• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Zemrat tona janë në ankth dhe vuajnë, pse vuan ati ynë i shtrenjtë, shpëtimtari i njerëzimit,…”/ Fotot e panjohura të ceremonive në Tiranë për vdekjen e Stalinit

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon telegramet që i dërgoi udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, më 5 dhe 7 mars të vitit 1953, Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Këshillit të Ministrave, me rastin e sëmundjes dhe vdekjes së Josif Visarianoviç, Stalinit. Si dhe disa foto të panjohura të cilat na paraqesin disa imazhe të rralla se si u përjetua në Shqipërinë komuniste të asaj kohe vdekja e Stalinit, me ceremonitë e shumta që u zhvilluan me atë rast në Tiranë apo në përvjetorë të ndryshëm të tij.

Në këtë shkrim bashkë me dy telegramet e Enver Hoxhës, Memorie.al po publikon dhe disa foto të panjohura nga ceremonitë e shumta që u zhvilluan asokohe në Tiranë me rastin e vdekjes së Stalinit, apo në përvjetorë të ndryshëm të tij.

   TELEGRAM DËRGUAR KQ TE PK TE BS ME RASTIN E SËMUNDJES SE J. V. STALINIT                                      KOMITETIT QENDROR TE PARTISË KOMUNISTE

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

         5 mars 1953 

           Moskë

Të dashur shokë

Lajmi i papritur i sëmundjes së rëndë të shokut tonë të shtrenjtë, të mësuesit tonë të lavdishëm, Josif Visarionoviç Stalin, ka tronditur thellësisht dhe ka hidhëruar pa masë gjithë popullin shqiptar, Partinë e Punës së Shqipërisë dhe Komitetin Qendror të saj. Zemrat tona janë në ankth dhe vuajnë, pse vuan ati ynë i shtrenjtë, shpëtimtari i njerëzimit dhe i popujve, pse vuan shoku i lavdishëm i Leninit të madh, udhëheqësi i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe i gjithë njerëzimit përparimtar.

Në emër të gjithë popullit shqiptar, zemra e të cilit rreh me dashuri, me besnikëri të pafund për shokun Stalin, në emër të Partisë së Punës të Shqipërisë; në emër të Komitetit Qendror të Partisë dhe timin personal, i urojmë me gjithë forcën e shpirtit tonë jetë të gjatë shokut Stalin, i urojmë shërim të shpejt mësuesit tonë të shtrenjtë.

Në këto momente kaq të rënda për popujt sovjetikë dhe për gjithë popujt e botës, populli ynë duke shtrënguar radhët rreth Partisë së Punës të Shqipërisë dhe Komitetit Qendror të saj, do ta çelnikosë në kulm dashurinë dhe miqësinë e pakufishme që ka për shokun Stalin, për Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, për popujt vëllezër sovjetikë. Të gjithë komunistët e Shqipërisë, klasa janë punëtore, fshatarësia jonë, të gjithë patriotët e Shqipërisë janë afër jush dhe zemra e mendja e tyre është në Moskë, është në Kremlin, afër shokut të madh Stalin, të cilit ju bëftë dita njëmijë dhe u shëroftë sa më shpejt!

Për Komitetin Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë

            Sekretari i Përgjithshëm

                Enver Hoxha

TELEGRAM NGUSHËLLIMI DËRGUAR KQ TE PK TE BS DHE KËSHILLIT TE MINISTRAVE TE BASHKIMIT SOVJETIK ME RASTIN E VDEKJES SE J. V. STALINIT

                                                                                                                    7 Mars 1953

KOMITETIT QENDROR PARTISË KOMUNISTE TE BASHKIMIT SOVJETIK KËSHILLIT TE MINISTRAVE TE BASHKIMIT SOVJETIK

    Moskë

Të dashur shokë,

Me pikëllimin tonë të thelle, populli shqiptar, Partia jonë e Punës, Komiteti i saj Qendror dhe Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë, mësuan lajmin shumë të hidhur të humbjes së shokut tonë të shtrenjtë, mësuesit tonë të lavdishëm, shokut të madh Josif Visarionovic Stalin.

Sot Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, popujt vëlla sovjetikë, të gjitha partitë komuniste e punëtore, gjithë popujt përparimtarë dhe paqedashës të botës, si dhe populli dhe Partia jonë, kanë humbur njeriun më të dashur, mësuesin e tyre të shtrenjtë, shokun dhe vazhduesin besnik të kauzës së Leninit të madh, udhëheqësin që drejtoi me mendjen e tij largpamëse dorën e çelniktë në rrugën e paqes, të socializmit dhe të komunizmit.

Humbja e shokut dhe mësuesit tonë të lavdishëm është një goditje e rëndë që ka helmuar thellë zemrat e çdo komunisti shqiptar, zemrat e punëtoreve, fshatarëve, intelektualeve, grave dhe të rinjve të vendit tonë, sepse me emrin e shokut Stalin, është i lidhur çlirimi i popullit shqiptar nga zgjedha e armiqve të jashtëm dhe të brendshëm, sepse me emrin e shokut Stalin, është i lidhur ndërtimi i jetës së re e të lumtur në vendin tonë.

Në këto raste kaq të rënda, Partia jonë dhe i gjithë populli shqiptar betohen përpara shokut të madh Stalin, se do ta ruajnë dhe do ta forcojnë akoma më shumë miqësinë, dashurinë ndaj Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe popujve vëllezër sovjetikë. Me emrin dhe kujtimin e Stalinit në zemër, populli shqiptar, nën udhëheqjen e Partisë së Punës do të ecë me vendosmëri drejt fitoresh të reja, në rrugën e caktuar nga mësuesi ynë i paharruar.

Populli shqiptar do të shtrëngojë radhët rreth Partisë së Punës, Komitetit të saj Qendror dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë, do ta çelnikosë unitetin e tij moral dhe politik, do të shtojë vigjilencën revolucionare dhe gatishmërinë për të dërmuar çdo intrigë të armiqve imperialistë dhe të shërbëtoreve të tyre kundër lirisë, pavarësisë, paqes dhe së ardhshmes së tij.

Në emër të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të Komitetit të saj Qendror, në emër të Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë dhe të gjithë popullit shqiptar, si dhe në emrin tim personal, i shfaqim Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Qeverisë së Bashkimit Sovjetik dhe popujve sovjetikë, ngushëllimet më të thella dhe më të përzemërta.

Gjithë punonjësit e Shqipërisë, sot më shumë se kurrë, e ndjejnë veten të bashkuar vëllazërisht me gjithë punonjësit sovjetikë dhe ndajnë me ta këtë hidhërim e dhembje të madhe.

Shoku Stalin do të rrojë në shekuj, do të rrojë në zemrat tona, në zemrat e brezave të ardhshëm. Lufta e tij vigane, karakteri i tij prej bolsheviku, do të jenë shkollë udhëheqjeje, durimi dhe fortë të pamposhtur përpara çdo rreziku, do të jenë shembull fitoreje. Të rrojë në shekuj lavdia e shokut të madh Stalin! Të rrojnë popujt e Bashkimit Sovjetik e Partia e lavdishme Komuniste e Lenin-Stalinit!/Memorie.al

Për Komitetin Qendror të PPSH dhe Këshillin e Ministrave të RPSH

Sekretari i Përgjithshëm i PPSH dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të RPSH

                        Enver Hoxha

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share9TweetPinSendShareSend
Previous Post

“Urdhëroj që i pandehuri të ekzekutohet me pushkatim, në vëndin e caktuar si gjithmonë dhe i ngarkuari me këtë punë, duhet që…”/ Dokumenti sekret i gjeneral-major, Mihallaq Ziçishtit

Next Post

“Babanë e shpëtoi Myslym Peza se do e pushkatonin si vëllai i Qazim Mulletit, por në Spital i bënë…”/ Dëshmia e nipit të prefektit të Tiranës

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Babanë e shpëtoi Myslym Peza se do e pushkatonin si vëllai i Qazim Mulletit, por në Spital i bënë…”/ Dëshmia e nipit të prefektit të Tiranës

“Babanë e shpëtoi Myslym Peza se do e pushkatonin si vëllai i Qazim Mulletit, por në Spital i bënë…”/ Dëshmia e nipit të prefektit të Tiranës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!