• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, February 17, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Vite më vonë unë e kuptova se pse xha Alizoti nuk ma dha librin që kërkoja dhe rikujtoja fjalët e tij; nuk është për moshën tënde, moj vajzë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë për librarin e famshëm të Gjirokastrës

“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
“Libraria e tij në ‘Qafën e Pazarit’, ku mblidheshin profesorët, doktorët, artistët, krijuesit e, sa e sa intelektualë të qytetit të gurtë, ishte kthyer në…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për librin “Alizot Emiri”

Pjesa e trembëdhjetë

                                     Pjesë nga libri: ‘ALIZOT EMIRI – Njeriu, librári e gázet fisnike’

                                                                 DY FJALË SI HYRJE

Memorie.al / Kur ne, fëmijët e Alizotit, tregonim në ambiente të gëzueshme shoqërore “historitë” e Zotes (Alizotit), na ka qëlluar të na pyesin shpeshherë: – “A i keni shkruar? Jo! Sa keq, do të humbasin…! Kush duhet ta bëjë”?  Dhe jemi ndjerë gjithnjë e me shumë fajtorë. Në qoftë se duhej bërë, ne duhej ta bënim. Po a mund t’i shkruanim ne?! “Jo çdo njeri, që di shkrim e këndim, mund të shkruajë libra”, – thoshte Zotia, sa herë kalonte nëpër duar libra të dobët. Kur po bisedonim me njëri – tjetrin, ne fëmijët e Zotes, për këtë “detyrim”- për Librin, natyrshëm e ndjenim veten përballë paaftësisë për ta kryer. Nuk ishte punë për ne! Me “metrin” e Zotes, ne ishim të paaftë ta shkruanim këtë libër.

Gjithashtu mund të lexoni

“Gruaja e tij dyshon për ndonjë helmim, prandaj i kërkoi kuzhinierit tonë që organet…”/ Zbulohen dokumentet për vdekjen e ambasadorit francez dhe atij turk në Tiranë, në vitet 1968 e ’77!

“Në Pogradec e Fier, mbyllja më parë e kishave nga xhamitë ose, ruajtja si monumente e disa prej tyre, është komentuar si…”/ Letra e Enver Hoxhës në ’67-ën, kur ndaloi besimet fetare

                                                         Vijon nga numri kaluar

“NUK ËSHTË PËR TY” !

Ishte mjaft i vëmendshëm kur në librari, një i panjohur qëndronte gjatë dhe tregonte interesim për librat letrare.

“Njeriut, që e do librin, duhet t’i japësh atë që i takon. I duhet zgjedhur libri, që të mos e mërzisë, por t’i pëlqejë, ta asimilojë, ta tresë plotësisht”, – përsëriste shpesh Alizoti.

Zotia tregonte dhe raste se si “konfliktohej” në kontaktin e parë me lexuesin, kur arrinte deri aty, sa të mos iu jepte librin që kërkonin! Do të rikujtoj një rast, kur unë, i vogël, isha në librari.

– “Usta, e keni ‘filan’ libër”? – pyeti lexuesi i panjohur, që nga dialekti dallonte se ishte nga fshati.

– “Si urdhëron, e kam”! – dhe e mori kopjen nga rafti e ja vuri klientit përpara. Ndërkohë i hapi muhabet të shtruar: “Nga të kemi, çfarë arsimi ke, ku punon, ç’ke lexuar para këtij libri, ç’të ka pëlqyer më tepër…”? Kështu Zotia arrinte të ndërtonte një “portret” të përafërt të lexuesit të panjohur, që i kish hyrë për herë të parë në librari, por që duhej ta bënte të vinte përsëri.

Nuk ishte hera e parë që vepronte kështu. Unë rrija si mbi gjemba në këto raste. Më dukej sikur Zotia po i bezdiste njerëzit kot.

“Leri, – thosha me vete -, ç’i rrokanis kokën kot, sikur je me ne të shtëpisë, që duam s’duam, do të të dëgjojmë! Të kërkoi librin, jepja! Pun’e tij, o vlla! Opo ky ore”?!

E ndërsa lexuesi po bëhej gati për të paguar, Zotia vazhdoi ta gërvëliste akoma: “Kush ta ka rekomanduar këtë libër, se është dhe ki libri tjetër. Është pëlqyer shumë nga lexuesit. Janë kopjet e fundit. Mbaroi thuaj”! Dhe Zotia përpiqej t’i mbushte mendjen të hiqte dorë nga libri i rekomanduar, por lexuesi i ri qe i vendosur. O librin e rekomanduar, o s’ka!

– “Jo, – i tha Alizoti me një zë të butë dhe ju afrua, sikur donte t’i tregonte një sekret -, nuk do të ta jap atë libër, nuk është për ti! Mos i nxirr fare lekët! Ti do të marrësh librin, që po të rekomandoj unë, pa lekë! Merre lexoje! Po të pëlqeu, bjemë lekët, po s’të pëlqeu kthema prapë, vetëm mos m’i palos fletët”.

I panjohuri, i çuditur, kishte mbetur si i hipnotizuar nga librashitësi pas asaj revolte, që i kish ngjallur me kundërshtimin e vendosur e njëherësh dashamirës, për mos dhënien e librit të kërkuar. Pra i panjohuri u keqkuptua kot me të. Ai nuk e kish hallin të shiste një libër, që i kish mbetur! Jo!

– “Epo mirë, o xhaxha, do marr librin që do të më japësh ti, po do më thuash, pse ma bëre haram atë tjetrin”?

– “Ti ke maruar (mbaruar) shtatëvjeçaren, më the, – e mori shtruar Alizoti -, kurse mësuesi i fshatit, që ta ka rekomanduar, ka mbaruar Institutin e Lartë Pedagogjik. S’jeni njëlloj! Nro (ndro) kokën tëne (tënde) me të mësuesit, që të të pëlqejë ai libër, aq sa i ka pëlqyer atij. E nron dot”? – e pyeti Zotia, duke i folur në dialektin e lexuesit. -“Po të bëja gabim e të të jepja atë libër, ti s’do shkelje më në librari”!

– “Mami, mami (mbami) lekët për librin tën (tend), mos më turpëro kot nashti (tani), se u bëmë dhe miq bashkë”! – i tha i vendosur miku i ri i Alizotit.

LIBRAT JASHTË KLASE

Ndodhte më tepër me nxënësit e shkollave shtatëvjeçare. Ata vinin në librari dhe kërkonin libra për moshën e tyre, të caktuara nga mësuesit që jepnin lëndën e leximit.

– “Xha Alizot, dua filan libër, e keni”?

– “Në ç’klasë je ti, mo djalë”? – fillonte komunikimin e këndshëm me nxënësin Alizoti, që menjëherë lidhte moshën e nxënësit me përmbajtjen e librit të kërkuar. Dhe kur mendonte se nuk ishin të përshtatura mirë, megjithëse ndodhte rrallë, ndërhynte.

– “Në ç’shkollë je, kush ja u bën leximin, sa nxënës jeni në klasë…”? dhe në përfundim e sqaronte nxënësin: -“E kemi patur këtë libër, por ka mbaruar. I thuaj mësuesit të vijë të më takojë mua, se dje ka ardhur furnizimi i ri me libra të reja edhe më të bukura. Se mos haroç, se mbarojnë shpejt”!

– “Jo mo xha Alizot, ç’thua. Nesër që në mëngjes do t’ja thom mësuesit”.

Dhe vinin me kënaqësi mësuesit të takonin Alizotin, për të cilin ruanin respekt te veçantë. Diskutonin së bashku me të pikërisht atë problemin delikat të përshtatjes së librit me moshën e nxënësit. Mësuesit e kuptonin se në librari nuk mungonte libri, që kishin rekomanduar ata. Ata nuk ofendoheshin aspak nga Alizoti.

E falënderonin për ndërhyrjen, që kish bërë me shumë takt. Zotia i azhornonte dhe me gjithë botimet e letërsisë për atë moshë, të cilat ai i kish lexuar, por i ndihmonte dhe me krahasimin me shkollat e tjera, ku mësues më me eksperiencë kishin bërë zgjedhje tjetër, më të përshtatshme.

Nuk harronte asnjëherë t’i jepte librin tjetër mësuesit për vete: “Ç’libër të kam dhënë herën e fundit, mo”? Dhe pasi e merrte vesh i thoshte: “Tani do marrësh këtë”! – dhe i jepte librin. Nuk ju imponohej! E njihte shumë mirë gjendjen ekonomike të bashkëqytetarëve. –“Merre librin, lekët kur t’i kesh, mos e ki merak”.

– “Alizot, të falënderoj, më ke ndihmuar për zgjedhjen e librit të leximit jashtë klase, ta di për nder, më bëre borxhli”! – dëgjoje t’i thoshnin Zotes.

– “As mos e shpjer në mënde”! – iu përgjigjej Zotia, që e kënaqte pa masë fakti, që ndihej i dobishëm në shoqëri. Pra kontributi i tij modest shkonte për dijen, për të marrë sa më shumë dije, për t’i marrë sa më drejt e me sa më shumë cilësi ato. Ishte pjesëtar i atij brezi, që trashëgonin vlerat e asaj tradite përpjekjesh të panumërta për dijen, që ishte e gdhendur në çdo gur në Gjirokastër.

Alizoti nuk pretendonte asgjë, ndaj përsëriste shpesh:

– “Unë shes mënden e botës”!

KËPUCËT ME TAKA

Këtë histori edhe Zotia nuk e kishte të fiksuar, por ia kujtoi vajza e Dervish Lelës në Fier. E kishin ftuar për vizitë në familjen e Dervishit. Kjo familje kishte jetuar për një kohë të gjatë në Gjirokastër. Vetë Dervishi kishte qenë oficer në ushtri, por kishte shoqëri me Zoten.

E pritën me kënaqësi e respekt të veçantë Zoten me Feten (bashkëshorten). Bile kishte shkuar për t’i pritur edhe vajza e Dervishit, e cila qe e martuar e jetonte në lagje tjetër. Asaj i kishte mbetur në kujtesë një episod interesant në librari me xha Alizotin në Gjirokastër dhe kishte dëshirë t’ia kujtonte atij.

– “Erdha në librari dhe ju kërkova një libër”. Ia përmendi dhe titullin e librit Zotes. – “I kisha lekët në dorë. Libri ishte edhe në vitrinë dhe tek rafti, por Ju nuk ma dhatë atë. Unë po insistoja, isha e vogël dhe nuk po bindesha. Çfarë duhej? Më dukej se po më bënit një padrejtësi.

Libri ndodhej dhe unë lekët për ta blerë i kisha. Ju përsëri nuk ma dhatë librin, por më qetësuat më në fund, duke më thënë:- ‘Unë librin do të ta jap, por me një kusht. Shko në shtëpi të veshësh këpucët me taka të mamit dhe eja të të jap librin. Unë po e ruaj një libër për ty, që të mos kesh frikë se po mbaron’.

Megjithëse nuk po e merrja vesh se pse më duheshin këpucët me taka për të blerë një libër, nuk e zgjata, por ika nxitimthi në shtëpi. Hoqa këpucët e mia dhe i kërkova mamit këpucët me taka për t’i veshur. Mami e çuditur më pyeti … -Do t’i vesh vetëm sa të shkoj deri tek libraria, se ma vuri kusht xha Alizoti, -e sqarova mamin.

E ndërsa prisja që mami të mos më pengonte, meqenëse xha Alizoti ishte miku i babit, ndodhi e kundërta. Unë u zëmërova shumë me mamin, që po më pengonte të bleja një libër. Nga njëra anë na porositnin të lexonim sa më shumë, nga ana tjetër … Ata ku ta gjenin që vajza e tyre donte libër. Çudi!!

Vetëm vite më vonë unë e kuptova se pse xha Alizoti nuk ma dha librin që kërkoja. Atëhere arrita të vlerësoj se Ju s’keni qenë thjesht një shitës librash. Dhe rikujtoja vazhdimisht shprehjen tuaj: – Nuk është për moshën tënde, moj vajzë!

Sapo dëgjova se do vijë për vizitë Alizot Emiri në shtëpinë e babit, u nisa për t’u takuar dhe për t’u treguar këtë episod, që mbeti i ngulitur në kujtesën time.

Zotes ju bë shumë qejfi. Nuk e priste një surprizë të tillë. Si rast as që i kujtohej fare. U ndje edhe më i vlerësuar. U respektua jo thjesht si librar, por si prind për lexuesen e vogël”. / Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Pogradec e Fier, mbyllja më parë e kishave nga xhamitë ose, ruajtja si monumente e disa prej tyre, është komentuar si...”/ Letra e Enver Hoxhës në ’67-ën, kur ndaloi besimet fetare

Next Post

“Gruaja e tij dyshon për ndonjë helmim, prandaj i kërkoi kuzhinierit tonë që organet...”/ Zbulohen dokumentet për vdekjen e ambasadorit francez dhe atij turk në Tiranë, në vitet 1968 e ’77!

Artikuj të ngjashëm

“Gruaja e tij dyshon për ndonjë helmim, prandaj i kërkoi kuzhinierit tonë që organet…”/ Zbulohen dokumentet për vdekjen e ambasadorit francez dhe atij turk në Tiranë, në vitet 1968 e ’77!
Dossier

“Gruaja e tij dyshon për ndonjë helmim, prandaj i kërkoi kuzhinierit tonë që organet…”/ Zbulohen dokumentet për vdekjen e ambasadorit francez dhe atij turk në Tiranë, në vitet 1968 e ’77!

February 17, 2026
“Në Pogradec e Fier, mbyllja më parë e kishave nga xhamitë ose, ruajtja si monumente e disa prej tyre, është komentuar si…”/ Letra e Enver Hoxhës në ’67-ën, kur ndaloi besimet fetare
Dossier

“Në Pogradec e Fier, mbyllja më parë e kishave nga xhamitë ose, ruajtja si monumente e disa prej tyre, është komentuar si…”/ Letra e Enver Hoxhës në ’67-ën, kur ndaloi besimet fetare

February 16, 2026
“Kur po na nxjerrshin prej Kuvendit Françeskan, Dul Rrjodhi, i tha Hys Zajës; Shoku prokuror, ky Zef Pllumi, ka ‘Lahutën e Malsisë’, me firmën e Fishtes: çka të bajmë…”?! / Kujtimet e fratit të famshëm
Dossier

“Shumë kisha dhe xhami po braktisen dhe po rrënohen, asnjë ndërtim të mos u bëhet, disa mund të kthehen në vepra muze, nëse i do populli, të tjerat të bëhen depo…”/ Urdhri i Enver Hoxhës, në 1967

February 17, 2026
“E kritikuan se u rezervonte libra ‘miqve’ dhe e larguan nga puna para pensionit…”/ Ana e panjohur e librarit që njihte Tefta Tashkon dhe vuri lule te varri i Migjenit në Itali
Dossier

“E kritikuan se u rezervonte libra ‘miqve’ dhe e larguan nga puna para pensionit…”/ Ana e panjohur e librarit që njihte Tefta Tashkon dhe vuri lule te varri i Migjenit në Itali

February 16, 2026
“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë…”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit
Dossier

“Këta të sëmurë, më mirë të rrinin nëpër burgje, sesa të transportohen poshtë e lart, të sigurohen për to drutë e ushqimi dhe forcat për ruajtjen e tyre…”/ Zbulohet letra e ministrit Josif Pashko, dhjetor 1955

February 15, 2026
“Para 18 dhjetorit ‘81, motra ime Marjeta me Bashkimin, shkuan te një fallxhore në periferi të Tiranës dhe panë filxhanin, ajo u tha; një arkivol…”/ Dëshmia e rrallë e Niko Velçës, për fatin tragjik të familjes Shehu
Dossier

“Para 18 dhjetorit ‘81, motra ime Marjeta me Bashkimin, shkuan te një fallxhore në periferi të Tiranës dhe panë filxhanin, ajo u tha; një arkivol…”/ Dëshmia e rrallë e Niko Velçës, për fatin tragjik të familjes Shehu

February 15, 2026
Next Post
“Gruaja e tij dyshon për ndonjë helmim, prandaj i kërkoi kuzhinierit tonë që organet…”/ Zbulohen dokumentet për vdekjen e ambasadorit francez dhe atij turk në Tiranë, në vitet 1968 e ’77!

“Gruaja e tij dyshon për ndonjë helmim, prandaj i kërkoi kuzhinierit tonë që organet...”/ Zbulohen dokumentet për vdekjen e ambasadorit francez dhe atij turk në Tiranë, në vitet 1968 e ’77!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme