• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, January 30, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Zoti Williams, një shqiptaro-amerikan, më tha se, më përjashtim të Beqir Bajgorës, i gjithë grupi parashutist ishin në Athinë, ku…”/ Kujtimet e Xhafer Devës, për ‘Bllokun Indipendent’

“Xhafer Deva i kishte këshilluar njerëzit e tij që, të rrinin larg Sheh Hasanit dhe Hysen Prushit, se ata ishin çerdhe e UDB-së…”/ Historia e grupeve parashutiste të ‘Bllokut Indipendent’
“Në spitalin civil u çel dhoma e destinueme për të vdekunit dhe u panë të shtrirë 10 kufoma”?! / Dosja hetimore e 4 shkurtit ’44, ku figurojnë të vrarë vetëm …
Dëshmia e rrallë e agjentit të CIA-s: “Ja tre njerzit që i rekrutoi Kadri Hazbiu në Shqipëri dhe i solli në SHBA  për t’i infiltruar te…”/ Kombinacionet e Sigurimit të Shtetit me mërgatën antikomuniste
Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
Ngjarja e panjohur që tronditi regjimin e Enver Hoxhës në ’74-ën: “Si i hodha e bombat në ambasadat shqiptare të Romës e Parisit, në bashkëpunim me…”/ Dëshmia e rrallë e agjentit të CIA-s
Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
“Na spiunoi njeriu i Bardhok Bibës dhe Sigurimi na rrethoi te Ura e Karmës, ku luftuam 8 orë e vramë…”/ Dëshmia e 109 vjeçarit, ish-diversantit parashutist
“Si e plagosëm kryeministrin Mustafa Kruja dhe pse e anulluam vrasjen e Xhaferr Devës, që do e kryeja unë…”?! / Dëshmia e Astrit Lekës, që morri pjesë në 44 aksione
Raporti sekret i vitit 1968: “Fadil Hoxha dhe Veli Deva u ankuan te Tito për hidrocentralin që do përmbyste 33 fshatra në Gjilan…”/ Informacioni për Hysni Kapon
Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
0
Shares
406
VIEWS

Nga Idriz Lamaj

Pjesa e katërmbëdhjetë

                                          Nga veprat e apostujve të Shqipënisë etnike

                                                                    Xhafer Deva

Gjithashtu mund të lexoni

“Ishte një skenë të llahtarshme, kur kaloi vagoni me trupin e Ilmiut të ndarë në dysh, ku koka ishte e shkëputur dhe…”/ Dëshmia tronditëse për dy të burgosurit që vdiqën në Qafë Bari

“Ç’më tha Enveri ditën kur u arrestua Koçi Xoxe, dhe si i’a dorëzoi ai sovjetikëve, dokumentin tepër sekret të një shteti perëndimor, ku thuhej…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-ministrit të Punëve të Brendshme

                               Në dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjera të mërgatës

Parathënie

Memorie.al/ Ndoshta si shumë të tjerë, edhe unë, shpeshherë shfletoj letrat me miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi, që nuk janë më në këtë jetë. Duke i shfletuar ato, për një çast shpalosen kujtime që më duket se disa prej tyre mund t’i shërbejnë historisë tonë. Pastaj, kthehem te vetëdija për gjendjen e e sotme të rëndë në atdheun etnik, shkaktuar nga çatrafilimi i politikës shqiptare, e them me vete: “Vallë, çfarë mund të shërbejnë në këtë kohë të zymtë kujtimet e mia për të tjerët ose letrat e njerëzve të vdekur?”

Pa qenë ndjellës ogurzi i pesimizmit, duke menduar si gjithmonë për një të ardhme më të mirë, kthehem tek detyrimet e mia ndaj miqve të mi dhe si një vëzhgues i akullt i kohës, pa asnjë pretendim shërbimi historik, kur më jepet mundësia e botimit, shkruaj atë që kam në mend, gjithnjë të mbështetur në shkrimet dhe në letrat e tyre. Ky parim ndiqet edhe në këtë libër për Xhafer Devën. Xhafer Devën e njoha në person, kemi këmbyer vizita dhe kemi pasë letërkëmbim të dendur.

Kam kaluar ditë pushimi në shtëpinë e tij dhe kam trashëguar të gjithë korrespondencën e Xhafer Devës me Rexhep Krasniqin, shokun e tij më të ngushtë, për mëse 40 vjet. Mbas shumë vjetësh, bisedova në telefon me të bijën dhe dhëndrin e zonjës Deva. Në bisedë e sipër, duke përfituar nga miqësia e vjetër, pyeta për letrat e tij dhe më njoftuan se të gjitha i kishte Qefali Hamdia, mik i familjes së tyre.

Në qershor të vitit të kaluar (2001) shkova në Kenosha, Wisconsin, mysafir i Qefali Hamdisë, për të shikuar korrespondencën e Xhafer Devës, të cilën ia kishte dërguar zonja Deva vite më parë, kur ajo, për shkak të moshës së thyer, po mbyllte shtëpinë e vet për të vajtur në shtëpinë e 5 së bijës dhe të dhëndrit, zonjës Burgl Dagmar dhe Rev. Dennis Logie.

Mbasi lexova pjesën kryesore të letrave, në ato gjuhë që i merrja vesh, mora me vete më shumë se një mijë faqe të korrespondencës së tij, ku përfshihet një periudhë mbi 30 vjet, 1945 – 1978. Xhafer Deva foli dhe shkroi shtatë – tetë gjuhë. Korrespondenca e tij është: shqip, anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, turqisht dhe serbisht. Letrat dhe shkrimet e Xhafer Devës, me përjashtim të atyre me shkronja të turqishtes së vjetër dhe të serbishtes me shkronja cirilike, kryesisht janë të shkruara me makinë, të mbajtura mirë dhe të renditura si mbas alfabetit, me personat që ai kishte të bëjë.

Aty përfshihen edhe letrat e tij familjare. Ai ruajti me kujdes kopjen e çdo letre që dërgoi dhe çdo letre që mori. Zonjës Oswalda Deva, të bijës Burgl, dhëndërrit Dennis Logie dhe z. Qefali Hamdia me familje, i’u shprehi falënderimet më të përzemërta për besimin që më dhanë. Me mirënjohje të veçantë kujtoj këtu ndihmesën që më dhanë vëllezërit – Kapidan Nue Gjomarkaj dhe Nikoll Gjomarkaj, në përgatitjen e njërit prej kapitujve më të rëndësishëm të këtij libri.

Kapidan Nou, përveç vënies në dispozicion të lëndës mbi marrëdhëniet e Xhafer Devës me ‘Bllokun Kombëtar Indipendent’ dhe dërgimin e parashutistëve në Shqipëri e në Kosovë, shqyrtoi bashkë me mua secilin dokument të asaj periudhe, dhe formuluam tekstin në formë bisede; ndërsa Nikolla, deshifroi letrat, transkriptoi dhe përktheu nga italishtja, materialet e papublikuara deri më sot, të cilat u botuan në këtë kapitull.

                                                       Vijon nga numri kaluar

                                   Jeta dhe veprimtaria e Xhafer Devës në mërgim

                                            – Kosova në kohën e Shqipnisë Etnike –

Xhafer Deva në dritën e letrave të veta

Marrëdhëniet e Xhafer Devës me ‘Bllokun Kombëtar Indipendent’ dhe misionet e tyre parashutiste në Shqipëri e Kosovë

Pasi shkëmbyem mendime mbi gjendjen në Shqipëri dhe veprimtarinë e misioneve të ndryshme brenda në Shqipëri, unë u largova. Siç kishim rënë dakord, unë shkova ta takoj gjeneralin Nikolopulos, pas dy ditësh dhe në fakt oficeri me të cilin do të takohesha, njoftoi në prani të gjeneralit që njëri nga njerëzit ishte vrarë, kurse një tjetër figuronte i humbur. Përsa më përket mua, duke u nisur nga informacioni që disponoja, munda të konfirmojë vetëm pjesërisht këtë njoftim dhe pikërisht që njëri ishte vrarë. Me gjithë informatat e qarta dhe të përpikta të oficerit të ngarkuar me këtë punë, lidhur me të vrarët dhe të zhdukurit, gjenerali Nikolopulos tha se ishte marrë vesh me zotërinjt amerikanë, që të takoheshin me mua të nesërmen, duke u nisur edhe nga fakti që ai, gjenerali Nikolopulos, e konsideronte të gjithë çështjen si një problem të amerikanëve.

Të nesërmen, me 31 janar, mua më prezantuan me një zotni amerikan, zotni Williams, (në të vërtetë një shqiptaro-amerikan dhe pasardhësi i zotit Jakova), me të cilin duhet të bisedoja. Biseda jonë ishte shumë e shkurtër, për shkak edhe të pozitës se këtij zotnie. Në fillim të bisedës, ai më tha se njerëzit, me përjashtim të njërit (Beqir Bajgora), që mungonte, ishin të gjithë shëndosh e mirë në Athinë. Nga hetimet, shtoi ai, dilte se nuk kishte siguri në se personi në fjalë ishte i vdekur apo i gjallë, apo që mund ta kishin kapur. Zoti Williams vazhdoi të më thotë se kishte dëgjuar nga gjenerali, që unë dëshiroja të takohesha me njerëzit, fakt të cilin unë e konfirmova. Ai pastaj më pyeti se për farë do të bisedoja me ta, meqenëse unë duhet ta kufizoja bisedën me ta, rreth gjendjes së tyre shëndetësore, por jo më shumë se kaq. I vetëdijshëm për këtë kufi, unë i’u përgjigja menjëherë, se për shkak te kufizimeve që m’i përmendi, unë hiqja dorë edhe nuk dëshiroja të takohesha me njerëzit.

Zoti Williams vazhdoi të reagojë ndaj qëndrimit tim, duke thënë se asnjëherë nuk ishte përdorur forcë për t’i ngarkuar këta njerëz me misione, se ata kishin punuar shumë mirë. Kur më tha këto fjalë, i’u përgjigja se nuk kisha parasysh ndonjë gjë të tillë, si për shembull përdorimin e forcës, etj., por që ishte detyra ime të vija në dukje se unë nuk duhet te konsiderohesha si një agjent dhe aq me pak si një furnizues i shërbimeve amerikane me agjent, duke shtuar se të paktën unë, e ndieja veten përgjegjës për njerëzit e rekrutuar prej meje. Në fakt këta njerëz ishin ngarkuar me një mision në Shqipëri, si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me zotërinjtë në Itali dhe është për këtë arsye që unë s’kam ç’të diskutoj më me te, meqë, për sa më përket mua, e gjithë çështja mbetet të zgjidhet me zotërinjtë në Itali.

Duke i vënë në dukje zotit Williams, se do të përfitoja nga qëndrimi i tij, dola nga zyra duke e falënderuar gjeneralin për ndihmën e di dashamirëse. Siç e shihni, i dashur Roger, njerëzit që, më se një vit më parë ishin marrë nga zotërinjtë në Greqi, të cilët kishin dijeni të plotë rreth misionit të tyre të mëparshëm në Shqipëri, ishin dërguar dy herë me misione të ngjashme në Shqipëri, me gjithë sigurimet e dhëna nga zoti Jakova, se ata do të trajtoheshin mirë, në pritje që e gjithë çështja të zgjidhej në Romë. E vlen ta përmendim këtu, që zoti Hart kishte dhënë të njëjtat sigurime në Romë, duke pohuar se një zgjidhje do të gjendej herët a vonë. Duke lënë me një anë faktin e vajtuar që mua vetë para një viti m’u desh të zbuloja mbërritjen e atyre njerëzve në Greqi, ndërkohë që zoti Hart, ishte plotësisht në dijeni të mbërritjes së tyre në këtë vend, më vjen shumë keq të vazhdojë me mjetet më të turpshme të ndjekë veprimtarinë e këtyre njerëzve dhe të mësoj nga persona të tretë, që një apo më shumë prej tyre, kanë vdekur ose janë humbur.

I vetëdijshëm për përgjegjësinë e rëndë që kam, për t’u justifikuar në të ardhmen para prindërve ose të afërmve të këtyre njerëzve të përshkruar më sipër, unë i bëj vetes pyetjen se sa kohë do të vazhdojë kjo gjendje. Siç e dini, dëshira ime është ta zgjidhë gjithë këtë çështje në mënyrë që të mos mbajë mbi vete ndonjë përgjegjësi. Unë fare lehtë mund të isha takuar me ata njerëz në Athinë, por nuk e bëra një gjë të tillë, për të qenë korrekt deri në fund. Duke folur në emër të eprorëve të tij në Athinë, zoti Williams më tha, se ata nuk kishin përdorë kurrë forcën. Është e vërtetë se ata nuk e përdorin forcën ku duhet ta përdorin, por vetëm atje ku nuk duhet. Ata jetojnë me mendimin se askush tjetër, përveç atyre, nuk e di që këta të rinj, duke marrë zemër nga fakti që janë duke kryer detyrën e tyre ndaj atdheut me ndihmën amerikane, hidhen me parashuta në vendin e armikut, në një mënyrë që ata mbeten atje ku janë lëshuar, me këmbë të thyera, në mëshirën e plumbave të armikut.

Siç e shihni, i dashur zoti Roger, unë kam grumbulluar shumë të dhëna dhe fakte që provojnë në mënyrë të mjaftueshme një lloj veprimtarie me një sfond, për të cilin duhet vënë në dijeni eprorët e tyre, në mos për një gjë tjetër, për hir të reputacionit të shkëlqyeshëm të Shteteve te Bashkuara. Do të më vinte shumë mirë sikur të diskutoja të gjithë këtë çështje me ju, sa më shpejt që të jetë e mundur, me shpresën se ju do të me ndihmonit me dashamirësi për gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë për këtë çështje.

Me nderimet e mia më të mira për zonjën Roger, unë mbetem sinqerisht i Juaji.

Xhafer Deva

Bashkë me letrën dërgue z. Roger, Deva i përcjell atij edhe nja dhjetë faqe informata të cilat kishte filluar t’i merrte nëpërmes postës diplomatike, nga një mik i tij i njohur me emrin, Kenan. Ky person që ishte mik dhe shok shkolle i Devës qysh në Robert Koleg, punonte për konsullatën turke në Shkup. Kenanit i kishte dërguar disa informata edhe Destan Berisha (parashutist i Devës) nga fshati Bilusht i Prizrenit. Këtë emër Deva ia kishte besuar në mënyrën më sekrete Destanit dhe e kishte këshilluar atë, që ta furnizonte me informime të porositura më lart. Për shkak te marrëdhënieve të mira midis Jugosllavisë e Turqisë, Deva besonte se posta me ambasadën dhe konsullatën turke në Beograd dhe në Shkup, nuk kontrollohej nga UDB-a. Kenani e furnizon Devën me informata mbi zhvillimet e brendshme në Jugosllavi dhe në veçanti në Kosovë, për mëse tre vjet. Kenani ia dërgonte informatat me postën diplomatike z. Gelek, i cili nuk dimë se kush është. Informatat i vinin Devës nga Stambolli në Bari e në Romë, me anën e ambasadës turke në kryeqytetin Italian.

Përpjekjet e Xhafer Devës për krijimin e një qendre sekrete informimi në Kosovë, në shërbim të amerikanëve.

Mbas mbylljes së misioneve parashutiste, Xhafer Deva sheh se çdo gjë po ndryshonte në politikën ndërkombëtare, sidomos në qëndrimin politik të Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit. Tani edhe ai ndryshon taktikën ndaj Jugosllavisë, bën plane për themelimin e një qendre sekrete informim në Kosovë. Fillimisht qëllimi i tij ishte në Shkup, por më vonë, mbas një vizite në Stamboll, vendos që qendra të ishte aty. Nga Stambolli Deva i dërgon Zyrës së Shërbimit Amerikan në Romë, disa raporte informatash. Raportet janë shkruar në gjermanisht. Roger njihte mirë gjermanishten, italishten dhe frëngjishten. Ja një prej tyre:

Subjekti: Raport mbi zbatimin e detyrës në Stamboll Në lidhje me: Instalimin e informatorit në zonën e Kosovës dhe, për këtë, planet e parashtruara me 14 Gusht 1953. Në përputhje me detyrën për në Stamboll, nga 20 Gusht deri me 11 Shtator 1953, u zbatua sa më poshtë vijon:

Pjesa I – Mbledhje e informatave në zonat Kosovë dhe Maqedoni.

Aty u takuan “grupet turistike” me 15, 20 dhe 25 Gusht 1953, respektivisht tri grupe njëri mbas tjetrit, gjithsej 144 persona. Çdo grup ishte nën drejtimin e një udhërrëfyesi dhe asistentit të tij, realisht agjentë të UDB-es. Pjesa më e madhe e udhëtuesve vinte nga zona e Maqedonisë! Çuditërisht, midis udhëtuesve këtë radhë kishte edhe serbë e malazezë, të cilët nuk kanë asnjë lloj lidhjeje në Turqi. Si mbas thënieve të disa shqiptarëve, detyra e tyre ishte të vepronin si spiunë. Përgjithësisht u pohua se të gjithë turistët udhëtues për në Turqi, ishin instruktuar në konferenca politike, përpara nisjes së tyre, në lidhje me atë se si duhej të silleshin në Turqi. Në fund të çdo konference, atyre i’u bë e qartë se nuk duhej të takoheshin me “armiqtë e popullit”, të cilët kishin gjetur azil në Turqi, dhe sidomos, në mënyrë të veçantë, u theksua se nuk duhej të takoheshin me XH.D. (Xhafer Devën – I.L.).

  1. Midis turistëve ishte vetëm një element i përshtatshëm për t’i besuar detyrën e instalimit të informatorit. Megjithatë, këtij mund t’i jepej vetëm detyra që të transmetonte udhëzimet e instalimit të informatorit tek një person i besuar me kohë në Kosovë. Midis turistëve, nuk kishte asnjë person të përshtatshëm që t’i besohej detyra e dërgimit rregullisht në Stamboll të informatave aktuale të natyrës politike, ekonomike dhe ushtarake. Edhe për sa i përket instalimit të informatorit, plotësimi i objektivave del në pah si i pa arritshëm.

Pjesa II – Instalimi i informatorit në zonën e Kosovës.

  • Siç u përmend më sipër, midis turistëve ndodhej një njeri i besuar, i sigurt, i cili me 25 gusht arriti në Stamboll dhe u bë e mundur t’ besoheshin instruksionet e transmetuara si mbas interesit tonë. Nëpërmjet këtij shansi oportun u bë e mundur të shmangej dërgimi i një njeriu të besuar nga Stambolli. Njeriu në fjalë, i cili nuk zotëronte njohuritë dhe nuk ishte i aftë sa lypsej për një informator, u instruktua me detyrën për të transmetuar udhëzimet në informatorin e përcaktuar. Meqenëse marrja me vete e dokumentave dhe vlerave monetare përbënte një rrezik të madh, duke patur parasysh kontrollet shumë të forta, si dhe kontrollet trupore në zonën jugosllave, atij iu bënë të qarta udhëzimet në disa bisedime dhe ai e mori përsipër vullnetarisht, që këtë gjë t’ia transmetonte gojarisht njeriut të besuar që vepronte në Mitrovicë të Kosovës. U ra gjithashtu dakord, që mediatori (informatori), do të furnizohej me instruksionet e shkruara dhe mjetet monetare në stacionin e trenit në Beograd, nga një qytetar turk, i cili udhëtonte transit nga Beogradi në Gjermani.

Të gjitha hollësitë që lidheshin me këtë operacion, u akorduan në rrugë te kujdesshme në mënyrë të atillë që mediatori (informatori), të priste qytetarin turk me 17 shtator, në orën 23:30, në stacionin e trenit në Beograd dhe të merrte në dorëzim gjithçka. Udhëzimet si dhe anketat e përgatitura në Romë, u përkthyen dhe ju dorëzuan qytetarit turk. Përveç 127 dokumenteve, atij ju dhanë me vete edhe 200 dollarë. Në këtë mënyrë, pjesa e parë e operacionit përfundoj me sukses. Informatorit ju bë e qartë në udhëzimet që i’u dhanë, se 200 dollarët ishin përcaktuar për fillimin dhe për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit si dhe shpenzime të tjera të vogla, me detyrën që të dërgonte në Stamboll me informatat më të para, vlerësimin e kostos mujore, duke marrë parasysh raportet vendore (kushtet ku ai do të jetonte) si dhe aktivitetin që do të kryente. Siç dihet, edhe nga llogaritë e bashkangjitura, informatori i Kosovës, duhej të kreditohej me 200 dollarë nën inicialet K.Z., shumë e cila duhet si një parapagesë për punën që do të kryej.

  • Duke ju referuar gabimit të një elementi të sigurt nga zona e Maqedonisë, informatorit K.Z., ju transmetuan me shkrim udhëzimet e cituara nën II-2a dhe 2b. Për sa i përket II-2c, u hoq dorë për shkak të zbulimit në Stamboll. Mbyllja e përkohshme e rrugës së korrierit nëpërmjet Austrisë, u bë për shkak të distancave të gjata, kështu që nuk ishte e domosdoshme të parashikoheshin rreziqe që lidheshin me këto largësi. Megjithatë, kjo rrugë, korrierit ju la në dorë për ta gjykuar. Në lidhje me pikën II-2d, ku është përmendur instalimi në Shkup i një qendre transmetimi të informatave, duhej që kjo të pësonte një ndryshim për të gjithë aktivitetin e çështjes decisive. Instalimi i një qendre të tillë në Shkup duhet konsideruar i pamundur duke patur parasysh mbikëqyrjen e organizuar tejpërtej nga UDB-a në zonën maqedonase.

Mundësia e vetme, e cila siguron më së miri transmetimin e informatave, është nëpërmjet dërgimit të korrierëve special nga Stambolli. Për këtë u ra dakord, që në kohën më te shpejt të dërgohej një korrier nga Stambolli për në Jugosllavi, me një valixhe të pajisur posaçërisht për këtë qëllim. Ky korrier do të ketë detyrën e vetme që të bjerë me vete në Stamboll, informatat e zbuluara nga informatori, informata të cilat pa u ndryshuar, do të mund të çohen me rrugë diplomatike në Romë. Korrierët do të rekrutohen nga radhët e shqiptarëve kosovarë të besuar, që jetonin në Turqi për një kohë të gjatë. Prandaj vendosja e qendrës së transmetimit të informatave, do të jetë Stambolli në vend të Shkupit. Autoritetet turke nuk duhej informuar në asnjë mënyrë, për ekzistencën e një qendre të tillë dhe duhej gjendur një maskim i përshtatshëm për këtë qendër. Në lidhje me pikën II-2c, të gjitha detyrat që i përkisnin asaj, u përkthyen dhe ju dhanë informatorit. Memorie.al

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 12 Maj 2022

Next Post

Procesi hetimor: “Pasi më mbajtën në qendrën e filtrimit në Shijak, unë mendoja se këtu në Shqipëri do të jetoja i lirë, por kur…”/ Deponimet e Myrteza Bajraktarit, Tiranë 1970

Artikuj të ngjashëm

“Vuajta 32 vjet në burgjet komuniste, se shkrova gabim, ‘Rroftë Komiti Qendror’ dhe se pikturova shqiponjën pa yll në Revoltën e Spaçit”/ Historia tragjike e ish-drejtorit të Burgut Burrelit
Personazh

“Ishte një skenë të llahtarshme, kur kaloi vagoni me trupin e Ilmiut të ndarë në dysh, ku koka ishte e shkëputur dhe…”/ Dëshmia tronditëse për dy të burgosurit që vdiqën në Qafë Bari

January 29, 2023
Dosja sekrete: “Pasho Hysi, ish-deputet i Zogut dhe njeri me pikëpamje jo të qarta, shkoi në shtëpinë e Tuk Jakovës dhe…”/ Dokumentet me raportet e survejimit, Berat, 1955
Personazh

“Ç’më tha Enveri ditën kur u arrestua Koçi Xoxe, dhe si i’a dorëzoi ai sovjetikëve, dokumentin tepër sekret të një shteti perëndimor, ku thuhej…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-ministrit të Punëve të Brendshme

January 26, 2023
“Me urdhër të Enver Hoxhës, unë qëndrova në spital deri sa Nako Spiru vdiq dhe pastaj ai më tha t’i kontrolloja xhepat e kufomës së tij, ku gjeta…”/ Dëshmia e ish-ministrit të Brendshëm
Personazh

“Me urdhër të Enver Hoxhës, unë qëndrova në spital deri sa Nako Spiru vdiq dhe pastaj ai më tha t’i kontrolloja xhepat e kufomës së tij, ku gjeta…”/ Dëshmia e ish-ministrit të Brendshëm

January 24, 2023
“Pas 33 vitesh, në ’74-ën, më lejuan të vija në Shqipëri, ku takova babanë 82 vjeçar, që kishte dalë nga burgu, por…/ Dëshmia e rrallë nga Bosnja e të bijës së ish-regjentit shqiptar
Personazh

“Pas 33 vitesh, në ’74-ën, më lejuan të vija në Shqipëri, ku takova babanë 82 vjeçar, që kishte dalë nga burgu, por…/ Dëshmia e rrallë nga Bosnja e të bijës së ish-regjentit shqiptar

January 22, 2023
“Inxhinierin nga Vlora që ishte diplomuar me ‘Medalje Ari’ në Vjenë e akuzuan si ‘sabotator e armik i popullit’ dhe e varën dy herë në litar, pasi…”/ Historia tragjike e vitit 1946
Personazh

“Inxhinierin nga Vlora që ishte diplomuar me ‘Medalje Ari’ në Vjenë e akuzuan si ‘sabotator e armik i popullit’ dhe e varën dy herë në litar, pasi…”/ Historia tragjike e vitit 1946

January 18, 2023
Fotot e rralla të viktimës, nipit të Shefqet Peçit dhe skica me skemën e prokurorit për arratisjen e bujshme nga burgu i Burrelit në ’67-ën …
Personazh

“Kur erdhën e më komunikuan në qeli aty në Burrel, se më ishte falur jeta dhe dënimi më lihej në 25 vjet, sinqerisht u mërzita, pasi…”/ Rrëfimi i rrallë i legjendës së burgjeve komuniste

January 16, 2023
Next Post
Procesi hetimor: “Pasi më mbajtën në qendrën e filtrimit në Shijak, unë mendoja se këtu në Shqipëri do të jetoja i lirë, por kur…”/ Deponimet e Myrteza Bajraktarit, Tiranë 1970

Procesi hetimor: “Pasi më mbajtën në qendrën e filtrimit në Shijak, unë mendoja se këtu në Shqipëri do të jetoja i lirë, por kur…”/ Deponimet e Myrteza Bajraktarit, Tiranë 1970

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!