• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, March 25, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Vëllai im, i diplomuar në “Voroshillov”, nga gjeneralët më të talentuar dhe heronjtë e Luftës, Enveri e la në një kasolle qeni dhe të hapte kanale…”/ Historia tragjike e ushtarakut të famshëm

“Enveri e goditi që në Kongresin e Parë, duke kujtuar se Nexhipi dhe Tahir Kadare, kishin nxitur gjeneral-Gjin Markun, të fliste kundër…”/ Dëshmia e vëllait të gjeneral-major, Vinçanit

10
Shares
3.9k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/publikon historinë e panjohur të gjeneral-major Nexhip Vinçanit me origjinë nga fshati prej nga kanë trashëguar mbiemrin, njëri prej ushtarakëve madhorë më të përgatitur që kishte Ushtria Shqiptare, i cili pasi kishte kryer Shkollën Ushtarake Mbretërore të Plotësimit të Oficerëve gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut dhe gjimnazin klasik të qytetin e Shkodrës, në 39-ën, shkoi në Itali pranë Fakultetit të Drejtësisë në Romë, ku në 1941-in u përjashtua për aktivitetin e tij antifashist dhe u detyrua që të kthehej në Shqipëri. Angazhimi i tij në Lëvizjen Antifashiste në Qarkun e Korçës së bashku edhe me katër vëllezërit e tij (Aliun, Skënderi dhe Nexhipi, Saliun), ku si rezultat i përgatitjes së tij të lartë si ushtarak dhe aftësive që ai tregoi në shumë luftime, u emërua si komandant i Shtabit partizan të Qarkut të Korçës, komandant i Brigadës së IV-të Sulmuese dhe zv/komandant Operacioni në luftimet për çlirimin e Tiranës që drejtohej nga Mehmet Shehu.

Dëshmitë e të vëllait të tij, kolonel Skënder Vinçanit, ish-Shef i Policisë së Degës së Punëve të Brendshme të Qarkut të Shkodrës), lidhur me karrierën ushtarake të Nexhipit pas mbarimit të Luftës, ku pasi u emërua komandant i Divizionit të Peshkopisë dhe atij të Korçës, në 45-ën u dërgua për studime në Bashkimin Sovjetik, duke u diplomuar në Akademinë Ushtarake “Voroshillov” të Moskës, dhe në ‘48-ën u kthye në Shqipëri, ku u emërua Drejtor i Drejtorisë Operative në Ministrinë e Mbrojtjes e zv / Shef i Shtatmadhorisë të Ushtrisë, dhe në “Provokacionet e gushtit 1949”, u dërgua në front, ku drejtoi luftimet së bashku me gjeneral-major Mehmet Shehun dhe kolonel Skënder Malindin.

Konflikti i gjeneral-major Nexhip Vinçanit me Enver Hoxhën që në Kongresin e Parë të Partisë Komuniste në vitin 1949, ku Enveri filloi goditjen ndaj tij, duke kujtuar se ai dhe gjeneral Tahir Kadare, kishin nxitur gjeneral Gjin Markun që të fliste kundër Koci Xoxe në mënyrë që Koci të bënte bashkëfajtor edhe Enverin, për të gjitha krimet që ishin bërë deri në atë kohë nga Ministria e Brendshme nën drejtimin e PKSH-së., gjë e cila bëri që ndaj tij të fillonte “gjuetia e shtrigave” për ta degraduar më pas, duke e larguar nga Ushtria dhe për ta emëruar si drejtor i një ndërmarrje ndërtimesh në rrethin e Fierit, ku jetonte i vetëm në një kasolle, pasi prej intrigave të Sigurimit të Shtetit, ishte detyruar që të ndahej nga bashkëshortja dhe arrestimi i tij në 1957-ën, duke e akuzuar “si armik i popullit” . Arrestimi i dytë i Vinçanit në vitin 1982, ku pas 11 muajsh hetuesie intensive nën tortura që ai të pranonte se Mehmet Shehu kishte qenë poliagjent dhe internimi më pas në një nga fshatrat më të largëta të Gramshit, ku jetoi krejt i vetëm në një kasolle qeni deri në shembjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës, të cilit i kishte shërbyer edhe ai vetë me devocion e idealizëm.

Gjithashtu mund të lexoni

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

“Unë kam rregullar armë zjarri si, çifte pistoleta, etj., dhe kam modifikuar edhe fishekë, por të gjitha këto, i kam bërë pa leverdi ekonomike…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

                                                               Vijon nga numri i kaluar

Akuzohet për komplot ndaj Ballukut

Por Enveri nuk u mjaftua me mos zgjedhjen e Nexhip si anëtar i Komitetit Qendror, sepse më pas në Plenumin e V-të të K.Q. që u mbajt në vitin 1950-të ai e shkarkoi atë nga posti i Zv / Shefit të Shtatmadhorisë dhe ai i kandidatit të Komitetit Qendror. Pas kësaj Nexhipin e çuan Shef të Degës Ushtarake në Elbasan dhe Komandant Divizioni në Tiranë, e më pas si Komandant të Mbrojtjes Bregdetare në Durrës. Në këto detyra ai qëndroi deri në janarin e 1958-ës kur e liruan fare nga Ushtria dhe më pas në fundin e atij viti, e arrestuan. Po cili ishte shkaku i vërtetë i goditjes së Nexhipit dhe si erdhi arrestimi i tij? Lidhur me këtë, i vëllai i tij, kolonel Skënder Vinçani kujtonte: “Për shkarkimin e Nexhipit nga posti i zv / Shefit të Shtatmadhorisë dhe përjashtimin e tij si kandidat i Komitetit Qendror, atëhere u tha se ajo gjë erdhi pas akuzave që iu bënë, ‘sikur ai në bashkëpunim me dy gjeneralët e tjerë Gjin Markun e Tahir Kadare, kishin tentuar që të bënin një komplot për të rrëzuar nga drejtimi, i ministrisë së Mbrojtjes Popullore, gjeneral-leitnant, Beqir Ballukun dhe ta merrnin vetë drejtimin e asaj ministrie. Kjo gjë erdhi pasi gjatë një darke në hotel “Dajti”, Nexhipi e kishte pyetur në kofidencë Mehmet Shehun, në se ishte e vërtetë se ai do të emërohej Shef i Shtatmadhorisë në vend të Ballukut. Kjo pyetje e tija u shfrytëzua nga Enveri për të ngritur akuzën, sikur Nexhipi kishte dashur që të rrëzonte me komplot Ballukun e të merrte vetë nën drejtim Ministrinë e Mbrojtjes. Por shkaku i vërtetë i eliminimit të Nexhipit, nuk kishte të bënte aspak me komplotin ndaj Ballukut, sepse ajo gjë nuk ishte e vërtetë. Nexhipi e kishte mik të ngushtë Ballukun dhe as që e mendonte atë gjë. Enveri e shkarkoi dhe e goditi Nexhipin, vetëm për faktin se në Kongresin e Parë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, e më pas, ai nuk u çua që të kritikonte Gjin Markun, kur ai i kërkoi Koci Xoxes që të thellonte autokritikën e tij. Këtë gjë Balluku ia ka shprehur vetë vëllait tone, Samiut, në vitin 1956-të, kur ai shkoi për ta takuar, pasi u arrestua Nexhipi dhe Kadri Hazbiu na kishte thënë se për atë gjë kishte urdhëruar Beqir Balluku. Ajo gjë nuk ishte e vërtetë sepse urdhri kishte dalë nga Enveri dhe Balluku qau kur e mësoi lajmin e arrestimit të Nexhipit. Enveri kishte pasur kontradikta me Nexhipin që nga periudha e Luftës, gjë e cila konfirmohet edhe nga dëshmia e Dr. Ymer Dishnicës, i cili na ka thënë: ‘Enveri e filloi goditjen ndaj Nexhipit duke e quajtur atë armik të partisë e të popullit për disa arsye. Një nga më kryesoret ishte ajo e xhelozisë, sepse deri në mesin e viteve ’50-të, në të gjithë Qarkun e Korçës, flitej me një simpati të jashtëzakonshme vetëm për Nexhipin dhe aspak për Enverin. Dhe e dyta ishte ajo se unë me Nexhipin ishim shumë të lidhur me njeri tjetrin, gjë e cila e tërbonte fare Enver Hoxhën”.

Arrestimi i gjeneral-major Vinçanit në 1958-ën

Lidhur me arrestimin e gjeneralit të famshëm Nexhip Vinçani, vëllai i tij Skënderi kujton: “Në vitin 1956-të kur u mbajt Konferenca e Tiranës, Enveri donte që ta implikonte dhe Nexhipin me grupin e atyre delegatëve që ngritën probleme kundër udhëheqjes së lartë të PPSH. Ndonëse Nexhipi nuk ishte fare delegate, sepse ai në atë kohë ishte me shërbim në Durrës, me detyrën e Komandantit të Mbrojtjes Bregdetare, gjatë seancave të Konferencës, Enveri iu drejtua kolonel Iljaz Ahmetit, duke i thënë: ‘Pa hë Iljaz, na thuaj çfarë iu thoshte Nexhip Vinçani lidhur me shokët e udhëheqjes’? Iljaz Ahmeti jo vetëm që nuk foli kundër Nexhipit, por përkundrazi ai e mbrojti atë. Atë që Enveri nuk e arriti dot në vitin 1956-të në Konferencën e Tiranës, e zbatoi afro dy vjet më vonë. Kështu në fundin e vitit 1957-të, kur unë isha në detyrën e Shefit të Policisë së Qarkut të Shkodrës, më lajmëruan se më kërkonte urgjent në Tiranë, ministri Kadri Hazbiu. Pasi mora makinën e kryetarit të Degës, gjeneral Hilmi Seitit, u nisa menjëherë sipas urdhrit që më ishte dhënë dhe kur erdha në Ministri, pyeta Teki Kolonecin që asokohe ishte Drejtor i Kufirit, nëse dinte gjë përse më kishin thirrur me aq urgjencë. Ndërkaq akoma pa mbaruar fjalën më kërkuan në zyrën e Ministrit, ku Kadri Hazbiu më priste në këmbë. Pasi u përshëndetëm ai më tha: ‘Skënder, të kam thirrur që të shkosh urgjent në Durrës, sepse sipas urdhrit që ka dalë nga Ministri i Mbrojtjes, ne sot do të arrestojmë vëllanë tënd, Nexhipin, me gjithë gruan e tij Memkën, sepse ajo ka marrë nga dyqani më shumë ushqime se ç’i takonin dhe t’i duhet të jesh aty pasi s’ka kush t’i mbajë katër vajzat e vogla dhe nuk duhet të lëvizësh nga ajo shtëpi pa marrë urdhër nga unë’. Unë u nisa menjëherë për në Durrës dhe kur vajta atje, nuk e gjeta Nexhipin, pasi e kishin arrestuar së bashku me gruan e tij. Për arrestimin e Nexhipit, nuk kishte dhënë urdhër Ministri Balluku, por ajo gjë u bë pas një plani të Kadri Hazbiut, i cili si duket kishte marrë urdhër nga Enver Hoxha, sepse arrestimi i një gjenerali, kurrsesi nuk mund të bëhej pa urdhrin e Komandantit të Përgjithshëm. Plani i Kadri Hazbiut ishte kurdisur në këtë mënyrë: Teksa gruaja e Nexhipit kishte shkuar për të blerë në pazar, shitësja e cila ishte porositur nga Sigurimi i Shtetit, i tha asaj që të blinte disa ushqime më tepër, pasi do të hiqeshin triskat. Kështu ajo i bleu ato dhe më pas u denoncua për abuzim dhe u arrestua. Qëllimi i Sigurimit ishte që ta ndante Nexhipin nga gruaja dhe më pas asaj t’i bënin presion që të fliste dhe akuzonte Nexhipin sipas akuzave që do t’i duheshin atyre. Sigurimi ia arriti synimit që ta ndante Nexhipin nga gruaja, por Memka nuk pranoi kurrë që të fliste kundra burrit të saj, përkundrazi, ajo në hetuesi e mbrojti atë, duke thënë se Nexhipi nuk kishte asnjë faj. Gjatë hetuesisë Nexhipin e kishin pyetur rreth “komplotit” që kishte dashur të bënte për rrëzimin e Ministrit të Mbrojtjes, Beqir Ballukut. Pas një muaji Nexhipin e gruan e tij i liruan nga hetuesia dhe Nexhipin e larguan nga Tirana dhe e dërguan në Fier, duke e lënë që të banonte i vetëm në një kasolle, pasi e detyruan që të ndahej nga gruaja”.

Arrestimi i dytë në ‘82-in dhe torturat në hetuesi

“Ndonëse Nexhipi konsiderohej si një nga ushtarakët më të talentuar që nga periudha e Luftës, atë e çmobilizuan dhe e lanë për shumë vjet fushave të Myzeqesë, duke u marrë me hapjen e kanaleve bonifikuese. Aty ai punoi deri sa doli në pension dhe gjatë asaj kohe survejohej rregullisht nga Sigurimi i Shtetit. Ndonëse ai kishte qenë një ndër kuadrot kryesorë të Luftës, nuk iu dha asnjëherë pensioni prej 100 lekësh që përfitonin ish-partizanët. Arrestimi i dytë i Nexhipit ndodhi në vitin 1982, pak kohë pas vrasjes së Mehmet Shehut dhe kjo gjë u bë me qëllim që gjatë hetuesisë, Nexhipi të pranonte që kryeministri Shehu kishte qenë poli-agjent. Kështu pas dhjetorit të 1981-it, atë e ndiqnin në çdo hap dhe kur erdhi tek unë në Tiranë, një njeri i që e njihte, e lajmëroi se po e ndiqte Sigurimi për ta arrestuar, sepse në Lushnje ku banonte vajza e tij, e kishin rrethuar shtëpinë me policë. Dhe ashtu ndodhi vërtet. Nexhipin e arrestuan në shtëpinë e tij në qytetin e Fierit, ku hetuesi Shkëlzen Bajraktari, shkoi me një numër të madh policësh, hetuesish e oficerësh të Sigurimit dhe me qëllim që të bënin bujë e zhurmë të madhe, atë e arrestuan në mënyrë demonstrative, në sy të gjithë banorëve të lagjes. Hetuesi Shkëlzen Bajraktari. pasi hyri me forcë në shtëpinë e tij, i bërtiti duke e quajtur: ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’. Nexhipin e mbajtën për 11 muaj në hetuesi, duke e akuzuar për ‘agjitacion e propagandë’, ku i bënë torturat më ç’njerëzore, saqë disa herë u detyruan që ta shtronin në spitalin e burgut në Tiranë, për ta kuruar nga të rrahurat. Hetuesit e pyesnin se përse kishte thënë se: qevria shqiptare nuk kishte bërë asgjë për Kosovën dhe çfarë lidhje kishte pasur me agjentin Mehmet Shehu dhe bandën e Xhevdet Mustafës, që asokohe kishte zbarkuar në zonën përreth Fierit. Po kështu atë e akuzonin si ‘agjent të anglezëve’ pasi gjatë kontrollit që i bënë shtëpisë tij, i gjetën një fotografi ku ai kishte dalë me disa ushtarakë të Misionit Britanik, gjatë kohës së Luftës. Nexhipi filloi të tallej me hetuesit, duke i’u thënë se: ishte agjent i anglezëve, italianëve, francezëve dhe deri i japonezëve. Nga kjo gjë hetuesit u bënë si të tërbuar dhe e torturuan aq shumë, sa ai gati iu ngeli në dorë dhe u përmend vetëm kur e çuan në spitalin e burgut në Tiranë. Gjatë asaj kohe që e mbajtën në hetuesi, Sigurimi i Shtetit kërkoi dhe pyeti në disa rrethe me dhjetëra persona, që të pranonin t’i dilnin atij si dëshmitarë. Vetëm në Fier, Sigurimi pyeti mbi 60 persona. Po kështu hetuesit dhe Sigurimi i Shtetit vajtën edhe në burgun e Burrelit, ku vuante dënimin shoku më i ngushtë i Nexhipit, ish-gjenerali Gjin Marku, dhe i kërkuan atij të fliste për Nexhipin. Sapo i filluan pyetjet, Gjin Marku e kuptoi se e kishin arrestuar edhe Nexhipin e iu tha: ‘Turp të keni ju dhe ata që iu kanë dërguar, sepse Nexhip Vinçani është njeriu më i pastër’. Pas kësaj Gjinin e rrahën aq shumë, saqë ai nuk u ngrit për një kohë të gjatë nga dysheku. Mbas 11 muajsh hetuesie, nga që nuk gjetën dot dëshmitarë për ta dënuar, Sigurimi u detyrua që ta lironte Nexhipin, duke i komunikuar sikur kishte përfituar nga një amnisti, gjë që nuk ishte aspak e vërtetë”.

Internohet 5 vjet në Gramsh ku jetonte në një kasolle

Ditën që e liruan nga hetuesia e Fierit, Nexhipit që i kishte kaluar të shtatëdhjetat, i komunikuan internimin për në fshatin Grabovë të Gramshit, pasi më parë i kishin internuar dhe gruan e dytë në fshatin Shtyllas të Korçës. Fshati Grabovë ishte 8 orë larg Gramshit dhe atë e caktuan të banonte në një kolibe që rojet e kooperativës e kishin përdorur për të mbajtur qenin. Ajo kolibe ishte aq ngushtë, saqë nuk nxinte dot as dhe një krevat për të fjetur dhe i gjithë shiu i binte brenda. Ai jetoi aty krejt i vetëm në kushte ç’njerëzore për pesë vjet me radhë, deri në 1988-ën, duke e mbajtur frymën gjallë me ndonjë gjë që i falnin fshatarët, që iu binte rruga andej. Nexhipi paraqitej çdo ditë në zyrat e Këshillit Popullor dhe nuk e lejonin që të shkonte as për tu vizituar në qytetin e Gramshit. Njëherë që e lejuan pas tre muajsh lutje, porsa e panë në qytet, e urdhëruan që të nisej menjëherë në fshat, pasi aty do të vinte për vizitë një shok i udhëheqjes nga Tirana. Ai u nis në këmbë në atë të ftohtë dhe gjatë rrugës natën e hëngrën qentë e fshatarëve. Nga që nuk u kthye dot atë natë në shtëpinë e tij, Këshilli Popullor i fshatit kujtoi se ai ishte arratisur dhe u dha kushtrimi duke u ngritur në alarm të gjitha çetat vullnetare të fshatrave përreth”, kujtonte Skënderi vuajtjet dhe peripecitë e pafundme të vëllait të tij, gjeneralit të famshëm Nexhip Vinçani, i konsideruar si një nga heronjtë e Luftës Antifashiste në Shqipëri, i cili ndërroi jetë në 6 mars të vitit 1997, në qytetin e Tiranës, nga ku Enver Hoxha e kishte larguar që para 40 viteve, duke e akuzuar si “armik të partisë e të popullit”./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share10TweetPinSendShareSend

Previous Post

“Ambasadorit jugosllav, Milatoviç, i thashë; pse s’na tregoni ç’ka thënë tjetër Nako Spiro kundër meje dhe kush…”/ Raporti i Enverit në Byro në ’56-ën, për takimin që se tregoi të gjithin

Next Post

“U diplomova me medalje ari në Akademinë e Leningradit, por në Tiranë ngjisja poçet e thyera dhe punëtor në prodhim, pasi gruaja ime ruse…”/ Dëshmia e mjeshtrit të skulpturës

Artikuj të ngjashëm

“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
Personazh

“Unë kam rregullar armë zjarri si, çifte pistoleta, etj., dhe kam modifikuar edhe fishekë, por të gjitha këto, i kam bërë pa leverdi ekonomike…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
“Xhaviti thotë se; unë i kam shkruar vetëm udhëheqësit kryesor të Partisë, duke i thënë të mos krekoset si gjel, pasi…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, në ’81-in
Personazh

“Babai im, u arrestua për vrasjen e Bardhok Bibës, por në korrik 1950, ai theu burgun e Rrëshenit dhe u arratis më pas në Jugosllavi, me vëllanë tim, Gjonin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë, 1972

March 21, 2023
“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin,  kryeinxhinierin e Naftës

“Todi Lubonja shprehet se hetuesi i tij i ka thënë: koka nuk do të mbetet mbi supe po s’i pranove këto, ose do të varim dhe…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, tetor ‘76
Personazh

“Kur shau udhëheqjen e Partisë, unë i thashë; ti Gjet Kadeli, je armik i betuar, ndërsa Kujtim Prushi, shtoi se do ta denonconte në Degën e Brendshme dhe…”/ Raporti me dëshminë e Fran Gjon Gjinaj, Mamurras, 1972

March 20, 2023
Next Post
“U diplomova me medalje ari në Akademinë e Leningradit, por në Tiranë ngjisja poçet e thyera dhe punëtor në prodhim, pasi gruaja ime ruse…”/ Dëshmia e mjeshtrit të skulpturës

“U diplomova me medalje ari në Akademinë e Leningradit, por në Tiranë ngjisja poçet e thyera dhe punëtor në prodhim, pasi gruaja ime ruse…”/ Dëshmia e mjeshtrit të skulpturës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!