• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, March 26, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Unë kam pasur deduksion se, kur vetë Bashkimit Sovjetik nuk i kanë mjaftuar dyzetë vjet për t’i siguruar bukën popullit, po Shqipërisë…”!/ Deponimet e Dom Shtjefën Kurtit, Tiranë, 1970

“I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire”/ Dosja Shtjefën Kurti – Vrasja e porositur e një Rilindasi –
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
“I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire”/ Dosja Shtjefën Kurti – Vrasja e porositur e një Rilindasi –
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
“Dom Shtjefni shkoi dy herë në Beograd me i’u ankue qeveris për krimet ndaj popullsisë shqiptare dhe me at rast, takoi Zogun në ‘Bristol’, të cilit i tha…”/ Historia e prifit që u pushkatua në ’72-in në Krujë
“I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire”/ Dosja Shtjefën Kurti – Vrasja e porositur e një Rilindasi –
“Dom Shtjefni shkoi dy herë në Beograd me i’u ankue qeveris për krimet ndaj popullsisë shqiptare dhe me at rast, takoi Zogun në ‘Bristol’, të cilit i tha…”/ Historia e prifit që u pushkatua në ’72-in në Krujë
“Organet e Autoritetit mbyllën tërsisht Kuvendet e Tiranës, mashkullore dhe femërore, prandaj lutemi të nepni instrukcione…”/ Letra e Dom Shtjefën Kurtit, dërguar Enver Hoxhës në ’46-ën
0
Shares
250
VIEWS

NIKOLLË LOKA

Av.ALFDRED DUKA

NIKOLIN KURTI

Pjesa e njëzetë e katër

Gjithashtu mund të lexoni

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

                                -Vazhdues i traditës së klerikëve katolikë atdhetarë –

                                                      Vijon nga numri i kaluar

                                   Bashkëpunim për shtetin dhe vetëm në interes të tij

Gjatë vuajtjes së dënimit

                                                           Proces – verbal

Në Tiranë, me 4 shtator 1970,

Unë, Iliaz Haxhiaj, hetues në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pyeta të pandehurin Shtjefën Kurti.

Pyetje: Në proces-verbalet e mëparshme, keni thënë se keni dëgjuar emisionet e radiostacioneve të huaja. Na filloni çfarë lajme keni dëgjuar dhe me cilët i keni komentuar këto lajme?

Përgjigje: Në korrikun e vitit 1969, unë kam blerë një radio dhe nga koha që e kam blerë këtë radio, e në vazhdim deri në ditën që jam arrestuar, në mënyrë të vazhdueshme, kam dëgjuar emisionet e radio-stacioneve të “Zërit Amerikës”, Romën, Vatikanin dhe Moskën. Radio Zëri i Amerikës dhe Moskën i kam dëgjuar në gjuhën shqipe; ndërsa Romën dhe Vatikanin në gjuhën italishte. Në shumë raste, kur i kam dëgjuar këto lajme, ka qenë prezent edhe Pjetër Biba, rrallë Zef Nishi. Këto lajme i komentoja me këta të dy, duke u bërë një përmbledhje të lajmeve që dëgjoja në gjuhën italishte dhe u’a përktheja në gjuhën shqipe.

Në përgjithësi lajmet kanë patur karakter politik, por kishte edhe për çështje shoqërore dhe shkencore. Më kujtohet se në një rast, kam dëgjuar në lajmet që jepeshin nga radio “Zëri Amerikës” për përshëndetjen e Niksonit që i bënte shtypit shqiptar në Amerikë dhe arritjet për punën që ishte bërë deri në atë kohë dhe për të ardhmen. Kjo përshëndetje ishte me rastin e përvjetorit të gazetës “Dielli”. Lajmet e tjera që kemi dëgjuar dhe i kemi komentuar ndërmjet nesh, unë, Zef Nishi dhe Pjetër Biba, si dhe nga ndonjëherë edhe me Bardhok Markun, kanë qenë për luftën në Vietnam, për përparimet që kishin arritur këto vende në fushën e shkencës dhe të ekonomisë.

Nga këto emisione, unë kam dëgjuar me shumë radio Romën që dëgjohej mirë, por edhe radio Moskën e “Zëri Amerikës”, megjithëse kishte raste që nuk dëgjoheshin qartë, mbasi kishte zhurmë. Unë i kam dëgjuar shpesh. Përveç me personat që thashë më sipër, mua nuk më kujtohet që këto lajme t’i kem komentuar me njerëz të tjerë, veç rrallë nga ndonjëherë, kur ne i dëgjonim dhe komentonim lajmet e radiostacioneve që thashë më sipër, kanë qenë prezent edhe njerëzit e Pjetër Bibës, si Dava dhe Prena Biba.

Procesin, mbasi e lexova dhe pash se thëniet e mija janë shkruar drejtë, e firmos.

I pandehuri                                                                                      Hetuesi                 

Shtjefën Kurti                                                                              Iljas Haxhiaj

                                                          Proces – verbal

Në Tiranë, me 8 shtator 1970.

Unë, Iliaz Haxhiaj, hetues në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pyeta të pandehurin Shtjefën Kurti.

Pyetje: Në procesin e datës 14 korrik 1970, keni pohuar se në darkën që është organizuar në dhomën tuaj, përveç tjerash keni biseduar ndërmjet jush, Pjetër Bibës, Bardhok Markut dhe Zef Nishit për vazhdimin e vjedhjeve në kooperativën bujqësore të Gurëzit, me qëllim për të shkatërruar kooperativën. Na flisni që kur dhe sa herë keni biseduar për këtë çështje?

Përgjigje: Përveç bisedës që kemi bërë në dhomën time, me rastin që jemi mbledhur unë, Pjetër Biba, Bardhok Marku dhe Zef Nishi, për të cilën kam folur në proces-verbalet e mija të mëparshme, mua nuk më kujtohet që të kemi biseduar herë të tjera, por çështjen e dëmtimeve që duhesh bërë në kooperativën bujqësore të Gurëzit, me qëllim që të shkatërronim kooperativën. Mua më kujtohet se ne gjatë vitit 1969, në bisedat që kam patur me Pjetër Bibën, ky më ka thënë se ky pushtet më ka marrë tokën, livadhet që kam patur dhe unë, vazhdoi Pjetri, pse po marrë ndonjë send prej mullirit të kooperativës, nuk besoj se po bëj keq.

Në këtë rast, unë i thash Pjetrit se ti ke marrë mundin tënd dhe djersën tënde, duke kujtuar se Pjetri vidhte diçka nga mulliri i kooperativës. Më vonë, para se të arrestohej Zef Nishi, Pjetër Biba më ka treguar se në breg të Matës, tek një grua, kishin marrë tre derra, një për veten e tij, një për Zef Nishin dhe një për Bardhok Markun. Këta derra i kishin marrë për 9000 lekë të vjetra veresi dhe se Pjetri ishte bërë borxhli ndaj ndaj gruas për 9.000 lekët. Në këtë rast kuptova se Pjatër Biba nuk vjedhka me sasi të vogla kooperativën, por me sasi të të mëdha dhe i thash: “Ti or Pjetër paske hyrë thellë”! Pjetri më tha se unë do t’i paguaj. Nga kjo bisedë, unë kuptova gjithashtu se së bashku me Pjetër Bibën, vidhnin edhe Zef Nishi e Bardhok Marku nga kooperativa.

Pyetje: Si shpjegohet që ju nga kjo bisedë që keni bërë me Pjetër Biben, keni kuptuar se këta të tre vjedhin kooperativën?

Përgjigje: E vërteta është se nga bisedat që unë kam bërë me Pjetër Bibën, Zef Nishin dhe Bardhok Markun, kam marrë vesh se këta së bashku edhe me të tjerë vjedhin bereqet në kooperativën bujqësore të Gurëzit. Në pranverë të vitit 1969, duke qenë në dhomën time, së bashku me Pjetër Bibën dhe Zef Nishin, përveç bisedave të tjera kundër pushtetit, që unë kam folur në proceset e mija, në këtë rast është biseduar dhe për punën e vjedhjeve që ata kryenin në kooperativë. Unë, këtu kam biseduar me ta se vjedhjet, edhe në të ardhmen duhet të vazhdonin, mbasi në këtë mënyrë do të pakësoheshin të ardhurat në kooperativë, anëtarët e kooperativës do të bëheshin të pakënaqur, do të shkaktonin grindje ndërmjet anëtarëve, ata do të ngriheshin kundër kooperativës dhe në këtë mënyrë do të arrihej në shkatërrimin e saj.

Si Zefi dhe Pejtri, ishin plotësisht dakord me mua. Për këtë qëllim, për shkatërrimin e kooperativës bujqësore të Gurëzit, kemi biseduar edhe në darkën që jemi mbledhur në dhomën time, ku ishim unë, Pjetër Biba, Bardhok Marku dhe Zef Nishi. Përveç nesh, siç tham, këtu kanë qenë prezent edhe Prena me Dava Biba. Përsëri, këtu kemi folur për vazhdimin e vjedhjeve si dhe për të bërë njerëz të pa kënaqur ndaj pushtetit dhe kooperativës.

Procesin, mbasi e lexova dhe pash se thëniet e mija janë shkruar drejt, e firmos

I pandehuri                                                                                      Hetuesi                 

Shtjefën Kurti                                                                              Iljas Haxhiaj

                                                          Proces – verbal

Në Tiranë, me 11 shtator 1970.

Unë, Iliaz Haxhiaj, hetues në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pyeta të pandehurin Shtjefën Kurti.

Pyetje: Mbas mbledhjes që është bërë në dhomën tuaj, ku aty vendoset që të vazhdonin vjedhjet në kooperativën bujqësore të Gurëzit, me qëllim që të arrihej shkatërrimi i kooperativës, a kanë vazhduar të kryejnë vjedhje nga bereqeti i kooperativës, Pjetër Biba, Zef Nishi dhe Bardhok Marku?

Përgjigje: Vjedhjet në kooperativën bujqësore të Gurëzit kanë vazhduar të kryhen nga Pjetër Biba, Zef Nishi dhe Bardhok Marku edhe mbas mbledhjes që u bë në dhomën time, por këto nuk vazhduan shumë, për arsye se në muajin shkurt të vitit 1970, filluan arrestimet. Në fillim u arrestua Zef Nishi, pas tij u arrestua Pjetër Biba dhe mbas Pjetrit, u arrestua Bardhok Marku. Pra, me arrestimin e këtyre, çështja e vjedhjeve të bereqetit në kooperativën bujqësore të Gurëzit u ndërpre dhe shkatërrimi i kooperativës nuk u arrit.

Pyetje: Përveç me Pjetër Bibën, Zef Nishin dhe Bardhok Markun, me cilët persona të tjerë ju keni biseduar për të kryer dëmtime në kooperativën bujqësore të Gurëzit, me qëllim që të arrihej shkatërrimi i kooperativës?

Përgjigje: Përveç bisedave që kam patur me Pjetër Bibën, Zef Nishin dhe Bardhok Markun, që të vazhdonin këta për të kryer vjedhje në kooperativën bujqësore të Gurëzit, me qëllim që të arrihej shkatërrimi i kooperativës, unë nuk kam biseduar me asnjë njeri tjetër për këtë qëllim.

Pyetje: A njihni Fran Nocin?

Përgjigje: Po, e njoh Fran Nocin, ky është djali i Nue Gjon Nocit.

Pyetje: Tregoni çfarë biseda armiqësore keni zhvilluar me Farn Nocin, kundër pushtetit?

Përgjigje: Me Fran Nocin, kam patur vetëm një përshëndetje kur jemi takuar, por biseda armiqësore kundër pushtetit, me të nuk kam zhvilluar. Ndërsa me të atin e tij, Nue Gjon Nocin, siç kam folur në proceset e mija, në dy raste kemi biseduar, për çështjen e ekzekutimit të Mark Dushit, për të cilin i vinte keq shumë, si dhe për mbylljen e kishave.

Procesin, mbasi e lexova dhe pash se thëniet e mija janë shkruar drejtë, e firmos.

I pandehuri                                                                                          Hetuesi             

Shtjefën Kurti                                                                                   Iljas Haxhiaj

Proces – verbal

Në Tiranë, me 1 tetor 1970.

Unë, Iliaz Haxhiaj, hetues në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pyeta të pandehurin Shtjefën Kurti.

Pyetje: Vazhdoni të jepni shpjegime rreth aktivitetit armiqësor që keni zhvilluar kundër pushtetit?

Përgjigje: Dua të sqaroj pse unë kam vazhduar gjithnjë mos me pas besim në regjimin e sotshëm dhe për rrjedhim kam vazhduar me veprimtarinë time kundër pushtetit. Mbaj mend se kur ka qenë President i Amerikës Ajzenhauer, ky ka pasë mbajt një fjalim, duke thënë se ne do vazhdojmë garën e armatimeve, 25-30 ose deri në 70 vjet, deri sa ana tjetër të lodhet. Në lidhje sekrete, unë kam lexuar materialet dhe fjalimet e mbajtura në kongreset e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, në kohën kur Hrushovi ishte në pushtet, i cili paraqiste shifra ekonomike kolosale si në bujqësi, ashtu dhe në zhvillimin tjetër industrial ushqimor, kurse më vonë lexova pranë shtypit tonë se, Hrushovi kishte gënjyer duke paraqitur shifra jo reale dhe të sakta, duke i fryrë ato dhe kjo u provua kur Hrushovi kërkoi ndihmën amerikane dhe kanadeze, për me i’a shit Bashkimit Sovjetik me kredi afër një milion tonelata grurë.

Në këtë mënyrë, unë kam patur deduksion për vete se Bashkimit Sovjetik nuk i paskan mjaftuar tash dyzet vjet pushtet komunist, për me i sigurie bukën popullit, hala paska nevojë për bukë. Kështu unë kam thelluar bindjen time dhe kam thënë se sistemi komunist nuk është në gjendje të plotësojë nevojat e popullit më mirë se sistemi tjetër kapitalist. Pra kam bërë deduksionet e mia, sikur ky sistem në Bashkimin Sovjetik, për dyzet e ca vjet nuk dha rezultatet, sipas parashikimeve dhe të folurit, a mos vallë në Shqipëri që është një vend i vogël dhe i prapambetur, do të arrihen suksese në lëmin ekonomik, që atje nuk u arritën për dyzet vjet. Këtu më ka fjetur dyshimi im, të cilin nuk e kam hequr, meqenëse isha në kundërshtim apriori me ato që thuheshin nga udhëheqja e partisë dhe e pushtetit në Shqipëri. Po t’i kisha fjalimet e këtyre udhëheqësve kundërshtarë, mendoj se do ta kisha gjetur të vërtetën. Memorie.al

I pandehuri                                                                                                     Hetuesi  

Shtjefën Kurti                                                                                              Iljas Haxhiaj

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 22 Qershor 2022

Next Post

“Jeta jonë ishte një tribut që i duhej paguar utopive kriminale të të ashtuquajturve teoricienë të komunizmit, padijes...”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik, Eugjen Merlika

Artikuj të ngjashëm

“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Next Post
“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës

“Jeta jonë ishte një tribut që i duhej paguar utopive kriminale të të ashtuquajturve teoricienë të komunizmit, padijes...”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik, Eugjen Merlika

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!