• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mark Dodani, i dërguar nga Ministria e Brendshme dhe Agron Çoba, përfaqësuesi i Sigurimit të Ushtrisë, e morën Bedriun në makinë, por rrugës…”/ Historia tragjike e tre vëllezërve dhe babait, që vuajtën 74 vite burg

“Si e formuam Këshillin Krahinor, masat që morëm për ‘njerëzit e komandës’ dhe përse orkestrantët e kampit, s’pranuan të luanin himnin kombëtar para flamurit …”?!/ Revolta e Spaçit, maj ‘73
“Skënder Daja, që do të pushkatohej pak ditë më pas, ditën e parë të revoltës, bisedoi fshehtas me një ushtar të vend-rojeve, me të cilin…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit për Revoltën e Spaçit
“Si u rrethuan, kush i spiunoi dhe përse u vranë ‘5 Heronjtë e Vigut’ më 21 gusht ‘44, edhe pse ishin në besë të…”/ Dëshmia e rrallë e nënkolonelit të Sigurimit, Mark Dodanit
Hetues dhe Punetore Operative te Sigurimit te Shtetit duke biseduar mes tyre. Foto e viteve 70-80.bmp
“Ja njerzit e Sigurimit që më arrestuan në fshatin tim, Markat dhe më dërguan në Degën e Brendshme të Sarandës, ku….”/ Dëshmia nga SHBA-ve e të arratisurit në ’85-ën
“Në Berat, populli bërtiste: ‘në litar, pushkatim për armikun e popullit’, dhe kur babai vdiq në Lapradha se nuk vinte mjeku, e varrosëm me qerre …”/ Historia tragjike e gjeneralit të famshëm

Nga DALIP GRECA

Pjesa e parë

Memorie.al / Esat Çoku bashkë me të shoqen Zyhranë dhe të birin Francin, jetojnë në Pelham Park Whay, në Bronx, NY, por muajt e verës, Esati i kalon në shtëpinë e tij të bukur, që ka ndërtuar në fshatin Mucias, pranë Kënetës së Karavastasë, në Komunën e Remasit, në Lushnje. Në historinë e jetës së përditshme të Esatit dhe Zyhrasë, këtu në New York nuk ka ndonjë gjë të veçantë për të shënuar: Janë emigrantë, si gjithë të tjerët, punojnë në punë të zakonta, lodhen e rropaten, dhe jo rrallë mund të ndodh që të shprehin dhe ndonjë llojë “pendese” për mërgimin, në moshën e pensionit. Por kur kthejnë kryet nga i biri dhe shohin përkushtimin e tij në mësime, rezultatet shumë të mira integruese në jetën amerikane, ia bëjnë ”hallall” vuajtjet e mërgimit. 

Ky çift që ju prezantova, gjithë ditët e javës lodhen në punët e mundimshme, siç janë të gjitha punët e pakualifikuara, ndërsa në fund javë do t’i gjesh të gëzuar në shoqërinë që kanë zgjedhur këtu në emigracion, me të cilën shkojnë kohën e lirë fundjavave, herë duke dalë një shëtitje, herë një bisedë në klubet e shqiptarëve, herë në aktivitetet e shumta që zhvillohen në Nju Jork, dhe jo rrallë duke bërë vizita tek njeri-tjetri. Në shoqërinë e tyre ka njerëz të zakontë, ka ish-diplomatë, ish- oficerë, inxhinierë, gazetarë, doemos që ka edhe ish të përndjekur të sistemit komunist, me të cilët i bashkon vuajtja dhe rezistenca antikomuniste.

Gjithashtu mund të lexoni

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Të përndjekurit janë bashkëvuajtësit e Esatit, por ai nuk i paragjykon njerëzit, është krejtësisht tolerant, i papara-gjykueshëm në ato ç’ka ka hequr ai dhe familja e tij. Vuajtjet e veta dhe të familjes, nuk ia faturon çdo llojë njeriu, ato qenë pjellë e sistemit komunist. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka marrë rrugën e mërgimit këtu e pesë vjet të shkuara, ndërkohë që vëllai tjetër i tij, Çaush Çoku, rrugëve të mërgimit, nisi t’i shkelë menjëherë pas burgut, që në vitin 1991.

Edhe pse qe shpallur “armik” dhe qe arrestuar “në emër të popullit” si “armik i popullit”, (Kush e pyeti popullin?!) Esati orë e çast mendon me mall për Shqipërinë dhe thotë se vështirë do ta ketë nëse nuk kthehet një ditë atje, ku ka lënë gjithçka; edhe gëzimet, edhe vuajtjet, edhe prangat, edhe varret e të dashurve; edhe tokën; edhe vreshtin, edhe shtëpinë në Muçias, edhe apartamentin në kryeqytet. Edhe “armiqtë” e dashkan Atdheun!

Shprehje e tolerancës është edhe akti i pajtimit të familjes Çoku, me 26 dëshmitarët e rremë, që dolën kundër tyre në proceset gjyqësore, kur u dënua Azemi, dhe djemtë, Bedriu, Çaushi dhe Esati. “Nuk arritëm të pajtohemi vetëm me gjashtë prej dëshmitarëve, të cilët patën vdekur para se ne të liroheshim prej burgjeve, – thotë Esati. – Për ne ata ishin fatkeq të një sistemi antinjerëzor, falja dhe mëshira ishin më e shumta që mund të bënim për ata”.

Toleranca dhe dashuria njerëzore, e çoi Esat Çokun deputet në Parlamentin Shqiptar (1992-1996). Është rasti më i veçantë në Shqipëri, kur ish i përndjekuri, ishte në një sallë me ish hetuesinë vet. Esati dhe hetuesi i tij, Bashkim Caka, ishin njëkohësisht deputetë, njëri për Partinë Demokratike dhe tjetri për Partinë Socialiste! Kur ishte në krye të Shoqatës të Ish- Përndjekurve Politikë të Lushnjës (1991-‘95) apo pjesëtarë i kryesisë të Shoqatës Kombëtare të Ish-të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë (1991-‘95), Esati nuk kultivoi as urrejtje as hakmarrje, vetëm kërkoi integrimin e bashkëvuajtësve.

Kështu edhe vëllezërit, Bedriu dhe Çaushi, të cilët edhe pse nuk u morën me politike, u treguan qytetarë të denjë. Trazicioni afro 30 vjeçar i Shqipërisë, e ka shpërndarë familjen Çoku, njëri vëlla, Bedriu, ka mbetur në Shqipëri, pas 15 vjetësh ka vendosur të trokasë në politikë, duke pranuar që të jetë kandidat për deputet i “Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar”, ndërsa Çaushi vazhdon të jetë në Romë, si gazetar i Komunitetit Europian.

Esati jeton në Nju Jork. Edhe një fakt tjetër për tolerancën: Në kohën e krizës të pushtetit demokratik, Bedriu ishte nëndrejtor i përgjithshëm i burgjeve të Shqipërisë. Fatos Nano, atëherë ishte në burg. Bedriu merr urdhër që të mos ndodhte asnjë e keqe me jetën e kryetarit të opozitës. Shkon vetë me helikopter dhe e shpëton Nanon nga rreziqet që mund t’i kanoseshin.

Kur socialistët vijnë në pushtet me Nanon kryeministër, vetë i pari kërkon që t’i bëjë një vizitë në shtëpi, për ta falenderuar se i kishte shpëtuar jetën. Bedriu ia çeli derën e apartamentit dhe e priti. Një javë më pas, ish-nëndrejtori i përgjithshëm i burgjeve, jetë shpëtuesi i Nanos, edhe pse kishte përfunduar studimet për jurist, edhe pse zotëronte tri gjuhë të huaja, u gjend i papunë…! Shpërblim i bukur!

ESMAJA, NENA E BURGJEVE

Në fillimet e emigrimit, Esati kaloi një provë të vështirë. Nuk e kisha parë asnjëherë në atë gjendje të rënduar psikologjike, tmerrësisht dëshpëruese. Në shtëpi ishte vetëm me nipin, familja qe ende në Shqipëri. Kishte marrë lajmin e hidhur të vdekjes të nënë Esmasë. “Qenka e thënë që të mos i hedh një dorë dhe’ nënës, ashtu siç nuk i hodha babait”, qante dhe psherëtinte ato ditë Esati.

Kur  u vdiq babai, me 12 dhjetor 1982, tre vëllezërit ishin në burg dhe nuk mundën të ishin në varrimin e atit të dashur, ndërsa tani që vdiste nëna, Esati ishte këtu, aq larg, dete e oqean kaptuar. Statusi nuk e lejonte, që të udhëtonte….! Nënë Esmaja kishte ikur nga kjo botë, ndërsa ai kishte vënë fotografinë e saj në një kënd dhe vajtonte e priste njerëz, që vinin t’i mjekonin plagën e dhimbjes…!

Dukej se gjoksi nuk ia mbante dhimbjen. Miqtë dhe të njohurit nuk reshtnin, por plaga e shpirtit s’mbyllej kollaj….! Ai i binte telefonit herë pas here dhe merrte informacion rreth varrimit. Fliste me vëllezërit, por fjala lagej nga lotët dhe telefoni bëhej memec…! E shoqëroi kortezhin së largu, deri sa përfundoi varrimi.

– “Së paku t’i kisha hedhur një dorë dhe”- përsëriste herë pas here Esati, që kapte tëmthat dhe i shtrëngonte fort e, fshinte sytë që rridhnin lotët e dhimbjes. Ishte fillikat. E mbyti dëshpërimin me lot dhe psherëtima….!

….Kishte vdekur Esma Çoku, një nënë e vuajtur, një ndër nënat e rralla që e kishte përballuar të keqen me stoicizmin e saj të rrallë. Shumë fatkeqësi patën rënë mbi të, gjatë 50 vjetëve. Fillimisht i kishin prangosur burrin, Azemin, pasi i sekuestruan pasurinë e damkosën “kulak”. Ajo nuk e la të shoqin të vdiste i vetmuar në qeli, së paku nuk e la të uritur, por torbën në shpinë dhe i shpinte ushqime. Fatkeqja, guximshëm përpiqej që të rriste djemtë, që t’i bëheshin të mbarë.

Ajo nuk ishte thyer; as atëhere kur familjen e deklasuar Çoku, e internuan nga qyteti i Fierit, në “Tokën e Vdekur” të Myzeqesë, as kur i arrestuan djalin e vogël, Çaushin, as kur i prangosën të dytin, Bedriun, (të dy ushtarë pa pushkë, në xhenio), as kur e lanë të vetmuar, kur i morën Esatin. Do të mbetej vetëm me Zyhranë, bashkëshorten e Esatit, e cila iu kthye si shoqe dhe motër, në ditët e vështira. Bashkë e merrnin rrugën për t’u takuar me të tre djemtë, që njëkohësisht vuanin burgjeve të Spaçit, Burrelit, Qafë-Barit…!

Udhëtonin dy-tre ditë, për të shkuar tek djemtë, “armiq të pushtetit…”! Rrugë pa rrugë, qëllonte që të flinin edhe jashtë, kur nuk ua hapnin dyert nga frika se ishte nëna e djemve të dënuar politikë, ndërsa e reja, nusja e armikut. Ja kështu me atë torbën në krah, e mira nënë baritej maleve të Shqipërisë, për të mbajtur gjallë shpirtrat e djemve, që vuanin absurdin.

Ajo vërtetë nuk ishte e burgosur, por shpirti i saj qe njëqind herë më i prangosur, se sa duart e të shoqit dhe bijve të saj, të ënjtura nga prangat. Ata u planifikuan nga ai sistem si kundërshtarë të vijës së parë dhe qenë ndër të fundit që lanë qelitë e ferrit. Bedriu ishte ndër të burgosurit e fundit, që la qelitë pas vizitës të Peres De Kuelarit, në Shqipërinë Komuniste.

Vëllai i dytë i Esatit, Bedriu, duke e përshkruar nënë e tij në librin që ka në dorëshkrim, shkruan: “Kanë kaluar gjithë ato vite pritjeje, që i kanë dhuruar asaj shumë ankth, dhimbje dhe tmerre, tani nuk i besohet se është e lirë dhe djemtë i ka të lirë…”!

….Është viti 1991. Bedriu, një ndër të dënuarit politik, që u lirua i fundit nga burgjet shqiptare, me ndihmën e shoqërisë së vjetër që kishte në Fier, arrin të marrë një shtëpi në qytetin e tij të fëmijërisë dhe ëndrrave; pikërisht po në atë vend, që ata patën barakën e tyre, para se t’i internonin në Tokën e Vdekur.

Nënë Esmaja, që qe mësuar me jetën e fshatit, sikur e kishte të vështirë të ri-mësohej me jetën e qytetit, nga e kishin shpërngulur natën në terr. Por nga ana tjetër, i dukej vetja si në ëndërr, kur e shihte veten në atë shtëpi të re së bashku me të birin, i cili shkonte si zotni në shkollë, i veshur për bukuri me kostum e kollare, ku jepte gjuhët e huaja, që i kishte mësuar atje, në Universitetin – burg!

– “Mos jam në ëndërr”-  pyeste veten e zonja e shtëpisë dhe dëshironte që të jetonte sa më gjatë, për ta gëzuar lirinë…!

“Tre vëllezër në një prangë”, një familje 74 vjet burg politik

Rrallë mund të gjesh familje si kjo, që të ketë kaluar tërë jetën në burgjet komuniste. Të marra së bashku vitet e burgjeve dhe internimeve bëhen shumë dhe rëndojnë në kujtesën e kombit, si për mijëra familje të tjera, që iu mohua jeta e lirë, thjesht pse qenë rreshtuar në anën e kundërt të barrikadës komuniste. Le të ndjekim statistikën:

– Azem Çoku – babai- 11 vjet burg.

– Çaush Çoku – djali i vogël-  22 Vjet burg.

– Bedri Çoku – djali i dytë, 23 vjet burg.

– Esat Çoku, djali i madh, 8 vjet burg dhe internim…!

– Esma Çoku – E internuar me dekada… bashkëshortja e Azemit, nëna e djemve të burgosur; 64 vjet dyerve të burgjeve, duke ndjekur fatin e të shoqit dhe bijve…!

Vëllai tjetër, nipër e mbesa, lindur e rritur nëpër baltën e fushave të Myzeqesë së përvuajtur, të internuar…!

Po të bashkosh vitet e e burgut dhe ato të internimit për familjen Çoku, të del më shumë se një shekull dënime. Statistikat e mësipërme, ndoshta nuk kanë nevojë për koment, por historia duhet kujtuar me qëllimin e mirë, që të mos harrohet. Poeti, publicisti dhe shkrimtari Visar Zhiti, për të cilin poezia qe “prostitute” që e futi në burg dhe njëkohësisht Shën Mëria, që ia ruajti shpirtin në vuajtjet e ferrit komunist; tek ka paraqitur dy vëllezërit Çoku në parathënien e librit të tyre; ”Çaush Coku & Bedri Çoku; dy vëllezër në një prangë”, shkruan kështu në përcjelljen parathënse:

“Si personazhet e një drame duken dhe ashtu janë, të një drame tepër të rëndë, të gjallë, që s’u luajt dot në skena, po në jetë; aktet e së cilës u zhvilluan në Purgatorin e mërzitshëm të socializmit dhe brenda në ferrin e diktaturës së tij. Janë anëtarët e një familje të ndershme, punëtore të shtypur, të dënuar dhe anash emrit vitet e burgut, ku shpesh numri i tyre, është më i lartë se gjysma e jetës të secili. Së bashku bënë gati një shekull burg e internim, deri në rënien e komunizmit.

Familja Çoku ishte në konflikt me sistemin e ri komunist. Konflikti vinte që nga vitet e Luftës, kur Azem Çoku, i ati i djemve që do të gjendej i rreshtuar në radhët e Ballit Kombëtar, në luftë për të çliruar Atdheun nga fashizmi dhe nazizmi, do të ndëshkohej pas çlirimit, vetëm pse nuk qe i rreshtuar në radhët e partizanëve. Madje një herë do ta shpëtonte nga skuadra e pushkatimit, i ati i Ylli i Bufit, që asokohe ishte udhëheqës me partizanët lokalë, ngaqë vetë ai, ia kishte borxh jetën Azemit.

Pushkatimi i shokëve në sytë e tij e bënë Azem Çokun më të vendosur në idealin e tij nacionalist, por kjo do t’i kushtonte jo pak, por 11 vjet burg dhe një jetë të privuar nga liria; i braktisur nga miqtë; iu sekuestrua pasuria dhe do të tregohej me gisht; “ja kulaku”. Kjo ishte vula që do ta shoqëronte gjatë të gjithë jetës atë dhe familjen. Pas burgimit të tij, familjen e hoqën nga qyteti dhe e internuan në “Tokën e Vdekur”, sinonim i vetë vdekjes. Internimi i familjes, ua vrau ëndrrat djemve….”!

BEDRIU, ISH KAMPIONI I GJIMNASTIKËS, QENDRESTAR I REVOLTËS SE SPAÇIT

Bedri Çoku, vëllai i dytë, nuk e kishte menduar se një ditë jeta e tij do të merrte atë krisje të pariparueshme. Ai ishte ndër nxënësit më të mirë të gjimnazit në Fier. Ishte ndër djemtë “e përkëdhelur”, në kuptimin e personalitetit; ishte kampion i gjimnastikës, shquhej për talentin si instrumentist, i vetmi fizarmonicist i gjimnazit, një ndër volejbollistët e spikatur të ekipit të të rinjve të “Apollonisë”, një letrar me talent. Nuk i kishte shkuar ndërmend se një ditë, do t’i hidhte prapa krahëve të gjitha këto dhe do të përfundonte në një fshat të humbur moçalor, ku dhe emri të ngjallte datën…!

Toka e Vdekur, do të ishte vendi pritës, pas dëbimit. Ku do të jetonin?! Sarajet që kishte pasur dikur babai i tyre, ishin sekuestruar për nevoja publike; ata duhej të ndërtonin vetë një shtëpi me drurë e baltë, drurët e marra në pyll dhe balta aty, e vetmja që nuk mungonte në Myzeqe! Atje filloi të tërhiqej zvarrë jeta e gjimnazistit, sportistit të talentuar.

Kur gati po mësohej me atë jetë vuajtjesh, në fshatin e  tij vjen për një aktivitet gjimnazi, kur dikur ai kishte studiuar. Deshën t’i bënin një surprizë shokët dhe shoqet e gjimnazit. Por shokët e Partisë dhe Rinisë në fshat, i kishin marrë masat; ata shpërndanë helmin ideologjik, para se të niste aktiviteti dhe për Bedriun thanë një mijë të zeza. Gjimnazistët iu hodhën në mbrojtje ish shokut të tyre. Por e paguan shtrenjtë, edhe ata i gjeti gjëma më vonë. Ata që e mbrojtën u përjashtuan nga aksioni dhe nga gjimnazi, se kishin mbrojtur armikun!

Kjo qe një ngjarje e hidhur që do ta trondiste më shumë shpirtin rebel të Bedriut dhe ishte prologu i asaj që vinte më pas. Ai ishte një i dënuar, si bir kulaku, që pritej vetëm arrestimi. Por dhe ky nuk do të vononte; ashtu si edhe vëllanë e tij të vogël Çaushin, i kishin marrë ushtarë. I kishin çuar në xhenio, atje ku atdheu mbrohej me pushkë druri, me kazëm e lopatë. Edhe atje ai përpiqej që të mos u jepte shkas, për ta rrasur në qeli.

Por ata e kishin planifikuar dhe arrestuarit e tij, qenë burra që e mbajnë veten për heronjtë të kombit; një ndër ta ishte vetë Mark Dodani. Bedriu thotë se arrestimi i tij, ishte i denjë për skenar filmi, si në ato të Xhejms Bondit. E transferuan në Korpusin Ushtarak të Gërhotit, pasi më parë kishin hapur fjalë se do ta merrnin në qendër të Korpusit, sepse si fizarmonicist i talentuar, i duhej qendrës dhe se do të aktivizohej me ekipin e gjimnastëve të Gjirokastrës.

Mirëpo skenari qe shkruar; vëllai më i vogël qe arrestuar, ishte radha e Bedriut. Me 9 dhjetor 1968, Mark Dodani, përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme dhe Agron Çoba, përfaqësuesi i Sigurimit të Ushtrisë, e morën në makinë, gjoja se po transferohej, siç qenë hapur fjalët e fundit, dhe rrugës, i vunë prangat: “Në emër të popullit, je i arrestuar”! Memorie.al

Marra nga gazetadielli.com

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Çudisë sonë, se në Hotel ‘Adriatiku’ nuk kishte peshk, na u shpjegua se; nuk kishte peshkatarë, sepse nuk kishte varka, pasi po të lejoheshin ato...”/ Vizita e gazetarit britanik në Shqipëri, në ’63-in

Next Post

Kalendari Historik 27 Mars 2024

Artikuj të ngjashëm

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit
Dossier

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 8, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Fadil Rizai dha jetën në krye të detyrës prandaj ai të shpallet ‘Dëshmor i Ndërtimit të Socializmit’, ose t’i jepet një Medalje Trimërie, sepse dhe si familje…”/ Letra për Degën e Brendshme të Shkodrës

May 8, 2025
“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
Dossier

“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat

May 8, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Ende pa mbarue mirë fjalën Lilo Zeneli, që nuk u sillte keq me mue, prej mbrapa do të më vinte nji nga ato shuplakat e forta të Kasem Troshanit, i cili…/ ! Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 7, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kam 6 vjet gruan pa punë, jetoj me 1 mijë lekë të vjetra në muaj, jetë fukarenjsh, prandaj të tradhtuen shokët e tu, Beqir Balluku me Petrit Dume e Parllakun, se…”/ Letra e Hamit Myrtja për Enver Hoxhën

May 8, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Mars 2024

Kalendari Historik 27 Mars 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!