• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, August 13, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Zef Haxhia ka qenë antari Komitetit Qendror te ‘Demokristjanes’, ka trathetue besimin e popullit, si përfaqësues në Kuvendin Popullor, duke…”/ Historia e panjohur e ish-deputetit të Shkodrës

“Pjerin Kçira, ish-hetues i pushkatuem për shpërndarje traktesh kundra pushtetit, tha në gjyq: ‘armët në Kishë i ka fut Sigurimi…”/ Dëshmia e Padër Leon Kabashit
“Në krye të njerëzve të Sigurimit që më arrestuan, ishte Çesk Shoshi, kurse prokurori, Aranit Çela, dha 11 dënime me vdekje për…”/ Dëshmia e ish pjesëtarit të organizatës

Nga Agron Shala

Memorie.al / Zef Haxhija  ishte ndër deputetët e parë shqiptarë të pasluftës, i zgjedhur në votimet e 2 dhjetorit 1945.  Por dy vjet më pas, ai u arrestua nga regjimi komunist, duke u bërë pjesë e gjyqit të famshëm të klerikëve të vitit 1947, i cili çoi në pushkatim tre klerikë, mes tyre Imzot Frano Gjinin, kurse pjesës tjetër të të gjykuarve, mes tyre edhe At Zef Pllumi, gjykata komuniste iu dha dënime të ndryshme me burgim. Zef Haxhija u dënua me 5 vjet burg, ndërsa bashkëshortja dhe 9 fëmijët e tij, vuajtën kalvarin e  gjatë të persekutimit…!

Ishte data 20 nëntor 1947. Në lagjen “Gjuhadol” të Shkodrës, në rrugicën e “Gurazezëve”, do të arrestohej Zef Haxhija, 58 vjeç, diplomat, deputet dhe agjent tregtar. Zefi ishte diplomuar në Shkollën Teknike Tregtare dhe mandej në Gjimnazin Ushtarak në Turqi. Pasi ishte kthyer në atdhe, ai kishte punuar fillimisht përkthyes në konsullatën austriake në Shkodër e mandej, si konsull nderi i Çekosllovakisë, deri në vitin 1939, kur Shqipëria ishte pushtuar nga Italia Fashiste.

Ai rridhte nga një familje e vjetër katolike e Shkodrës. Të parët e tij ishin tregtarë të zotë, që kishin bërë tregti deri në Mekë, prej nga ata kishin marrë dhe mbiemrin Haxhija. Zefi ishte martuar me Angjelina Lacajn në vitin 1918 dhe çifti Haxhija, do të sillnin në jetë plot 9 fëmijë, më i madhi prej të cilëve ishte Koleci, dhe më i vogli Hermenegjildo.

Gjithashtu mund të lexoni

“Thoma Bolena nga Vlora me fisin dhe fëmijët e vet, emigruan në Francë, ku Anna punoi si shërbëtore e Karlit V-të, më pas u bë gruaja e dytë e Henrikut VIII-të të Anglisë…”/ Historianët dhe studiuesit në kërkim të origjinës së Anna Bolenës

“Një i burgosur, kishte dëgjuar dy gardianë, se Ukshin Hotin e kishin vrarë ditën që u lirua, 300 metra larg burgut dhe vërtet aty u gjet një kufomë…”/ Dëshmia e rrallë e shokut të qelisë së profesorit, në burgun e Dubravës

Foto ku Zefi me bashkëshorten kanë dalë bashkë me nëntë fëmijët e tyre, dëshmon qartë jo vetëm bukurinë, por edhe begatinë e dikurshme të disa prej familjeve të njohura shkodrane, si dhe qytetit “djep” të kulturës shqiptare. Ajo foto është realizuar nga studioja e njohur e fotografisë, “Pici”, në vitin 1938. Më i madhi nga fëmijët ishte Koleci, e më i vogli Hermenegjildo. Koleci ishte diplomuar për Inxhinieri Elektrike në Torino të Italisë, ndërsa ishte edhe pilot i Ushtrisë italiane.

Pas kapitullimit të Italisë, ai do të kapej rob nga gjermanët. Thuhet se gruaja e një gjenerali gjerman, kishte rënë në dashuri me të, ndaj kishte ndërhyrë dhe e kishte shpëtuar. Pas Luftës së Dytë Botërore, Koleci do të kthehej në vendin e tij, sepse kështu i kishte kërkuar i ati, kur e kishte nisur për studime: Të kontribuojë në tokën e tij e, për të mirën e popullit të tij. Por, atdheu i tij, Shqipëria nuk i shpërbleu, përkundrazi!

Pas Luftës së Dytë Botërore, Zef Haxhija me fëmijët tij dhe bashkëshorten, do të vijonin të jetonin në shtëpinë e tyre të veçantë në “Gjuhadol”, deri ditën e arrestimit. Zefi ishte ndër deputetët e parë shqiptarë të pasluftës, i zgjedhur në votimet e 2 dhjetorit 1945, por me jetë të shkurtër politike, pasi regjimi i sapoardhur në pushtet, i dënoi një pjesë të madhe të deputetëve të këtij legjislacioni, kryesisht nacionalistët, duke e përqendruar pushtetin vetëm në duart e komunistëve.

Arrestimi i tij në vitin 1947, do i jepte fund karrierës, por edhe jetës së qetë familjare. Gjithçka që ata kishin shtëpi e pasuri, i konfiskohet nga regjimi komunist dhe familja nxirret nga shtëpia e tyre, duke i detyruar të jetojnë për disa vite tek të afërmit, ndërsa në shtëpinë e tyre ishin vendosur qiraxhinj, shumica oficerë të ardhur nga jugu.

Pranë shtëpisë së madhe të Zef Haxhisë, një nga shtëpitë më të veçanta në qytetin e Shkodrës, të cilën ai e pati ndërtuar për merakun e vet diku nga viti 1917, ishte ndërtuar edhe një shtëpi e vogël, në të cilën para vendosjes së regjimit komunist, banonin punonjësit që shërbenin në atë shtëpi. Në atë shtëpi do ta detyronin që të jetonte pas daljes nga burgu, Zefin me bashkëshorten dhe 9 fëmijët e tyre. Mbesa e tij Elektra Haxhia, dëshmon se: “Pas daljes nga burgu, gjyshit tonë iu dha vetëm kjo banesë e vogël, për të 11 pjesëtarët e familjes. Kurse shtëpia e madhe, u lirua plotësisht nga qiraxhinjtë, vetëm diku nga fillim vitet ’80-të”.

Zef Haxhija ishte bërë pjesë e gjyqit të famshëm të klerikëve të vitit 1947, i cili çoi në pushkatim tre klerikë, mes tyre Imzot Frano Gjinin dhe pjesës tjetër të të gjykuarve, mes tyre edhe At Zef Pllumi, ju dha dënime të ndryshme me burgim. Ne proces-verbalin e gjyqit për Zef Haxhija, shënohen këto të dhëna biografike: “Zef Kol Haxhija, i biri Kolës dhe i Gjystes, vjeç 58, i martuar me 8 fëmijë, i varfër, ka mbaruar shkollën Teknike Tregtare, mandej ka vazhdue Gjimnazin Ushtarak Turqisht, nga Shkodra, i pa prekur nga reforma, ish-deputet, i rreshtuar me datën 20/XI/1947”.

Vihet re se në biografinë e tij, kanë shënuar se i arrestuari kishte 8 fëmijë dhe jo 9 sa ç’kishte në të vërtetë. Më tej në proces-verbalin e vendimit gjyqësor, shënohet: “Nga të pandehurit, Zef Haxhia ka qenë Anëtari Komitetit Qendror te Demokristianes, ka tradhetue besimin e popullit, si përfaqësues në Kuvendin Popullor, duke u lidhur me organizatat terroriste fashiste e profesioniste, të cilat ishin për rrëzimin me dhunë të Pushtetit Popullor. Faje këto që parashikohen prej nenit 2 e 3, pikës 1, 2, 4, 6, 7, 8, 14 të Ligjit 372″.

Në vendimin final për Zef Haxhinë, u dha dënimi me 5 vjet privim lirie dhe punë të detyruar, duke e bërë pjesë të një varg të burgosurish politikë, të cilët u sfilitën në kampet , duke punuar për tharje kënetash e ndërtim infrastrukture, kudo nëpër Shqipëri, nga Jugu në Veri. Pas përfundimit të dënimit, Zef Haxhija u kthye pranë familjes, me një varg problemesh shëndetësore, por e vijoi jetën mes provimeve të shumta së bashku me fëmijët e tij, të cilët po ashtu, regjimi i përndoqi dhe i vuri në shënjestër të luftës së klasave.

Zefi me bashkëshorten dhe fëmijët e tij, jetonte në shtëpinë që shohim në fotot përkatëse bashkangjitur këtij shkrimi (foto të reja dhe të vjetra, ekskluzive nga arkivi i familjes), e cila është projektuar nga austriakët. Shtëpia ka tetë dhoma. Por, e veçanta është se dhomat janë projektuar si kub. Gjerësia dhe gjatësia e çdo dhome, është 4.5 metra. Madje, edhe tavanet janë 4.5 metra të larta, që e bënin të jetë (dikur dhe sot) shtëpia më e veçantë, jo vetëm në Shkodër.

Shtëpia ka oborr prapa. Anash ka edhe një shtëpi të vogël që ishte dedikuar për shërbëtorët e që tregon trajtimin human që u bëhej dikur rrogëtarëve në Shkodër. Brenda shtëpisë kishte orendi dhe gjësende të shtrenjta e luksoze. Por, ato më nuk janë. Sepse, shtëpia uzurpohet më 1946 nga komunistët. Pasuria brenda konfiskohet. Familja Haxhia dëbohet nga aty, ndërsa Zefi (që vdiq më 1964), do të vuante dënim të gjatë edhe për faktin se ishte deputet i Kuvendit, të cilin nuk e pranonte regjimi i ri i Enver Hoxhës.

Lidhur me këtë, Elektra Haxhia dëshmon: “Të nëntë fëmijët e Zef Haxhisë, u përndoqën nga regjimi. Vajzat nuk janë lejuar kurrë të punojnë, përveçse në ndërtim ose në punë të rënda fizike. Ndërsa djali i madh që kishte mbaruar në Torino për inxhinieri, u kthye për të ndihmuar në rindërtimin e vendit dhe vdiq ‘aksidentalisht’. Djemtë e tjerë kanë marrë zanate, por asnjë nip apo mbesë, nuk ka pasur të drejtë të shkollohej. Unë isha e vetmja që përfitova dy vite pas gjimnazit, një të drejtë studimi në Shkodër”, shprehet Elektra Haxhija.

Zef Haxhija u nda nga jeta në gusht të vitit 1964, në moshën 74 vjeçare, duke lënë pas shumë nipër e mbesa, të cilët u përballën me luftën e ashpër të klasave, deri në fund të regjimit komunist. Nga të gjithë fëmijët e tij, sot janë gjallë Hermenegjildo dhe Davidi (i katërti nga e majta, në foton më lartë të vëllezërve dhe motrave Haxhia)./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë...”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

Next Post

“Mjerimi ekonomik stimuloi emigrimin dhe politika represive e Beogradit ndaj pakicave, shkaktoj mërgimin e 400 mijë shqiptarëve të Kosovës...”/ Shkrimi i panjohur i “Neue Zürcher Zeitung”, në 2006-ën

Artikuj të ngjashëm

“Thoma Bolena nga Vlora me fisin dhe fëmijët e vet, emigruan në Francë, ku Anna punoi si shërbëtore e Karlit V-të, më pas u bë gruaja e dytë e Henrikut VIII-të të Anglisë…”/ Historianët dhe studiuesit në kërkim të origjinës së Anna Bolenës
Personazh

August 13, 2025
“Një i burgosur, kishte dëgjuar dy gardianë, se Ukshin Hotin e kishin vrarë ditën që u lirua, 300 metra larg burgut dhe vërtet aty u gjet një kufomë…”/ Dëshmia e rrallë e shokut të qelisë së profesorit, në burgun e Dubravës
Personazh

“Një i burgosur, kishte dëgjuar dy gardianë, se Ukshin Hotin e kishin vrarë ditën që u lirua, 300 metra larg burgut dhe vërtet aty u gjet një kufomë…”/ Dëshmia e rrallë e shokut të qelisë së profesorit, në burgun e Dubravës

August 9, 2025
“Para se të më thërriste Sotir Peci të bënim gazetën ‘Kombi’, unë punoja në fabrikë dërrasash, kurse Konica, kishte xhaxhanë shumë të pasur, në oborrin e Sulltanit…”/ Fjalimi i panjohur i Fan Nolit
Personazh

“U ndodha edhe unë një herë në një nga ato ziafete, ku romet e Tiranës loznin valle, edhe t‘iu thom të vërtetën, unë ato…”/ Zbulohet fjala e panjohur të Fan Nolit, me sekuencat filmike, Boston 1942

August 5, 2025
“Poeti Kombëtar, At Gjergj Fishta, botoi nji ode shqip të At Valentinit, për nderim t’Shtjefën Gjeçovit, martirit t’ides kombëtare…”/ Refleksionet e studiuesit të famshëm, për korifenjtë e letrave shqipe

August 4, 2025
“E dëgjove, Qemal, – iu kthye Fehmiu babait, – Enver kasapin dhe ata që i bëjnë fresk, komunistët e zhgënjyer, e kanë vënë përpara me kritika, por…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, për antikomunistin e thekur tiranas

August 3, 2025
“Angjelia u rrit midis personaliteteve të shquara dhe familja fisnike Logoreci, kishte mik shtëpie At Fishtën, Koliqin, Dr. Shirokën dhe…”/ Historia e panjohur e vajzës që u njoh si; ‘bukuria shkodrane’!

July 30, 2025
Next Post
“Ngjarjet e Kosovës në mars-prill 1981, shtypi sovjetik i paraqiti si; veprimtari e organizuar nga ‘qendrat e huaja të spiunazhit’ por Shqipërinë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi

“Mjerimi ekonomik stimuloi emigrimin dhe politika represive e Beogradit ndaj pakicave, shkaktoj mërgimin e 400 mijë shqiptarëve të Kosovës...”/ Shkrimi i panjohur i “Neue Zürcher Zeitung”, në 2006-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme