• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Vendin e ‘Ballit Kombëtar’ këtu te ne, po e zë irredentizmi, që s’asht gja tjetër, veçse nji dega e ‘Ballit’, që drejtohet prej Selman Rizës, miku i Safet Butkës…”/  Refleksionet e studiuesit dhe historianit

“Me porosi të kreut të Komitetit Partisë së Tiranës, Manush Myftiu, u vu një fletë-rrufe, ku shkruhej; t’i pritet koka Selman Rizës…”/ Historia e panjohur gjuhëtarit të famshëm, që u burgos nga tre regjime
“Fatkeqësi e Shqipërisë që ka rënë në duart e bashtos së Gjirokastrës, një përbindësh, kumarxhi, që ne ja dimë të gjitha, pasi në Francë…”/ Zbulohet letra e vëllait të Musine Kokalarit, nëntor 1944
“Arrestimi i fqinjit tim, Myrteza Bajraktari, pas letrës që i dërgoi Enverit, edhe pse Selman Riza i tha…”/ Kujtimet e gazetarit të Radio-Tiranës
“Me porosi të kreut të Komitetit Partisë së Tiranës, Manush Myftiu, u vu një fletë-rrufe, ku shkruhej; t’i pritet koka Selman Rizës…”/ Historia e panjohur gjuhëtarit të famshëm, që u burgos nga tre regjime
“Vendin e ‘Ballit Kombëtar’ këtu te ne, po e zë irredentizmi, që s’asht gja tjetër, veçse nji dega e ‘Ballit’, që drejtohet prej Selman Rizës, miku i Safet Butkës…”/  Refleksionet e studiuesit dhe historianit
“Vendin e ‘Ballit Kombëtar’ këtu te ne, po e zë irredentizmi, që s’asht gja tjetër, veçse nji dega e ‘Ballit’, që drejtohet prej Selman Rizës, miku i Safet Butkës…”/  Refleksionet e studiuesit dhe historianit

Nga Uran Butka

Memorie.al / Kur kisha shansin të takoja profesor Selman Rizën, apo të lexoja punimet e tij më të rëndësishme në fushe të shqipes, më mundonte ngaherë brenda vetes pyetja: Kur e pati ai atë mundësi kohore dhe atë qetësi të domosdoshme, për të krijuar veprën e tij, ndërkohë që gati gjithë jetën, ka qenë i privuar lirie: i internuar, i burgosur dhe i përndjekur politik?! Sepse “pauzat” jetësore, kur ka marrë frymë lirisht, kanë qenë aq të pakta, aq të shkurtra e të tensionuara, sa të duket paradoksale dhe e pabesueshme, që gjatë asaj kohe të jetë realizuar një vepër shkencore, me vlera të shquara albanologjike.

Shpjegimi:

Kjo vepër është produkt i një gjenialiteti dhe njëherësh, i një pune jashtëzakonisht intensive, në momentet relativisht të qeta të jetës së tij; është rezultante e një misioni e paracaktuar që ai vetë e kish ndier dhe kuptuar e gjithsesi, këmbëngulte ta arrinte.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Mendoj që është ky shkaku që Selman Riza i vogël, i ri apo i moshuar, përpiqej të fitonte kohë, luftonte që të mos humbte asnjë çast nga jeta e tij, tmerrësisht mizore. Kështu, qysh në moshën 13 vjeçare, kapërceu kufirin shqiptaro-jugosllav dhe brenda gjashtë vjetësh, mbaroi shkëlqyeshëm 9 klasat e Liceut të Korçës.

Brenda tre vjetësh, kreu në Francë dy fakultete njëherësh, atë të Letërsisë dhe të Drejtësisë. Përvetësoi rrufeshëm gjuhët kryesore të Perëndimit e të Lindjes. Studioi në mënyrë kritike e rroku tërë përvojën e vendit dhe atë të huaj në lëmë të shqipes.
Nxitonte të fitonte kohë e të materializonte atë.

Nxitonte…! Por armiqtë e tij, që ishin dhe armiqtë e Shqipërisë, ia prisnin rrugën, ia këpusnin fillin e veprës dhe ia rrezikonin jetën. Për këtë, bëhej shkak vetë veprimtaria e Selman Rizës.

Se puna e tij si shkencëtar, nuk u nda asnjëherë nga ajo e luftëtarit të lirisë dhe e misionarit të çështjes sonë kombëtare. E priti me indinjatë pushtimin fashist të Shqipërisë dhe bashkë me profesorë të tjerë të Liceut të Korcës, organizuan protesta e demonstrata me studentët. Për këtë, e transferuan (internuan) nga Korça në Ventotene të Italisë. Duçja dhe fashistët ishin armiqtë e parë të mëdhenj me të cilët u ndesh Selman Riza.

Në vitin 1942-1943, veproi haptazi në Kosovë si përfaqësues i inteligjencies shqiptare, në luftë kundër fashizmit dhe kundër rikthimit të pushtimit serb në Kosovë. Në dhjetor të vitit 1943, botoi një trakt me një përmbajtje programatike, që mund të quhet Manifest i Irredentizmit dhe i luftës për bashkimin e shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjerë nën Jugosllavi, me popullin e me shtetin shqiptar.

Është kjo arsyeja që Selman Riza, përshëndeti “Dekalogun” e Ballit Kombëtar, si një program ku çështja e Kosovës dhe e bashkimit kombëtar, zinte vendin kryesore. I angazhuar tërësisht në çështjen kosovare, ai përgatiti për botim një punim prej 2000 faqesh, me titullin; “Dokumentar i kundërtezës Shqiptare”, për të rrëzuar tezën serbomadhe rreth çështjes nacionale në Kosovë. Ndërkohë shihte dritën e botimit në Tiranë, vepra e parë e mirënjohur; “Tri monografina albanologjike”.

Por çështja kosovare u tradhtua poshtërisht nga udhëheqësit e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Kosmetit, vegla të Partisë Komuniste Jugosllave. “Vendin e ‘Ballit’ këtu te ne, – informon Komiteti Krahinor i Kosmetit, Komitetin Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, – po e zë irredentizmi që s’asht gja tjetër, veçse nji dega e ‘Ballit’. Iredentizmi drejtohet këtu prej Selman Rizës, mikut e shokut të Safet Butkës.

Këta kanë botue dhe një fare brochure, ku kallzojnë karakterin e cilësitë e tyne si edhe rrugën qi do të ndjekin.

Në broshure direkt nuk na atakojnë, por lënë me kuptue, se do të na atakojnë edhe me shkrim, mbasi me gojë, s’ka pushue se atakuemi, po të thuesh qysh se Selman Riza, ka ardhë në Kosovë. Të fala shoqnore komuniste – Për Komitetin Krahinor të Partisë Komuniste Jugosllave, për Kosovë e Dukagjin – Blini 9.2.1944”.

Është më se i qartë dhe i dokumentuar bashkëpunimi ndërmjet Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste të Kosovës, me udhëheqësit e Partisë Komuniste Shqiptare, për të goditur nacionalizmin shqiptar dhe figurat e shquara të tij në të dy anët e kufirit, sidomos Selman Rizën, i cili luftonte në frontin më të vështirë. Do të shtoj edhe një element tjetër kuptimplotë.

Kur Safet Butka u vetëflijua për të ndaluar vëllavrasjen pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, e shoqja e tij gjeti në xhepin e brendshëm të xhaketës së tij të përgjakur, të vetmen gjë: fotografinë e Selman Rizës!

Në një dokument të arkivit të shtetit, (dt. 10.05.1944, fondi 35, Dosja 138), që përmban një mesazh të Mid’hat Frashërit drejtuar Dhimitër Fallos për një projekt-marrëveshje me të djathtën greke, për t’i bërë ballë rrezikut komunist që kërcënonte të dy vendet, Selman Riza figuronte si përfaqësues i Kosovës.

Ajo që e lidhte nacionalistin Selman Riza me këtë angazhim, si përfaqësues i Kosovës, ishte kërkesa e të djathtës shqiptare që pala greke të mbështeste rivendikimet e drejta shqiptare për Kosovën dhe anën e Dibrës. Që t’i shpëtonte ndjekjes se egër në Kosovë, ai u kthye në Tiranë. Banoj në shtëpinë tonë atë kohë. Nuk vonoi dhe erdhën për ta arrestuar me urdhër të Koci Xoxes dhe po me urdhër të tij e nisën për në Jugosllavi.

Kështu shkëmbehej ndërmjet bashkëpunëtoresh malli “tru” dhe vritej kultura e kombit. Kështu e kishin më të lehtë injorantët e xhahilët komunistë, si Enver Hoxha, Koci Xoxe, Kristo Themelko (“Shulja”) si edhe padronët e tyre të Beogradit, që të përjetësonin pushtetin e tyre, pushtimin e Kosovës e të trojeve të tjera shqiptare.

Në këtë rrugë, Selman Riza ishte armiku nr. 1 i tyre. Ndaj e nisën për në Jugosllavi dhe e kthyen përsëri në burgun e Tiranës, ku e torturuan për 3 vjet me radhë. Në janar të vitit 1948, Enver Hoxha ia dorëzoi përsëri Selman Rizën Jugosllavisë. U burgos në Prishtinë deri më 1951. Do të vdiste aty, po të mos ishte sëmurur nga skorbuti dhe, pothuajse pa shpresa, kockë e lëkurë e nxorën nga burgu për ta internuar në Sarajevë. Po Selman Riza mbijetoi.

Në dhjetor të vitit 1955, pala jugosllave i kërkoi të bënte nënshtetësinë jugosllave, por ai nuk pranoi. Këmbënguli të kthehej në Shqipëri, ku kishte familjen, të cilën regjimi komunist e kishin përndjekur nga Tirana dhe e kishin
internuar në Sukth. Selman Riza u kthye nga Kosova në Tiranë, ndërsa familja e tij, u bashkua me të në një dhomëz përdhese tiranase, pas kaq vitesh ndarjeje e vuajtjeje.

Profesorin s’e kishin lënë të bashkëjetonte me gruan e tij e dy fëmijët e vegjël, as në kohën e okupacionit fashist e
nazist, as në atë komunist. Si punonjës shkencor në Institutin e Historisë e Gjuhësisë, Selman Riza shkroi punimet më të rëndësishme, që u përmblodhën nga studiuesit kosovarë, në botimin “Studime albanistike I” në Prishtinë, 1979.

Me rastin e 70 vjetorit të lindjes së autorit. Në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, të reprezaljeve e të vrasjeve masive të ushtruara nga qeveria jugosllave në Kosovë, studiuesit kosovarë kanë arritur të botojnë edhe dy volumet e para të veprës së plotë të Selman Rizës. Ndërkohë në dorëshkrim, “Sistemi foljor i shqipes”.

Selmani ishte shkencëtar skrupuloz, por edhe bashkëbisedues eksigjent. Sa herë që bisedoja me të, kisha kujdesin që t’i zgjidhja fjalët, jo vetëm që të ishin të burimit të shqipes, por edhe të ishin në funksion të përdorimit të saktë, semantik e gramatikor. Sepse profesori të ndiqte dhe të korrigjonte. Këtë e bënte dhe me Sabirenë, gruan e tij të mrekullueshme, e bënte dhe me mysafirët e afërm.

Më kujtohet kur një Vit të ri i dërgova nga fshati Verri i Fierit, ku isha mësues, një kartolinë, ku ndër të tjera i uroja suksese në punën e tij fisnike. Ai iu përgjigj urimit tim me ngrohtësi, por nuk harroi të më ndëshkonte kësisoj: “Puna që paguhet, nuk mund të quhet fisnike”.

Punimet e shquara të Selman Rizës, si “Nyjet e shqipes”, “Pronorët e shqipes” etj., zgjuan zilinë dhe mërinë e të paaftëve, karrieristëve të institutit, të cilët e gjenin përfaqësimin më të plotë te drejtori, Androkli Kostallari.

Këto vepra dhe kritika e drejtpërdrejtë, rigorozisht shkencore, lufta kryengritëse kundër diktatit nga lart, papajtueshmëria me padrejtësinë, oportunitetin, diletantizmin, politizimin e ideologjizimin e gjuhës e të kritikës gjuhësore, etj., u bënin hije, irritonin e cënonin “Perënditë shterpë të Olimpit” komunist shqiptar, bile dhe vetë “Zeusin” e ndërkryer, që në shkretëtirën shpirtërore ku jetonte, kishte etje, etje të ethshme e kriminale, për lavdi.

Ata projektuan kryqëzimin e egër të Selman Rizës, që u realizua nga veglat e tyre të zellshme e arriviste, si Fadil Paçrami e Androkli Kostallari. U rihap dosja e S. Rizës. U rishpall lufta kundër tij. Tirani i vogël, por i paskrupullt, A. Kostallari, e drejtoi kryqëzatën kundër personalitetit të pambrojtur të Selman Rizës, me parullën e turpshme të tipit fashist; “t’i presim kokën S. Rizës!”

Mandej, mbledhjet e stërzgjatura, të manipuluara – në fakt, gjyqe të tipit të inkuizicionit dhe, më në fund, dëbimi i dhunshëm nga qendra për në provincë, në stilin kinez të Revolucionit Kulturor, Selman Riza u internua në Berat, u mënjanua nga puna shkencore, u izolua e u përndoq. Shkencëtari përfundoi ciceron në Muzeun e Beratit, i survejuar dhe i ndjekur këmbë këmbës nga Sigurimi i Shtetit – Nuk u lejua më të botohej asgjë nga Selman Riza.

Vitet e fundit, profesor Selman Rizën e rrethoi heshtja dhe e mundoi sëmundja e rëndë. Pashallarët e kuq, të dehur nga deliri i madhështisë e, i komfortit modern, ata që për një trill kozmetik, dilnin sa herë të donin jashtë shtetit, nuk u kujtuan për Selman Rizënm që vuante e s’gjente dot shërim.

Askush nga ata nuk u kujtua që të botohej vepra e S. Rizës, një trashëgim aq i vlefshëm në fushën e kulturës sonë kombëtare. (Këtë e bënë vëllezërit kosovarë, në kushtet e rënda të pushtetit serb). Askush nga ata s’u kujtua për atë; as kur ishte gjallë, e as kur vdiq.

Bile, as drejtori i Institutit të Gjuhësisë e Letërsisë A. Kostallari nuk denjoi të vinte në ceremoninë e varrimit. Askush nga instituti nuk tha, qoftë edhe një fjalë, mbi varrin e mjeshtërit të madh të gjuhësisë shqiptare. Po folën e qanë zemrat e mijëra shqiptarëve, që e përcollën me nderim profesorin në banesën e fundit. Foli vetë pavdekësia. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 06 Maj 2024

Next Post

“Berberi nga Durrësi, Drago Dh., me dy punëtorë të Ndërmarrjes së Peshkimit, bënë synet 23 fëmijë, në Karpen e Bago të Kavajës, ku fituan 2.310 lekë...”/ Raporti i Feçor Shehut ,për Komitetin Qendror, në ’74-ën

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Më dënuan me burg politik, se refuzova të shkoja një natë në shtratin e Operativit të Sigurimit, mikut të ngushtë të Feçor Shehut…”/ Dëshmia e tragjike e ish-mësueses bukuroshe nga Tropoja

“Berberi nga Durrësi, Drago Dh., me dy punëtorë të Ndërmarrjes së Peshkimit, bënë synet 23 fëmijë, në Karpen e Bago të Kavajës, ku fituan 2.310 lekë...”/ Raporti i Feçor Shehut ,për Komitetin Qendror, në ’74-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!