• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, November 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ju bahet me dije se, vdiq Elez Isufi…”/ Ngjarja e 31 dhjetorit të vitit 1924, ku nënprefekti i Dibrës, njoftonte Ministrinë e Brendshme, për vdekjen e “Gjeneralit me shajak”

“Ju bahet me dije se, vdiq Elez Isufi…”/ Ngjarja e 31 dhjetorit të vitit 1924, ku nënprefekti i Dibrës, njoftonte Ministrinë e Brendshme, për vdekjen e “Gjeneralit me shajak”
“Ju bahet me dije se, vdiq Elez Isufi…”/ Ngjarja e 31 dhjetorit të vitit 1924, ku nënprefekti i Dibrës, njoftonte Ministrinë e Brendshme, për vdekjen e “Gjeneralit me shajak”
“Edhe pse gjyshi ishte ‘Hero i Popullit’, 6 burra nga fisi ynë u pushkatuan, 12 u arratisën nga Shqipëria, 20 u burgosën dhe 55 familje u internuan deri në ‘91-in…”/ Dëshmia e dhimbshme e të arratisurit në Australi
“Edhe pse gjyshi ishte ‘Hero i Popullit’, 6 burra nga fisi ynë u pushkatuan, 12 u arratisën nga Shqipëria, 20 u burgosën dhe 55 familje u internuan deri në ‘91-in…”/ Dëshmia e dhimbshme e të arratisurit në Australi
“Edhe pse gjyshi ishte ‘Hero i Popullit’, 6 burra nga fisi ynë u pushkatuan, 12 u arratisën nga Shqipëria, 20 u burgosën dhe 55 familje u internuan deri në ‘91-in…”/ Dëshmia e dhimbshme e të arratisurit në Australi

Dashnor Kaloçi       

Memorie.al publikon një dokumenti të rrallë të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, i cili i përket datës 31 dhjetor të vitit 1924, ku ndodhet telegrami që njofton vdekjen e Elez Isuf Ndreut nga fshati Sllovë e Dibrës, prijsit popullor i njohur ndryshe si “Gjenerali me shajak”, i cili u vu në krye të dibranëve dhe udhëhoqi kryengritjen e rezistencën e armatosur të forcave të asaj krahinë dhe më gjerë në veriun e Shqipërisë, në luftë kundër forcave turke, si dhe atyre serbo-malazeze të cilat intervenonin herë pas here kufirin shqiptar në zonën veri-lindore të Shqipërisë. Në dokumentin në fjalë, ndodhet telegrami i nënshkruar nga nënprefekti i asaj kohe i Dibrës, i cili njofton Ministrinë e Brendshme në Tiranë, mbi vdekjen e Elez Isufit në fshatin Sllovë, pasi ai ishte plagosur disa ditë më parë në periferi të qytetit të Peshkopisë, në përpjekje me forcat e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Ahmet Zogu, që po ktheheshin nga Jugosllavia për në Shqipëri. Cili ishte “gjenerali me shajak” që u vu në krye të kryengritësve dibranë në luftërat për mbrojtjen tërësore të trojeve shqiptare në veri-lindje të vendit dhe i dekoruar më pas nga Perandori i Austro-Hungarisë, Franc Jozef, me dekoratën e lartë, “Kryqi i Artë i Oficerëve”?!

98 vjet më parë, më 31 dhjetor të vitit 1924, ndërroi jetë në kullën e tij në fshatin Sllovë të Dibrës, Elez Isuf Ndreu, një nga prijësit dhe udhëheqësit popullorë më të njohur jo vetëm në krahinën e Dibrës por, edhe në të gjithë Veriun e Shqipërisë e më gjerë, i cili komandoi luftëtarët dibranë në betejat për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë nga invadimet e sulmet e ushtrive serbo-malazeze në dy dekadat e para të shekullit të kaluar.

Elez Isuf Ndreu, apo siç është njohur ndryshe si “Gjenerali me shajak”, ishte plagosur vetëm pak ditë më parë (më 25 dhjetor 1924), diku në periferi të qytetit të Peshkopisë ku, ndodheshin kazermat ushtarake, në një përpjekje me forcat e ish-Ministrit të Punëve të Brendshme, Ahmet Zogut, i cili po rikthehej në Shqipëri, pas një qëndrimi prej gati shtatë mujor në Jugosllavinë e asaj kohe.

Gjithashtu mund të lexoni

“Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër dhe atë kosovar, kurse Antoni Athanas…”/ Vizita së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990

“Ministrat e ashpër komunistë, Stefani i ministrisë së Brendshme dhe Murra i Mbrojtjes, humbën postet e tyre bashkë me disa anëtarë të moshuar nga Byroja Politike…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Po atë ditë, plumbat që qëlluan mbi plakun e famshëm të Dibrës, i kishin marrë jetën edhe nipit të tij, Suf Xhelilit, krahu i djathtë i Elez Isufit dhe gjithashtu një nga luftëtarët më të spikatur në të gjitha betejat që kishte udhëhequr “gjenerali me shajak”, që nga dita kur kishte hedhur pushkën krahëve dhe kishte dalë në mal në shenjë rebelimi kundra politikës që po ndiqte Turqia asokohe dhe më pas kundra serbo-malazezëve.

Figura dhe emri i Elez Isufit, u bë i njohur sidomos pas vitit 1917-të, kur së bashku me një delegacion shqiptar ai u ftua në Vjenë nga Perandori Franc Jozef, duke u nderuar prej tij me dekoratën e lartë “Kryqi i Artë i Oficerëve”, për kontributin që ai kishte dhënë në luftërat për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë në krahinat dhe kufijtë veri-lindorë.

Elez Isuf Ndreu, ishte mik dhe bashkëpunëtorë i ngushtë i një sërë emrash dhe patriotë e politikanë të njohur, si: Islam Spahiu i Lumës, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Mustafa Merlika Kruja, etj., të cilët më 21 dhjetor të vitit 1921, i kërkuan atij ndihmë për të ardhur në Tiranë me forcat e tij dhe për të larguar me forcën e armëve Ahmet Zogun dhe mbështetësit e tij në Parlament, në atë ngjarje që tashmë është e njohur në historinë e Shqipërisë si “Lëvizja dibrane”.

Edhe pse në fund të asaj beteje u arrit një farë paqeje në mes Ahmet Zogut dhe Elez Isufit (pas ndërhyrjes së ambasadorit britanik), i cili u tërhoq me forcat e tij në zonën e Dibrës, në mes tyre mbeti një hendek i thellë më mëri, gjë e cila do të dukej edhe në fundin e dhjetorit të vitit 1924, kur Elez Isufi, doli dhe luftoi me armë kundër forcave të Ahmet Zogut që hynë në territorin shqiptar në zonën e Dibrës.

Vdekja e Elez Isufit, bëri bujë të madhe jo vetëm në krahinën e Dibrës, por edhe në Tiranë dhe më gjerë, gjë të cilën e dëshmon edhe ky telegram i datës 31 dhjetor 1924 që publikohet për herë të parë, ku zv/prefekti i Dibrës, njofton Ministrinë e Brendshme, se; “Bahet me dije se Elez Isufi vdiq”.

Dhe nga ana e Ministrisë së Brendshme në atë telegram, është vënë shënimi “të ruhet”. Lidhur me vdekjen e Elez Isufit, shkrimtari, studiuesi dhe publicisti i njohur, Xhaferr Martini, një nga studiuesit më të spikatur të historisë së Elez Isufit që ka shkruar disa libra për të, është shprehur: “Për vdekjen e Elez Isufit, e gjithë Dibra bëri konak”!

Pas vrasjes së Elez Isufit, parinë e fisit Ndreu, e mori i biri i tij, Cen Elezi, dhe kulla e tyre në Sllovë të Dibrës në periudhën e Monarkisë së Zogut dhe më pas, u vizitua edhe nga të huaj, si britanikja Margaret Hazlett, Harry Fultz etj., apo Rosse A. Lein, që në veprën e saj “Ora e Shalës”, ka shkruar gjatë dhe për Kullën e Ndreve në Sllovë të Dibrës.

Cen Elezi dhe burrat e tjerë të fisit Ndreu, u angazhuan dhe dhanë një kontributin e madh në periudhën e pushtimit të vendit (1939-1944), të cilët u mobilizuan të gjitha në Lëvizjen Antifashiste dhe ku kulla e madhe e tyre në Sllovë të Dibrës, u bë një nga bazat kryesore të rezistencës së forcave partizane dhe atyre nacionaliste dhe për atë fakt, ajo u bombardua nga aviacioni italian në vitin 1943.

Gjatë kësaj periudhë kohe (1939-1944), nga kjo familje nacionalistësh dibrane spikatën për kontributin e tyre të madh, Cen Elezi (i biri i Elez Isufit), me shtatë djemtë e tij, si dhe gjeneral-major Dali Ndreu, (zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të komanduar nga Enver Hoxha), bashkëshortja e tij, Liri Gega Ndreu (anëtare e Komitetit Qendror të Përkohshëm të Partisë Komuniste Shqiptare), kolonel Esat Ndreu, komandant i Brigadës XVIII-të Sulmuese partizane, etj.

Për këtë kontribut që kjo familje dha në Luftën Antifashiste, që në dhjetorin e vitit 1944, Cen Elezi u zgjodh nënkryetar i Kryesisë së Frontit Demokratik të Shqipërisë që udhëhiqej nga Enver Hoxha, por menjëherë pas mbarimit të Luftës, Cen Elezi dhe gjithë familja e tij, nuk do të pajtoheshin me politikën që po ndiqte Enver Hoxha dhe kryesisht miqësia e ngushtë dhe nënshtrimi ndaj Jugosllavisë së marshallit Josip Broz Tito, ndaj të cilëve Ndretë e Dibrës, kishin luftuar me armë në dorë për disa dekada me radhë dhe i shikonin ata si armiq shekullorë.

Kjo gjë u bë shkak që, regjimi komunist me në krye Enver Hoxhën, të fillonte përndjekjen dhe arrestimet ndaj familjes Ndreu, gjë e cila e detyroi Cen Elezin me gjithë djemtë e tij që, të dilnin në mal dhe të arratiseshin më pas nga Shqipëria.

Që nga ajo kohë dhe më pas, pothuaj për 40 vjet me radhë, familja Ndreu u godit dhe persekutua nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, duke pasur një bilanc tejet tragjik: 6 burra të pushkatuar, (një grua shtatzënë), 20 të burgosur politik, 12 burra të arratisur nga Shqipëria për t’i shpëtuar persekucionit, 32 vetë të vdekur në burgje e kampe internimi si dhe 55 familje me (qindra pjesëtarë) të internuara nga viti 1947 deri në 1990-ën?

Kjo gjë u bë dhe shkaku kryesor që gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, Elez Isuf Ndreut, nuk ia akordua kurrë titulli i lartë “Hero i Popullit” dhe varri i tij, pothuaj kishte humbur në Sllovë të Dibrës, pasi pasardhësit e tij ishin të gjithë në burgje dhe internime.

Vetëm nga fundi i viteve ’80-të, me iniciativën personale të artistit dhe rapsodit të njohur, Hazis Ndreu, (pinjoll i kësaj familje) dhe djalit të tij, Nesim Ndreu, eshtrat e tij u zhvarrosën prej tyre dhe fshehurazi u vendosën diku në ‘Varrezat e Dëshmorëve’ të Peshkopisë, për t’u rimarrë në fillimin e viteve ’90-të dhe për t’u rivarrosur me nderime të mëdha në varrezën monumentale të asaj familje në fshatin Sllovë të Dibrës. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gjatë vallzimit, shoqja e klasës, Ç. R., më tha; Sigurimi i Shtetit, nëpërmjet U.S., më ka ngarkue për me raportu për bisedat tuja dhe...”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryebashkiakut të Shkodrës

Next Post

Kalendari Historik 5 Janar 2023

Artikuj të ngjashëm

“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990
Dossier

“Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër dhe atë kosovar, kurse Antoni Athanas…”/ Vizita së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990

November 7, 2026
“Jam dakord me mendimin e shokëve që të dal në pension, por në shtypin e huaj fliter për mua e për shokun Adil, si ‘kundërshtar i shokut Ramiz’…”/ Debatet e Manush Myftiut në plenum, 7 korrik ‘90
Dossier

“Ministrat e ashpër komunistë, Stefani i ministrisë së Brendshme dhe Murra i Mbrojtjes, humbën postet e tyre bashkë me disa anëtarë të moshuar nga Byroja Politike…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

November 6, 2026
“Ushtrinë s’e fusim dot me armë kundër demokratëve, por t’ju japim shkopinj dhe kamzhik komunistëve e të mobilizojmë Skraparin…”/ Biseda e Ramiz Alisë me Hekuranin e Xhelil Gjonin, 14 dhjetor ‘90-të
Dossier

“Për delegacionin e kryesuar nga shoku Ramiz Alia, që merr pjesë në OKB, i dërgoni urgjentisht edhe 50 mijë dollarë Misionit tonë në Nju Jork, sepse…”/ Zbulohet letra e Xhafer Spahiut, tetor ‘90  

November 7, 2026
Memorie.al
Dossier

“Sipas Mehmet Shehut, shumica e tokave në Shqipëri, do të mbillen me misër, por Mehmeti ka thënë më parë se misri është ushqim për derra, kurse sot u thotë; këtë do të hani…”/ Raporti i CIA-s në 1951

November 5, 2026
Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.
Dossier

Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.

November 5, 2026
“Besohet se nga 2000 deri në 4000 shqiptarë po marrin stërvitje paramilitare në kampe ushtarake në Jugosllavi, e cila ka lëshuar mbi Shqipëri një trakt kundër regjimit…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Besohet se nga 2000 deri në 4000 shqiptarë po marrin stërvitje paramilitare në kampe ushtarake në Jugosllavi, e cila ka lëshuar mbi Shqipëri një trakt kundër regjimit…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

November 6, 2026
Next Post
Kalendari Historik 5 Janar 2023

Kalendari Historik 5 Janar 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme