• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Drandja Jakja, tue gërmue me gishta, e nxori djalin e varrosur, para tre muajsh, e mbështolli atë fytyrë paprishun, me çarçafë dhe rikthehet në kapanon, ku…”/ Historia e pabesueshme e Kampit të Tepelenës

”Ju tregoj Kapterin e Kampit të Tepelenës, që ndiqte pas vajzat e nuset e reja dhe …”/ Dëshmia e rrallë e të arratisurit në ’66-ën, nga SHBA-ja
“Gjyshi, që ishte kryetar i Degës së Brendshme, vinte i mërzitur, se i kërkonin që të torturonte të arrestuarit dhe ai…”/ Dëshmia e rrallë e punonjëses së Bashkisë së Tepelenës
“Gjyshi, që ishte kryetar i Degës së Brendshme, vinte i mërzitur, se i kërkonin që të torturonte të arrestuarit dhe ai…”/ Dëshmia e rrallë e punonjëses së Bashkisë së Tepelenës
Memorie.al Internimet Tepelenes

Nga Luljeta Progni 

Memorie.al / Drane Jakja, është një emër i panjohur për shumicën e shqiptarëve. Ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare, disa vite më parë. Kam dëgjuar për këtë grua të pazakontë nga nëna ime, vite më parë. Nëna dhe vëllai im, jetuan në të njëjtën kohë me Drane Jakajn, në kampin famëkeq të Tepelenës, në vitet e para të regjimit komunist. Kampi i Tepelenës, është vendi ku kulmon drama e madhe, e terrorit komunist.

Drane Jakja ishte një çikë bregdrinase nga dera e fisme e Jak Gjonit, në Fierzë të Pukës. Nuse e Vuksan Prek Ndout, nga Nikaj-Mërturi, djalë i derës së patriotit luftëtar, Zeqir Dema i Btoshës. Drane Jakja, ka jetuar në gjashtë regjime.

Por ai që do të linte gjurmë të tmerrshme në jetën e saj, ishte regjimi komunist i Enver Hoxhës. Një rrugëtim 100 vjeçar, i mbuluar me vuajtje, mundime dhe mbijetesë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

Është gjyshja e këngëtarit të mirënjohur të muzikës popullore, Gëzim Nika. Ia ka mbërritur të mbajë në prehrin e saj, nipa e stërnipa të brezit të pestë. Por kurrë, për jetë nuk do të shlyhej nga mendja e saj, fati tragjik i të birit 2-vjeçar.

Ajo e humbi një djalë 2 vjeç, në kampin e internimit në Tepelenë. Historia është e pazakontë, tmerrësisht e dhimbshme. Është nga ato histori që kur i dëgjon, të ndalet fryma.

Doruntina e kohëve modern, e ka quajtur Pjetër Meta, autori i disa teksteve që flasin për historinë e Nikaj-Mërturit. Drane Jakja, është simbol i qëndresës mbinjerëzore. Është gruaja që sfidoi fatin.

Pjetër Meta, e paraqet me detaje, historinë shumë dramatike të kësaj gruaje të pazakontë. Një përmbledhje e kësaj historie, vijon më poshtë.

Si e zhvarrosi djalin 2-vjeçar, për ta marrë me vete pas internimit?!

Në fund nëntor 1948, kur perdja e hekurt e Lindjes, ra si gur mes dy syve, në mes Shqipërisë Londineze e, Kosovës, Drane Jakja, u falme-shëndet përjetë me burrin e saj kaçak, Vuksanin, që ia ktheu pushkën komunizmit, prej se kur hyni në nëntor 1944 në Qafë të Kolçit, për me vra djemtë e Nikaj-Mërturin.

Drandja ia dha besën Vuksanit, se ka me i rritë djemtë e me i ba burra, në trollin e vet dhe ka me i përcjellë çikat nuse, në dyer të mira. Kësokohe, ma i vogli ndër katër fëmijët e tyne, Zefi, ishte veçse dhjetë ditësh.

Në vitin 1949, pa i ikë dimni tokës, policia e Sigurimi i Shtetit, e shpërngulën Drane Jaken me katër fëmijë, në kalvarin e shtatë internimeve: tri vendqëndrime në krahinën e Nikaj-Mërturit, në Tropojë, për gjashtë javë e, prej këndej, në këmbë me djep në shpinë e, fëmijë përdore, deri në Kukës e, mbas-andej, me makinë në Kalanë e Beratit, ku ndejtën tre muaj. Në fund, në dy kampet famë zeza, në Turan e në Tepelenë.

Në kampin çnjerëzor të Turanit, me disa tragjedi në ditë, ku edhe brenda 24 orëve humbën jetën 33 fëmijë, ia rrëmbeu vdekja edhe djalin e saj të vogël, Zefin dyvjeçar.

Drane Jakja me tepër vështirësi, ia bani një vorr të sigurt me thellësi e dërrasa, tek varrezat e ushtarëve italianë të luftës, sepse nuk donte me iu ndodh si disa të internuarve të tjerë, që ua merrnin erozioni i malit, apo ujërat e Vjosës, eshtrat e të vdekurve të tyne të pafajshëm

Po vjen koha me iu fal internimi një pjese të madhe të të pafajshmëve, pasi kampet ishin tej-mbush, me të internuar. Kjo për shkak se në Tepelenë, mbërritën 49 kamionë me të internuar vetëm nga Mirdita, pas vrasjes së Bardhok Bibës.

Kur mori lajmin se do të kthehej në vendin e saj, Drane Jakja, së bashku më çikën e madhe Zojën, u larguan nga kampi i Tepelënës, në atë të Turanit, tek varri i Zefit.

Drandja Jakja, tue gërmue me mjete rrethanore e, gishtat e saj të përgjakur, e nxori djalin e varrosur, para tre muajsh. E mbështolli djalin fytyrë paprishun, me çarçafë të bardhë, të bamun katrash dhe rikthehet në kamp.

Por tragjedia, vazhdoi…!

Shtatë javë, e ka mbajt Nënëmadhja Drane Jakja, djalin e saj në kampin e Tepelenës, tue ia ba tana përkujdesjes e mshefjes e, të higjienës, që t’ia ruajnë fytyrën djalit, e vetes. Kur e pa se kurrkush nuk po mundej me e përcjellë për në Tropojën e largët, çohet e ta merr lejen e largimit e, në një makinë rasti ngarkue me pambuk dhe niset nga Tepelena, për në Shkodër.

Aty shkon nga tregu, ku i kishte ble dikur rrobat e nusërisë e me kursimet e veta, ia ble veshje e mbathë djalit të vdekun, që e kish lanë në hotel, me fëmijët e tjerë, në pritje të ardhjes së dajës së tyne. As në ëndërr, Zefi tashti çehre-bardhë prej deke, nuk e kishte mendue veten, të veshun aq bukur.

Doruntina reale, Drane Jakja, tamam si në legjenda, pasi kapërceu shtatë lumenj të mëdhenj, nga Vjosa tek Drini, pasi kapërceu shtatë vargmale, nga Tepelena në Nikaj-Mërtur, pas shtatë ditëve rrugëtim, me makinë e në kambë, nga kampi i internimit në Fierzë e, në Btoshë, e varrosi Zefin e vogël dyvjeçar, pranë gjyshit të tij, Prekë Ndout, në trollin e Zeqir Demës, në fshatin e tij të lindjes.

Kahmos, nga dy anët e Drinit, nga Malësia e Gjakovës e Malësia e Madhe, erdhën në këtë rivarrim mortor të pa pamë e të pandiemë, me e krye me nderime traditore, këtë përcjellje e t’pame.

Burrnesha e maleve shqiptare, Drane Jakja, ia kreu amanetin e vet burrit të saj e, ndryshe nga Doruntina e lashtë e miteve iliro-shqiptare, mbeti gjallë.  Nanëmadhja Drane Jakja, ia nisi jetës, shtatë herë nga e para: tri herë gjatë internimeve në Nikaj-Mërtur, një herë në Tropojë, kryeqendrën e atëhershme të rrethit, në kalanë e Beratit, në Turan dhe në Tepelenë.

Ngulimi ma i fundit i saj, kur e filloi prapë nga e para, është Bukova në komunën e sotme të Llugajt në Lugun e Malësisë së Gjakovës, ku hapi tokë të re për truall e bukë, ngriti kullën e ndërtoi jetën e vet përmbi një gjysëm shekulli.

Kjo ishte historia e përmbledhur, e kësaj malësoreje të pazakontë. Ajo mbylli sytë pak ditë më parë dhe mori me vete gëzimet e dhimbjet e mëdha të kësaj jete. Kjo histori, bashkë me historitë e të gjitha atyre nënave që humbën fëmijët në Tepelenë, është një kushtrim i madh, për këtë shoqëri që e ka varrosur me qëllim, të shkuarën komuniste.

Brezat duhet ta njohin historinë cilado qoftë ajo. Nuk mundet kurrkush ta fshehë atë, sepse janë histori që do të rrëfehen brez pas brezi. Historia nuk zhbëhet.

Nuk janë dëmshpërblimet në të holla, (që premtuan e vazhdojnë të premtojnë qeveritë e pas viteve ’90-të), larja me historinë e të shkuarës. Në respekt të historive çnjerëzore, që një pjesë e madhe e popullsisë kaluan nën regjimin komunist, duhet të rrëfehet historia siç është. Lerini dosjet, se ato nuk hapen kurrë. Nuk kanë si të hapen, sepse e elita politike, i ka rrënjët tek ai sistem.

Ky 25-vjeçar, e dëshmoi këtë. Por duhet hapësirë që të rrëfehet historia, siç ishte. Nuk mundet që mediat shqiptare, të vazhdojnë të sjellin historitë rozë të drejtuesve komunistë e, të fshijnë si të mos kishin ekzistuar kurrë, këto histori tragjike që kaluan këto nëna, këta shqiptarë.

Është e njohur thënia se; “një histori që harrohet është e destinuar të përsëritet”. E nëse nuk përsëritet në ato forma si nën regjimin gjakatar komunist, në të tjera mënyra e kanë përsëritur historinë në këto 25 vite.

Ata që ishin të persekutuar në regjimin komunist, në një farë mënyre, vazhdojnë të jenë të tillë edhe sot. Ata që ishin të privilegjuar nën atë regjim, janë sot elita politike e vendit. E kjo elite, shkon përtej çdo imagjinate, dekoron persekutorët komunistë. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nga Çelo Arrëza, Bilo Bregu e Çize Hamitaj, te Xhipe Mersini, Metush Rrapo, etj., analfabet apo me arsim fillor, ish-baxhoxhinj, bujqër, e marangozë, që...”/ Libri ‘Kampet e burgjet e Shqipërisë komuniste’, i historianit të njohur

Next Post

Kalendari Historik 11 Maj 2024

Artikuj të ngjashëm

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

June 7, 2025
“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Maj 2024

Kalendari Historik 11 Maj 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!