1921 – Në Oppau të Gjermanisë jug-perëndimore, shpërthen një nga fabrikat më të mëdha të miellit BASF në këtë rajon. Gjatë një përzierje aksidentale të rreth 5000 ton nitrati dhe sulfati amoniumi, ndodhi një reaksion kimik i cili, krijoi një shpërthim të fuqishëm. Si pasojë e këtij shpërthimi afro 600 vetë, shumica punëtorë të fabrikës do të humbnin jetën. 2000 të tjerë do të plagoseshin. Ndërsa gjëmimi i shpërthimit do të ndijohej me dhjetëra km larg.
1938 – Në shtetin e New York-ut në SHBA, ndodh një prej uraganeve më të fuqishëm që e kishin goditur këtë rajon prej vitesh. I quajtur edhe si Uragani i New England, ai do të shkaktonte rreth 800 të vdekur, dhe mbi 2000 të plagosur. Shpejtësia e erës do të ishte 260 km në orë dhe 60.000 shtëpi do të shteroheshin. Dëmet financiare do të ishin 306 milionë dollar. Gjithashtu përveç New York-ut, do të goditeshin rëndë edhe Connecticat, New Jersey, dhe Massachusetts.
1939 – Kryeministri rumun Armand Calinescu vritet nga Garda e Hekurt (organizatë fashiste rumune). Calinescu, ishte një nga liderët më premtues dhe më liberal të Rumanisë së viteve 30-të. Vrasja e tij do të ndodhte si pasojë e polarizimit të skajshëm politik të shoqërisë rumune. Pas tij një tjetër politikan rumun me origjinë shqiptare do të vritej nga po kjo organizatë, Nicolae Iorga.
1947 – Lind në Portland, shkrimtari dhe skenaristi i famshëm amerikan i zhanrit horror Stephen King. King do të bëhej i njohur në mbarë botën, për novelat e tij, The Shinning, Pet Sematary, Misery, dhe 1408. Në këto vepra ai, përshkruan me mjeshtëri ngjarje fiction, thriller dhe, horror. Këto novela, janë përshtatur me sukses edhe si skenarë filmash të cilat janë vlerësuar me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për origjinalitetin e tyre.
1953 – Piloti dhe inxhinieri aeronautic koreano-verior No Kum Sok, dezerton duke u arratisur në Korenë e Jugut. Gjatë Luftës së Koresë ai, do të ishte një nga pilotët më të suksesshëm duke kryer 100 misione luftarake. Por pas përfundimit të saj ai u arratis drejt fqinjit jugor nëpërmjet avionit të tij Mig-15. Më pas ai do të merrte statusin e azilantit politik në SHBA.
1964 – Shteti i vogël ishullor i Maltës në Detin Mesdhe, shpall pavarësinë nga Britania e Madhe. Gjatë Luftës së Dytë Botërore forcat britanike do ta mbronin ishullin nga një tentativë pushtimi nga trupat italiane dhe gjermane. Por në vitet 60 ekonomia malteze pati një rritje sidomos nga turizmi, çka bëri që Malta të shkëputej nga ndikimi i Londrës zyrtare. Por edhe pse ishulli mesdhetar shpalli pavarësinë, ajo ngeli brenda grupit anglo-fon të Commonwealth-it.
1976 – Vdes në moshën 44 vjeçare pas një atentati me bombë në Washington DC, Ministri i Jashtëm i Kilit Orlando Letelier. Letelier pas Grushtit të Shtetit në kili kishte kërkuar azil politik në SHBA, dhe shprehej kundër regjimit të Pinochet-it. Për këtë arsye ai, së bashku më një kolegen e tij të quajtur Ronnie Moffit dhe të shoqin e saj Michael do të hidheshin në erë nga një bombë e vendosur poshtë makinës së tyre. Letelier dhe Moffit do të vdisnin në vend ndërsa Michael do të plagosej rëndë. Atentati do të kryhej nga Shërbimi Informativ kilien i quajtur DINA.
1991 – Armenia shpall pavarësinë nga BRSS. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, republikat e rajonit të Kaukazit, do të fillonin njëra pas tjetrës, daljen nga tutela e Moskës. Pikërisht Armenia, do të ishte ndër të parat që do ta ndërmerrte këtë hap. Por gjithashtu paralelisht me daljen e shtetit armen nga sovraniteti sovjetik do të nisnin edhe konfliktet lokale etnike me fqinjin e Azerbajxhanit për Nagorno-Karabakh-un.