• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, June 4, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Xhaviti tha se kur erdhi Tuk Jakova në Berat, unë isha Sekretar i Komitetit Partisë dhe me që s’mundja t’i flisja, kufizohesha vetëm me…”/ Përgjimet e “Vëzhguesit”, ndaj të internuarve të Zvërnecit

“Mehmet Shehu me dorën e tij shkroi që: pasi të pushkatohej gjenerali Dali Ndreu, kufoma…”/ Biseda gjatë një darke në Yevksinograd të Bullgarisë, në ’62-in
Historia e dhimbshme e disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg: “Nuk pranoi të bënte autokritikë kur e thirri shoku Enver në zyrë dhe …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit
“Enveri u prish me Tukun e Bedriun për foton e Spiro Kolekës dhe para gjyqit, i tha Aranit Çelës…”/ Dëshmia e ish-nënkryetarit të Gjykatës
Historia e dhimbshme e disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg: “Nuk pranoi të bënte autokritikë kur e thirri shoku Enver në zyrë dhe …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit
“Xhaviti tha se kur erdhi Tuk Jakova në Berat, unë isha Sekretar i Komitetit Partisë dhe me që s’mundja t’i flisja, kufizohesha vetëm me…”/ Përgjimet e “Vëzhguesit”, ndaj të internuarve të Zvërnecit
Historia e dhimbshme e disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg: “Nuk pranoi të bënte autokritikë kur e thirri shoku Enver në zyrë dhe …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit
“Xhaviti tha se kur erdhi Tuk Jakova në Berat, unë isha Sekretar i Komitetit Partisë dhe me që s’mundja t’i flisja, kufizohesha vetëm me…”/ Përgjimet e “Vëzhguesit”, ndaj të internuarve të Zvërnecit
Historia e dhimbshme e disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg: “Nuk pranoi të bënte autokritikë kur e thirri shoku Enver në zyrë dhe …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit
“Xhaviti tha se kur erdhi Tuk Jakova në Berat, unë isha Sekretar i Komitetit Partisë dhe me që s’mundja t’i flisja, kufizohesha vetëm me…”/ Përgjimet e “Vëzhguesit”, ndaj të internuarve të Zvërnecit
Historia e dhimbshme e disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg: “Nuk pranoi të bënte autokritikë kur e thirri shoku Enver në zyrë dhe …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit
“Si u helmua babai im, Tuk Jakova, në Spitalin Civil të Tiranës në ‘59-ën, pas urdhrit të Enverit, që u zbatua nga…”/ Dëshmia e Agim Jakovës dhe kërkesa për kryeministrin e sotëm

Dashnor Kaloçi

Pjesa e nëntëmbëdhjetë

Memorie.al publikon një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe perkusioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

                                                            Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Maliq Mersini, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Vëzhguesi”, lidhur me bisedat e bëra nga të internuarit në Ishullin e Zvërnecit

Marrë nga P.O. Maliq Mersini

 Dhënë nga B.p. “Vëzhguesi”

                                                                  R A P O R T

Më datën 22 Korrik 1960, Pëllumb Dishnica, pasi vuri në dukje se si vonohet dhe nuk vjen dhe as shkon në rregull korrespondenca me familjet, tha: “Kur isha i internuar në Itali, vinte letra prej Shqipërie, më shpejt se prej Fieri, le të na thonë të shkruajmë një letër në muaj, ose një në dy muaj, por të paktën të na i bien  në rregull. Në Itali, qoftë librat, revistat apo letrat, që na vinin, shkruanin haptazi: “Çensurato”, por nuk i vononin”.

Më datën 23 Korrik, u hap prap biseda e letrave dhe e vonesës, pasi Pëllumbi, bëhej merak për familjen që e priste t’i vinte në takim. Kur Pëllumbi tha se ka tre katër letra pa marrë, veç atyre që më kanë humbur fare, Xhafer Vokshi tha: “U bë për të shkruar më rrallë, një herë në dy javë, ose më mirë siç më tha gruaja, që t’i shkruaj letrat dhe t’i mbajë aty për t’ia dhënë familjarëve kur të vinë vetë”!

Më datën 25 Korrik, duke biseduar për ngjarjet në Kongo, Xhaferi më tha: “Çështja e Kongos u komplikua sidomos pas kërkesës së kryeministror kongolez, për ndihmë të armatosur Bashkimit Sovjetik”.

Më datën 31 Korrik, kur erdhi për vizitë Amali Dishnica, e pyeta për çështjen e diskutimit, mbi shkollën 11 vjeçare apo 12 vjeçare dhe më tha: “Kuadri i arsimit është shumë i ulët, mësuesit e fillores së para çlirimit, ishin më të pre gatitur se sa profesorët e shkollave të mesme sot, nxënësit vijnë të pa pre gatitur dhe të dobët nga fillorja edhe 12 vjet nuk e zgjidh krejt problemin, duhet bërë fillorja 5 vjeçare dhe jo 4 vjeçare. Përsa i përket diskutimit për shkollën 11 ose 12 vjeçare, këtu nuk ka gjë origjinale, kështu është bërë më parë në Çekosllovaki dhe në Rumani, etj”.

Amalia, kishte sjell librin rusisht, mbi fjalimet e Hrushovit gjatë vitit 1958, duke ja treguar librin Xhavit Qeses, i tha Amalia: “Këtu keni për të gjetur shumë gjëra, që nuk i ka botuar shtypi jonë”. (Këtë libër Xhaviti e filloi ta lexojë qysh të nesërmen dhe me një herë pas tij, Pëllumbi. Në këtë libër janë të gjitha fjalimet e Hrushovit mbi gjendjen në Hungari dhe kundër–revolucionin, si dhe disa fjalime mbi Jugosllavinë, që ose nuk janë botuar fare në shtypin tonë, ose janë shkurtuar).

Më datën 12 Gusht, duke folur në lidhje me mundësitë e faljes së tij më tha: “Mund edhe të më lirojnë, por fakti që më mbajnë akoma brenda, mbas kaq sqarimesh që kam patur me ta, do të thotë se nuk i kanë të qarta disa gjëra, se dyshojnë kur hapin dosjen, se mos nuk i kam shpjeguar dhe s’kjaruar gjithçka. Por unë jam një tip që nuk di as të rezervohem, as të maskohem, gabimet e mia nuk i fsheh, nuk jam hipokrit si njeri, në organizatën e partisë së Bashkimit që tha përpara Fiqretes se e ka pasë simpatizues sh. Mehmet, kurse në të vërtetë kishte thënë të gjitha të zezat, jo më pak se unë, por ai mbeti jashtë e unë brenda. Megjithatë është më e drejtë të thuash haptazi mendimet që ke, se sa t’i fshehësh”.

Më datën 16 Gusht, Xhaviti, duke i dhënë Xhaferit revistën “Probleme të Paqes dhe Socializmit”, i tha: “Ka gjëra interesante që nuk ke ku i lexon”. Pak më vonë, Xhaferi, si lexoj një artikull (Shkenca dhe ideologjia), i tha Xhavitit: “Këtu u përmendka Markoviçi, si filozof jugosllav revizionist, kurse më 1948, pikërisht ky ka qenë arrestuar si informbyroist, çfarë ndryshimesh kanë pësuar njerëzit”.

Me datën 17 Korrik, Agetina Vokshi, duke folur për Peço Fidhin, tha para të gjithëve: “Tani Peço ka filluar të thotë se ja ka futur Ministria e P. të Brendshme sa krahu”.

Më datën 20 Gusht, Xhaferi, duke folur për artikullin e “Zërit të Popullit” mbi terrorin në Jugosllavi, më tha: “Shumica e emrave janë fakte të vjetra, të periudhës para deklaratës së Beogradit, dhe sot ata njerëz janë të lire, pastaj kanë bërë shumë gabime në shkruarjen e emrave, i kanë transformuar fare, unë njoh shumë prej tyre që përmenden në artikull, por i kanë shkruar keq dhe i kanë transformuar emrat. Shumë nga ata, jo vetëm që janë të lirë, por edhe janë në punëra të përshtatshme. Me elementin e penduar, ata janë sjellë shumë mirë dhe kjo gjë influenconte, sidomos ndër ne emigrantët”.

                           “VËZHGUESI”

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Maliq Mersini, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Vëzhguesi”, lidhur me bisedat e bëra nga të internuarit në Ishullin e Zvërnecit

Marrë nga P.O. Maliq Mersini

Dhënë nga B.p. “Vëzhguesi”

Vlorë më 24 Gusht 1960

                                                              R A P O R T

Siç ju kam shkruar, që prej Marsit, kur erdhi Amali Dishnica, Pëllumb Dishnica dhe Xhavit Qesja, filluan të mbajnë një qëndrim përbuzës, përçmues e armiqësor, duke vështruar me urrejtje, duke ngacmuar me thumba, fjalë e këngë tërthorazi. Por në ngacmimet dhe provokimet ata kanë një metodë të stërholluar, që nuk ke si i kap, pasi i bëjnë tërthorazi, gjoja sikur flasin me njëri tjetrin. Këto kohët e fundit, patën filluar të mos flasin fare me mua, as për gjëra elementare (si nëm ujë, bukë etj.) në qoftë se nuk u flisja unë më parë, një lloj presioni duke qëndruar seriozë dhe të krekosur, sikur të kenë zbritur nga qielli.

Po shënoj disa nga frazat që përdornin ata me njëri tjetrin:

  • Tani që s’mban xhaketë, ku e fut shifrën xhanëm?
  • Në ushkur të brekëve (thotë tjetri)- Bën sikur nuk i kupton, qysh i durohet?- Nuk don të zbulohet (thotë tjetri).
  • Heshtja është flori – Në këtë rast është pohim. – Sa i ka rënë morali! – Prap e mban veten. – Shenja konvencionale.- Pikëpyetje.
  • Na, as kaq ke për të marrë, prej nesh (dhe tund krahun).
  • Për njërin ishim të sigurt, se i plasi bomba në dorë. – Tjetri zbuloi veten. – Hopa lala se ta pashë.
  • A mund të jetohet kështu? – Me djallin parasysh.
  • E ç’përfitim ka pasë? – Ju ka bërë sëmundje. – Si i ka dalë yndyra? – Se mos ka pasë ndonjë herë yndyrë. – Koordinime – Sipas një plani të caktuar. – Qehallarët e kontit (Kapitenit) – Dhelpra s’është vrarë. – Shihen gjurmë në pyll. – Fshati që duket s’don kallauz, etj…

Siç ju thashë edhe më sipër, me këto replika, ku njëri flet tjetri i përgjigjet, ose i thonë me këngë, nuk ke si t’i kapësh e ti kërkosh shpjegime. Megjithatë, në datën 19 Gusht, me qenë se Xhavit Qesja më ngacmoi direkt, i kërkova shpjegime sepse më ngacmojnë. Ja se si ndodhi:

Duke dashur të ngacmojnë, Xhaviti e mbyllte penxheren, në mes të vapës, atëhere unë i thashë, se është mirë që ta mbajmë hapur, se është vapë dhe se nuk bën ta mbyllim, se po e hapin të tjerët, pasi kjo është kapriço. Atëhere Xhaviti më tha: “Me mua mos fol me këtë gjuhë, pasi është më mirë për ty”.

Pasi e pyeta se pse e bën këtë presion dhe pse qenka më mirë për mua dhe si nuk u përgjigj, i thashë se këtu ka komandë dhe po të ketë gjë me mua, mund t’i drejtohet komandës, për çfarëdo që të dijë, vetëm mua nuk dua të më ngacmojë siç kanë bërë që prej Marsit, që kur erdhi Amalia dhe u përmenda këngët dhe ngacmimet.

Me çfarë cinizmi prej jezuitësh i mohonin, si p.sh., na thuaj listën e këngëve, që qenkan të ndaluara, ne nuk kemi ngacmuar. Pëllumbi, më tha të mos ia zë në gojë gruan, pasi po të kem gjë me të “Jam i zoti ta sjell me telegram”. I thashë se unë dua të mos më ngacmonin, në doni të bisedoni mirë, nuk doni, rrini në punë tuaj, por mos ngacmoni më.

Këto 4-5 ditë nuk kanë ngacmuar më, por rrinë si mumie, pa folur fare me mua.

               “VËZHGUESI”

Raport-informacion i oficerit të Sigurimit të Shtetit, kolonel Filat Muço, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Shkumbini”, lidhur me bisedat e bëra nga të internuarit në Ishullin e Zvërnecit

Marrë nga Kolonel Filat Muço

Dhënë nga B.p. “Shkumbini”

Datë 11/III/1961

                                                                     R A P O R T

Më datën 4 Shkurt 1961, kur erdhi familja e Iljaz Ahmetit dhe Spiro Gjokës, u organizua një mbrëmje e vogël dhe gjatë mbrëmjes, u pi Xhavit Qesja, Peço Kagjini dhe Foni Qirko. Në këtë kohë Xhavit më tha: “Kur erdhi Tuk Jakova në Berat, unë isha Sekretar i Komitetit Partisë dhe me që nuk mundja t’i flisja, kufizohesha vetëm me një përshëndetje me buzëqeshje. Kjo të ngelet në mes nesh”.

Në këtë kohë, Peço Kagjini, m’u afrua dhe duke më puthur i tha Xhavitit: “Edhe ky është gjak si ne”.

Kongresi i IV-të është ndjek me një interesim shumë të madh, nga Foni, Tahiri, Xhaviti, Peço dhe Pëllumbi. Leximet e diskutimeve të delegatëve të huaj, janë bërë kolektivisht. Një gjë është vrenjtë se diskutimet e delegatëve, të Demokracisë Popullore, janë lexuar me një interesim të madh, si p.sh., ai i Çekosllovakisë, Polonisë, Bashkimit Sovjetik. Ndërsa gjatë leximit të diskutimeve të delegatëve kinez dhe sidomos të atij të Vietnamit, jo vetëm që nuk u dëgjuan me vëmendja, por për kundrazi ka patur të qeshura ironike si nga Peço, Tahiri dhe Xhaviti.

Në një bisedë që bëri Tahiri me mua për çështjen e mos lejimit të shoqes, që të vijë këtu, më tha se tani u pa e qartë edhe nga kongresi se këta janë prishur me Bashkimit Sovjetik dhe sidomos me atë të madhin (për Hrushovin).

Foni, më tha gjatë një bisede që u hap rreth kongresit se tani duket qartë se në kampin tonë janë krijuar dy rryma dhe të shohim si do procedojë puna dhe cila do të fitojë.

Qëndrimi im ka qenë gjithnjë ai i dëgjonjësit.

                            “SHKUMBINI”

Pjesë nga proçes-verbali me deponimet e Teme Sejkos, kundër Xhavit Qeses!

                                                                     

                                                              IMPLIKIMI

NXJERRË NGA PROÇESI I T’ARRESTUARIT TEME SEJKO, PËR XHAVIT QESEN

Në proçesin datë 1/3/1961, i arrestuari Teme Sejko, deponon se:

“… Po, veç atyre që kam treguar rreth Panajot Plakut, kam për të shtuar edhe këto:

Panajoti më ka treguar se është futur në aktivitetin armiqësor nga “Sala”. Kohën se kur është rekrutuar unë nuk e di. Duke u nisur nga fakti se pas mbarimit të luftës, “Sala” ka ardhur një herë në Shqipëri, mendoj që atëhere duhet ta ketë përfunduar këtë çështje me Panajotin. Ndërsa punën pregatitore me të, “Sala” duhet ta ketë zhvilluar, që gjatë Luftës Nacional Çlirimtare.

Nga bisedat me Panajotin, unë kam sqaruar se në vend ekzistonte një opozitë në kundërshtim me udhëheqjen e partisë dhe pushtetit, me të cilët ishte i lidhur edhe Panajoti. Panajoti më ka përmendur, se opozita ishte e goditur rëndë, pas përjashtimit nga Komitetit Qendror, të Tukut dhe të Bedriut. Më ka treguar se në këto punëra bënin pjesë: Hulusi Spahiu, Tahir Kadareja, Pëllumb Dishnica, Myzafer Spaho, Xhavit Qesja dhe më vonë më ka treguar edhe për Dali Ndreun dhe Liri Gegën. Duke më përmendur Pëllumb Dishnicën dhe Myzafer Spahon, që kanë qenë kolegë në Drejtorinë Politike të Ushtrisë, unë e kam pyetur edhe për ish- drejtorin politik, Kristo Themelkon.

Mbaj mend se Panajoti më ka shpjeguar se mbas prerjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë dhe goditjes së Koçi Xoxes me gjithë grupin e tij, gjithë ata që u kritikuan d.m.th., pjesa më e mirë e tyre, për një kohë, janë maskuar duke ndryshuar qëndrimin në dukje, por në fakt kanë zhvilluar aktivitet armiqësor. Kjo i takon edhe Kristo Themelkos. Lidhur me sa sipër, Panajoti më ka shpjeguar edhe qëndrimin e tij, që nën maskën e pendimit, likuidoi dyshimet d.m.th., shleu të kaluarën dhe arriti të zgjidhej anëtar i Komitetit Qendror, të bëhej gjeneral dhe të caktohej anëtar i Qeverisë më vonë…”. Memorie.al

   NXJERRË NGA ORIGJINALI

          Punëtori Operativ

    KAPITEN (Jorgo Kareco)                                            Tiranë me 9/6/1961

                                                             Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Më thanë se në një depo është vjedhur një arkë me granta, me të cilat...”/ Takimi me studentët në ‘Pallatin e Brigadave’, dhjetor 1990

Next Post

Kalendari Historik 10 Dhjetor

Artikuj të ngjashëm

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Dhjetor

Kalendari Historik 10 Dhjetor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!