• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, March 8, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në gushtin e 1944-ës, Dom Anton Zogaj i mblodhi të rinjtë e famullisë dhe pasi u foli për rrezikun komunist, u kërkoi që…”/ Historia tragjike e meshtarit nga Durrësi, që u dënua me vdekje, për Krishtlindjet

“Në gushtin e 1944-ës, Dom Anton Zogaj i mblodhi të rinjtë e famullisë dhe pasi u foli për rrezikun komunist, u kërkoi që…”/ Historia tragjike e meshtarit nga Durrësi, që u dënua me vdekje, për Krishtlindjet
Kalendari Historik 19 Mars 2023
“Në gushtin e 1944-ës, Dom Anton Zogaj i mblodhi të rinjtë e famullisë dhe pasi u foli për rrezikun komunist, u kërkoi që…”/ Historia tragjike e meshtarit nga Durrësi, që u dënua me vdekje, për Krishtlindjet
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
“Në 1966-ën kur u suprimua Ministria e Drejtësisë, që sipas Mehmet Shehut, ishte e panevojshme, Aranit Çela, porosiste gjyqtarët; kodet futini në sirtar dhe nxirrni …”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
“Kur Pal Zefi, tha; ‘a ka mbet ndonjë shqiptar gjallë, që të mbrojë nderin e shqiptarit’, Pavllo Popa dhe Paulin Vata…”/ Refleksionet e gazetarit, në përvjetorin e Revoltës së Spaçit

Nga Dom Xhovanino Kemal Kokona

Memorie.al / Dom Anton Zogaj, lindi në Kthellë të Mirditës në korrikun e vitit 1908 dhe u rrit në Gjakovë. Në moshën 12 vjeçare, ai hyri në Seminarin Papnor në Shkodër, për të realizuar thirrjen e tij meshtarake, thirrje që e kishte ndier qysh në moshë të njomë. U angazhua shumë për formimin e tij shpirtëror e kulturor. Më pas dy vitet e fundit të Seminarit, i kaloi në Austri. Ditën e Zojës së Këshillit të Mirë, pra me 26 prill të vitit 1932, shugurohet meshtar dhe në shtatorin e atij viti, emërohet në famullinë e Shna Prendës në Kurbin. Pas pesë vitesh shërbim atje, në vitin 1937 emërohet famullitar i Durrësit.

Detyrë që do ta mbajë krahas asaj, më vonë, edhe të sekretarit të Arqipeshkvit Imzot Vinçens Prennushi, me të cilin do të bashkë ndajë gjithçka, deri edhe martirizimin. Dom Zogaj, ishte një person shumë serioz në karakter, me autoritet, i fortë dhe fjalëpakë, i respektueshëm.

Meshtar i bindur dhe i zellshëm, shumë shpirtëror, i vendosur, por edhe i ëmbël, nganjëherë i rreptë, rinor, i përvuajtur me të përvuajturit, i durueshëm. Në të spikaste shpirti i dashurisë, i ndihmonte të gjithë, përfshirë edhe myslimanët. Ushqente në zemrën e vet, një dashuri të vazhdueshme e, të zjarrtë, për të Shenjtërueshmin Sakrament.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas ’91-it, kur e pyetën Flora Satën; si ishte e mundur, që ‘Shulja’ me Beqir Minxhozin dhe ato tre zonjat, u larguan nga baza, kurse Qemal Stafa mbeti aty, ajo…”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

“Në vitet 1940 – ‘41, Enver Hoxha si me shaka, e pyeste babain tonë; more Neki Bej, besoj se vëllait të Nuredin Bej Vlorës, ja kanë besuar ruajtjen e parave të sojit tyre…”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

I drejtohej ndërmjetësimit të Zojës, ashtu si nënës së vet. Të gjithëve u porosiste, ta lusnin gjithmonë rruzaren. Si famullitar, kujdesej vetë për katekizmin e fëmijëve dhe e kishte një ndjeshmëri të veçantë, për të sëmurët. Kur sipas traditës, për festën e Pashkës, bekonte vezët e ziera e të ngjyrosura, ua shpërndante edhe fëmijëve myslimanë, që dhe ata të lumturoheshin pa masë për këtë festë.

Përpiqej në nxitjen e harmonisë mes të gjithëve, përfshirë edhe myslimanë e ortodoksë. Ishte i vetëdijshëm, që furtuna komuniste e cila po mbulonte vendin, nuk sillte asgjë të mirë për popullin e, akoma më shumë për besimtarët. Në fakt në gushtin e vitit 1944, siç e kujton një nga të rinjtë e asaj periudhe, (Vlash Curri), Dom Antoni i mblodhi të rinjtë e famullisë dhe pasi u shpjegoi situatën e vështirë që po paraqitej, u kërkoi të betoheshin, se askush prej tyre nuk do ta braktiste ndonjëherë fenë.

E në fakt vetëm tre muaj pas vendosjes së regjimit komunist, në një relacion të të Lumit Jezuit, At Giovanni Fausti, shkruhet se: “Dom Anton Zogajt, iu bë një bastisje e hollësishme, duke i marrë të gjitha dorëshkrimet dhe dokumentet”. E një dëshmi tjetër të pastër, e jep në një raport një ish punonjës i AGIP, zoti Cavallini, i cili e la Shqipërinë në fund të majit 1947.

Ja si e përshkruan ai: “Fola gjatë me famullitarin e Durrësit, Dom Antonin, i cili, në bisedë, më shfaqi druajtjen se shpejt do të formulohej edhe kundër tij, një çfarëdo preteksti, me qëllim që ta mbyllnin në burg e, ta kyçnin kishën e Durrësit; në atë kohë, 58, ndër 80 meshtarë, vuanin në burgje…! Të dielën 18 maj 1947 pas meshës të orës 9 e 30, Dom Antoni shkoi me biçikletë për Meshë në Shijak…! Kjo qe mesha e fundit”!

Natën mes datave 18 e 19 maj, në orën 2, Dom Antonin e arrestuan, së bashku me një meshtar tjetër, që banonte në Shijak. Edhe Imzot Prennushi, do të arrestohej, natën mes datave 19 e 20 maj. “Mbrëmjen e 21 majit – vazhdon relacioni – njëri prej bashkëkombësve tanë (Italian) pa Dom Antonin, me pranga në këmbë, në mes të tre ushtarëve të armatosur me pushkë, duke arritur në Durrës, ka të ngjarë nga Tirana. Mezi njihej”!

Në momentin e arrestimit, kush qe i pranishëm, e dëgjoi t’u thonte policëve të Sigurimit: “Qe, jam gati”. Dom Antoni, kishte të drejtë në ndjesinë e tij, se Sigurimi do e gjente një çfarëdo lloj preteksti.

E në fakt, një hollësi interesante e jep një motër saleziane, Motër Pasquina Auciello, e cila kujtonte: “Sapo përfundoi funksioni (Mesha në fshatin e Shna Prendës kremtuar nga Arqipeshkvi Prennushi, i pranishëm edhe Dom Zogaj), Arqipeshkvin e akuzuan se; në vitin 1943, e kishte përshëndetur Asamblenë, në mënyrë fashiste (spiunët sekretë të pranishëm në funksion, panë prelatin duke shtrirë duart për të thirrur Shpirtin Shenjt dhe e interpretuan atë gjest, si përshëndetje fashiste!). Ishte një pretekst i mjaftueshëm, për të vënë në veprim atë që kishin vendosur prej kushedi sa kohësh”.

Të dy (Imzot Prennushi dhe Dom Zogaj), u paditën nga një banor i fshatit, i pranishëm në kremtim, që ishte komunist. Siç dëshmon Pal Lala: “Dom Zogajn, e vunë në shënjestër sidomos sepse nuk kishte reshtur së këmbënguluri në vlerat e fesë katolike”. E nën regjimin komunist, të ishe katolik, konsiderohej praktikisht një krim!

Gjatë hetuesisë, e torturuan shtazarisht, duke i kërkuar edhe që të tregonte sekretin e rrëfimit, gjë që nuk e bëri asnjëherë. Një dëshmitar, Vlash Curri, dëshmon se; në atë periudhë, një herë i kërkoi një të riu që punonte me të, (Agimit, i biri i një rojeje të burgut), që ta pyeste të atin, për Dom Antonin.

I ati i tha: “Nuk kam parë kurrë një njeri, që i ka përballuar me një forcë të tillë e, me po aq guxim, torturat e tmerrshme që ka pësuar”. Dom Antoni, u dënua në vigjiljen e Krishtlindjes të vitit 1947, me vdekje. Me pushkatim. Dhe në fillim të marsit 1948, në moshën 39 vjeç, u ekzekutua, pasi bëri shenjën e kryqit, shënim ky i shkruar në proces-verbalin e ekzekutimit.

U pushkatua në Porto Romano, në zonën e Spitallës në Durrës. Me sa duket, në kodrën ku fshatarët e zonës e varrosën më vonë, janë ndërtuar disa shtëpi dhe kanë humbur gjurmët e varrit, por gjaku i tij, e vaditi atë tokë njerëzore “të thatë e pa ujë”, që në të ardhmen, të bëhej më pjellore.

Dom Antoni, tashmë i bashkuar me Krishtin, Martirin hyjnor, sigurisht lutet e ndërmjetëson për ne, pranë Mësuesit të tij. Besnikëria e tij, le të na frymëzojë edhe ne, që t’i jemi besnik, në aktivitetet tona të përditshme, Atij që është; Udha, e Vërteta dhe Jeta! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2023

Next Post

“Kur më caktuen me punë në breg të liqenit të Shkodrës, afër kufinit, mendova se erdh koha me u arratis, por ish-shoku i burgut, më këshilloi...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ja

Artikuj të ngjashëm

“Çfarë tha Fishta për mua dhe ç’më ndodhi kur përktheva katër vargjet e fundit të Dantes në Fushë-Krujë…”?! / Dëshmia e panjohur e Pashko Gjeçit dhe letra për Enverin
Personazh

“Pas ’91-it, kur e pyetën Flora Satën; si ishte e mundur, që ‘Shulja’ me Beqir Minxhozin dhe ato tre zonjat, u larguan nga baza, kurse Qemal Stafa mbeti aty, ajo…”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 7, 2026
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Personazh

“Në vitet 1940 – ‘41, Enver Hoxha si me shaka, e pyeste babain tonë; more Neki Bej, besoj se vëllait të Nuredin Bej Vlorës, ja kanë besuar ruajtjen e parave të sojit tyre…”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 7, 2026
“Vëllezërit fotografë, Vito, i dërguan një kartolinë Alizotiot, ku në kokën e tij, kishin vënë Papën e Romës, por kur ai u tha se e kishte dërguar në Degë…”/ Historia e panjohur e librarit të Gjirokastrës
Personazh

“Selfot, Omarët, Kokalarët etj., që gëzonin privilegje mbi Hoxhat, ju nënshtruan të parët gjenocidit të Enver Hoxhës, pasi dëshira e tij për t’iu zhvatur pasurinë…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 5, 2026
“Kur Jusufi i tha; nuk kam pse të paguaj taksë për një aeroport, që e kam ndërtuar me këto krahë, si i burgosur politik’, polici shtangu dhe…”/ Ngjarja e rrallë me përkthyesin e famshëm të frëngjishtes
Personazh

“Kur Jusufi i tha; nuk kam pse të paguaj taksë për një aeroport, që e kam ndërtuar me këto krahë, si i burgosur politik’, polici shtangu dhe…”/ Ngjarja e rrallë me përkthyesin e famshëm të frëngjishtes

March 6, 2026
“Kur Enverit i shkuan në vesh fjalët e nënës sonë, se ne kishim 20 napolona ari, që na i kishte lënë Hiqmet Delvina, kur iku në ’39-ën me Zogun, ai e thirri dhe…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës
Personazh

“Kur Enverit i shkuan në vesh fjalët e nënës sonë, se ne kishim 20 napolona ari, që na i kishte lënë Hiqmet Delvina, kur iku në ’39-ën me Zogun, ai e thirri dhe…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 6, 2026
“Kur Agi, gruaja e tij e dashur më tha; ‘eja shpejt, Jusufi nuk më përgjigjet’, ngjita ashensorin me një frymë dhe në dhomën e gjumit…”/ Dëshmia e ish-ambasadorit shqiptar, për përkthyesin e famshëm
Personazh

“Kur Agi, gruaja e tij e dashur më tha; ‘eja shpejt, Jusufi nuk më përgjigjet’, ngjita ashensorin me një frymë dhe në dhomën e gjumit…”/ Dëshmia e ish-ambasadorit shqiptar, për përkthyesin e famshëm

March 6, 2026
Next Post
“Kur më caktuen me punë në breg të liqenit të Shkodrës, afër kufinit, mendova se erdh koha me u arratis, por ish-shoku i burgut, më këshilloi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ja

“Kur më caktuen me punë në breg të liqenit të Shkodrës, afër kufinit, mendova se erdh koha me u arratis, por ish-shoku i burgut, më këshilloi...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ja

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme