• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mehmet Shehu na tha se; në këtë kasafortë të vogël, keni një dokument, që nuk duhet ta dini, por kur të vdes unë…”/ Zbulohet letra e Kadri Hazbiut për Enverin, tetor ‘82

“Mehmet, e lexova autokritikën tënde, por unë kam biseduar gjatë me ty dhe tani s’shoh ndonjë mundësi…”/ Dokumenti i panjohur, tetor’81
“Mehmet Shehu na tha se; në këtë kasafortë të vogël, keni një dokument, që nuk duhet ta dini, por kur të vdes unë…”/ Zbulohet letra e Kadri Hazbiut për Enverin, tetor ‘82
“Është përhapur në të gjithë Shqipërinë, sikur Hysni Kapo s’ka vdekur nga kanceri, por e kanë vrarë me urdhër të..…”/ Plenumi i V-të, tetor ‘82   kur “kryqëzohej” Kadri Hazbiu!
“Mehmet Shehu na tha se; në këtë kasafortë të vogël, keni një dokument, që nuk duhet ta dini, por kur të vdes unë…”/ Zbulohet letra e Kadri Hazbiut për Enverin, tetor ‘82
Byroja politike
“Mehmet Shehu na tha se; në këtë kasafortë të vogël, keni një dokument, që nuk duhet ta dini, por kur të vdes unë…”/ Zbulohet letra e Kadri Hazbiut për Enverin, tetor ‘82
Ish-shefi i Zbulimit: Palestinezëve ua jepte kiminë Behar Zhurda, që u bë shoqërues i Enverit, kurse topografinë, Adem Çopani, këshilltar i Mehmetit dhe Adil Çarçanit…
“Mehmet Shehu na tha se; në këtë kasafortë të vogël, keni një dokument, që nuk duhet ta dini, por kur të vdes unë…”/ Zbulohet letra e Kadri Hazbiut për Enverin, tetor ‘82
Kadri hazbiu dhe Veli Llakaj
“Enverit, po deshe, çoj një divizion në Pogradec, mua këtu, m’i zhduk rojet, kur të bëhesh kryeministër ti m…, mbaj një regjiment në Durrës…”/ Sherri i Mehmet Shehut, me komandantin e Gardës, në ’67-ën

Nga Dashnor Kaloçi

Memorie.al / Grupi Operativ Special që u krijua menjëherë pas arrestimit të ish-Ministrit të Brendshëm, Kadri Hazbiu dhe zëvendësit të tij, Feçor Shehut, në mesin e muajit tetor të vitit 1982, në krye të të cilit ishte zv/ministri i Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi, (njëkohësisht mbante edhe funksionin e Drejtorit të Sigurimit të Shtetit) dhe si vartës të tij kishte Enver Zenelin e Hasan Ulqinakun, ndërmjet masave të tjera, siç ishin; studimi dhe analiza e një numër të madh dosjesh arkivore që i përkisnin një periudhe të gjatë kohe, (1945-1982), u bëri thirrje dhe u kërkoi edhe disave prej ish-funksionarëve të lartë të udhëheqjes së PPSh-së dhe ish-kuadrove të lartë drejtues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, oficerëve të Sigurimit të Shtetit, etj., që të jepnin me shkrim, ato që ata dinin, apo kishin dyshime, lidhur me “veprimtarinë armiqësore”, të Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, apo dhe personave të tjerë, me të cilët ata i kishte lidhur puna apo jo, gjatë periudhës që ata kishin shërbyer pranë asaj ministrie, apo në Degët e Brendshme në rrethe, në sektorin e Zbulimit Politik, pranë përfaqësive tona diplomatike të akredituara në shtete të ndryshme të botës, etj.

Ndër ish-funksionarët e lartë të PPSh-së dhe kuadrot drejtuese e oficerët e Sigurimit të Shtetit, etj., që iu përgjigjën kësaj thirrje, duke dhënë dëshmitë e tyre me shkrim pranë Grupit Operativ Special, ishin: Liri Belishova, (ish-anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror të PPSh-së për propagandë, artin dhe kulturën), Nesti Kerenxhi, (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe ministër i Punëve të Brendshme), Xhule Çiraku (ish-gjeneral-leitnant, Drejtor i Drejtorisë së Dytë të Sigurimit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Rexhep Kolli (ish-gjeneral-leitnant, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Zija Kambo (ish-gjeneral-major dhe komandant i Gardës së Republikës), Zoi Themeli (ish-gjeneral-leitnant, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Myftar Tare, (ish-kolonel dhe zv/ministër për Zbulimin Politik, i arrestuar në vitin 1949 dhe nxjerrë në lirim), Nevzat Haznedari, (ish-gjeneral-major dhe Kryetari i Hetuesisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme), Veli Llakaj, (ish-komandant Korpusi dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në Ministrinë e Mbrojtjes), Hekuran Pobrati (ish-kolonel dhe oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit), Feti Smokthina (ish-kolonel dhe Komandant i Gardës së Republikës), Zylfi Saliu (ish-kolonel, oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit, kryetar Dege të Brendshme në disa rrethe, e deputet i Kuvendit Popullor), Lelo Sinaj, (ish-oficer madhor dhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit), Halil Zeneli (ish-kolonel i Sigurimit dhe kryetar Dege të Brendshme në disa rrethe), Ilo Manushi (oficer madhor dhe drejtor i Drejtorisë së Kuadrit të Ministrisë së Brendshme), Mark Dodani (ish-nënkolonel, oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit dhe zv/kryetar i Degës së Brendshme Sarandë), Xhemal Bejto Fasllia, (ish-gjykatës dhe oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme), Ibrahim Kubati (ish-agronom i diplomuar në Bullgari, drejtor i rezervateve të gjuetisë në disa rrethe të vendit, ku shkonte udhëheqja e lartë e PPSh-së për gjueti, i burgosur politik), Ali Kubati, (ish-oficer i Zbulimit Politik në disa shtete të botës dhe nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, i burgosur politik), Nexhip Pajo, (ish-oficer i grupit të shoqërimit pranë Hysni Kapos), etj.

Nga letrat apo raport-informacionet në fjalë të dërguara në adresë të Grupit Operativ Special pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo personalisht ministrit Hekuran Isai, në vitet 1982-1983, (që u përdorën më pas kundër Kadri Hazbiut dhe Feçor Shehut gjatë procesit hetimor dhe në akt-akuzat në gjyq), në numrat e kaluar, kemi publikuar letrat e Liri Belishovës, Hekuran Pobratit, Xhule Çirakut, Mark Dodanit, Ibrahim Kubatit, Nexhip Pajos, Nevzat Haznedarit, Sotiraq Zavalanit dhe Janko Konomit, kurse në këtë shkrim, po publikojmë letrën e ish-Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Rustem Çurri, dërguar Grupit Operativ Special, më datën 26 tetor të vitit 1982.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë, në raport-informacionin e tij, ai (Rustem Çurri), u ka bërë me dije eprorëve të tij, për një takim që ka pasur një ditë më parë, me oficerin Zija Lagji, instruktor në degën e dokumenteve të rëndësisë së veçantë të Drejtorisë Operative të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, i cili bashkë me kolegun e tij, Nexhdet Kondo, (protoarshivist i asaj dege), e kanë vënë në dijeni atë, lidhur me problemin e një kasaforte dhe dokumenteve që ndodheshin në të, gjatë dorëzimit të detyrës nga Mehmet Shehu, si ministër i Mbrojtjes, në vitin 1979, për Kadri Hazbiun. Për më shumë rreth kësaj, etj., na njeh dokumenti në fjalë (pjesë e fondit arkivor të Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit), i cili publikohet i plotë dhe bashkë me faksimilet përkatëse, nga Memorie.al

DOKUMENTI SEKRET I PËRPILUAR NGA PUNËTORI OPERATIV, RUSTEM ÇURRI, LIDHUR ME DEPONIMET E OFICERËVE TË MINISTRISË SË MBROTJES, ZIJA LAGJI DHE NEXHDET KONDO, PËR PROBLEMIN E KASAFORTËS QË MEHMET SHEHU, I KISHTE LËNË KADRI HAZBIUT

S E K R E T

           Ekzemplar Nr. 1

      Tiranë, më 26.X.1982

SHËNIM – OPERATIV

Sot më datën 25.X.1982, oficer Zija Lagji, A.P. me detyrë instruktor në degën e dokumenteve të rëndësisë së veçantë të Drejtorisë Operative, të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe Nexhdet Kondo, me detyrë protoarshivist i kësaj dege, erdhën dhe na sinjalizuan (mua dhe Mit’hat Potkën), sa më poshtë:

  1. Armiku Mehmet Shehu, kur i ka dorëzuar kasafortën e tij, armikut Kadri Hazbiu, i cili e zëvendësoi atë në janar të vitit 1980, si Ministër i Mbrojtjes Popullore, çelësin e vërtetë të kësaj kasaforte, (çelësin e sirtarit në katin e sipërm të saj), nuk ja ka dorëzuar, por i ka dhënë një çelës tjetër, që nuk e hapte atë.

Kjo doli, se një ditë, në muajin prill të vitit 1982, Kadri Hazbiu, ka shkuar në zyrën tepër sekrete ku ruhen dokumentet e veçanta, së bashku me Veli Llakën, shokun Kiço Mustaqi, – atëhere drejtor i Drejtorisë Operative, – për të hapur kasafortën, (katin e sipërm të saj), duke qenë prezent, edhe Zija Lagji.

Por kasaforta, nuk u hap me çelësin që kishte Kadri Hazbiu, atëhere ky (Kadriu), filloi ta shante Mehmet Shehun, duke thënë: “E kuptoni ju, se ça ka dash të bëjë ky me këtë veprim, që neve siç jemi në një situatë të rëndë, kur të vinin dhe të hapnim kasafortën e të merrnim dokumentet, të mos ja arrinim këtij qëllimi, dhe atëhere do të quheshim armiq”?!

Me kaq Kadri Hazbiu dhe të tjerët, u larguan nga zyra e dokumenteve të rëndësisë së veçantë, duke thënë se për këtë, do të njoftonin Komandantin e Përgjithshëm, shokun Enver Hoxha.

Të nesërmen në mëngjes, Kadri Hazbiu, Veli Llaka dhe shoku Kiço Mustaqi, erdhën përsëri në zyrën ku ndodhet kjo kasafortë dhe ky (Kadriu), me vete kishte marrë një çelës tjetër, të cilin ja kishte dërguar Haxhi Kroj, sepse ky, kishte dhe çelësat e tjerë të armikut Mehmet Shehu.

Sapo u vendos çelësi në kasafortë, (në katin e sipërm të kasafortës), ajo u hap dhe në këtë kohë, Kadri Hazbiu, tha të mbahej një proces-verbal, e ta firmosnim të katërt ne, që ishim prezent.

Në këtë kohë, Kadri Hazbiu, i inatosur dhe i pakënaqur që Mehmet Shehu nuk i kishte lënë çelësin e vërtetë të kësaj kasaforte, tha se për këtë, do të shkonte dhe t’i raportonte udhëheqësit kryesor të Partisë.

Pasi u hap kasaforta, brenda saj u gjet një kasetë metalike me dy çelësa sipër, e cila qe e dyllosur dhe Kadri Hazbiu tha se tani do të njoftonte Komandantin e Përgjithshëm, se si të veprojmë për hapjen e saj.

Dhe po këtë datë, Kadri Hazbiu dhe ne të tjerët, duke marrë me vete edhe drejtorin e përgatitjes xhenjere, Ramiz Fiçorin, për të marrë masa, se mos kasaforta ishte e minuar, shkuam në vend-komandën e Shtabit të Përgjithshëm në Linzë, dhe u bë hapja e kastës kasafortë.

Armiku Kadri Hazbiu, mori me vete dokumentet që u gjendën brenda, dhe nga Linza siç ishim, erdhëm në zyrën e Kadri Hazbiut. Materialet e kasetës i mori në makinën e tij, vetë Kadri Hazbiu.

Në zyrën e ish-ministrit, këto dokumente u futën prapë në kasetë dhe pasi u vulosën me dy vula, (një me të Kadri Hazbiut dhe një me atë të shokut Kiço Mustaqit), kjo kasetë u fut në kasafortën që kishte Kadri Hazbiu në zyrën e tij. Më tepër për këtë, duhet të dinë Veli Llakaj dhe shoku Kiço Mustaqi.

Lidhur me sa më sipër, dy shokët e lartpërmendur, ngrenë këto dyshime:

A është njoftuar vërtetë Komandanti i Përgjithshëm, se ç’dokumente kanë qenë këto, që armiku Mehmet Shehu kishte vënë në kasetë, të cilat me sa dihet, kanë qenë të pa administruara sipas rregullave dhe pse Kadri Hazbiu i mbajti këto në kasafortën e tij?! Edhe sot nuk dihet se ç’u bënë këto materiale, sa ditë i mbajti ai, i ka çuar më lart, apo jo, etj.,?!

Më datën 27.4.1982, nga Eli Kokushta, sekretarja personale e ministrit të Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, është shtypur një informacion për shokun Enver Hoxha, “Mbi disa dyshime, për veprimtarinë armiqësore të Mehmet Shehut”, ku bëhet fjalë:

  1. Se si ka punuar Mehmet Shehu, për planet operative, vendi, koha dhe personat që kanë punuar dhe janë njohur me të?
  2. Mbi djegien e disa dokumenteve të planit operativ në shtëpinë e Mehmet Shehut, duke qenë prezent, Veli Llaka, Nazar Berberi, Maliq Sadushi dhe vetë Mehmet Shehu.
  3. Bëhet fjalë për thënien e Mehmet Shehut, se në këtë kasafortë të vogël, (kasetë të vogël), kemi një dokument, që nuk ka nevojë ta dini, por po të vdesë unë (Mehmet Shehu), dokumentin e kini këtu në kasafortë. Kjo kasetë ndodhej në kasafortën e madhe të Veli Llakës.

Për këtë lindin këto dyshime?

  1. Për sa kohë është mbajtur plani operativ në Durrës dhe më vonë në shtëpinë e tij (Mehmet Shehut), në Tiranë?
  2. Në Shtabin e Përgjithshëm është punuar edhe plani special, pjesë e veprimeve ushtarake nga Veli Llaka, Maliq Sadushi dhe Nazar Berberi, kurse pjesën e situatës politike, se kur do të zbatohej ky plan, d.m.th., rrethanat kryesore të tij, është punuar nga vetë Mehmet Shehu.

Lidhur me planin special, lind dyshimi, është e vërtetë që t’i ketë shkuar shokut Enver, ky plan, apo jo?! A është asgjësuar ky plan në shtëpinë e Mehmet Shehut, apo jo?! A ka ndonjë dokument që të vërtetojë asgjësimin e tij, sepse thuhet se në shtëpinë e Mehmet Shehut, janë asgjësuar disa materiale të shtypura dhe harta.

Për këtë duhet të përgjigjen ish-zëvendësministrat që u përmendën më sipër, se ç’materjale qenë këto që u dogjën në shtëpinë e Mehmet Shehut, sepse këtu ka dyshime dhe nuk përjashtohet mundësia e komprometimit të tyre me të (Mehmet Shehun), mbasi plani special dhe blloku i konspektimit, t’i jetë dhënë edhe dikujt tjetër, (zbulimeve të huaja), kurse djegia e tyre, të jetë shënuar sa për të justifikuar asgjësimin, sepse dyshimi shtohet, se pse u dogjën në shtëpinë e Mehmet Shehut, dhe jo në ministri, sipas të gjitha rregullave?!

Dyshimet e mësipërme, për Veli Llakën, Nazar Berberin dhe Maliq Sadushin, duhet të bien edhe mbi Kadri Hazbiun, për arsye se ai ka bërë ndryshime dhe korrigjime në këtë informacion.

Më datën 9.10.1982, ky informacion, u gjet në kasafortën e Veli Llakës, ditën që ai u shkarkua nga detyra dhe bëri dorëzimet. Memorie.al

PUNËTORI OPERATIV

                                Rustem Çurri

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pas urdhrit që të ndalonim pusin, gjë që binte ndesh me kryeministrin dhe bëhej vetëm nga Enveri, Mehmet Shehu erdhi në Patos e tha; çohu ti Xhaçka...”/ Kujtimet e inxhinierit të njohur të naftës

Next Post

“Para se të më nisnin jashtë me mision sekret, u thashë se s’dua të mbaja lidhje me zbulimin sovjetik, por më çuan te Enveri, i cili...”/ Dëshmia e rrallë e agjentit të famshëm të Sigurimit

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“I arratisuri Kaso Hoxha, ka deklaruar në policinë e Igumenicës, se në kampin e Spaçit ka qenë së bashku me 18 ish-ministra dhe disa oficerë të lartë…”/  Raporti i shefit të Sigurimit, Neim Reçi

“Para se të më nisnin jashtë me mision sekret, u thashë se s’dua të mbaja lidhje me zbulimin sovjetik, por më çuan te Enveri, i cili...”/ Dëshmia e rrallë e agjentit të famshëm të Sigurimit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!