• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Unë, mora një letër prej Legatës Mbretërore Shqiptare në Paris, nga Charge D’Afaire, Milto Noçka, ku më komunikonte një urdhër të Mbretit Zog i I-rë…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit

“Në burgun e Burrelit, Koço Kotën e kanë torturuar çnjerëzisht e godisnin me bajonetë dhe plagët e çara i’a mbushnin me…”/ Dëshmia rrëqethëse e nipit të ish-kryeministrit, që e rrëmbyen në Greqi në ’45-ën
”Në qendër të Tiranës, dëgjohet muzikë gramafoni, ku Shtrausi dhe kompozitorët e panjohur të orientit…”/ Libri i udhëtarit suedez, në Shqipërinë e Monarkisë së Zogut
“Mbreti Zog dhe kontributet i tij në disa nga ngjarjet kryesore të historisë së Shqipërisë, ku ai pati rol kryesor dhe…”/ Dëshmitë e ish-adjutantit, kolonel Hysen Selmani
“Mjekoi ushtarët në epideminë e 1929-ës, hapi maternitetin e parë, e vetmja vajzë që luftoi në 7 prill, por u la pa punë dhe…”?/ Dëshmia e motrës
“Më datën 14 qershor ’39, isha në Shkup, duke biseduar me Aqif Lleshin, Himçe Kabën dhe Haxhi Lleshin, të cilët donin të ktheheshin në Dibër, por…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Mbreti Zog na tha; Turqia, Franca dhe Egjypti, s’e kanë njohur okupacionin italian, kurse ministrat tanë, Fico, Kurti, Dino e Shtylla, janë kthyer në Tiranë, pasi…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit

Nga Hysen Selmani

Pjesa e nëntëmbëdhjetë

Memorie.al/ Shpesh herë, shtypi evropian dhe ai amerikan, ka trajtuar temën e kujtimeve të Mbretit Shqiptar, Zogu i I-rë, të cilat, ai i shkruante dhe i diktonte, gjatë periudhës së mërgimit të tij nga Shqipëria. Duke pasur parasysh, shënimet dhe sintezat që ndihmësi i tij, kolonel Hysen Selmani, përpiloi gjatë viteve në shërbim të tij, – gjithmonë, pranë Mbretit të Shqiptarëve, si në atdhe, ashtu edhe në mërgim, këto shënime, pak a shumë me pjesë të shkëputura, pa ndjekur rreptësisht kriteret e zakonshme të kujtimeve, dhe pa pasur formën e prerë, e përfundimtare të një redaktimi, janë të përgatitura nga vetë Hysen Selmani, i cili i ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës së tij, si në Shqipëri, ashtu dhe gjatë mërgimit, shërbimit ndaj Zogut të I-rë, Mbretit të Shqiptarëve.

                                                              Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

 Chaeteau Mery Paris, 16 mars 1940, ZOG I – rë

Menjëherë mesazhin e Madhërisë së Tij, Mbretit Zog I-rë, ua komunikuam të gjithëve qendrave në Jugosllavi dhe e fotokopjuam tekstualisht, kujton adjutanti.

Grupet në Jugosllavi, mesazhin e Madhërisë së Tij, e priten me një entuziazëm të pa përshkruar ku na shkruajnë se, nuk na shkaktojnë gjë as vuajtjet, as lodhjet, po jemi gjithmonë të gatshëm, në urdhrat e shkëlqyera të Prijësit Tonë Gjenial, e Shpëtimtar i Kombit, Zogut I-rë, Mbretit të Shqiptarëve. “Rroftë Mbreti” e “Rroftë Shqipëria”, nënshkrimet.

Versaçe Diber Valjevo

Mustafa Gjinishi, Akif Lleshi, N/kolonel Kucuk Ullagaje.

Hasan Reçi, Gani Serdari, Major Murat Basha.

Shaban Tirana, Shaqir Dema, Kapiten Hamza Drini.

Abedin Çiçi, Haxhi Lleshi, Kapiten Shyqyri Bahtijari.

Stamboll, 10 maj 1940

Lartmadhëria e Tij, Mbreti Zog I-rë, i dërgon një letër udhëzimesh, kolonel Husein Selmanit, të cilën po e shënojmë këtu:

“I dashuri kolonel. Me kënaqësi, lexova raportet tuaja të datës 6 Prill 1940. Jam tepër i kënaqur, në aktivitetin tuaj të palodhur, e me cilësira të larta. Për së shpejti, do ju jap udhëzimet, me anën e njeriut të posaçëm, që do të dërgoj atje. Bashkë me të, kam për t’ju dërguar edhe programin e organizimit. Mos harroni se, çdo gjë, duhet të mbahet e fshehtë, pa ra në sy të askujt e në urtësi.

Me të gjithë shokët tanë, siç ju kam thënë, të shkoni mirë dhe gjithnjë të vazhdoni marrëdhëniet me oficerët e të tjerët në Jugosllavi dhe në viset e tjera, në të cilët, kam besim absolut, se do të mbushin misionin e tyre historik. Të cilëve, një sasi të hollash, sipas listës suaj, ua kam dërguar me anën e Bankës, ku shpresoj t’i kenë marrë. Kryeministrit Kottes, do t’i shkruaj e ju, gjithmonë vazhdoni që të diskutoni me Kottën. Jam dakord që organizimin, ta vazhdoni brenda këtij programi. Ju dërgoj të falat e mia të përzemërta, juve dhe të gjithëve, si oficerëve e grupeve të tjera”.

Paris Cheateau Mery, 6 maj 1940, ZOG I-rë

“Sa lexova letrën e Mbretit, menjëherë shkova tek Kryeministri Kotta, kujton adjutanti. Koço Kotta, po sa më dha dorën më tha:

‘Oh sa mirë keni bërë që erdhët. Tani, porsa mora një letër prej Mbretit. Ja po jua lexoj'”. Unë i thashë: “Po edhe unë mora një letër. Me leje t’ua lexoj unë. Më tepër për këtë erdha”. Si lexuam të dyja letrat, pamë se ajo e Kryeministrit, kishte detaje më tepër. Kuptohet, që ajo kishte edhe pjesën e të shkuarit në Greqi. Pas kësaj, biseduam mbi gjendjen në Shqipëri, sipas raporteve, që na kishin ardhur nga Jugosllavia.

Pasi u studiua në imtësi, e gjithë gjendja në Shqipëri, mbetëm dakord për t’i parashtruar menjëherë në hollësi, Mbretit në Paris, një raport mbi ngjarjet e fundit. Kjo, meqë gjendja paraqitej shumë keq dhe kuptohet edhe për t’i kërkuar instruksionet. Në rast se Italia mësyn Greqinë, që kjo duket krejt e saktë. “Vetëm se pritet dita. Po ashtu në bisedimet me Kryeministrin Grek Metaksain, ishte këshilluar se, deri kur duhet me ju hap mbi gjendjen tonë në Shqipëri”, kujton adjutanti.

I telefonuam Ministrit tone, Asaf Xhaxhulit dhe menjëherë erdhi, ku u bisedua mbi një program bisedimi, në mes të Kryeministrit Kotta e, Kryeministrit Metaksait. Kjo u vendos, që në rast se ka formën e sinqertë për një marrëveshje të drejtë, të bisedohet edhe mbi veprimet tona kundër Italisë, në kohën e një mësymje të saj, kundër Greqisë. Dhe, në qoftë se bisedimet bëhen jo të sinqerta, e pa ndonjë shpresë aleance, ashtu sikur rezervohet ai, ashtu edhe të rezervohet edhe Kryeministri Kotta”, vazhdon adjutanti.

Stamboll, 13 maj 1940

Kolonel Husein Selmani, mori një letër nga Legata Mbretërore Shqiptare në Paris, nga Charge D’Afaire, Milto Noçka, me të cilën ai i komunikon një urdhër të Mbretit Zog i I-rë, siç po shënohet: ‘I ndershmi Zotni Kolonel, sipas urdhrave të Lartmadhërisë Tij, Mbretit, Sovranit tonë August dhe konformisht me interesat tona kombëtare, jeni të lutur, të hyni në kontakt të ngushtë me personin që sjell këtë letër. T’i jepni të gjitha informatat, pa rezervë që keni dhe që do të merrni nga Atdheu’.

“Siç do t’ju shkruaj dhe Mbreti vetë, jeni të lutur me ju komunikuar sa më pare, kapitenëve Kadri Rustemit dhe Myslim Tushit, që ndodhen në Jugosllavi, se urdhri i Sovranit është, që këta zotëri, duhet ta plotësojnë pikërisht dhe tërësisht instruksionet që kanë, për të marrë prej një personi, që do të paraqitet me një letër të drejtuar prej Legatës sonë në Paris. Njëkohësisht, kapitenët në fjalë, do të porositen që misioni i tyre, do të mbetet krejt sekret, d.m.th., pa u marrë vesh prej asnjë personi. Gjithashtu dhe kontakti juaj me prurësin e kësaj letre, do të mbahet krejt i fshehtë dhe sekret. Por, vetëm Mbreti, do të vihet në korrent mbi këto veprime, me një raport të veçantë dhe rezervat.

Pranoni, ju lutem, Zotni kolonel, përshëndetjet e mia më të përzemërta me nderime të veçanta.

I ngarkuari me punë të Mbretërisë Shqiptare

Në Francë, Charge d’Affair, Milto Noçka

Paris, 9 maj 1940

Kolonel Husein Selmani, menjëherë urdhëroi kapitenët; Kadri Rustemin dhe Myslim Tushin, që ishin në Tuzlla ‘Nicolla Pasiç Ulica-112’, në Jugosllavi. Ai ka vënë në dijeni mbi misionin e ngarkuar dhe i porositi si kujton për atë kohë:

Menjëherë, të vihi në dispozicion të personit që ka për t’ju sjellë një letër nga Legatat Mbretërore Shqiptare në Paris. Dhe, me plot bindje, e çdo sakrificë, do të zbatoni pikë për pike, direktivat që përmban letra dhe dëshirat e personit që do të bashkëpunoni me të.

Duhet ta kuptoni se; ky mision, që u është besuar juve, ka një rëndësi të veçantë, që lidh interesat e larta të Atdheut. Pra, duke ju njohur mirë zotësinë dhe karakterin tuaj, ju dha ky besim, me bindje se do ta kryeni me shkëlqim e burrëri. Misioni juaj, si edhe emri i personit që do t’ju sjellë letrën, e do të jetë në bashkëpunim me ju, duhet të mbahet në fshehtësinë më të madhe. Mos të bjerë në vesh të askujt, por të mbahet tepër sekret.

Duke ju uruar plotësimin e kësaj detyre, me plot sukses e burrëri, ju përshëndes vëllazërisht. Dhe, por sa të merrni këtë letër, më lajmëroni.

Zotërive tyre, kapiten Kadri Rustemi e Myslim Tushit

Tuzlla, Nicolla Pasiç, Ulica Nr.112, Jugosllavia.

                               Koloneli

Husein Selmani

Kapitenët Kadri Rustemi dhe Myslim Tushi, menjëherë u përgjigjën letrës së dërguar, si po kopjohet këtu poshtë, vazhdon adjutanti:

“I nderuari Zotni Kolonel, urdhrat që Zotëria juaj na dërguat me datën 13 maj 1940, sot i morëm. I kemi kuptuar hollësisht të gjitha porositë, që na urdhëroni. Jemi tepër mirënjohës e, ju faleminderit, për besimin e lartë, që formoni kundrejt personave tanë, në misionin aq më rëndësi që na ngarkoni ne, në besim.

Ju sigurojmë, i ndershmi komandant, se me çdo sakrificë e mundim, kemi për të plotësuar detyrën më së miri, në të gjitha sa na urdhëroni. Dhe ju sigurojmë që, të keni besimin e plotë, se prej nesh, as më e vogla shenjë, nuk ka për t’u diktuar prej askujt.

Jemi gati, në pritjen e personit me letrën, siç na urdhëroni, për t’ju vënë në dispozicion. Menjëherë, ne kemi për të ndjekur pikërisht, sa të na urdhërohet, me plot bindje, sipas urdhrave të Zotërisë Suaj. “Rroftë Mbreti”.

Tuzlla 18 Maj 1940, Nicolla Pasiç, Jugosllavi

                             Kapiten Kapiten

                       Kadri Rustemi Myslim Tushi

Menjëherë, kolonel Husein Selmani, vuri ne dijeni Legatën Mbretërore në Paris, Charge d’Affairin, Milto Noçken, duke i dërguar dhe kopjet e letrave, të dy kapitenëve.

“Gjithashtu, kujton ai, – edhe takimin e parë që unë pata me personin që më solli letrën. Ku ai vuri në dispozicion toger Faik Elmazin, që për çdo nevojë, ta konfirmojë mbi të gjitha sa kemi prej raporteve, që na vijnë për çdo javë. Dhe kur ka ndonjë gjë me më rëndësi vetë edhe vetë e bisedoj me to, në të gjitha”.

“Kam biseduar dhe studiuar një organizim mjaft me rëndësi. Por, ky i ka propozuar komandës së atjeshme, për aprovime. Kjo me të vërtetë, është krejt e nevojshme dhe ne na lehtëson shumë, mbi gjithë veprimet tona. Po, natyrisht kjo nuk mund të bëhet pa rënë në sy, të Qeverisë Jugosllave.

Miku, deri tani, është tepër i kënaqur. E kam patur dy herë për darkë, natyrisht se përveç kapiten Avni Dërralles e toger Faik Elmazit, askush nuk e dinë. Kam dashur që, të vë në dijeni Asafin, po pres po si ta gjykoni, se as turqit, nuk janë në dijeni mbi këtë punim. Por, kjo ka pak kohë, lipset të shihni në komandën atje, mbi propozimin që ky ka bërë.

Stamboll, 25 maj 1940

Madhëria e Tij, Mbreti Zog i I-rë, i dërgoi një udhëzim kolonel Husein Selmanit, të cilin ky i fundit e ka shënuar tekstualisht:

“I dashur kolonel. Për së shpejti një personalitet ka për t’ju dorëzuar një letër, të drejtuar prej Legatës sonë këtu në Paris. Gjithë informatat që do të keni, ose që do të merrni pas kësaj prej Atdheut, këtij personi, keni për t’ja transmetuar menjëherë dhe pa rezervë.

Me të marrë këtë letër, keni për të urdhëruar pa vonesë, dy kapitenët, Kadri Rustemin dhe Myslim Tushin, që të konfirmohen pikërisht e plotësisht letrën, që ju drejtoi Legata jonë e Parisit, me anën e një personi.

Këta Zotërinj, janë të ngarkuar me misionin që të kalojnë kufirin dhe të hyjnë në Shqipëri, për të marrë informata të çdo lloji. Lehtësirat e rastit dhe instruksionet preçize, kanë për t’ju dhënë prej personit të sipërpërmendur, që ju dorëzon letrën e Legatës.

Njëkohësisht, do urdhëroni kapitenët në fjalë, se misioni i tyre, duhet të mbetet krejt i fshehtë, d.m.th., përveç jush dhe të interesuarve, askush nuk duhet të vihet në korrent.

Për interesat e larta të Atdheut, duam të besojmë dhe dëshirojmë, se këtë punë me rëndësi, që po ju ngarkohet, kanë për ta kryer me sukses të plotë dhe zgjuarsi të veçantë. Në rast se këta dy persona që keni caktuar, nuk janë të aftë për të kryer këtë mision të lartë, na lajmëroni dhe njëkohësisht, caktoni dy persona të tjerë, për t’i zëvendësuar.

Pritni, i dashuri kolonel, përshëndetjet dhe miqësinë time të përzemërt”.

Paris – 19 maj 1940, ZOG I – rë

Pak më vonë, ishte vetë kolonel Husein Selmani, bashkë me lajmet e reja, që kishin mbërritur prej Atdheut, me anën e grupeve në Jugosllavi, që i parashtroj një raport të gjerë, me të gjitha detajet, që po u zhvillonin në Shqipëri, Madhërisë së Tij, Mbretit Zog I-rë, ai ja parashtroi këtë, në një mënyrë krejt rezervate.

Veçanërisht, përsa u përket, dy kapitenëve, Kadri Rustemit dhe Myslim Tushit: “Këta janë oficera shumë të aftë të karrierës dhe besnikë. Bashkë, i parashtrova edhe urdhrin që ju dhashë dhe përgjigjet, që më dërgonin kapitenët. Ashtu, siç ja pata dërguar më pare, Legatës tonë në Paris”.

Gjithashtu, i bëra një parashtrim mbi një bisedim që pata me personin, që më solli letrën prej Legatës tonë në Paris. Ky propozim që më bëri, më duket se është shumë në favorin tonë. Ky, ia ka parashtruar komandës vetë dhe “i kamë lënë në dispozicion, toger Faik Elmazin”, thotë adjutanti.

Stamboll, 24 maj 1940

Kryeministri Koço Kotta, sot me datën 24 maj 1940, u nis për Francë, ku sipas urdhrit të Mbretit Zog I-rë, do të ndalohet për disa ditë në Athinë, Greqi. Ky do të ketë një takim me Kryeministrin Grek, Metaksain. Pasi të mbarojë punimet në Athinë, do të niset për Francë. Por, në lidhje me bisedimet me Qeverinë Greke, do të jetë në lidhje telefonike, me Mbretin Zog në Paris, si edhe për udhëzime.

Kryeministri Mbretëror Shqiptar, Koço Kotta, me këtë rast, bëri një mbledhje të Këshillit Ministror, para se të nisej në orën 10 të mëngjesit, po të kësaj date, në Legatën Mbretërore Shqiptare, “Kunt Palace” të Stambollit. Ai i komunikoi nisjen për Paris, sipas urdhrit të Mbretit. Por, më parë, do të ndalohej në Athinë, për disa ditë, ku edhe do të na telefononte.

“U bisedua mbi Qeverinë që do të mbetej në Stamboll, derisa të vendoset në Paris me Mbretin. U bisedua, se ku është më tepër interesi, që të qëndrojë Qeveria në Francë, apo në Turqi”?!

Më poshtë kryeministri tha: “Në është se do të vendoset për në Paris, atje do të zejmë një vend bashkë me Legatën dhe ne menjëherë, do t’ju dërgojmë vizat dhe shpenzimet. Sa për të zëvendësuar Këshillin Ministror, deri sa unë të kthehem, do të jetë Kryetari Parlamentit, Hiqmet Delvina. Por, nëse është se Qeveria, do të rrijë këtu në Turqi, atëherë unë, do të kthehem menjëherë këtu. Shpresoj edhe Mbreti Zog I-rë, se kemi mbledhjen e Kongresit Kombëtar, prej kolonive. Gjithsesi, do t’ju mbajë në korrent”.

Këto ishin porositë e Kryeministrit Kotta, ditën e fundit, që po nisej me datë 24 maj 1940, në orën 16 pasdite. Në orën 16 pasdite, të datës 24 maj 1940, Kryeministri Shqiptar, Koço Kotta, u përcoll prej Qeverisë, Mehmet Konicës dhe një pjesë të kryetarëve të kolonisë shqiptare në Stamboll, deri në stacionin Sekreci, të Shemendiferit.

Ku aty shoqërohej deri në Athinë, prej një nëpunësi të Legatës Greke. Në orën 16.30, treni u nis direkt për Athinë, e kjo ishte përshëndetja e fundit e Kryeministrit Koço Kotta, patriot e burrë zakonesh. Ministri, i akredituar në Republikën Turke, Asaf Xhaxhuli, me një shifër, lajmëroi Madhërinë e Tij, Mbretin Zog I-rë, mbi nisjen e Kryeministrit Kotta, për Athinë e Francë.

Me datën 27 maj 1940, Kryeministri Koço Kota, me një telegram, lajmëronte Ministrin Asaf Xhaxhulin, që të vinte në dijeni shokët, se kishte arritur mirë:

“Jam këtu në Athinë, në Hotel ‘Britain’. Po nuk di se sa kam për të qëndruar?! Jam rregullisht në kontakt me Mbretin Zog I-rë, në Paris, si dhe me Legatën”. Pastaj më poshtë shtonte se: “në është nevoja për ardhjen e kolonel Selmanit, ai duhet të vij. Po më pare, do t’i udhëzoj Mbretit prej Parisi”.

Ministri, Asaf Xhauli, menjëherë i vuri në dijeni të gjithë ministrat, mbi telegramin e Kryeministrit. Në këtë ditë, veçanërisht Ministri Xhaxhuli dhe kolonel Selmani, patën një bisedim të gjerë, mbi këtë parullë të Kryeministrit Kotta.

“Ata duket që janë në marrëveshje të një aleance me Kryeministrin Metaksai. Është kjo që lipset, që Selmani duhej të ishte atje për organizimin e fuqive shqiptare”, thuhet në kujtime. Memorie.al

                                                         Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Luigj Gjini, i bërtiti; puno, se je mësuar me çokollata, Agroni i tha; ne vlonjatët, armikut, i digjnim shtëpinë, i vrisnim djemtë dhe...”/ Raporti i B.p. “Marteli”, Kurbnesh 1983

Next Post

“Kur mësoi se ku i’a kishin varrosur vëllanë e pushkatuar, natën vonë, shkoi aty dhe filloj duke gërmuar dheun me thonj, por...”/ Historia tronditëse e vajzës së parë të shkollës së Fultz-it

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Kur mësoi se ku i’a kishin varrosur vëllanë e pushkatuar, natën vonë, shkoi aty dhe filloj duke gërmuar dheun me thonj, por…”/ Historia tronditëse e vajzës së parë të shkollës së Fultz-it

“Kur mësoi se ku i’a kishin varrosur vëllanë e pushkatuar, natën vonë, shkoi aty dhe filloj duke gërmuar dheun me thonj, por...”/ Historia tronditëse e vajzës së parë të shkollës së Fultz-it

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!