• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, May 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kerenxhi, Mitrojorgji e Koleci, kanë urdhëruar arrestime, tortura, burgosje dhe vrasje të paligjshme, prandaj t’u jepet vërejtje në biografi…”/ Dënimi i krerëve të Sigurimit, vartësve të Koci Xoxes, në ’49-ën

Dëshmia e ish-zv/ministrit të Brendshëm: “Kur u vra Nako Spiro, ne qanim, kurse Nesti Kerenxhi, fishkëllente.…”! / Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ’49, ku ish-krerët e Ministrisë, akuzonin njeri-tjetrin
“Ramiz Alia la në mes vitin e dytë në gjimnazin e Tiranës dhe në luftë ishte i panjohur…”/ Dëshmia e rrallë e ish-zëvëndësit të Koci Xoxes
Dëshmia e ish-zv/ministrit të Brendshëm: “Kur u vra Nako Spiro, ne qanim, kurse Nesti Kerenxhi, fishkëllente.…”! / Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ’49, ku ish-krerët e Ministrisë, akuzonin njeri-tjetrin
“Nesti Kerenxhi si ministër i Brendshëm, lejoi të survejoheshin anëtarët e Partisë, si në Shkodër dhe Berat, ku shefat e Sigurimit, shkonin dhe…”/ Akuzat e Enverit në ‘48-ën në Korçë
Relacioni i Drejtori të Sigurimit: “Konferencerja e Estradës dhe solistja e Ansamblit, janë aventuriere, bëjnë jetë të ç’thurur, tentuan arratisjen dhe…”/ Letra për Liri Belishovën në 1959-ën

Dashnor Kaloçi

Pjesa e pestë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin viteve 1945-1949, ku ndodhen disa raporte, informacione, relacione, njoftime, vendime, etj., të Komitetit të Partisë së Qarkut të Tiranës, të firmosura nga sekretarja e parë, Fiqret Shehu, dërguar Komitetit Qendror të PPSh-së, lidhur me propozimet e bëra në mbledhjet e organizatës bazë së partisë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, ku pasi u analizua “veprimtaria trockiste dhe armiqësore” e drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si: Koci Xoxe, Nesti Kerenxhi, Vaskë Koleci, Vango Mitrojorgji, Mihallaq Ziçishti dhe Myftar Tare, u dhanë motivacionet përkatëse për masat e marra dhe dënimet ndaj tyre.

Raport-informacioni i hartuar nga Fiqret Shehu, lidhur me mbledhjet e organizatës bazë të partisë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, ku diskutuan kuadrot më të lartë të të tij, si: Vaskë Koleci, Angji Faber, Nesti Kerenxhi, Vango Mitrojorgji, Siri Çarçani, Lefter Lakrori, Paskal Andoni, Isa Agoviku, Zymer Jerina, Nesti Kopali, Thoma Vangjeli, Strati Papa, Ali Kubati, Myftar Tare, Beqir Ndou, Uran Avdiu, Asllan Zyka, Mit’hat Bushati, Muharrem Lila, Skënder Konica, Pilo Shanto, Jani Naska, Petrit Arbana, Thoma Vangjeli, Zoi Shkurti, Vangjel Pecani, Dhosi Progri, Mihallaq Ziçishti, Sadik Bocaj, Sali Ormëni, etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

Dokumenti me relacionin e hartuar nga sekretarja e Komitetit të Partisë së Tiranës, Fiqret Shehu, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me propozimet që ishin bërë nga ana e organizatës bazë të partisë të Drejtorisë, së Sigurimit të Shtetit, për masat e marra ndaj drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Brendshme, si: Vaskë Koleci, Vango Mitrojorgji, Myftar Tare dhe Nesti Kerenxhi, të akuzuar për “veprimtari trockiste dhe armiqësore”

                                                Vijon nga numri i kaluar

Dokumenti me relacionin e hartuar nga Drejtoria e Organizim-Inspektimit e Komitetit Qendror të PPSH-së, Liri Belishova,  lidhur me propozimet që ishin bërë nga ana e organizatës bazë të partisë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, për masat e marra ndaj drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Brendshme

PARTIA E PUNËS SË SHQIPËRISË                                              Tiranë, më 1949

KOMITETI QENDROR

Drejtoria e Organizim – Inspektimit

Nr.

Komitetit të P.P.SH. Qytetit

                                                  T i r a n ë

Në lidhje me tuajën Nr.7/592 dt. 25/III/949

Komiteti Qendror i P.P.SH.-së, mbasi morri në shqyrtim propozimet e organizatës bazë të Drejtorisë Sigurimit Nr.1, dhe vendimet t’uaja për masat që duhen marrë karshi shokëve: Vaskë Koleci, Vangjo Mitrojorgji, Myftar Tare dhe Nesti Kerenxhi, aprovon këto masa:

1) Vaskë Koleci Të përjashtohet nga Partia, për këto arsye: Ky ka qenë një nga aktivistët kryesorë të grupit trockist në Partinë tonë, ka zbatuar me koshiencë politikën trockiste dhe me përgjegjësinë e Nd/ministrit, ishte mbështetja kryesore e tradhtarit, Koci Xoxe, në sektorin e Sigurimit të Shtetit. Për punën armiqësore trockiste në Sigurim, ky ka qenë i predispozuar dhe proto-tip.

Me urdhrin e tij, anëtarët e Partisë dhe veçanërisht udhëheqësit e Partisë dhe të shtetit, si: shokët Mehmet Shehu, Bedri Spahiu, Spiro Koleka etj., janë vënë nën kontrollin policor të organeve të Sigurimit. Ka punuar që shoku Nako Spiro, ta nxjerrë si agjent të S.B.S. dhe ka kontrolluar postën e komandantit.

Me urdhër të tij, janë kryer arrestime, dënime, torturime, dhe vrasje të padrejta e të paligjshme. Ka bashkëpunuar ngushtësisht me spiunët e UDB-së dhe u ka dorëzuar dokumente të rëndësishme të Sigurimit të Shtetit.

Ka shfaqur frymë të theksuar anti-sovjetike, ka përbuzur dhe ka abuzuar në mënyrë trockiste, eksperiencën, si dhe njerëzit sovjetik, për të cilët ka dhënë udhëzime që të survejohen nga organet e Sigurimit.

2) Vangjo Mitrojorgji. Të përjashtohet nga partia për këto arsye: Ka qenë një nga anëtarët më aktivë të grupit trockist të Partisë t’onë. Ka qenë shefi i Seksionit më të rëndësishëm në Drejtorinë e Sigurimit, ku ka vepruar me koshinecë dhe ka qenë i predispozuar për zbatimin e politikës trockiste të tradhtarit Koci Xoxe.

Ka urdhëruar për arrestime, survejime, dhe torturime të padrejta dhe të paligjshme. Ka bashkëpunuar me agjentin e OZNA-s, Safet Filipoviç, të cilit, i ka dhënë të gjitha sekretet e vendit tonë.

Ka shfaqur frymë të theksuar anti-sovjetike, ka dhënë urdhër në Kuçovë, që të ruhen sekretet nga sovjetikët dhe ka përbuzur njerëzit dhe eksperiencën sovjetike. Për këtë, është kthyer nga Moska, ka bashkëpunuar me Vaskë Kolecin, për hartimin e raportit, anti-sovjetik prej 50 faqesh.

3) Myftare Tare. Të ndëshkohet me “vërejtje me shkrim në biografi”, për këto arsye: Ka qenë shumë i predispozuar për t’u shërbyer verbalisht dhe ka bashkëpunuar me Koci Xoxen, Vaskë Kolecin dhe me Nesti Kerenxhin.

Ka qenë një nga kuadrot e konsideruara në Drejtorinë e Sigurimit. Sjelljet e tij nuk kanë qenë të mira, ka bërë intriga dhe akuza të pavend, megjithëse sektori i tij, nuk kish të bënte me metodat trockiste. Ka biseduar me agjentin e OZNA-s, Safet Filipovic, të ciloit i ka dhënë sekretet shteti. Këto gabime, ky nuk i ka realizuar mirë.

4) Nesti Kerenxhi. Të ndëshkohet me “vërejtje me shkrim në biografi”, për këto arsye: Ka ndihmuar në ngritjen e Sigurimit të Shtetit, mbi baza trockiste, ka bashkëpunuar me agjentët trockistë jugosllave dhe u ka dhënë sekretet e shtetit.

Ka bashkëpunuar me tradhtarin Koci Xoxe, si dhe ka zbatuar me ndërgjegje urdhrat e tij, ka survejuar shokët: Bedri Spahiu, Mehmet Shehu e Nako Spiro dhe ka pasur dijeni për kontrollin e letrave të komandantit. Ka nënvleftësuar eksperiencën e Bashkimit Sovjetik dhe ka urdhëruar vrasje të paligjshme.

Por meqenëse ka realizuar shpejt një pjesë të gabimeve të tij, ka ndihmuar dendur Partinë për zbulimin e tyre, puna e tij jashtë shtetit është çmuar nga Partia, dhe meqenëse ka bërë një autokritikë deri diku të plotë, e serioze, në organizatën bazë të Sigurimit, që jep shpresa përmirësimi, merret vetëm kjo masë ndëshkimore karshi tij.

Drejtorja e Organizim – Inspektimit

                              Liri Belishova

Dokumenti me relacionin e hartuar nga sekretari i Komitetit Qendror të PPSh-së për Kuadrot, Tuk Jakova, dërguar Komitetit të Partisë së rrethit të Durrësit, lidhur me masat e marra ndaj grupit trockist të Koci Xoxes, me në krye: Nesti Kernxhin, Vango Mitrojorgjin, Vaskë Kolecin e Myftar Taren

PARTIA E PUNËS SË SHQIPËRISË                                         Tiranë, më 21/7/1949

KOMITETI QENDROR

Nr. 1279

                 Komitetit të P.P.SH. rrethit

                                                  D u rr ë s

K.Q. i PPSH-së, mbasi mori në shqyrtim propozimin e organizatës bazë të Drejtorisë së Sigurimit Nr. 1 dhe vendimin e PPSH-së, për Kryetarin e Tiranës dhe duke marrë parasysh zhvillimin e gjyqit kundër grupit trockist të Koci Xoxes, aprovoi këto masa për, Nesti Kerenxhin: Të ndëshkohet me vërejtje me shënim në biografi, për këto arsye:

1) Si ndihmës ministër i Brendshëm, ka përgjegjësinë e tij për punën e gabuar që është bërë në Sigurimin e Shtetit. Ka nënvleftësuar eksperiencën e BS-së dhe si Nd/ministër i Brendshëm, ka punuar për ngritjen e Sigurimit të Shtetit, në baza trockiste. Gjithashtu, ka pasur dijeni për kontrollin e letrave të komandantit.

Por me gjithë gabimet e rënda të bëra nga ana e tij, Partia i jep dorën Nesti Kerenxhit, i cili ka bërë një autokritikë deri diku të plotë dhe serioze, dhe jep shpresa përmirësimi.

Ja komunikoni të lartpërmendurit. Memorie.al

                        Komitetin Qendror të PPSh-së

                           Sekretari për Kuadrot

                                 Tuk Jakova

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Rrethi miqësor i familjes Taylor, erdhi në Rochetaillèe, në jug të Francës, për të dëshmuar dashurinë për vajzën nga Shqipëria...”/ Historia e panjohur e “Doruntinës” nga fshatrat e Lushnjes

Next Post

“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si ekonomist, diplomat, jurist, politikan, ministër, etj., deri…” / Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit

Artikuj të ngjashëm

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972
Dossier

May 18, 2025
“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës
Dossier

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

May 18, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Dossier

“Për arsye se në tetor 1971, u arratis jashtë shtetit, në Greqi, pjesëtari i familjes së tyre, Besnik Aliko, komisioni vendosi të internojë në katundin Fushë-bardhë të Gjirokastrës…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 19, 2025
“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!

“Xhaxhai im, Akile Tasi, pasi qëndroi për 30 vite te ‘Vatra’ në SHBA-ës, si redaktor i ‘Dielli’-t, u kthye në atdhe ku vuajti 17 vite burg në Burrel dhe vdiq atje, pasi…”/ Historia e trishtë e mikut të Fan Nolit
Dossier

“Deda, i biri i Gjon Markagjonit, lindur në Orosh dhe me banim në sektorin Gjazë të rrethit të Lushnjes, t’i ndalohet qarkullimi në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe…”/ Vendimi i Komisionit të Internim-Dëbimeve, shkurt ‘72

May 19, 2025
Next Post
“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si ekonomist, diplomat, jurist, politikan, ministër, etj., deri…” / Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit

“Rrok Gera, u diplomua në Vjenë dhe shërbeu si ekonomist, diplomat, jurist, politikan, ministër, etj., deri…” / Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!