund të rifillojë marrëdhëniet me Moskën dhe Uashingtonin.

Lidhjet me rusët mund të nisin shpejt

Sipas diplomatëve, qysh atëherë, ambasadorët shqiptarë dhe rusë të akredituar në Turqi, janë takuar në Ankara, ku kanë diskutuar për lidhjet diplomatike. Një diplomat amerikan i vendosur në Ballkan, tha se muajin e fundit Tirana dhe Moska, janë shprehur për normalizimin e marrëdhënieve sa më shpejt.

Rivendosja e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, është nxitur nga pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, për disa vjet dhe që kanë qenë inkurajuar pa shumë bujë, nga qeveria “Alia”, e cila në vjeshtën e kaluar, ftoi disa shqiptaro-amerikanë në Tiranë.

Sipas zyrtarëve të qeverisë amerikane, “disa anëtarë demokratë të Kongresit, përfshirë edhe përfaqësuesin e Massachusetts, Josef P. Kennedi, si dhe senatorin e Arizonas, Denis DeConcini, kanë kërkuar që të vizitojnë Shqipërinë.

Xhejms E. Mahoney, asistenti ekzekutiv i z. Kenedi, tha se kërkesa e kongresmenit, ka marrë një përgjigje pozitive disa javë më parë, me një ftesë të ofruar nga Bashkim Pitarka, përfaqësuesi i Shqipërisë, në Kombet e Bashkuara.

Zoti Mahoney tha në një intervistë telefonike, për gazetën, se; “Ai është shprehur se do ta shoqërojë zotin Kenedi në Tiranë, gjatë muajit qershor”.

Kërkohen lidhjet me Komunitetin

Në fjalimin e tij të së martës, presidenti Alia, bëri konstatimet rreth marrëdhënieve me Moskën dhe Uashingtonin, në kontekstin e bisedimeve më të zgjeruara rreth rolit të Shqipërisë, në dritën e ndryshimeve në Europën Lindore dhe Perëndimore.

Pa specifika, ai shpalli qëndrimin e qeverisë së tij, në procesin e bashkëpunimit dhe sigurisë europiane dhe pjesëmarrjen e vendit të tij, në takimet e organizuara për këtë qëllim”. Kjo të lë të kuptosh se Shqipëria, do të marrë pjesë në të ashtuquajturat takimet e Helsinkit, ku aktualisht janë të pranishme 35 vende, përfshirë edhe SHBA-të dhe Kanadanë.

Ai tha se Shqipëria do të lëvizë në drejtim të Tregut të Përbashkët Europian, përfshirë edhe lidhjet diplomatike me Komunitetin.

Më specifikisht, ai tha se Shqipëria është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet me Britaninë, duke thënë se kjo mund të realizohet nëse Londra, do të kthejë arin e fshehur shqiptar, të konfiskuar në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe të heqë dorë nga pretendimet e Aleancës, kundër Shqipërisë.

Bisedimet rreth pretendimeve të floririt, thjesht vetëm kanë bërë zhurmë në këto vjet, por pa dhënë rezultat. Memorie.al

Përgatiti: Albert Gjoka

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në tribunën përballë, nisën përleshjet mes popullit e sampistëve dhe u arrestuan Ilir Rugia e Safet Beçeri, që u morën zvarrë, mespërmes fushës, por në minutën e 80-të...”/ Ngjarjet në stadiumin e Kavajës, mars 1990

Next Post

“Cvajk, si gjithë të tjerët, që jetonin në në Perandoritë e Mëdha, mund të mos e dinte origjinën e saktë të Aleksandër Moisiut, ose ta identifikonte atë si...”/ Refleksionet e ish-kreut të Muzeut Historik Kombëtar

Artikuj të ngjashëm

“Nga rrethi ynë vetëm 26 veta u futën në ambasada, 60 të tjerë shkuan në Tiranë, por komunistë e kuadro në lagjet e Vlorës, në Nartë, Selenicë e…”/ Raporti sekret i Halil Haskos për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
Dossier

“Nga rrethi ynë vetëm 26 veta u futën në ambasada, 60 të tjerë shkuan në Tiranë, por komunistë e kuadro në lagjet e Vlorës, në Nartë, Selenicë e…”/ Raporti sekret i Halil Haskos për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

September 21, 2026
“Eni me Elbasanin, kabina 7; Eni me Elbasanin kabina 7; Daku me Lushnjën të mos presë, personi nuk është paraqitur…”/ Historia e Post-Telegrafës Shqiptare, nga periudha e Monarkisë, deri në vitet ’90-të
Dossier

“Eni me Elbasanin, kabina 7; Eni me Elbasanin kabina 7; Daku me Lushnjën të mos presë, personi nuk është paraqitur…”/ Historia e Post-Telegrafës Shqiptare, nga periudha e Monarkisë, deri në vitet ’90-të

September 20, 2026
“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
Dossier

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

September 21, 2026
Më 16 nëntor ’44, gjermanët na vranë nënën dhe xhaxhanë, kurse qindra të tjerë i shpëtoi Padër Mëshkalla…/Dëshmia e të birit të kreut të Ballit Kombëtar
Dossier

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 20, 2026
“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën
Dossier

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

September 19, 2026
“Enver Hoxha vdiq më 11 prill ‘85, një muaj pas ardhjes së Gorbaçovit në pushtet, zia në Shqipëri zgjati 9 ditë, por përveç Castros, Çausheskut dhe Kim Il Sung, ngushëllimet…”/ Shkrimi i panjohur e gazetarit rus
Dossier

“Polemikat mes kryeministrit Enver Hoxha dhe zëvendës-kryeministrit Tuk Jakova, kanë përfunduar me arrestimin e këtij të fundit, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 20, 2026
Next Post
“Cvajk, si gjithë të tjerët, që jetonin në në Perandoritë e Mëdha, mund të mos e dinte origjinën e saktë të Aleksandër Moisiut, ose ta identifikonte atë si…”/ Refleksionet e ish-kreut të Muzeut Historik Kombëtar

“Cvajk, si gjithë të tjerët, që jetonin në në Perandoritë e Mëdha, mund të mos e dinte origjinën e saktë të Aleksandër Moisiut, ose ta identifikonte atë si...”/ Refleksionet e ish-kreut të Muzeut Historik Kombëtar

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme