• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, July 3, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Viti 1937, kur plazhi i Durrësit gumëzhinte nga austriakë e gjermanë që pushonin në resortet e Rexhep Breshkës e Noti Stratit

Viti 1937, kur plazhi i Durrësit gumëzhinte nga austriakë e gjermanë që pushonin në resortet e Rexhep Breshkës e Noti Stratit
Viti 1937, kur plazhi i Durrësit gumëzhinte nga austriakë e gjermanë që pushonin në resortet e Rexhep Breshkës e Noti Stratit
Viti 1937, kur plazhi i Durrësit gumëzhinte nga austriakë e gjermanë që pushonin në resortet e Rexhep Breshkës e Noti Stratit
Viti 1937, kur plazhi i Durrësit gumëzhinte nga austriakë e gjermanë që pushonin në resortet e Rexhep Breshkës e Noti Stratit
Viti 1937, kur plazhi i Durrësit gumëzhinte nga austriakë e gjermanë që pushonin në resortet e Rexhep Breshkës e Noti Stratit
Viti 1937, kur plazhi i Durrësit gumëzhinte nga austriakë e gjermanë që pushonin në resortet e Rexhep Breshkës e Noti Stratit
Viti 1937, kur plazhi i Durrësit gumëzhinte nga austriakë e gjermanë që pushonin në resortet e Rexhep Breshkës e Noti Stratit
Viti 1937, kur plazhi i Durrësit gumëzhinte nga austriakë e gjermanë që pushonin në resortet e Rexhep Breshkës e Noti Stratit
Viti 1937, kur plazhi i Durrësit gumëzhinte nga austriakë e gjermanë që pushonin në resortet e Rexhep Breshkës e Noti Stratit
Viti 1937, kur plazhi i Durrësit gumëzhinte nga austriakë e gjermanë që pushonin në resortet e Rexhep Breshkës e Noti Stratit
Viti 1937, kur plazhi i Durrësit gumëzhinte nga austriakë e gjermanë që pushonin në resortet e Rexhep Breshkës e Noti Stratit
Viti 1937, kur plazhi i Durrësit gumëzhinte nga austriakë e gjermanë që pushonin në resortet e Rexhep Breshkës e Noti Stratit
Viti 1937, kur plazhi i Durrësit gumëzhinte nga austriakë e gjermanë që pushonin në resortet e Rexhep Breshkës e Noti Stratit
Viti 1937, kur plazhi i Durrësit gumëzhinte nga austriakë e gjermanë që pushonin në resortet e Rexhep Breshkës e Noti Stratit
Viti 1937, kur plazhi i Durrësit gumëzhinte nga austriakë e gjermanë që pushonin në resortet e Rexhep Breshkës e Noti Stratit
Viti 1937, kur plazhi i Durrësit gumëzhinte nga austriakë e gjermanë që pushonin në resortet e Rexhep Breshkës e Noti Stratit
Viti 1937, kur plazhi i Durrësit gumëzhinte nga austriakë e gjermanë që pushonin në resortet e Rexhep Breshkës e Noti Stratit
163
Shares
4.7k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e plazhit të famshëm të Durrësit, i cili në vitet e Monarkisë zë Zogut arriti një shkëlqim të madh, pasi ai popullohej nga pushuesit vendas dhe të huaj, kryesisht italianë, austriakë e gjermanë, të cilët merrnin dhoma me qira në 300 vilat moderne që ekzistonin aty asokohe, apo në banjat popullore të dy tregtarëve të njohur durrsakë, Rexhep Breshkës e Noti Stratit. Si e përshkruante gazeta “ARBNIA” e vitit 1937 “Ranishten e Durrësit” ku pushonin shumë të huajt dhe trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, nga resortet turistike dhe shërbimi që ofrohej aty, deri tek kërkesat për më shumë angazhim e ndihmë nga kryetari Bashkisë së Durrësit, i cili dilte vetë personalisht dhe kontrollonte gjithçka.

Për gjatë plazhit të Durrësit që shtrihet nga Ura e Dajlanit deri tek Plepat, janë ndërtuar rreth 300 vila të reja shumë të bukura dhe shumë të tjera janë në ndërtim e sipër. Të gjitha vilat janë të projektuara dhe të ndërtuara me një arkitekturë moderne dhe brenda tyre gjendet i gjithë komforti i duhur dhe i nevojshëm, ashtu si ato që ndodhen në plazhet e vendeve më të bukura të Europës. Vilat janë të pajisura me të gjitha instalimet e nevojshme, me dushe dhe lavamanë ku uji rrjedh pa ndërprerje në 24 orë dhe energjia elektrike gjithashtu nuk ndërpritet për asnjë moment. Përveç vilave të bukura të lyera me të bardhë ashtu si shkuma e detit, përgjatë plazhit, në vende piktoreske, janë ngritur mjaft restorante moderne me meny të shumëllojshme e çmime tepër të arsyeshme për xhepin e kujtdo, ku pronarët e tyre dhe personeli i shërbimit të ofrojnë një shërbim tejet cilësor. Gjithë vija e plazhit shndrit nga pastërtia dhe në breg nuk gjenden më si më parë male me leshterikë.

Falë punës së kujdesshme të Bashkisë dhe kryetarit të saj tepër simpatik, i cili i rri punës mbi kokë, grumbujt e leshterikut nuk digjen më si më parë, por ato transportohen prej aty në vende të caktuara. Përgjatë gjithë ditës deri në orët e vona të mbrëmjes, autobuzat urbanë lëvizin pa pushim nga Durrësi tek Plepat, duke sjellë pushues të shumtë që preferojnë të kalojnë pushimet në këtë plazh të bukur, që edhe turistëve anglezve do t’ju kujtonte plazhet e tyre të Brightonit, apo Folkstoneit, duke mos iu lënë gjë mangët atyre. Mes mijëra pushuesve, kanë ardhur dhe tre autobusë me turistë gjermanë dhe austriakë, ku në mes tyre ndodhet edhe ambasadori gjerman në Shqipëri. Në të djathtë të plazhit, shtrihet qyteti i Durrësit, i cili me skelën e tij iu kujton turistëve Gjenevën dhe liqenin e Lemanit. Në të majtë të saj shtrihen kodrat rreth e përqark gjirit të Durrësit, me një pamje magjepse që edhe një plazh i madhe evropiane si ai Ostendes dhe Scheveningen, do t’a kishte zili”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Vaska ka torturuar dhe pushkatuar të pafajshëm, ka kontrolluar postën e Komandantit, (Enverit), ka survejuar Mehmetin, Kolekën etj…”/ Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ‘49

“Duket se Europa i harroj shpjet krimet e komunizmit, pasi ish-kuadro të Sigurimit të Shtetit, gëzonin strehim dhe pension në Itali, familja Popa…”! / Refleksione rreth fjalës së Ramiz Alisë, në tetor 1989

Kjo tablo e plazhit të Durrësit që përshkruam më lart, nuk i përket sezonit turistik që u mbyll aty nga fillimi i tetorit dhe as të disa viteve më parë kur në të gjithë gjatësinë e vijës së plazhit, filloi ndërtimi i hoteleve, lokaleve, vilave dhe apartamenteve të shumtë të banimit ku një pjesë jo e vogël u shembën apo u plasaritën nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Paragrafët e cituara në fillim të këtij shkrimi i përkasin plot 82 viteve të shkuara, apo më saktë në 1937-ën, në periudhën e Monarkisë së Zogut, kur ai plazh pati dhe shkëlqimin më të madh. Ata që e kanë arritur atë kohë nga qyteti i Durrësit, Tiranës, etj., dhe që e kanë pas frekuentuar bregdetin, tashmë janë mjaft të paktë, por e mbajnë mënd shumë mirë atë kohë të shkuar, kur plazhi i i Durrësit zhurmonte nga turistët vendas dhe të huaj, kryesisht italianë, austriakë e gjermanë. Të cilët, me anë të agjencive të ndryshme turistike, vinin herë pas here aty duke shijuar bukuritë magjepse të Adriatikut nën diellin përvëlonjës, e hijet e kurorës së pishave shekullore. Por kjo gjë tashmë i përket një kohe të shkuara, dhe shumë mund të kujtohet nga ndonjë i moshuar nostalgjik, që vitet nuk ia kanë shuar ende dëshirën për të shëtitur mëngjeseve apo muzgjeve në atë vijë të plazhit. Kohët kanë ndryshuar dhe plazhi gjithashtu e ka humbur pothuaj tërësisht pamjen e tij nga ndërtimet e shumta të këtyre tre dekadave të fundit, ku pallatet shumëkatëshe që u “shkundën” nga tërmeti i 26 nëntorit, kanë zënë vendin e vilave të dikurshme të ndërtuara sipas arkitekturës italiane që tashmë janë vetëm një imazh i një kohe të shkuar dhe mund të gjenden vetëm në foto apo ndonjë filmim të rrallë të Studio Luçe. Por për të krijuar një përfytyrim të përafërt dhe një tablo se si ka qenë plazhi i Durrësit në vitet e Monarkisë së Zogut, po publikojmë disa nga artikujt e shtypit të asaj kohe, (Gazeta “Arbnia”), duke mos u bërë asnjë ndryshim nga versioni origjinal i tyre.

Gazeta “Arbnia”: Zhvillimi i Ranishtes së Durrësit

Një personalitet i huaj, që rron prej disa kohë në vendin t’onë, na dërgon përshtypjet e bukura të tij nga ranishtja e Durrësit, të cilat me kënaqësi po i botojmë në vend nderi, pse fjalët e Tij, e nderojnë Shtetin tonë të vogël. “Kam ndjekë me kujdes artikujt e botuem në fletoren t’uej, në të cilën keni shfaqun një interesim të gjallë për zhvillimin e Ranishtes së Durrësit. Me lejoni me cilësinë t’ime si lexues i juaj, me ju prue, po me këtë rrugë, pjesën, t’eme të vogël në favor të zhvillimit të kësaj ranishte së bukur. Po bahet stina e dytë që, bashkë me familjen t’eme, jam tue kalue verën në ranishten e Durrësit, dhe e kam për detyrë me Ju tregue se këtë vit kam gjetë ndryshime të mëdha. Së pari, një shumicë të madhe vilash të reja të ndërtueme në çimento dhe tulla, dhe të tjera në ndërtim e sipër, kështu që barakat prej dërrase, që në vitin e kaluem ishin në shumicë, përbëjnë sot pakicën e ndërtesave të ranishtes. Pjesa e ranishtes që shtrihet nga ana e Durrësit e deri tek banjat popullore, nuk ka veçse një barakë prej dërrase, dhe të tjerat janë të gjitha vila të reja dhe të bukura me të gjithë komfortin e duhun. Në pjesën mbas banjave popullore, ndodhen, në të vërtetë ende mjaft baraka dërrase, porse këto hupin midis vilave të reja. Unë vetë kam marrë me qira një vilë të re dhe të bukur, që nga çdo pikëpamje, ka komfortet ma të përsosura dhe përbëhet prej dy të ndarash, 1 dhomë pritje, 2 verandash, (njëra nga deti për kohën paradreke dhe tjetra ka kodrat mbas dreke) 1 kuzhinë me të gjitha instalimet moderne, gjithkund ujë të rrjedhshëm, dhome banje me dush, lavomën, qilar etj. Elektriciteti asht vu gjithkund në mënyrë ma të mbarueme. Dritoret janë pajis me panxhure. Besoj se turistët ingelzë ma pretenciozë, nuk mund të qahen aspak nga komforti i tillë dhe do të kujtojnë se gjendeshin në plazhin e tyne të Brighton-it, ose të Folkstone-it. Pronari që ma dha villen me qera, asht një zotni i dashtun në kundërshtim me pjesën më të madhe të personave që janë të këtij rendi. Më pyet përherë nëse kam ndonjë dëshirë të re për sa i përket plotësimit të vilës dhe ban çka asht në mundësinë e tij, për ta ba banimin tim sa më të këndshëm. Besova se në Tiranë kisha pronarin ma “shik”, i cili iu përgjigj të gjithave dëshirave t’mija, por mu desht që ditën e parë të ardhjes sime në ranishte, të konstatoj se “agai” simpatik i Tiranës, nuk asht një përjashtim në këtë vend. Pronari i vilës erdhi që ditën e parë të më bëjë një vizitë në banesën t’ime verore tue interesua sidomos nëse çdo gjë ishte si mbas ëndjes sime. Për t’vendue në vilë kishte nevojë për ndihmën e disa punëtorëve që punonin për një ndërtesë të re pranë meje. Mbasi më ndihmuan, u ofrova një shpërblim të vogël, të cilin ma refuzuan tuj thanë se nuk më ndihmuan për të holla, porse për miqësie. Po kështu më ngjau në fillim kur bakalli i ranishtes posa që arritëm, më dha ndihmën e tij të çinteresueme. U ndodhë në një situatë të tillë, u ofrova kundrejt miqësisë së tyne disa cigare të cilat fort lumturisht i pranuan, ndryshe do të isha para një problemi mjaft të zorshëm për ta shkoqit. Mbas një eksperience të tillë dhe kurse n’oksident, detyrohemi t’i japim një bakshish shërbyesit të kinemasë ose të theatrës, i cili asht i detyruem t’i shoqërojë klientët në vendet e tyre, kemi të drejtë të pyesim, përse “bakshishit” i kanë dhanë një kuptim “ballkanik”?! Në restaurantin e ranishtes që asht vendosun në një pozitë shumë piktoreske sipër detit, kam gjetë një pastërti shembullore. Në kuzhinë që shihet në kalim e sipër, vërejmë akshit të veshur me të bardha, si dhe me një kësulë të bardhë mbi krye. Garsonat me pantallona të zeza dhe një bluzë të bardhë të papërlyera, në kundërshtim me “non-chalence”-in oriental, shpejtojnë menjëherë në hyrjen tuaj, dhe posa që ju shohin se jeni i huaj, ju urojnë ditën e mirë dhe ju flasin me një frëngjishte të mirë për dëshirat t’uaja, tuj folun edhe pothuaj të gjitha gjuhcat ballkanike. Shërbimi asht i përsosun, i disiplinuem mirë, restoranti i pajisun me të gjitha ato sende që nevojiten dhe çmimet janë siç do të thoshin shumë mirë inglizët, “popular proces”, për xhepin e kujtdo. Ranishtja vetë asht tuj u pastru nga leshteriku i grumbulluem gjatë vjeshtës dhe dimrit, dhe në vend që të digjet, ashtu sikurse bahesh më parë, tue lëshue një tym mbytës disa dit me radhë, asht tuj u bartë që andej me kosha me kuaj. Siç shihet bashkija e Durrësit së cilës i bjen tashti për barrë mbikëqyrja e ranishtes, tregohet shumë aktive. Kryetari energjik dhe simpatik i Bashkisë së Durrësit, merret gjithë kohën me organizimin dhe gjendjen shëndetësore të ranishtes, tue kontrollue ujët e pijshëm, që bijn me kuaj nga Shën-Vllashi, nëse teneqet e ujit kanë plumbin e garancisë, nëse u mungon gja banuesve të plazhit, nëse konditat shëndetësore, së cilave u kushtohet kujdesia ma e madhe, janë në gjendjen e dëshirueshme, nëse funksionon shërbimi i bartjes me autobusa prej Durrësit, dhe nëse ka ndonjë ankim prej banuesve ose vizituesve. Udhëtimi i shkurtër prej ranishtes në Durrës dhe anasjelltas, bahet tani prej ½ leku. Këto janë reforma që nuk përgënjeshtrohen dhe as që duhen nënçmue. Togje punëtorësh janë tue nivelue disa vende të ranishtes, ku pak javë më vonë do të shohim kopshte. Një mjek shumë i zellshëm kalon me Ford-in e tij rreth ranishtes dhe me punëtorët e tij asht tuj tha tokat e lagëta për me mbrojt banuesit e plazhit nga rreziku i mushkonjave. Përveç dy familjeve që rrojnë atje përherë, si në verë ashtu dhe në dimër, jemi vetëm pesë familje të instaluara rishtazi. Pritet një sulm i fortë ndaj ranishtja posa që të mbyllen shkollat. Me gjithë numrin e vogël të banuesve të plazhit, kemi një shërbim shembullor të post-telefonit-telegrafit, të restaurantit dhe t’autobuzave për Durrës. Në mbrëmje kur ndonjani shplodhet në verandë tuj pas pranë tij një kafe të mirë, shijon pamjen e pashoq të gjiut të Durrësit. Në të djathtë shihet qyteti dhe skela e ndritshme e Durrësit, që na kujton Genevën dhe liqenin e Leman-it, në të majtë shihen kodrat rreth e përqark gjiut të Durrësit, pamja që edhe një plazhë e madhe europiane si ajo e Ostend-es dhe Scheveningen do t’a kishte zili. Në këtë atmosferë të qetë tingëllon natën kënga e punëtorëve të ndërtesave të reja. Netët janë të freskëta dhe të shplodhshme dhe ata që mund të shpëtojnë nga vapa e Tiranës, dinë t’i çmojnë më së miri. Në mëngjes herët, kur bie dielli, ndodhesh prapë në verandë, përherë kafen pranë, dhe ndijon zhurmën e detit; ranishtja po ju fton. (X.Y.)

Shënim: Një personalitet i huaj, që rron prej disa kohë në vendin t’onë, na dërgon përshtypjet e bukura të tij nga ranishtja e Durrësit, të cilat me kënaqësi po i botojmë në vend nderi, pse fjalët e Tij, e nderojnë Shtetin tonë të vogël.

                    Reportazh i vitit 1937

“Plazhi i Durrësit u inaugurua të dielën dhe na tregoi përparime të dukshme”

Rexhep Breshka dhe Noti Strati janë pronarë të rinj të banjave popullore. Ndërtesa në stil të panumërta e zbukurojnë udhën, që duke u nisur prej Urës së Dajlanit, mbarojnë përtej banjove të Mbretit.

Këtë të djelë K.T.A.M.-i na kishte organizue një shëtitje deri në Durrës. Autobusi, që përmbledh ndonjë njëzet turistë shqiptarë, na çoi gazmorisht deri te banjat popullore. Na shoqëroi drejtori jonë, z. Zoi Xoxa. Që të themi të drejtën, vargu prej afro 300 vilave moderne që rreshtohen sikurse të kenë qenë prej shkumës së detit, i jep vizitorit të kësaj pjese të Durrësit, përshtypjen e një burimi të një qyteti të ri dhe plot prehje. Diell i fortë, që duke u shtri amblazi në det dhe futet rrëmbimthi në gjirin e ranës s’imët të plazhit, duket sikur s’e mbledh tërë atë sipërfaqe të përbamë në formë gjuhe porse në një vello të bardhë të vulosura këtu-këtejme hijen e pakët të ndërtesave.

Banjat Popullore

Në banjat popullore gjeni sivjet dy ndryshime themelore: pronarët dhe lokalin. Më parë këtu triumfonte drejtimi pak a shumë dinamik i z. Rexhep Breshka, i cili duke e parë se breshka ecën ngadalë dhe nuk u përshtatej ekzigjencave të përparimit, vendosi sivjet ta ndryshojë mbiemrin në Çakri. Në fakt porsa hynë në banjat popullore, do t’ju bjerë në sy një tabelë ngjyrë shprese në të cilën rreshtohen çmimet e ulta, mund të them edhe jashtëzakonisht të ulta, të pijeve e të gjellëve, dhe dy emrat e pronarëve të lokalit: Noti Strati dhe Rexhep Çakri. Thashë njëherë se mos kishin detronizue të gjorin Rexhep Breshka, dhe do të më kishin ardhur keq, sikur të kish ndodhur kjo, sepse mirë a ligsht, ky zotni ka qenë pionier i këtyre banjave. Por jo, Rexhep Breshka ka ndërrue vetëm mbiemrin dhe le të pëlcasin armiqtë. Banjat popullore sivjet kanë ndryshuar ngjyrë dhe shërbim; Janë lyer me të bardhë, tavane me tel e çimento, shtretër me susta, çarçafë jo ma me lara-lara, por të bardha si bora dhe prej kambrike e prej peshqirë me push, tryeza dhe kërriga të këndshme dhe dushe, gjashtë shtatë dushe në atë lokal të modernizuam. Në çdo gjë që shihni aty, ndieni erë ujë dhe pastërti të plotë.

Shërbëtorë nga Tirana

Të gjithë ata që kanë pas rastin të vizitojnë ma parë banjat popullore të Durrësit, do të kenë konstatue se aty haesh keq dhe shtrenjtë, gjellë të rënda për stomakun dhe për xhep; tashti Not Strati dhe Rexhep Çakëri kanë sjellë kuzhinierë specialistë nga Gjirokastra dhe ketë do ta kenë bamë ndoshta për të largue çdo dyshim ose keqkuptim që mund të bëj dikush që mendon se, duke marrë një kuzhinier këndej së largmi, kish mundësi që të futesh në mes kontrabanda. Prandaj larg, shumë larg, ta marrim kujdestarin e barkut t’onë. Shërbëtorët, ata që ju shërbejnë n banjat popullore janë sjellë përgjithësisht prej hoteleve dhe kafeneve ma të dukshme të Tiranës dhe Durrësit. Kush nuk e njeh Koçon gojë-ëmbël, të shpejtë dhe të kujdesshëm që dikur i bënte ballë tanë shërbimit të Kursalit të këtushëm? Xhaketë të bardhë, pantallona të zeza, koletë të fortë, kravatë të zezë, fisnikëri, nderim dhe respekt për klientin, mbasandaj shpejtësi.

Ca përkrahje

Sikur Kryetari i mirënjohur i Bashkisë së Durrësit t’i ndihmonte pronarët e banjove, do të kishim me të vërtetë se pse të krenoheshim për këtë të parin plazh t’onin. Një orkestër, një tjetër autobus, që duke shoqnue ato dy të tanishmet të mund të sillnin orë pas ore amatorët e detit, do të vlente të rendohesh kjo jo vetëm si një vepër përparimtare, por si një bamirësi shoqërore. Të dielën ky plazh u nderue prej vizitës së një autobusi të mbushur me gjermanë dhe austriakë, burra dhe gra. Në krye të tyre gjejmë dhe ministrin fuqiplotë të Gjermanisë. Një tryezë e madhe u mbush në Banjat popullore me këta turistë të huaj që derdhnin mundnin e tyre në tokë Shqiptare. Hanë dhe pinë, gjithnjë pareshtur; janë të gjithë biondë dhe kanë pothuajse një fizionomi; unë nuk e di se si njihen midis tyre, por besoj se nganjëherë do ta shkëmbejnë shoqi-shoqin për një tjetër. Merri gratë, për shembull: fytyrat e tyre janë të kuqe e të bardha; sytë ngjyrë qielli ose të blertë, flokët të lëmuetë ose kaçurrela, por të gjitha bionde pa përjashtim, dhe të shëndosha. Duket sikur kanë dalë prej një fabrike. Mandej këndojnë: Gjermania dhe Austria pothuaj kanë një tip standard këngësh: këto që këndoheshin të dielën i kam mësue edhe unë dikur këtu e njëzet vjet më parë në shkollat austriake. Tashti ndijoj të këndueme po me atë mall atdheu të largët, po me atë shpirt të njomë të njëkohshëm.

Kanga e detit

Në pafund të detit vizatohen kujtimet fazmagorike; një gramafon pas meje lot disa valse vjeneze, ma andej disa djelmosha t’ardhur prej Tirane lozin kartash, kurse në një kënd disa pleq të ardhur ndoshta për të rifitua një pjesë të energjive të humbura në ujët e njelmët të detit, mendojnë ke fluturimi i pamëshirshëm i jetës. Asht pasdite: ngrohtë; prej trupave pothuaj të ç’veshura të njerëzisë del një erë mishi të përcëlluem dhe djersë të zbutun prej shtresës së padukshme të kripës. Dielli derdh vllaka argjendi mbi ngjyrën prej pluhuri të detit. Ta shikojmë prej këndej Durrësin, të duket porsi një kështjellë magjike e derdhun në një kënd qielli të ulët. Duhu i tokës i përzierë, me pluhurin e dritës, i mbulon porsi një mjegull kodrishtat vjollce. Këtej jeta të duket e gjitha një ëndërr; zgjohemi jo shumë vonë, por gjithmonë shumë herët për t’u rikthye në rutinën e punës. Lamtumirë Banjo. (NICHTS) /Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share163TweetPinSendShareSend

Previous Post

Dëshmia e rrallë: Si vuajta 27-vite në burgjet e Enver Hoxhës dhe pse më torturuan barbarisht në Hetuesinë e Tiranës në ’79-ën…

Next Post

“Si shpëtova nga Kampi i Prishtinës në ’44-ën ku u pushkatuan 104 shqiptarë, pasi Enveri prishi marrëveshjen dhe nuk dorëzoi tre vajzat…” / Dëshmia e rrallë

Artikuj të ngjashëm

“Sipas rezultateve të para që kemi, rreth 90 % e zgjedhësve kanë votuar dhe afro 93 % e tyre…”/ Fjala e Enver Hoxhës në konferencën e shtypit me gazetarët e huaj më 3 dhjetor ‘45
Dossier

“Vaska ka torturuar dhe pushkatuar të pafajshëm, ka kontrolluar postën e Komandantit, (Enverit), ka survejuar Mehmetin, Kolekën etj…”/ Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ‘49

July 2, 2022
“Duket se Europa i harroj shpjet krimet e komunizmit, pasi ish-kuadro të Sigurimit të Shtetit, gëzonin strehim dhe pension në Itali, familja Popa…”! / Refleksione rreth fjalës së Ramiz Alisë, në tetor 1989
Dossier

“Duket se Europa i harroj shpjet krimet e komunizmit, pasi ish-kuadro të Sigurimit të Shtetit, gëzonin strehim dhe pension në Itali, familja Popa…”! / Refleksione rreth fjalës së Ramiz Alisë, në tetor 1989

July 3, 2022
Kujtimet e At Anton Harapit: “Në pranverën e 1916-ës, isha çdo ditë mes fshatarëve të Dukagjinit që jepnin shpirt nga epidemia e kolerës, ku vdiqën 575 vetë dhe…”/
Dossier

“I pandehuri Shtjefёn Kurti, duke qenё armik i betuar i pushtetit popullor dhe besnik e vegёl e klasave tё rrёzuara e i Vatikanit, u bё…” /Gjyqi ndaj Dom Shtjefën Kurtit, Krujë, 1971

July 3, 2022
“Vaso Dhono dhe Muharrem Shehu, grinden me njëri tjetrin, kurse Edmond Abazi, qëllon pa asnjë arsye komunistin Ramazan Çamani…”!/ Relacioni sekret i ambasadorit nga Pekini, në 1975-ën
Dossier

“Vaso Dhono dhe Muharrem Shehu, grinden me njëri tjetrin, kurse Edmond Abazi, qëllon pa asnjë arsye komunistin Ramazan Çamani…”!/ Relacioni sekret i ambasadorit nga Pekini, në 1975-ën

July 1, 2022
“Në tetor ‘89, në mbledhjen e fshehtë të Byrosë, Ramiz Alia tha; sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar…”/ Refleksionet e ish-të burgosurit politik, Eugjen Merlika
Dossier

“Në tetor ‘89, në mbledhjen e fshehtë të Byrosë, Ramiz Alia tha; sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar…”/ Refleksionet e ish-të burgosurit politik, Eugjen Merlika

July 2, 2022
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
Dossier

“Shtjefën Kurti ka pёrshёndetur tё ashtuquajturёn ‘Pranvera e Pragёs’, me shpresёn se ajo qё ndodhi nё Çekosllovaki, me okupacionin sovjetik, do…” / Procesi i “Grupit të Gurëzit, Krujë, 1971

July 1, 2022
Next Post
Foto e rrallë / Ceremonia dhe kurora me shkurre te vendvarrimi i 105 të ekzekutuarave në Kampin e Prishtinës nga …

“Si shpëtova nga Kampi i Prishtinës në ’44-ën ku u pushkatuan 104 shqiptarë, pasi Enveri prishi marrëveshjen dhe nuk dorëzoi tre vajzat…” / Dëshmia e rrallë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!