• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, March 27, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

VISAR ZHITI: Poezia drejt burgut

VISAR ZHITI: Poezia drejt burgut
VISAR ZHITI: Poezia drejt burgut
Dokumenti sekret: “Këto poezi janë të huaja për artin tonë, të mos i bëhet asnjë lëshim dhe t’i shkohet deri në fund….”/ Shënimi i Ramiz Alisë që burgosi Visar Zhitin në ’79-ën
Dokumenti sekret: “Këto poezi janë të huaja për artin tonë, të mos i bëhet asnjë lëshim dhe t’i shkohet deri në fund….”/ Shënimi i Ramiz Alisë që burgosi Visar Zhitin në ’79-ën
Dokumenti sekret: “Këto poezi janë të huaja për artin tonë, të mos i bëhet asnjë lëshim dhe t’i shkohet deri në fund….”/ Shënimi i Ramiz Alisë që burgosi Visar Zhitin në ’79-ën
0
Shares
418
VIEWS

Nga Liviu Antonesei

Shkrimtar, studiues, publicist, politikan demokrat,

profesor pranë Universitetit të Iasi-it. Autor i dhjetra librave me poezi,

Gjithashtu mund të lexoni

“Për të mos përfunduar në burg apo në internim si dy kolegët e mi, Edison Gjergo dhe Edi Hila, unë zgjodha…”/ Dëshmia e rrallë e skenografit të njohur

“Si e parashikoi para 45 viteve përkthyesi durrsak, Prokop Gjergo, se do vinte një ditë që, Shqipëria…”/ Historia e panjohur e mjeshtrit që shqipëroi kryeveprat e letërsisë botërore

prozë, ese dhe studime shkencore. Personalitet i shquar publik i Rumanisë së sotme.

Pas botimime së fundmi në Rumani të dy librave të shkrimtarit Visar Zhitit, atë me poezi  “Flatra e mundur (“Aripa Franta”) dhe romanit “Funerali i pafundmë” (“Cortegiul de sfarsit”), përkthime të shkëlqyera të Dr. Luan Topçiut, sipas kritikës rumune, vazhdon jehona e tyre në median e shkruar dhe atë elektronike të Rumanisë.

          Sapo ka dalë një artikull nga Liviu Antonesei, i cila ka patur dhe shumë komente vlerësuesi në Rumani .

 

Befasi? Një poet shumë i madh nga Shqipëria, i cili vuajti jashtëzakonisht shumë për shkak të poezisë së tij. Apo ndoshta është më mirë të thuash për poezinë e tij dhe për poezinë në përgjithësi.

Falë një dhurate me libra që më bëri kritiku, historiani i letërsisë dhe përkthyesi Luan Topciu, fillova të hyj në kontakt me veprën e shkrimtarit të madh bashkëkohor shqiptar Visar Zhiti, poet, tregimtar, romancier dhe eseist.

Kam lexuar deri më tani një antologji të shkëlqyeshme poetike, “Flatra e Thyer”, përkthyer nga Luani, dhe romanin mahnitës, botuar së fundmi, “Funerali i pafundmë”, me të njëjtin përkthyes.

Ndërsa shkrimtarët rumunë kanë tendencë të kenë komplekse epërsie ndaj letërsive që i konsiderojnë më të vogla, unë i këshilloj ata të bëjnë një kurë modestie duke lexuar së bashku me Kadarenë dhe Thanas Medin, këtë shkrimtar të madh, emrin e të cilit ndoshta nuk e kanë dëgjuar akoma.

Para se të bëhej shkrimtar i madh i sotëm, autor i rreth 30 vëllimeve, i përkthyer në shumë vende, fitues i çmimeve të shumta letrare shqiptare dhe ndërkombëtare, Visar Zhiti kaloi nëpër disa sprova për të cilat cilësori kafkian është shumë i butë. Ai kishte botuar poezi në revista që kur ishte student, kështu që në vitin 1979 ai paraqiti në shtëpinë botuese atë që do të ishte vëllimi i tij debutues. Thjesht redaktorëve nuk u pëlqen libri dhe bëjnë një raport refuzimi për shkak të zymtësisë në to, poezive pesimiste.

Gjërat mund të ishin ndalur këtu, por ato nuk u ndalën, sepse redaktorët “vigjilentë” dërguan raportin në Komitetin Qendror të Partisë së vetme, dhe poeti u arrestua, u gjykua në vitin 1980 dhe u dënua me dhjetë vjet burg politik. Vërejtjet në letër u shndërruan në “poet dekadent dhe armik i popullit“. Nga dy poezitë që po botoj, njëra shoqërohet në dosjen e çështjes me nënvizimin: “një metaforë kundër diktatorit Enver Hoxha“, mendoj se është hera e parë që konstatoj se gjykatat mund të merren, të paktën në Shqipëri, me analiza poetiko-stilistike ! Pas tetë vjet burgimi, Visar Zhiti lirohet dhe punon gati tre vjet si një punëtor fabrike.

Pothuajse çdokënd një përvojë e tillë, aq më keq e gjatë, pa marrë parasysh sa e vështirë, do ta kishte shtypur, por jo Visar Zhitin, i cili duket se ka dalë i fuqizuar, duke i dhënë Nietzsche-s të drejtë  – ajo e cila nuk të vret, të bën më të fortë.

Menjëherë pas rënies së regjimit komunist, punoi në shtypin opozitar, drejtoi një shtëpi botuese, ishte parlamentar, Ministër i Kulturës dhe diplomat i vendit të tij në Itali, Vatikan dhe Shtetet e Bashkuara. Dhe mbi të gjitha, ai ka botuar rreth 30 libra, siç thashë më parë.

Ja, dy nga poezitë, njëra që e çoi në burg dhe tjetra poezi nga burgu, por do të kthehem, në botimet e ardhshme dhe me poezi të tjera nga burgu, për dashurinë ose për tema të tjera. Do të shihni që koha dhe përvoja nuk kanë ndryshuar asgjë thelbësore në krijimin e tij, formula është zbuluar që nga koha e poezive të para.

 

                   Visar Zhiti

                               SFINKSI

           I tmerrshmi sfinks me krifa muzgu

           qëndron i zymtë mbi shkretëtirën.

           Madhështia e tij e rëndë prej guri

           e bëri, ah, të palëvizshëm!

 

           Luanët bredhin nëpër pyje

           në shpella ere dhe në shira,

           por sfinksin nën rërë yjesh

           e torturon madhështia.

 

          Mishin pa fund të skllevërve

          e bënë kthetra sfinksash pompozë.

          Shkretëtira tund në apogje

          të tmerrshmen madhështinë e kotë.

 

           MOLLA E DËNIMIT

 

          Nën këmbë

          më hapet dita si një humnerë e madhe.

          Me se ta mbush që të dal në ditën tjetër?

          Me qindra herë hedh veten time

                                            dhe shkel mbi veten.

         Oh, si po shkretohem!

         Mbeta pa ngrohtësinë e fjalëve njerëzore

                                           si pa zjarrin.

         Gjithë ditën e ditës i zbathur

         eci, eci unë

                                   dhe s’shkoj asgjëkund.

         Nën këmbët e mia s’ka fare rrugë.

         Askush këtu s’më thotë “mirëmëngjesi”,

         por më përplasin një fshesë

                                që të fshij dyshemenë

                                  e fatkeqësisë sime.

        Kurse unë si i marrë ulërij në heshtje:

        tungjatjeta, Botë!

        Dhe në më ke harruar,

                                 s’të kam harruar.

       Ballë për ballë u gjenda me një Mollë

       e si të mos jem i gëzuar?

      Molla,

               Molla,

                        Molla

      që e zbriti në tokë dashurinë e Adamit

      dhe Evës nga marramendthi qiellor

                                                prej parajse.

     Ra nga dega

                  dhe na tregoi tërheqjen universale.

     Molla,

             e kuqe si buzët e puthura,

            ç’enigma ka brenda, ç’joshje

                                     që s’i mposht dot

                                                     as lufta?

    Molla –

   ëndërr e kapshme mbi kokat e njerëzve.

    Edhe Mollët i arrestojnë!…

 

    Kur të marrin në dhomat e hetue… zisë,

    bërtet hetuesi (hutuesi): Ti, ti, t-i-i-i,

    ke lexuar librin “Molla” nga Jevtushenko.

                  – Jo, – them unë.

                  – Ne kemi prova

                      që i ke përkthyer ca vjersha,

                 – Jo! – gënjej unë.

  Gjithë natën më lënë në këmbë në një qoshe.

  Mbi fytyrë më përplasin tymin e cigareve

                              që e vjellin nga goja –

  Tym i luftës civile,

  nga ç ‘shpirt del kështu

                            apo nga gërmadhat tona?

  Ç’të bëj? Mblidhem në vetvete

                           si Molla që fshihet pas gjetheve.

  Se do ruajtur fara

                          që është brenda.

  Duhet shpëtuar fjala

                        duhet shpëtuar kënga

  deri sa gropat e ditëve të mbillen me mollë.

  Le të na i pushkatojnë ballet,

                       gjaku ynë do të hedhë rrënjë

  dhe do të lulëzojë…

        *  *  *

Shkrimi është përkthyer nga Dr. Luan Topçiu. Arritjet dhe sukseset e shkrimtarit Visar Zhiti janë dhe sukses i letërsisë së sotme shqipe, tani e lirë, e pasuruar me atë letërsi martire që erdhi nga burgjet dhe internimet, që solli të vërteta të mëdha dhe atë moral që i duhet çdo letërsie./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Kabineti i Ministrit të Jashtëm të Italisë, i kërkoi ambasadorit tonë, që së bashku me motrat e Nënë Terezës, të vijë në Shqipëri dhe…”/ Vizita e bamirëses së famshme në ’89-ën

Next Post

Kalendari Historik 24 Korrik

Artikuj të ngjashëm

“Për të mos përfunduar në burg apo në internim si dy kolegët e mi, Edison Gjergo dhe Edi Hila, unë zgjodha…”/ Dëshmia e rrallë e skenografit të njohur
Art & Kulture

“Për të mos përfunduar në burg apo në internim si dy kolegët e mi, Edison Gjergo dhe Edi Hila, unë zgjodha…”/ Dëshmia e rrallë e skenografit të njohur

March 26, 2023
“Si e parashikoi para 45 viteve përkthyesi durrsak, Prokop Gjergo, se do vinte një ditë që, Shqipëria…”/ Historia e panjohur e mjeshtrit që shqipëroi kryeveprat e letërsisë botërore
Art & Kulture

“Si e parashikoi para 45 viteve përkthyesi durrsak, Prokop Gjergo, se do vinte një ditë që, Shqipëria…”/ Historia e panjohur e mjeshtrit që shqipëroi kryeveprat e letërsisë botërore

March 14, 2023
“Kam dalë në skenë shtatzënë tetë muajshe, por për ‘biografi të keqe’, më hoqën nga estrada e më dërguan…”/ Dëshmia e panjohur e kosovares, që u shëndrua në legjendën e këngës vlonjate
Art & Kulture

“Kam dalë në skenë shtatzënë tetë muajshe, por për ‘biografi të keqe’, më hoqën nga estrada e më dërguan…”/ Dëshmia e panjohur e kosovares, që u shëndrua në legjendën e këngës vlonjate

March 4, 2023
Viti 1994: “Kur Kuvendi vendosi që 27 qershori të njihet si: ‘Dita e genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek’…”/ Kush e morri nismën dhe diskutimet e deputetëve
Art & Kulture

“Para se të kthehesha në Memaliaj, ku isha me dënim si minator, takova Bashkim Shehun te ‘Peza’dhe kur folëm për Kadarenë, ai më tha…”/ Dëshmia e panjohur e shkrimtarit dhe poetit Sadik Bejko

February 20, 2023
“DUKE MBLEDHUR DRITË” POEZIA E VISAR ZHITIT BOTOHET NË KINË
Art & Kulture

“DUKE MBLEDHUR DRITË” POEZIA E VISAR ZHITIT BOTOHET NË KINË

February 18, 2023
“Kush ishte ky njeri, një i persekutuar i burgjeve komuniste, a një dashurues i filozofëve dhe një njohës i pasionuar…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për ish-kolegun, deputet e shkrimtar
Art & Kulture

“Kush ishte ky njeri, një i persekutuar i burgjeve komuniste, a një dashurues i filozofëve dhe një njohës i pasionuar…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për ish-kolegun, deputet e shkrimtar

February 15, 2023
Next Post
Korrik

Kalendari Historik 24 Korrik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!