• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, October 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

16 janar 1925, kur “GAZETA’ e KORÇËS”, botonte njoftimin e Zyrës së Shtypit të kryeministrit Zog, për paratë që grabiti Noli dhe qeveria e tij nga arka…

“Edhe po të pranojmë se Noli pat njolla, themelimi i ‘Dielli’-t, pranimi n’Lidhjen e Kombeve dhe Autoqefalia, tre veprat e shkëlqyeshme, krejt i’a shlyejn…”/ Shkrim i panjohur i Koliqit
“Në Elbasan, rebelët e Haxhi Qamilit dogjën flamurin kombëtar, duke thirrur ‘ngordhi sorra’ dhe…”/ Kujtimet e panjohura të ish-sekretarit të Fan Nolit

Dashnor Kaloçi  

Memorie.al publikon historinë e panjohur të kontrollit financiar, që bëri qeveria e kryeministrit Ahmet Zogut, vetëm dy javë pas ardhjes së tij në pushtet, në fundin e dhjetorit të vitit 1924, ku rezultonte se një numër i madh funksionarësh të lartë të qeverisë së kryeministrit Fan Noli, duke filluar nga ai vetë personalisht, kishin bërë shpërdorime dhe abuzime të ndryshme financiare, në shumë të mëdha. Rezultatet e atij kontrolli u dhanë nga Zyra e Shtypit e kryeministrit Ahmet Zogu dhe ato u publikuan nga “GAZET’ e KORÇËS” e datës 16 janar 1925, duke dhënë emrat, funksionet dhe shumat me abuzimet që kishin bërë 53 funksionarë të lartë të qeverisë së Nolit, si ministra, deputetë, prefektë, nëpunës bashkishë, ushtarakë të lartë, e deri tek shoferi i tij personal…?!

Në datën 16 janar 1925, Zyra e Shtypit në Kryeministri nxori një njoftim për shtyp, ku bënte të ditur rezultatet e një kontrolli, që ishin bërë nga instancat përkatëse, lidhur me shpërdorimet dhe abuzimet financiare, që ishin bërë nga qeveria e kryeministrit Fan Nolit dhe një pjese të madhe të zyrtarëve të lartë të tij. Sipas kontrollit financiar, rezultonte se abuzimet ishin bërë që nga vetë kryeministri, Noli, si dhe një pjesë e zyrtarëve të lartë të tij, si ministra, deputetë, prefektë, nënprefektë, ushtarakë, nëpunësia bashkish, e deri tek punonjësit e thjeshtë duke përfshirë edhe shoferin e tij. Të gjitha këto u bënë publike në shtyp dhe e para që e botoi, ishte “GAZET’ e KORÇËS”, e datës 16 janar të vitit 1925, të cilën po e botojmë, duke e përmbledhur në tabelën e mëposhtme.

                Njoftimi u shpall nga zyra e shtypit e Kryeministrit Ahmet Zogu

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Fondin e Solidaritetit, është edhe ai i lënë me testament për PPSh-në, nga mikja amerikane, Imogene Johnson, por do ketë zhurmë, sepse ligji i ri i zgjedhjeve nuk e lejon…”/ Raporti i Agim Popa, janar 1991

“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Qeveritarët e akuzuar: nga Kryeministri Fan Noli, deri te shoferi i tij

Në njoftimin e bërë nga zyra e shtypit e Kryeministrit Ahmet Zogu, i cili është publikuar në “GAZET’ E KORÇËS”, e datës 16 janar 1925, jepet një listë prej 53 qeveritarësh dhe funksionarësh të lartë, të administratës shtetërore, të akuzuar për shpërdorime dhe përfitime të paligjshme në shuma të mëdha parash, nga arka e shtetit. Në krye të asaj liste qëndron vetë Kryeministri Fan Noli, i cili akuzohet se ka përfituar një shumë prej 300 frangash ari, nga shpenzimet e makinës së tij si Kryeministër. Pas Fan Nolit, në atë listë figurojnë edhe disa nga anëtarët e kabinetit të tij, si ministri i Brendshëm, Xhemal Bushati; ministri i Jashtëm, Sulejman Delvina; ministri i Botores, Qazim Koculi e Stavro Vinjahu, që akuzohen se kanë përfituar shuma të mëdha nga buxheti i shtetit.

Pas anëtarëve të kabinetit të Nolit, lista vijon me të tjerë qeveritarë dhe funksionarë të rangjeve më të ulëta si: prefektët Qazim Mulleti, Riza Dani, Kolë Tromara e Fiqëri Rusi, nënprefektët Hysen Prishtina, drejtor i Kontabilitetit në Ministrinë e Financave, Angjelin Suma etj. Në atë listë emrash nuk mungojnë edhe disa nga ushtarakët e lartë të asaj kohe, si nënkolonel Ismail Haki Tatzati, major Rexhep Brati e major Ibrahim Jakova, ku shuma për të cilën ata akuzohen arrin në 60.000 franga ari.

Në listën e të akuzuarve për përfitime të paligjshme bëjnë pjesë edhe disa policë bashkie, apo shoferi i Kryeministrit Fan Noli. Pjesa më e madhe e qeveritarëve të akuzuar për grabitje të arkës së shtetit, duke filluar nga Kryeministri Fan Noli, u larguan nga Shqipëria në 24 dhjetorin e vitit 1925 dhe nga emigracioni politik ku ata qëndruan deri në prillin e vitit 1939 akuzonin qeverinë e Zogut po me të njëjtën “monedhë”.

Emrat, funksionet dhe shumat e përfituara nga arka e shtetit

       Emri, Funksioni, Shuma Franga Ar

1) Angjelin Suma/ Drejtor Kontabiliteti në Ministrinë e Financave/ 580, 2) Mustafa Kallamishi /326.10, 3) Mehmet Bilali / Kapiten i varkës /434.75, 4) Ismail Haki Tatzati / Nënkolonel, 5) Rexhep Brati /major, 6) Ibrahim Jakova /major/60.000, 7) Aleks Pëllumbi /toger / 9.221, 8) Xhemal Bushati /Ministër i Punëve të Brendshme / 5.000, 9) Llazar Fundo / Kryetar i Komisionit të Bashkimit/ 2.608.70, 10) Fan Noli /Kryeministër (shpenzime automobili)/ 300, 11) Qazim Koculi /Ministër i Punëve Botore/ 375, 12) Sulejman Delvina/ Ministër i Punëve të Jashtme /240, 13) Stavro Vinjahu për Bahri Omarin /1.000, 14) Sulo Bogdo e Ibrahim Dedja, 15) Petro Pekmezi /Nëpunës i M. Punëve Botore/171, 16) Vangjel Papa /Sekretar gjyqi ushtarak /400, 17)(………………) /Shoferi i Kryeministrit/ 152,   18) Mustafa Banka/ Protokollist Ministria e Arsimit /380, 19) Zyber Bakiu / Sekretar Ministria e Drejtësisë /475, 20) Bilal Rustemi /Polic i Kryeministrit /266, 21) Mihal Libohova /Avokat, ndihmës anëtar i gjyqit politik /350, 22) Shefqet Kulleci /Protokollist Ministria e Brendshme/342, 23)Ali Sulejmani /(shpenzime komunikimi)/300, 24) Brah /(për transportin e ushtrisë)/ 326.10, 25) Kostandin Kote /Nëpunës parlamenti /285, 26) Serafin /Drejtor Parlamenti /380.

Shuma e tërë Franga Ar 92.300.15

Financës së Tiranës

27) Beqir Rusi /Nënprefekt /684, 28) Mustafa ………………./ 304, 29) Eftim Bolena/polic/ 266, 30) Bexhet Neimi /polic /266, 31)Masar Sopoti /Sekretar gjyqit fillimit / 266.

Shuma fr. Ar 1.786

Drejtorisë së Financave të Durrësit

32) Riza Dani /Prefekt /1326, 33) Musa Maci / Nënprefekt i Shijakut / 937.60, 34) Ali Festuzi / Kryesekretar i Prefekturës /237.50, 35) Luigj Zaja / Protokollist Prefekture / 413.25, 36) Muharrem Geco / Komisar i Policisë Durrës / 1000, 37) Kasem Durrësi / Nëpunës Kadastre/ 351, 38) Shaban Belegu / Mësues në Shijak / 342, 39) Rexhep Dizdari / Drejtor i Shkollës së Shijakut /190, 40) Ali Tartari / Sekretar gjyqit / 190.

Shuma fr. ar 527

Financa e Shkodrë

41) Riza Dani (për Drejtorin e Financave të Shkodrës) 40.000

 Financa e Dibrës

42) Qazim Mulleti    966

 Financa e Elbasanit

43) Kol Tromara /Prefekt / 1.306.25, 44) Hysen Prishtina / Nënprefekt /812.23, 45) Demir Kodhelli / Drejtor i Shkollës Peqin / 418, 46) Ahmet Barburja / Mësues Elbasan / 551, 47) Mahmut Cela / Mësues Elbasan / 445.

                                            Shuma fr. ar 3.543.40
Financa e Gjinokastrës

48) Hil Mosi / Prefekt / 133. 35, 49) Sezai Como /Doktor për bursë /293.45.

Shuma fr. ar. 1156.80
Financa e Përmetit

50) Koço Cipi  / 812.80

Financa e Kavajës

51) Qazim Mulleti /Nënprefekt /410.95

Financa e Lushnjes 

52) Naum Prifti / Mësues /114

Shuma e përgjithshme: fr. ar. 140.376.20

                              Zyra e Shtypit

Historiografia e regjimit komunist, akuza ndaj Mbretit Zog

A i vodhi Zogu florinjtë e shqiptarëve?

Një ndër akuzat e shumta që propaganda zyrtare e regjimit komunist të Enver Hoxhës. bënte në drejtim të ish-Mbretit Zog, ishte dhe ajo ku thuhej se: “satrapi Ahmet Zogolli, zhvlerësoi floririn dhe rriti në mënyrë artificiale vlerën e kartëmonedhave letër, me qëllim që të mblidhte më pas arin, të cilin e mori me vete, kur u largua nga Shqipëria në 7 prillin e vitit 1939”.

Akuza se “Mbreti Zog, zhvlerësoi floririn dhe rriti vlerën e kartëmonedhës letër, për të mbledhur më pas floririn e shqiptarëve”, mbeti thjesht një akuzë propagandistike e atij regjimi për konsum publik./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share18TweetPinSendShareSend
Previous Post

“Më torturuan barbarisht, Çapajev Taçi më vuri revolen në kokë, Naim Lezha më shponte me gjilpëra se mos kisha vdekur…”/ Dëshmia e kreut të protestës së 14 janarit ’90-të

Next Post

“Misioni im special në Jugosllavi si ‘koloneli i ushtrisë së vdekur”/Dëshmia e ushtarakut që mblodhi eshtrat e partizanëve të vrarë në Malin e Zi dhe në Bosnje…

Artikuj të ngjashëm

“Ushtrinë s’e fusim dot me armë kundër demokratëve, por t’ju japim shkopinj dhe kamzhik komunistëve e të mobilizojmë Skraparin…”/ Biseda e Ramiz Alisë me Hekuranin e Xhelil Gjonin, 14 dhjetor ‘90-të
Dossier

“Në Fondin e Solidaritetit, është edhe ai i lënë me testament për PPSh-në, nga mikja amerikane, Imogene Johnson, por do ketë zhurmë, sepse ligji i ri i zgjedhjeve nuk e lejon…”/ Raporti i Agim Popa, janar 1991

October 16, 2026
“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 15, 2026
“Nga Fondi i Solidaritetit që ka Sekretariati i Komitetit Qendror për vitin 1989, të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste, një shumë…”/ Urdhri sekret i Ramiz Alisë, 22 shkurt ‘89
Dossier

“Nga Fondi i Solidaritetit që ka Sekretariati i Komitetit Qendror për vitin 1989, të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste, një shumë…”/ Urdhri sekret i Ramiz Alisë, 22 shkurt ‘89

October 16, 2026
“Nexhmije Hoxha ka gënjyer në librin e saj, ku thotë se; Ramize Gjebrea, qau kur u vra Misto Mame, pasi vetë ajo…”/ Refleksionet e Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta
Dossier

“Drejtoria e agjitacion-propagandës e Komiteti Qendor të PPSH-së drejtohet nga Nexhmije Hoxha, kurse aktivitetet e saj organizohen nga Liri Belishova, e cila është…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 16, 2026
“Kthimi i shumës prej 4 milionë dollar, nuk është bërë, pasi…”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret”, me relacionin e drejtorit të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, për Komitetin Qendror, dhjetor 1988

“Në maj 1951 u krijua ‘Lidhja e Refugjatëve Politikë Shqiptarë’ në Jugosllavi, e cila përfaqëson rreth 5000 shqiptarë atje dhe kontrollohet nga komunistët që…”/ Zbulohen dokumentet e CIA-s
Dossier

“Në maj 1951 u krijua ‘Lidhja e Refugjatëve Politikë Shqiptarë’ në Jugosllavi, e cila përfaqëson rreth 5000 shqiptarë atje dhe kontrollohet nga komunistët që…”/ Zbulohen dokumentet e CIA-s

October 15, 2026
Next Post
“Misioni im special në Jugosllavi si ‘koloneli i ushtrisë së vdekur”/Dëshmia e ushtarakut që mblodhi eshtrat e partizanëve të vrarë në Malin e Zi dhe në Bosnje…

“Misioni im special në Jugosllavi si ‘koloneli i ushtrisë së vdekur”/Dëshmia e ushtarakut që mblodhi eshtrat e partizanëve të vrarë në Malin e Zi dhe në Bosnje…

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme