• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1970, kur kërkohej dënimi me vdekje i Daut Gumenit dhe ekzekutimi në fshatin e lindjes në Gusmar

Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1970, kur kërkohej dënimi me vdekje i Daut Gumenit dhe ekzekutimi në fshatin e lindjes në Gusmar
Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1970, kur kërkohej dënimi me vdekje i Daut Gumenit dhe ekzekutimi në fshatin e lindjes në Gusmar
Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1970, kur kërkohej dënimi me vdekje i Daut Gumenit dhe ekzekutimi në fshatin e lindjes në Gusmar
Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1970, kur kërkohej dënimi me vdekje i Daut Gumenit dhe ekzekutimi në fshatin e lindjes në Gusmar
Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1970, kur kërkohej dënimi me vdekje i Daut Gumenit dhe ekzekutimi në fshatin e lindjes në Gusmar
Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1970, kur kërkohej dënimi me vdekje i Daut Gumenit dhe ekzekutimi në fshatin e lindjes në Gusmar

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/ Daut Gumeni në gjyq: “Jam armik i partisë dhe nuk jam spiun të denoncoj vëllanë tim”. Shënimi i Hysni Kapos në letrën e Komitetit të Partisë së Tepelenës për Gjykatën e Lartë dhe përgjigja e Enver Halilit, që mbulonte anën juridike në Komitetin Qendror, ku shpjegon; se përse nuk mund të dënohej me vdekje Daut Gumeni, ashtu siç kërkonte mbarë populli i Kurveleshit…?!

Siç dihet tashmë prej vitesh edhe nga shumë dëshmi e dokumente arkivore të publikuara pas rrëzimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ai regjim, me anë të organeve të ashtuquajtura të “Diktaturës së proletariatit”, (Sigurimi i Shtetit, Hetuesia, Prokuroria, etj) me anë të torturave makabre, dhunës fizike e psikike, etj, detyroi shumë njerëz që mbaheshin të arrestuar, që të jepnin dëshmi të rreme, duke pohuar e firmosur çdo gjë që u vihej përpara. Por ndërmjet këtyre mira e mira të dënuarve të ndërgjegjes, ka pasur edhe prej tyre, që kanë qëndruar para torturave dhe dhunës, duke mos pranuar asgjë nga ato çka u kërkohej prej xhelatëve të tyre. Madje kanë bërë të kundërtën, duke folur, sharë dhe akuzuar në gjyqet e tyre mjaft nga dëshmitarët, hetuesit, prokurorët, trupin gjykues, e deri Partinë e Punës. Një ndër këta, ka qenë edhe Daut Gumeni (aktualisht nënkryetar i Komisionit Shtetëror për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit), i cili në vitin 1970, kur nuk ishte më shumë se 22 vjeç, asokohe mësues dhe poet, në gjyqin që iu bë në Tepelenë, në prani të qindra e qindrave pjesëmarrësve të mbledhur nga e gjithë krahina e Kurveleshit, deklaroi para trupit gjykues me bindje të plotë, se ai ishte një armik i betuar i partisë dhe pushtetit popullor. Madje këtë gjë ai e bënte kur i ishte komunikuar dënimi me 25 vjet burg, dhe “populli” i pakënaqur nga ay dënim, kërkonte dënimin me vdekje të tij dhe ekzekutimin në fshatin e lindjes në Gusmar të Tepelenës. Lidhur me këtë gjë, bën fjalë dokumenti arkivor që zbulohet së fundmi dhe publikohet për herë të parë ekskluzivisht nga ” Memorie.al”, ku sekretari i Komitetit Partisë së Tepelenës, Sherif Toraj, me anë të një letre sekrete njofton Hysni Kapon, lidhur me gjyqin ndaj Daut Gumenit dhe vëllait e kushëririt të tij. Si dhe shënimet e Hysni Kapos në letrën në fjalë dhe përgjigja që ai merr nga Enver Halili, i cili në atë kohë mbulonte sektorin juridik në Komitetin Qendror të PPSH-së. Dokumentet në fjalë po i publikojmë të plota dhe me shënimet përkatëse me shkrim dore.

Dokumenti sekret i vitit 1970, ku Komiteti i Partisë së Tepelenës kërkon Komitetit Qendror të PPSH-së, dënimin me vdekje të Daut Gumenit dhe ekzekutimin e tij në fshatin e lindjes në Gusmar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

PARTIA E PUNËS SHQIPERISE                                                                            SEKRET           

KOMITETI I PARTISË RRETHIT                                                                       EKZEMPLAR NR. 1

                                                                                                                        Nr. 104. Prot/       

                                                                                                             Tepelenë, më 15/4/ 1970

                                   KOMITETIT QENDROR TE PPSH

                                         TIRANE

Prej datës 26-27 Mars 1970 në Tepelenë u zhvillua proçesi gjyqësor kundër të pandehurve Izet Mehmet Gumenit, Daut Mehmet Gumenit (vëllezër) dhe Dervish Haxhi Gumenit nga katundi Gusmar I këtij rrethi, i pari për bashkëpunim me kriminelët e arratisur, Izet Vrazhdo, Lahe Nuro e Ahmet Kuka, në vrasjen e Sekretarit të partisë të ish-rrethit të Gusmarit, Selman Lames në dhjetorin e vitit 1945. Ndërsa dy të tjetër për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, mos kallëzim krimi të kryer nga Izet Gumeni për të cilin ishin në dijeni dhe tentativë arratisje për në Greqinë monarko-fashiste.

Të lartë përmendurit u dënuan nga ana e gjykatës popullore të rrethit tonë, Izet e Daut Gumeni me nga 25 vjet, kurse Dervish Gumeni me 20 vjet privim lirie.

Duke marrë parasysh qëndrimin e kriminelit Daut Gumeni që mbajti në procesin gjyqësor për të cilin do t’ju informojmë më poshtë, mendojmë se nuk i është dhënë dënimi i merituar si kriminel dhe armik i betuar i pushtetit popullor, të cilin e pohoi haptazi në procesin gjyqësor nëpërmjet shprehjeve që më poshtë ju radhisim:

Kur u pyet nga ana e trupit gjykues sepse ai kishte marrë këtë rrugë të gabuar, deklaroj: “Jam armik i partisë tuaj dhe i pushtetit popullor”. Gjithashtu gjatë pyetjeve dhe demaskimit që iu bë nga trupi gjykues dhe publiku, ai u shpreh:

-“Ju thoni se në Shqipëri ka filluar të vërshojë lumi i të mirave, por akoma nuk ka filluar të pikojë asnjë pikë”.

-“Unë nuk jam spiun që të demaskoj dhe kallëzoj vëllanë tim, Izetin për bashkëpunim me diversantët”.

-“Unë ndoshta jam krimb, sipas jush, por nuk guxoj të them se edhe ju jeni zvarranikë”.

-“Juve talleni me gjakun e Selman Lames”.

-“Organizatat e masave, nuk janë leva të partisë, por marrsha të saj”.

-“Pikëpamjet e shkrimtarëve të huaj që ju i quani reaksionarë, ju nuk u thoni të gjitha fëmijëve që të gjykojnë dhe formojnë ata vetë botëkuptimin e tyre”.

-“E kam ndjerë vetën të privuar, më ka munguar liria e fjalës dhe e veprimit”.

-“Këto vjersha I kam bërë kundra sepse ky është botëkuptimi im, realiteti i jetës sime, unë kështu e shikoj jetën”.

-“Kur të shkoja në botën perëndimore do të kisha mundësi që të merrja arsimin e plotë e të saktë”, etj.

Qëndrimi i tij armiqësor u duk edhe në polemikën që filloj të bënte me diskutantët që dënuan ashpër nga salla e gjyqit këtë qëndrim reaksionar të tija, i cili përpiqej ti sulmonte me fyerje dhe ironi të stërholluar.

Populli i këtij rrethi i indinjuar nga veprimtaria e tij armiqësore dhe qëllimi reaksionar ndaj trupit gjykues dhe publikut në sallë, kërkuan me këmbëngulje që këtij armiku të betuar ti jepet dënimi me vdekje, duke u ekzekutuar në fshatin e tij, në vendin e veprimtarisë së krimit. Edhe në këtë rast kur ju dha fjala e fundit për vetëmbrojtje, me hipokrizi dhe ironi u shpreh: “Zbatoni kërkesën e masës”.

Duke marrë parasysh veprimtarinë kriminale, qëndrimin armiqësor që mbajti në gjyq dhe opinionin e masave punonjëse të këtij rrethi: mendojmë që masa e dënimit të rishikohet duke aplikuar atë me vdekje.

SEKRETARI I KOMITETIT TE PARTISË SE RRETHIT

                           Sherif Toraj

 Letra e Enver Halilit, për Hysni Kapon

                 SHOKU HYSNI

Mbasi u konsultova edhe me gjyqtaren e çështjes pranë Gjykatës së Lartë, shoqen Lumturi Reso e cila e ka gjykuar në shkallë të dytë këtë çështje dhe me dispozitat ligjore që parashikojnë krimet e të dënuarit Daut Gumeni, rezulton se:

  • Qëndrimi i të dënuarit Daut Gumeni gjatë procesit gjyqësor ka qenë ashtu siç thuhet nga shokët e Tepelenës në letrën dërguar Komitetit Qendror të Partisë.
  • Ky person është gjykuar më parë, d.m.th. para këtij procesi, për tentativë arratisje dhe është dënuar me burgim.
  • Gjatë procesit hetimor kundër të dënuarit Izet Gumeni, vëllait të Dautit, ky i fundit është implikuar në dy krime të tjera për agjitacion e propagandë kundër pushtetit dhe për moskallëzim të krimit (të vrasjes së sekretarit të komitetit të partisë të ish-rrethit të Gusmarit, Selman Lames në vitin 1945).
  • Për këto dy krime, që parashikojnë nga kodi penal, i pari deri në 10 vjet burg dhe i dyti deri në 8 vjet burg, u gjykua dhe u dënua, duke bërë bashkimin e tre krimeve sipas dispozitave ligjore, me 25 vjet heqje lirie. Ky është maksimumi që parashikon ligja për krimet që ka bërë.
  • Për vëllain e Dautit, Izet Gumenin që është gjykuar dhe dënuar për krimet: vepra terroriste dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit dhe që ligja parashikon  deri në dënimin me vdekje, gjykata i ka dhënë 25 vjet heqje lirie dhe këtë e ka lënë në fuqi edhe gjykata e lartë për këtë arsye, e para sepse ky në atë kohë ishte i ri dhe vetëm bashkëpunëtor, e dyta që nga koha kur është kryer krimi dhe deri më sot ka kaluar shumë vjet, dhe gjatë këtyre vjetëve ka pasur disa amnisti  dhe e fundit sepse qëndrimi I tij në gjyq ka qenë korrekt, d.m.th. jo si ai I Dautit.

Mendoj se Komiteti i Partisë së rrethit dhe pastaj nga ky populli i asaj zone duhen sqaruar se për veprimtari armiqësore të Daut Gumenit para procesit gjyqësor dhe gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, atij iu dha dënimi maksimal që parashikon ligja nga gjykata.

Këtë shpjegim mund dhe duhet ta bënte para popullit gjykata me një herë mbas përfundimit të gjyqit./Memorie.al

        Enver Halili

           4.5.1970

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Fotot e rralla të Nënë Terezës gjatë vizitës së saj në Shqipëri në vitin 1993 me rastin e ardhjes në vëndin tonë të kreut të Vatikanit, Papa Gjon Palit të Dytë

Next Post

“Cukalinës nga Vermoshi, i vdiqën dy fëmijët binjakë, njëri në mëngjes, tjetri në darkë dhe nëna e tyre, vrau veten të nesërmen, me gjithë motrën...”/ Dëshmia tronditëse, e 95 vjeçarit nga Brukseli

Artikuj të ngjashëm

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën
Personazh

“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Personazh

“Bedrije Ashiku tregoi, se gjatë torturave me korrent elektrik, F. Kapisyzit dhe D. Rrjollit, u mbet i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë…”/ Rrëfimi i Frtiz Radovanit nga Australia

May 14, 2025
Next Post
“Nëntogeri i kampit të Vloçishtit që, ishte tmerri i të burgosurve, pas ngjarjeve të gushtit ’49, u arratis në Greqi, ku Sigurimi i Shtetit…“/ Misteri i oficerit korçar që u përfol gjatë nga të dënuarit

“Cukalinës nga Vermoshi, i vdiqën dy fëmijët binjakë, njëri në mëngjes, tjetri në darkë dhe nëna e tyre, vrau veten të nesërmen, me gjithë motrën...”/ Dëshmia tronditëse, e 95 vjeçarit nga Brukseli

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!