• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Vizita e aktorit të madh në Shqipëri në 1972-in, Sigurimi: Bekim Fehmiu adhuron Titon dhe kishte dëshirë të madhe të shikonte shokun Enver…

Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Vizita e aktorit të madh në Shqipëri në 1972-in, Sigurimi: Bekim Fehmiu adhuron Titon dhe kishte dëshirë të madhe të shikonte shokun Enver…
Vizita e aktorit të madh në Shqipëri në 1972-in, Sigurimi: Bekim Fehmiu adhuron Titon dhe kishte dëshirë të madhe të shikonte shokun Enver…
Vizita e aktorit të madh në Shqipëri në 1972-in, Sigurimi: Bekim Fehmiu adhuron Titon dhe kishte dëshirë të madhe të shikonte shokun Enver…
Vizita e aktorit të madh në Shqipëri në 1972-in, Sigurimi: Bekim Fehmiu adhuron Titon dhe kishte dëshirë të madhe të shikonte shokun Enver…

Dashnor Kaloçi

Pjesa e parë

Memorie.al publikon raportin sekret të Sigurimit të Shtetit i realizuar nëpërmjet Drejtorisë së Zbulimit, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, (Drejtoria e V-të) i cili mban datën 15 maj 1972, ku agjentët e shërbimit të fshehtë, përgjuan dhe incizuan (me teknikë operative) të gjitha bisedat e aktorit të famshëm shqiptar nga Kosova, Bekim Fehmiu, gjatë periudhës tre javore që ai qëndroi në Shqipëri. Çfarë thoshte aktori i famshëm për Kosovën, Jugosllavinë, Tiranën, Prishtinën, Josif Broz Titon dhe Enver Hoxhën, bisedat e tjera që ai bëri me personalitet e artit e kulturës gjatë takimeve me ta…

                                    Raporti i Sektorit të Kulturës për Bekim Fehmiun

Gjithashtu mund të lexoni

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

                             Informacion nga takimi me artistin Kosovar Bekim Fehmiu

Falenderoi për pritjen e ngrohte dhe tha shprehimisht:

“E ndjej veten si në shtëpinë time”.

Gjatë këtyre tre ditëve, ai ka pasur takime në Kinostudio, në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, ka parë disa filma artistikë shqiptarë, Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, ekspozitën e madhe “Shqipëria më 1971”, Galerinë e Arteve, Muzeun e Luftës Nacional-Çlirimtare dhe Arkeologjik të Durrësit etj.

Në takimin me shokun Mantho, për të gjitha këto që pa dhe mësoi gjatë këtyre ditëve në vendin tonë, ai u shpreh me fjalë të ngrohta.

Për realizimet tona, ai tha se janë me të vërtetë të mëdha, sidomos kur i krahason me gjendjen e mjeruar të Shqipërisë, në periudhën e Zogut, të cilin e quajti feudalizëm primitiv. Ai u shpreh për Kosovën, se do ishte e mjaftueshëm të arrinte gjendjen, ku ka arritur sot Shqipëria në fushën e Arsimit dhe Kulturës. Duke folur për të kaluarën e vendit tonë, tha se nuk ka pasur kush fat më të hidhur se Shqipëria dhe shqiptarët, nuk ka patur luftë ballkanike dhe botërore, që nuk i kanë kaluar këto treva kryq e tërthor Shqipërisë. Dhe megjithatë, shqiptarët jetojnë me emër në botë. Shtoi se përse nga vitaliteti dhe zotësia nuk ka popull tjetër në botë, si populli shqiptar.

Vlerësoi lidhjet e shumta, rritjen e popullsisë shqiptare dhe të moshës mesatare, në vendin tonë. Pasi foli për numrin e sotëm të popullsisë në vendin tonë, ai i shtoi këtij numri edhe një milion shqiptarë të Kosovës, (sipas regjistrimit të fundit, të cilin e quajti pak a shumë objektiv). Duke dashur të shprehë kënaqësinë për shtimin e shqiptarëve, vuri në dukje me humor, se vetë do të bëjë 12 fëmijë.

Tha se shumë është folur dhe futet rreth teorisë së Marksit, Engelsit dhe Leninit, por Shqipëria është një shembull në këtë drejtim. Juve ju karakterizon një modesti që imponohet.

Duke folur për luftën plot suksese, kundër analfabetizmit në Shqipëri, nënvizoi gjendjen e rëndë në Jugosllavi, ku problemi i analfabetizmit, po bëhet gjithnjë dhe më i mprehtë. Vuri në dukje se në Beograd, tani janë rreth 40 përqind analfabetë.

Në bisedën e tij, theksoi se në shkëmbimet me Kosovën, duhen pasur parasysh rrethanat konkrete dhe përsëriti, se në grupet që vijnë në Shqipëri, duhet të pranohen edhe element serbë dhe malazezë. La të kuptohet se kjo është e nevojshme, në marrëdhëniet me Kosovën. Në bisedën me shokun Mantho, ai përdori disa herë shprehjen: “të punojmë me kopili”, me këtë ai donte të thoshte se ne duhet të përdorim një taktikë elastike, e cila të sigurojë një bashkëpunim të nevojshëm për çështjen shqiptare.

Për këtë çështje ai la të kuptojë se ishte i shqetësuar. Shoku Mantho, i tregoi se në grupet kosovare që kanë ardhur në Shqipëri, kanë bërë pjesë edhe serbë etj.

Vlerësoi lart, qëndrimin dhe punën e pedagogëve tanë, në Universitetin e Prishtinës (ka një vëlla pedagog në këtë universitet). Me punën e tyre të mirë, thjeshtësinë dhe seriozitetin, ata kanë ndikuar dhe tek pedagogët vendas, që të kuptojnë si duhet rolin e tyre. Me këtë, la të kuptohet nevojën e pre-dominimit tek ta, të ndjenjës patriotike.

Gjatë gjithë bisedës, ai la të nënkuptohej se ushqente ndjenja të thella patriotike. Foli me dashuri për punën e të atit të tij si mësues, pionier i shkollës shqipe në atë krahinë, të motrës së tij, gjithashtu mësuese etj. Përmendi se kur vajti për të marrë vizën, i kishin thënë se s’ka ç’mëson në Shqipëri. Me këtë rast ai theksoi se edhe Aleksandër Moisiut i thanë: Ç’e do Shqipërinë dhe përpiqeshin të tregonin se ai s’ishte shqiptar. Përmendi se ai vetë e ka bërë të qartë kombësinë shqiptare dhe nuk ka pranuar kurrsesi prapashtesën viç.

Plenumin e katërt e vlerësoi pozitivisht, sipas tij, ndihmoi për çështjen e Kosovës.

Për gjendjen në Jugosllavi, ai vuri në dukje se veprojnë në një forcë të madhe dollari dhe dinari. Përmendi raste të shumta të vjedhjes, nga drejtues ndërmarrjesh. Përmendi se këta vjedhës të miliona dollarëve nuk ndëshkohen, dënohen lehtë, dalin dhe përsëri kthehen në punë me përgjegjësi.

Vlerësoi lart, filmat tanë nga pikëpamja teknike dhe bëri vërejtje nga ana artistike. Tha se filmi duhet të ketë sa më pak karakter deklarativ, të ndjehet më mirë dhe më fortë shqiptari i sotëm, të intensifikohet ritmi i filmit dhe dinamika e tij.

Duke dalë, ai përmendi fjalën e urtë se “peshku qelbet nga koka”. Me këtë rast, vuri në dukje se me realitetet e shënuara, Shqipëria po ecën përpara. Me këtë rast, ai deshi të vërë në dukje se kur ecën Shqipëria në rrugë të drejtë, kjo është dhe në interes të Kosovës.

Gjatë bisedës, Bekimi pyeti për rrugët e përgatitjes së kuadrove të artit në vendin tonë, si sasi dhe cilësi, vuri në dukje nevojën që ndjehet sot në Kosovë dhe kërkoi që në këtë fushë të ndihmohet dhe nga vendi ynë.

Shoku Mantho, gjatë këtij takimi i foli gjerësisht për sukseset e arritura në fushën e arsimit dhe Kulturës, vështirësitë që janë hasur dhe rrugët që janë ndjekur për kapërcimin e tyre. I foli për traditat e lashta, në fushën e artit dhe të kulturës të popullit tonë, për kujdesin që tregohet për këtë, për perspektivat e mëdha në fushën e arsimit e të kulturës. Ai i foli gjithashtu për realizimet e mëdha në fushën ekonomike e shoqërore, si dhe rrugët dhe format e punës, që janë përdorur tek ne në përgatitjen dhe kualifikimin e kuadrit, sidomos të atyre të kulturës dhe artit.

Shoku Mantho, i foli edhe mbi shkëmbimet që janë realizuar në fushën e Arsimit dhe Kulturës, në marrëdhëniet me Kosovën dhe shprehu kënaqësinë dhe gatishmërinë tonë, për forcimin e mëtejshëm të tyre.

        24. IV.1972                                                                        F. Hobdari                                                                                                                                                        J. Mato 

Raporti i Sigurimit të Shtetit për Bekim Fehmiun

Informacion mbi qëndrimin në vendin tonë të aktorit Kosovar, Bekim Fehmiu

Prej datës 20 prill deri më 4 maj, qëndroi në vendin tonë, i ftuar nga Kinostudio, aktori Kosovar, Bekim Fehmiu. Gjatë kësaj periudhe me të u realizua ky program:

Pritje në Drejtorinë e Kinostudios, ku morën pjesë dhe disa punonjës artistikë, mbas takimit vizitoi disa reparte të Kinostudios, si dhe asistoi në sheshin e xhirimit të një filmi artistik. Takimi në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve me shokun, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Llazar Siliqi, etj. Shikimi i shfaqjes së Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, bisedoi me artistët e ansamblit, mbas shfaqjes. Shikimi i filmave artistik “Malet me blerim mbuluar”, “Kur zbardhi një ditë”, dhe “Vallëzimi i shqipeve”.

Vizitën në Galerinë e Arteve dhe bisedën me piktorët Foto Stamo, Abdurrahim Buza etj.

Vizitë ne ekspozitën “Shqipëria më 1971”. Në Muzeun e Luftës Nac-Çlirimtare, në Mauzole në Durrës, si dhe në Muzeun Arkeologjik.

Data 24, u organizua pritje në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës nga shoku Mantho Bala.

Vizita në Krujë, në kala dhe muzeun e kalasë

Vizita në Gjirokastër dhe në shtëpinë muze të shokut Enver, në muzeun e armëve dhe nëpër qytet. Shikimi i shfaqjes “Shtëpia në bulevard”, interpretuar nga teatri profesionist i Gjirokastrës.

Vizitë në Sarandë, Butrint dhe Vlorë. Në Fier vizitoi Azotikun dhe Apolloninë.

Vizitë në Shkodër, në Uzinën e Telave dhe në Vaun e Dejës.

Takim dhe bisedë, me aktorët e Teatrit “Migjeni” dhe vizitë në shtëpinë e gruas së Bajram Currit.

Pas kthimit nga Shkodra në Tiranë, ai asistoi në premierën e filmit “Yjet e netëve të gjata”. Asistoi në paradën e 1 Majit. Pati një intervistë televizive. Në datën 2, shëtiti në parkun e madh, ku zhvillohej manifestimi popullor.

Në Kinostudio, u shfaq për pedagogët dhe studentët filmi “Odisea”. Mbas filmit u zhvillua një bisedë, thjesht për probleme profesionale. Pa shfaqjen e Institutit të Arteve, “Ylli pa emër”.

Ditën e fundit pati një bisedë me kolektivin krijues te Kinostudios, mbi problemet profesionale dhe mbas dite asistoi në provën e pjesës “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Mbas provës, pati një takim të shkurtër me kolektivin e Teatrit Popullor, ku kryesisht u bisedua rreth spektaklit dhe Bekim Fehmiu, bëri disa vërejtje profesionale dhe artistike, të cilat shokët e teatrit i gjetën me vend.

  1. Nga gjithë qëndrimi i tij, më parë dhe nga shprehjet e tij, gjatë kohës që qëndroi këtu, dukej një ndjenjë e thellë e shqiptarizmit. Në librin e përshtypjeve të Muzeut të Armëve të Gjirokastrës, ku ai gjeti të ekspozuar dhe një fotografi të ngritjes së flamurit në Vlorë, në të cilën dukej dhe i ati, shkrojti:

“Jam krenar që jam shqiptar”. Këtë ndjenjë krenarie që është shqiptar e shfaqi vazhdimisht. Mbas shfaqjes së Ansamblit të Këngëve dhe Valleve u shpreh: “Dilni bre vasha dhe djem e tundeni dhe ta marri vesh e gjithë bota se kush jemi ne…”. “Do të ishte mirë të vinit dhe atje në Beograd dhe të jepnit shfaqje që të mbushej stadiumi më i madh i Beogradit”. Çmonte shumë dhe këtë e shprehte vazhdimisht, kujdesin që tregohet tek ne për njeriun, për shëndetësinë dhe arsimin. Ishte shumë entuziast për sukseset e tilla të vendit tonë, siç janë zhdukja e analfabetizmit, elektrifikimi, etj. (në këto raste nuk nguronte të sillte shembuj të shumtë negativë për vjedhjet dhe korrupsionin, diferencat e mëdha të rrogave, analfabetizmin që tani në Beograd zë 40 përqind të popullsisë dhe të tjera për Jugosllavinë e sotme).

Ai thoshte: “E duam shumë Kosovën tonë, por ma shumë duam nënën tonë Shqipëri dhe duhet, që në çdo lamë të na e kaloni ne në Kosovë”.

Gjatë bisedave të ndryshme për përparimin e vendit tonë, fliste me dashuri për udhëheqësit tanë. Kishte dëshirë të madhe të shihte shokun Enver Hoxha dhe i ngeli merak që në festën e 1 Majit nuk e pa ashtu si duhet. Vlerësonte shumë kujdesin dhe shpenzimet që bënte shteti për zbulimet arkeologjike, për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e veprave të artit, muzeve etj.

Ishte shumë i etur që të mësonte sa më shumë nga historia e lashtë dhe përparimet e sotme të vendit tonë. Gjithmonë shprehej entuziast për çdo gjë që i pëlqente. Kur pa Butrintin dhe Sarandën tha: “Këto janë vende të mrekullueshme, do t’u them të gjithë kosovarëve të vijnë dhe të pushojnë këtu”./Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share25TweetPinSendShareSend
Previous Post

Fotot e rralla me imazhet të Shqipërisë socialiste në fundin e viteve ‘80-të dhe fillimin e viteve ‘90-të

Next Post

Si më mbrojti Kadareja nga sulmet e dy poetëve ushtarak në Lidhjen e Shkrimtarëve, që kur diskutonin ngrinin xhaketat t’u dukej koburja dhe akuzat që ata bënin ndaj Kadaresë....?!

Artikuj të ngjashëm

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën
Personazh

“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Personazh

“Bedrije Ashiku tregoi, se gjatë torturave me korrent elektrik, F. Kapisyzit dhe D. Rrjollit, u mbet i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë…”/ Rrëfimi i Frtiz Radovanit nga Australia

May 14, 2025
Next Post
Memorie.al

Si më mbrojti Kadareja nga sulmet e dy poetëve ushtarak në Lidhjen e Shkrimtarëve, që kur diskutonin ngrinin xhaketat t’u dukej koburja dhe akuzat që ata bënin ndaj Kadaresë....?!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!