• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, July 12, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Valentini me gradën e togerit u konfliktua me dy eprorët e tij dhe ata e kishin dënue me disa ditë arresti në shtëpi, kur ishte në Bolonja, nga shkaku i një vajze, pasi…“/ Kujtimet e Lek Pervizit, nga Belgjika

“Partizanët i vunë prangat Valentinit, në sy të gruas italiane, që nuk i pushonin lotët, me të cilën do takohej vetëm pas 46 vitesh në Itali…”/ Dëshmi e trishtë e ish-të burgosurit politik
“Gorizian, bukuroshen italiane elegante, Mehmet Shehu e priti në zyrën e tij në Shkodër dhe kur ajo i tha se kush ishte e përse ndodhej aty, ai u zhyt në kolltuk dhe…”/ Dëshmia e trishtë e Lek Pervizit
“Pas arratisjes së katër të dënuarve, arrestuan Gencin, djalin e gjeneralit dhe e mbyllën në bodrumet e Ministrisë së Brendshme…”/ Dëshmia tronditëse për ngjarjen në kampin e Lekajt të Kavajës
“Gorizian, bukuroshen italiane elegante, Mehmet Shehu e priti në zyrën e tij në Shkodër dhe kur ajo i tha se kush ishte e përse ndodhej aty, ai u zhyt në kolltuk dhe…”/ Dëshmia e trishtë e Lek Pervizit
“Gorizian, bukuroshen italiane elegante, Mehmet Shehu e priti në zyrën e tij në Shkodër dhe kur ajo i tha se kush ishte e përse ndodhej aty, ai u zhyt në kolltuk dhe…”/ Dëshmia e trishtë e Lek Pervizit
“Partizanët i vunë prangat Valentinit, në sy të gruas italiane, që nuk i pushonin lotët, me të cilën do takohej vetëm pas 46 vitesh në Itali…”/ Dëshmi e trishtë e ish-të burgosurit politik

Nga Lek Pervizi

Pjesa e katërt

                                                        ODISEJA E PAFAJSISË

Vёllait tim Valentin, qё pёrballoi

Gjithashtu mund të lexoni

“Thoma D., ish shoku i klasës, një dallkauk i ndyrë që bridhte gjithë kohën pas femrave, edhe në Budapest ku u diplomua, tashmë si kryeinxhinier i ‘21 Dhjetorit, erdhi te kamp-burgu jonë e, kur më pa…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg

47 vjet rresht stuhitё ideologjike tё 

komunizmit, pёr ma tepёr i ndarё

nga grueja, njё Odise e vёrtetё

mes shekullit njёzet.

Memorie.al / Kur merr me hy në Skuraj dhe e kapërcen përruen e Urdhazës, fillon ngjitja malore, nëpër kodrën që quhet e Lekbibajve. Kalon me radhë tre mullijt që njihën si të Gjin Pjetrit, që ngrihën njeni pas tjetrit. Kalon dhe kullën dy katëshe të Ndrec Pjetrit, vëllai ma vogël i Gjinit e pastaj, ndesh në një brez shkambor mbi të cilin ngrihët një kompleks prej tri ndërtesash gurore, kullat historike që njihën si kullat e Gjin Pjetër Pervizit të Skurajve, udhëheqës i kryengritjës së Kurbinit.  Këto ndërtesa dominojnë krejt luginën, që formohët nga bashkimi lumejvë Mat e Fan (degë e Matit), deri në Milot. Pothuej një kala, që ruen e mbron vendin nga ekspeditat e ushtrive pushtuese të hueja, që mund të depërtonin nga ajo grykë, deri sa të ndeshëshin në murin e maleve të Skurajt, ku, ngrihëshin kullat që përmendëm. 

                                                        Vijon nga numri i kaluar

 Kapitullimi i Italisë e pasojat

 Tashti, mbas sa thamë, i vjen radha Valentinit, personazhi kryesor i këtij rrëfimi. Aventura e Valentinit nis qyshë kur ishte në Itali, ku kishte kalue rininë tue studiue e mbarue gjimnazin në Torino, Shkollën Ushtarake në Romë dhe Akademinë e Modenës, në armën e Kalorsisë. Siç treguem, aty ai ishte njohun me vajzën bolonjeze Gori, me të cilën ishte fejue. Gjatë qëndrimit ne Bolonja, fillimisht kryente nje detyre pranë komandes të regjimentit «Lancieri Vittorio Emanuele II-të». Në maj 1942, gradohet toger dhe caktohet me detyrë në Merano; qytet i vogël turistik, në kufi me Austrinë.

Gjatë qëndrimit në Merano, ishte shkëput disa muej prej Gorit, por nuk i rrihej pa gjet rastin, me shkue te ajo. Veçse do të ndodhnin ngjarje të tjera, ku shërbimi në ushtri do të ndërpriste herëpasherë kontaktet e dy të rijve, që nuk u bahej të rrinin asnjë çast pa njeni-tjetrin, e jo ma me javë, muej e vite. Ndërsa fati po kurdiste për ta plane ma të mbrapshta, që nuk mund t’u shkonin nëpër mend. Pas disa muejve stërvitjësh e manovrash, në zonën e shkretinës të Pordenonës, regjimenti me të gjithë mjetet, u ngarkue mbi një tren special në stacionin e Pordenonës, në drejtim të Romës. Ne fakt, regjimenti ishte caktue për në frontin e Libisë, për të kundërshtue përparimin e forcave aleate, që kishin zbarkue në Marok e, në Algjeri.

Tullumbacja e Musolinit për fuqinë e madhe ushtarake, ishte shfrye. Ushtria italiane po pësonte disfata, njena pas tjetrës dhe nuk i vlejti as ndihma e Hitlerit, që çoi në Afrikën Veriore  trupa gjerame nën komandën e Feldmarëshallit të shquem, Romel. Zbarkimi i Aleatëve në Siçili i kishte ndryshue planet dhe regjimenti do të vendosej në rrethinat e Romës. Natën kur u shkarkue Musolini me 25 korrik, regjimenti e kishte kalue në stacionin e Riminit, prej ku do nisej në mëngjes. Valentini nuk kishte pas mundësi për me u shmang në Bolonja, sa me u përshëndet me të fejuemën. Të nesërmën herët, treni u nis.

Gjatë rrugës, populli nga Rimini deri në Romë, po i bante regjimentit një pritje e përciellje triumfale. Makinisti e kishte ngadalësue trenin kastile. I papëshkrueshëm gëzimi i njerëzve, për rrëximin e Duçes, sikur po festonin për mbarimin e luftës. Ushtarakëve u dhuronin të gjithë të mirat e Zotit, përveç luleve, sallame, proshutë, djathna, pemë, etj., të gjithë sende që nuk gjëndëshin në treg. Populli po i bante një të tillë pritje regjimentit, si përfaqësues i Ushtrisë, e cila, sipas tyne, ishte faktori kryesor i rreximit të Duçës dhe si rrjedhojë, edhe i rrëximit të regjimit fashist.

Me pak fjalë, entuziazmi i madh dhe gëzimi i papërmbajtun që kishte përshi qytetarët, jepnin me kuptue sikur për Italinë, lufta kishte marrë fund. Mjerisht, lufta e vërtetë ishte tue fillue, ajo luftë  që Italia nuk e kishte njohun akoma, as nuk e kishte provue. Deri atëherë, lufta ishte zhvillue larg territorit nacional, tash e mbrapa Italia do ta kuptonte, se lufta do të zhvillohej pëllambë për pëllambë në territorin e saj  e, do t’ishte shumë ma e randë dhe e ma e tmerrshme, se sa mendohëj e përfytyrohej.

Në qershorin e vjetit 1943, Divizioni i blinduem «Ariete» nën komandën e gjeneralit Karbone (Carbone), ku gjendej regjimenti i Valentinit, u caktue në zonën e Romës, nga ana e Tivolit, me detyrën e veçantë të mbrojtjes së Romës. Prej kuj…?! Askush nuk dinte çka me thanë, se nga vinte rreziku, a prej Aleatëve,  a prej Gjermanëve?! Regjimenti i tij u caktue në rrethinat e Tivolit, pikërisht në pikat ma strategjike në lindje dhe në veri-lindje të Romës. Grupi i parë prej tre skuadronësh tankiste, u caktue në zonën e Montorsit, një fshat i vogël. Skuadroni i parë, kishte urdhën të mbështeste në çdo rast nëvoje, plotonin e parë, nën komandën e Valentinit.

Plotoni i Valentinit ishte caktue në pikën ma të përparueme, pra ma të randësishmën e të rrezikshmën në gjithë rreshtimin e Divizionit. Ai kishte detyrën shumë delikate, për me njoftue menjëherë komandën me anë të një motoçiklisti që kishte në dispozicion, për të gjithë informatat e nëvojshme ushtarake. Për me krye atë detyrë, ai kishte urdhën të ndalonte çdo mjet ushtarak e, çdo autokolonë, tue nisë motoçiklistin menjëherë me informatat e duhuna: numërin e saktë të mjeteve, mundësisht dhe të personelit, tonazhin e ngarkesat e mjeteve, nga vinin e ku shkonin.

Beteja e Tivolit, 8 shtator 1943

Valentini duhet të ndalonte vetë përsonalisht te kryqëzimi i rrugës, çdo mjet ushtarak, pra, jo vetëm gjerman, por edhe  italian. Natyrisht duhet të sillej me shumë kujdes, me komandantët e ndryshëm te kolonave, dhe të merrte me shumë kujdes informatat e nevojshme. Kolonat e mjetet e ndaluna, mund të kalonin, vetëm kur të kthehëj motiçklisti, me urdhnin përkatës të kalimit. Në ato kondita, ai e sistemoi mirë plotonin  që komandonte. Dha urdhën që topi i njënit tank, të ishte i drejtuem m‘u aty te postoblloku, ku ndalëshin mjetet.

Në rast të një rreziku apo vrasje, tankisti do të hidhte në erë mjetin e parë anmik, që ishte vetura e komandantit e autokolonës. Gjëndja ishte e acarueme. Mendohej se Komanda e Naltë Italiane, kishte qëllim të mbronte Romën, nga një anmik të papërcaktuem, por që opinioni i përgjithshëm, e kishte pikasë: nga Gjermanët! E pabësueshme! Në fakt ishin hapë fjalë; se Italia po rreshtohej me Aleatët. Një kthesë e tillë, ose ma mirë  me thanë, ajo «tradhëti» që po kryhej ndaj gjermanëve, do t’i kushtonte shumë shtrejtë, popullit italian.

Të kthehëmi në Montorsi, aty te kryqëzimi dhe postoblloku, ku ishte caktue Valentini, ku mund të shfaqej rreziku i parë i sulmit të anmikut. Kjo detyrë e posaçme i ishte caktue atij nga vetë komandanti i Regjimentit të Blinduem, Koloneli Guido Raby. Koloneli kishte qene shok shkolle, me babën e Valentinit. Kur dy eprorët e tij, Nënkoloneli Amiçi Grosi (Amici Grossi) komandant i grupit, dhe kapiteni Boçi (Bocci), komandanti i skuadronit, u paraqitën te komandanti i Regjimentit për të caktue detyrat, që në fillim, koloneli kishte thanë se; “te kryqëzimi“, në pikën ma delikate, do të caktohej toger Pervizi, tue shpreh besim të plotë në të.

Disa muej ma parë, me dy eprorёt e Valentinit, kishin lind mosmarrëveshje, nga shkaku i një thyerje të disiplinës nga ana e tij, dhe e kishin dënue me disa ditë arresti në shtëpi, kur ishte në Bolonja, shkaku i një vajze, ku, siç e treguem, ajo vajzë ishte e fejuemja. Valentini u pajtue me eprorët, tue lidh marëdhanje të mira me ta. U kishte diftue se ajo vajza, ishte e fejuemja. Oficerët kishin mbet keq, pse nuk u kishte tregue? Kokë shqiptari!

Ndërkohë, siç e thamë, hipotizohej se ; ç’anë do të mbante Italia, në një konflikt të mundshëm, kundra kuj?! Kundra Aleatëve apo kundra Gjermanëve?! Në atë detyrë të rrezikshme, ai pati rast të ndalojë katër herë, mjete ushtarake gjermane dhe pesë-gjashtë herë, mjete italiane të forcave fashiste. Sa herë ndalonte mjetet gjermane, tue ngrit dorën nalt, oficerët gjemanë nervozohëshin e shprehnin pakënaqësi të  madhe për vonesën dhe pengesat që u bahëshin. Në një rast, një komandant gjerman  kishte bërtitë: – «Ç’asht kjo?! Atje në Sicili, po luftojnë  e  vdesin…“!

Në mbramjen e 6 shtatorit, komandanti i tij, kapiteni Boçi e njofton Valentinin, që të bahej gati për të nesërmën. Sa të agonte dita do te largohëshin  për në një pozicion tjetër. Aty u caktue një shok i Valentinit, italian, edhe ai toger e komandant plotoni, i cili ndoqi shembëllin e tij, i vendosë tanket po në atë pozicion e, tue dhanë të njejtët urdhna vartësve. Ai ishte nga një familje fisnike kontësh nga Napoli e, shok shkolle me Valentinin. U nisën duke dalë drita me 50 km. në orë, mbi autostradë, për ku? As kapiteni nuk e dinte. Gjatë rrugës kapiteni lidhej me anë të radios, me oficerët e tjerë. Valentini e kuptoi drejtimin, sepse i njihte ato vende. Po shkonin drejt liqenit Braçiano, ku u vendosën jashtë qytetit të vogël, po me atë emën.

Në mëngjesin e 8 shtatorit 1943, erdhi korrieri i dërguem urgjentisht nga nënkoloneli Grossi, me lajmin befasues të  shpalljes para botës, të kapitulllimit të Italisë, nga marёshalli Badoljo. Aty ishte dhe urdhni për kapitenin Boçi, për t’u nis menjëherë em me u vendos në Montorsi, ku po drejtohëj një kollonë e blindueme gjermane, sepse kishin fillue luftimet dhe ishin shkatërrue disa tankem të skuadronit të dytë. Thuhej aty, që të vendosëshin në kurriz të kodrave të Montorsit, për të mbështetë nga krahu i majt, dy skuadronët e tjerë në luftim. Sa mbërritën atje, kapiteni i vendosi të tre plotonët në pozicione të volitshme. Skuadroni i dytë, kishte pësue damtime të randa. Dy-tre tanke, ishin hedh në erë. Kishte të vramë e të plagosun.  Ç’kishte ndodh vallë gjatë mungesës tyne?!

Hec e thuej se fati, nuk lot rol në jetën e njerëzve?! Ky ndryshim vendësh e detyrash do t’ishte fatal për italianin, që zëvendësoi Valentinin në atë detyrë. Të nesërmen në mëngjes, para postobllokut ishte paraqit nje autokollone e blindueme gjermane. Oficeri rojës që zëvendësoi Valentinin, i del para veturës se komandantit gjerman dhe e njofton se ka urdhën nga komanda e tij, që të mos ta lejojë me kalue. Në çast komandanti gjerman nxierr revolverin dhe e vret oficerin italian. Njesiti tankist i këtij, menjëhere ndërhyn dhe e hedh në erë veturën gjermane, me gjithë oficerët.

Atëherë një kamion gjerman ngarkue me dinamit, lëshohet drejt postobllokut, tue e shkatërrue, dhe aty fillon ajo bëtejë që u quejt; Beteja e Tivolit. Plotoni tankist italian që qëlloi, aty u çfaros. Kështu u ndez bëteja midis dy forcave kundërshtare, që deri para një dite, ishin aleate. Divizioni i blinduem gjerman u shpalos dhe sulmoi nga të gjithë anët, kurse ana italiane kishte zanë pozicionet mbrojtëse. Strategjia e komandës italiane doli e sukseshme dhe regjimenti pati mundësi t’i bajë ball, sulmit të parë të fuqishëm të gjermanëve. Por kjo, nuk mund të shkonte gjatë.

Gjermanët kishin tanke «Pantera», që vetëm mund të goditëshin në zinxhirët, sepse predhat e topave të tankeve italianë, nuk e shponin dot veshjen prej çeliku të tyne. Kështu u veprue, dhe plotoni i Valentinit, mundi me bllokue disa tanke gjermane nga zinxhirët. Por gjermanët hodhën në sulm trupa të specializueme, kundra tankeve. Ata u dilnin nga mbrapa mjeteve dhe vendosnin mbi anët e tankut disa pllaka dinamiti, që hapnin një vrimë ku gjermanët hidhnin bombat e dorës, me pasoja shkatërruese.

Valentini i kishte dallue nga larg dhe kishte dhanë urdhën, të gjuhej pa pushim mbi ta. Kështu gjermanët u fshehën në një kanal të thatë, e nuk e ngrinin ma kokën prej aty. Në këtë mënyrë, nga ai krah u përballue sulmi i anmiqve. Kjo bani që komandanti i Regjimentit, të lëshonte një komunikatë me anë të radios,  ku lavderohej veprimi i kapitenit Boçi dhe i togerit Valentin Pervizit, që kishin arritë të bllokonin gjermanët në krahun e tyne, pa pësue damtime vetë

Kapitullimi i dytё

Papritmas, ndodhi kapitullimi ose ai qё quhej; «Armistici i dytё i Italisё». Me anë të radiove, u dha urdhni që të pushoheshin menjëherë luftimet e, të gjithë skuadronët të mblidhëshin në fushën e Tivolit, ku do të rreshtohëj i tanë regjimenti, jo vetëm me tanket, por me të gjithë mjetet e tjera. Të gjithë ishin çuditë. Çdo të thoshte kjo…?! Përfundimi: Sipas një marrëveshje, midis autoritetëve italiane dhe ato gjermane  Regjimenti i blinduem «Lancieri Vittorio Emanuele II-të», komplet, duhet të dorëzohej, me nderin e armëve!

Në atë grumbullim të jashtëzakonshëm, u komunikue se nënoficerët dhe ushtarët, ishin të lirë të ktheheshin në shtëpitë e tyne, kurse oficerët do të mbahëshin nën roje, deri sa të vinte ndonjë urdhën tjetër nga Komanda e Naltë Gjermane. Para se të largohëshin nënoficerët dhe ushtarët, sejcili oficer e mblodhi repartin e tij, për t’u përshëndet me ato djem të rinj, që kishin shërbye nën komandën e tyne. Ishin çaste tepër të prekshme. Edhe Valentini, u nda nga ato djelmosha të mirë, me lot ndër sy, tue i përqafue, një nga një. Pas një ore, fusha mbeti bosh.

Me këtë rast, Komanda e Regjimentit i dorëzoi sejcilit oficer një dokument (copëz letër), ku për Valentinin, shkruhej: – «Toger Valentin Pervizi, ka qendrue në regjimentin e sipërpermendun dhe ka krye plotësisht detyrën e tij, deri në çastin kur komandanti i ka dhanë urdhën të premë, që ta quente vetën të lirë».

Si u shpërnda i gjithë regjimenti, gjermanët i vendosën oficerët në një kamp provizor, të rrethuem me një gardh me tela me gjëmba, nё Fraskati, një zonë vreshti, pa u dhanë ushqime. Të burgosunit, rob lufte, ushqehëshin vetëm me rrush. Ndërkohe u muer vesh se gjermanët, do t’i nisnin për në kampet e Gjermanisë, ato oficerë që nuk pranonin të shërbenin në forcat fashiste të Musolinit, që kishte krijue Republikën e Salos, pranë liqenit Garda. Tregon Valentini, se asnjë nga oficerët,  nuk e kishte pranue një propozim të tillë.

Gjëndja ishte kritike, mund t’i merrnin në çdo çast, për me i nis në kampin e Dakaut, për të cilin flitej. Valentini vet i treti, me dy italianë, bij kontash, vendosën të ikin dhe arriten të arratisën, kur ra nata e thellë, nëpër një kanal ujrash të pista, që kalonte pranë rrethimit. Katër orë u deshën, që ata të përshkonin ato njëzet metra kanal, barkas, tue rrëshqit mbi baltën si kërmij, për të mos shkaktue asnjë lloj zhurmë. Rojet shetisnin poshtë e nalt, për gjatë rrethimit, m’u në buzë të kanalit. Ma në fund e kaluen zonën e rrezikut e, ia morën vrapit drejt Romës, ku hynë duke dalë drita. Kalimtarët habitëshin tue pa këto oficerë të baltosun, që vraponin midis qytetit, tue ua ba atynë me gisht mbi buzë, që të mbyllnin gojën.

Ata arritën të banesën e njenit prej tyne, ku u strehuen për disa ditë në Romë. Dy shokët i propozuen Valentinit, që të shkonte me ta në Napoli, ku kishin familjet e pronat, por ai nuk pranoi, sepse e kishte të fejuemën në Bolonja. Ma vonё, ai do tё kujtohëj se kishte gabue. Sepse, tue shkue me shokёt, ai sё pari siguronte veten. Pastaj me trupat aleate, arrinte nё Bolonja, ku bashkohej me tё fejuemёn. Dhe fati tij, do kishte zhkue krejt ndryshe. Por siç e kemi theksue disa herё, vendimet e tij ishin tё paracatuem, nga ajo forcё misterioze, qё ishte fati. Ai u nda prej shokёve, dhe u nis  pёr në Bolonja, me një udhëtim të rrezikshëm, tue u fsheh në vagonat e mallnave.

Në Romë dy shokët e tij, i kishin dhanë një revolver «Berretta». Po ta pikasnin ashtu me armë dhe si desertor, e priste pushkatimi. Kur zbriti nga treni dhe u përzie me udhëtarët e tjerë, morën vesh se mbi Bolonjë, kishte kalue një bombardim i randë, që kishte shkaktue me mija viktima. Kjo fatkeqësi kishte ndodh sepse, kur ishin afrue bombarduesit amerikanë, që quhëshin «kala fluturuese», nuk kishin ra sirenat e alarmit, sepse ushtarakët që kontrollonin «Radarët», kishin braktis shërbimin. Me pak fjalë, pas 8 shtatorit në Itali, ishte krijue një pasiguri e shregull i madh.

Së pakut ato që shërbenin te Radarët, nuk duhët të ishin largue. Kjo shkaktoi mos sigurimin e popullsisë nëpër bodrumet, që tue qenë edhe ditë e shtunë kur bahej pazari, njerëzit kishin dalë për t’u furnizue me sende ushqimore. Rrugët e sheshet ishin mbush me popull, ku kishin ardhë edhe ato që ishin strehue në fshatnat për rreth. Kështu që bombardimi kishte ba kërdinë. Sigurish se Bolonja nuk kishte njoh gjatë luftës, një ditë ma të kobshme. Edhe stacioni kishte pësue damtime të randa. Disa vagona me municione, ishin hedhë në erë. Luftë hesapi.

Treni ishte ndalue pak jashtë qytetit, kështu kur pasagjerët filluen me hy në Bolonja, u gjetën para skenave rrënqethëse, me kufoma njerëzish kudo, e rrënime të mëdha. Blloqe të tana pallatesh të rrezuem. Një tragjedi e madhe.Valentini nuk kishte gjet kend në shtëpi, sepse familja e të fejuemës, kishin shkue në fshat, për ma siguri. Por kujdestarja që e njihte, i kishte dhanë çelësin e apartamentit, ku ai mundi të pushojë pak, pas një dite tepër të lodhshme e, të trishtueshme.

Të nesërmen kishte dalë në qytet drejt stacionit, ku ja i del përpara Gori, që i hidhet në qafë, tue qa prej gëzimit. Ardhja e Valentini në atë situatë, ishte për të një mbështetje e madhe. Gori u gëzue kur pa se shtëpia e tyne, qendronte akoma në kambë.  Të nesërmen shkuen në fshat, ku qendruen disa ditë me familjen e Gorit. Por pastaj, ata vendosën me u kthye përsëri në qytet. Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm  

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 17 Shkurt 2024

Next Post

“Në një moment, regjisori Minga ndërpret xhirimin dhe i thotë; ‘shoku Pjetër - më falni, po në një zyrë luksoze, cigarja nuk shkundet...”! / Historia e panjohur e gjigantit të skenës dhe kinematografisë shqiptare

Artikuj të ngjashëm

“Prof. Selman Riza më tha në burg, se ai aprovonte plotësisht ideologjinë e veprimtarinë e komunistëve…”/ Dëshmia e rrallë, e Ejëll Çobës
21 Vjet burg komunist

“Thoma D., ish shoku i klasës, një dallkauk i ndyrë që bridhte gjithë kohën pas femrave, edhe në Budapest ku u diplomua, tashmë si kryeinxhinier i ‘21 Dhjetorit, erdhi te kamp-burgu jonë e, kur më pa…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 7, 2025
“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg
21 Vjet burg komunist

“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg

July 7, 2025
“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
21 Vjet burg komunist

“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla

July 7, 2025
Memorie.al
21 Vjet burg komunist

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

July 7, 2025
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
21 Vjet burg komunist

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 7, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
21 Vjet burg komunist

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 7, 2025
Next Post
“Në një moment, regjisori Minga ndërpret xhirimin dhe i thotë; ‘shoku Pjetër – më falni, po në një zyrë luksoze, cigarja nuk shkundet…”! / Historia e panjohur e gjigantit të skenës dhe kinematografisë shqiptare

“Në një moment, regjisori Minga ndërpret xhirimin dhe i thotë; ‘shoku Pjetër - më falni, po në një zyrë luksoze, cigarja nuk shkundet...”! / Historia e panjohur e gjigantit të skenës dhe kinematografisë shqiptare

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme