• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“UDB-ja në Mitrovicë drejtohet nga Aleksa Vuçiniq dhe personel me grada, ku janë dhe dy shqiptarë, Jusuf Abdullahi e Musa Batalli nga Gjakova, të cilët…”/ Raporti i Xhafer Devës në vitin 1953

“UDB-ja në Mitrovicë drejtohet nga Aleksa Vuçiniq dhe personel me grada, ku janë dhe dy shqiptarë, Jusuf Abdullahi e Musa Batalli nga Gjakova, të cilët…”/ Raporti i Xhafer Devës në vitin 1953
“Kur ‘Zëri i Popullit’ dhe ‘Veçernje Novosti’ e Beogradit, shkruanin njëkohësisht kundër Xhafer Devës…”/ Historia e panjohur e kreut të mërgatës antikomuniste
“Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luajti rolin ma vendimtar…” / Historia e panjohur e atdhetarit të madh
“Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luajti rolin ma vendimtar…” / Historia e panjohur e atdhetarit të madh
“Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luajti rolin ma vendimtar…” / Historia e panjohur e atdhetarit të madh
“Si e plagosëm kryeministrin Mustafa Kruja dhe pse e anulluam vrasjen e Xhaferr Devës, që do e kryeja unë…”?! / Dëshmia e Astrit Lekës, që morri pjesë në 44 aksione
“Në spitalin civil u çel dhoma e destinueme për të vdekunit dhe u panë të shtrirë 10 kufoma”?! / Dosja hetimore e 4 shkurtit ’44, ku figurojnë të vrarë vetëm …
“UDB-ja në Mitrovicë drejtohet nga Aleksa Vuçiniq dhe personel me grada, ku janë dhe dy shqiptarë, Jusuf Abdullahi e Musa Batalli nga Gjakova, të cilët…”/ Raporti i Xhafer Devës në vitin 1953

Nga Idriz Lamaj

Pjesa e pesëmbëdhjetë

                                    Jeta dhe veprimtaria e Xhafer Devës në mërgim 

                                        – Kosova në kohën e Shqipnisë etnike –

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

                                                      Vijon nga numri kaluar                                         

Marrëdhëniet e Xhafer Devës me ‘Bllokun Kombëtar Indipendent’ dhe misionet e tyre parashutiste në Shqipëri e Kosovë

Memorie.al/ Sa i takon qëndrimit të Sheh Hasanit dhe qëllimit për ta lëvizur atë në anën tonë, ka rezultuar për një mundësi të favorshme, për shkak të një ngjarjeje të papritur mbas nisjes time nga Stambolli dhe është konfirmuar pohimi i Hajredin Vuçitërnit. Sheh Hasani, përveç Hajredin Vuçitërnit, ka ndihmuar gjithashtu një njeri tjetër të besuar që e ka takuar në Stamboll, i quajtur Nexhip Musa, për të udhëtuar në Turqi me një pasaportë të rregullt jugosllave, ku ai ka një vëlla të tij – një major turk. Nexhip Musa, ishte dënuar me vdekje në vitin 1945 dhe ishte fshehur në male deri në vitin 1950, deri sa ishte plagosur. Për shkak të plagës ai ishte detyruar të kërkonte ndërhyrjen e Sheh Hasanit. Sheh Hasani e ka parë atë në vendin ku ai qëndronte i fshehur dhe dy ditë mbas kësaj është shfaqur përsëri personalisht dhe e ka dorëzuar atë tek UDB-a.

Nexhip Musa ka kaluar tre vjet në spital dhe kampe të ndryshme dhe në fillim të vitit 1953, është lënë i lirë. Kjo ndërhyrje e Sheh Hasanit, i cili është i njohur dhe i denoncuar në të gjithë Kosovën si një agjent i rrezikshëm i UDB-ës, na bën të besojmë se ai është i lidhur me dikë ne Turqi. Kjo mbetet për t’u gjurmuar me shumë kujdes. Stamboll, 14.10.1953

Në fund të raportit, Xhafer Deva jep hollësi rreth shpenzimeve të bëra në lidhje me udhëtimin e tij në Stamboll, duke filluar nga kostoja e biletës së aeroplanit dhe deri tek të gjitha shpenzimet e tjera, me përjashtim atyre të fjetjes. Deva udhëzon zyrën amerikane në Romë me këtë shënim në fund të raportit:

“Sqarim: 1. Shpenzimet e bëra në Stamboll në shumën prej 524 lira turke, duhen ndarë në mënyrë të atillë, që të kuptohet që shpenzimet për fjetje nuk ishin të domosdoshme, por duhen marrë parasysh shpenzime të veçanta për takime me personat e hyrë nga Jugosllavia. Një mesatare prej afërsisht 23.50 lira turke në dite.

  1. Shuma prej 200 dollarësh për informatorin K. me 10.9. duhet regjistruar si parapagesë për K. 2. 3. Lidhur me shumën prej 30.700 – e regjistruar si Saldo (balance), do të vijojë në mënyrë shtesë një llogari të veçantë”.

Mbas raportit organizativ, Xhafer Deva jep hollësi rreth informatave politike në Jugosllavi në përgjithësi, dhe gjendjes së shqiptarëve në Magedoni e Kosovë në veçanti. Maqedonia: Spastrimi sistematik e legal i elementit shqiptar (mysliman), nga zona e Maqedonisë. Mbi bazën e një dekreti shtetëror të Republikës Federative të Maqedonisë, me aprovimin e qeverisë qendrore të Beogradit, si dhe një marrëveshjeje shtetërore dypalëshe me Turqinë, çdo qytetar jugosllav i Republikës Federative të Maqedonisë me “kombësi turke”, mund të kërkojë emigrim për në Turqi, duke paraqitur më parë një vërtetim të këshillit lokal (pushtetit lokal) për humbjen e zotërimeve.

Bazuar në vërtetimin e përmendur më sipër, i cili i jepet të interesuarit në dy kopje, mundet që “myslimanet” të kërkojnë emigrimin. Kërkuesit i ofrohet një trajtim shumë i shpejtë i çështjes, ku kapërcehen të gjitha formalitetet e zakonshme, kështu që kërkuesi brenda disa ditëve ka në çantën e tij pasaportën e emigrimit. Konsullata turke në Shkup shpërndan – gjithashtu pa asnjë vështirësi – viza të hyrjes. Me këtë mundet që çdo “mysliman” që banon në Maqedoni dhe që deklaron me shkrim kombësinë e tij “turke” të emigrojë për në Turqi.

Kjo masë e Beogradit synon dy objektiva:

Nëpërmjet shpërnguljes paqësore të pjesëve të mëdha të elementit shqiptar nga kjo zonë delikate (nga numërimi i popullsisë prej regjimit të Titos, afërsisht 200.000 shqiptarë dhe 45 mije turq) në zonat kufitare Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë dhe Ohër, të cilat përfaqësojnë shumicën absolute, të paktën do të arrihen raporte minoriteti. Për konsekuencë, pretendimet e shqiptarëve për këto zona kufitare, do të shmangeshin dhe do të ruhej karakteri sllav. b. Nëpërmjet kësaj mase qeveria e Beogradit, fiton simpatinë jo vetëm të maqedonasve por të të gjithë popujve jugosllav e pansllav të krijuar, një masë të cilën e imponojnë edhe sunduesit e Moskës, por akoma më shumë se kaq, kjo është në harmoni me vijën pansllaviste.

Axhustimi i këtyre “lehtësirave” për popullsinë shqiptare është për të ardhur keq sepse shqiptarët po e paguajnë lart çmimin e lirisë nga terrori sllavo-komunist, duke lëshuar trojet e veta mijëvjeçare dhe duke zgjedhur për atdhe të ri stepat turke. Sferat autoritare në Ankara fërkojnë duart nga gëzimi për një ndërmarrje (pazar), të mirë që kanë bërë, sepse kanë gjetur elemente punëtore, produktive dhe pa pretendime për stepat e tyre, ndërsa harrojnë me këtë që i njëjti fat, shpejt ose vonë, mund t’u takoje edhe atyre, bile edhe më keq”. Në raportin mbi Kosovën, shihet qartë se i gjithë personeli drejtues politik dhe administrative, është në dorën e serbëve, malazezëve dhe boshnjakëve.

Në raport theksohet gjithashtu se tre deri në pesë përqind janë shqiptarë, natyrisht njerëz të besueshëm të UDB-ës. Mbasi rendit personelin drejtues të të gjitha fushave të jetës politike, ekonomike dhe shtetërore në Kosovë, Xhafer Deva sjell si shembull qytetin e tij të lindjes, Mitrovicën: “Të gjitha segmentet e jetës së distriktit të Mitrovicës drejtohen nga këta persona: Kryetar, Mija Cvetiq (serb) Sekretar Mustafa Osmanoviq (boshnjak). Pastaj vazhdojnë zëvendës drejtuesit, këshilltarët, këshilli i Komunës dhe UDB-a. Rade Vuksanovig (serb), Qazim Bajgora (shqiptar), Misha Mirkoviq (serb) dhe ndërkohë drejtor i minierës së Trepçës), Predrag Miqoviq (serb), Bllazho Lutica, Milija Kovaçeviq (serb), Milan Petrushiq (serb), Hysen Prekazi (shqiptar).

Drejtues i departamentit për punët e brendshme: Rasim Çerkez (boshnjak) dhe vazhdojnë emrat e këshillit të Komunës ku janë renditur gjashtë serbo-malazez dhe dy shqiptarë. UDB-a në Mitrovicë, drejtohet prej shefit Aleksa Vuçiniq me personelin e tij, oficerë me grada, të gjithë serbo-malazez dhe dy agjentë shqiptarë: Jusuf Abdullahi dhe Musa Batalli nga Gjakova”. Në raport përfshihen edhe bisedimet e Devës me kolonelin turk, Timur Bej. Bisedë me zëvendësin e zotit Xhelal Koral:

Me 28 gusht 1953, unë pata një bisedë të gjatë me zëvendësin e zotit Xhelal Koral, kolonelin Timur Bej, meqë Xh.K. për shkak të keqësimit të sëmundjes së tij të veshkave ishte nisur për në Gjermani. Pyetjes time lidhur me instalimin e një qendre Peiler (d.m.th. që ushtron veprimtari komplotuese) në Stamboll, për shkak të ndryshimeve të menjëhershme të situatës, Timur Bej nuk mund t’i jepte asnjë përgjigje sqaruese dhe konçize.

Ai shprehu sigurinë që për të rrethanat ishin të panjohura dhe që e gjithë çështja në tërësi ishte alarmuese. Ai i qëndron akoma pikëpamjes që instalimi i kësaj qendre do të ishte mjaft domethënëse dhe me shumë leverdi për të dy palët. Por komentin tim që motivet e këtij vendimi nga Ankaraja duhej të ishin të natyrës politike, ai më kërkoi që të shpjegoja hapur mendimin tim në këtë gjë dhe të beja insinuata lidhur me paktin e asistencës midis tre shteteve të Ballkanit nga njëra anë dhe marrëdhënieve shumë të tensionuara midis Italisë dhe Jugosllavisë nga ana tjetër. Në këtë pikë Timur Bej kufizohej në shprehjen e mendimit të tij personal dhe refuzonte të jepte një arsye bindëse për këtë.

Ai më siguronte mua se gjithashtu edhe Xhelal Bej, nuk ishte i informuar për sa më sipër, por si një njeri që mendon në mënyrë logjike, ai besonte, se nuk ishte rasti për të ndërprerë marrëdhëniet tona edhe në fushën e shkëmbimit të informatave. Në vazhdën e diskutimit mbi këtë pikë, unë munda ti bëj atij një koment për amerikanët, kjo do të thotë që ata nuk e dëshirojnë instalimin e një zyre përfaqësuese shërbimi në Turqi. Kjo është e vërtetë – tha ai – ; unë mund të kujtoj që amerikanët na e refuzuan instalimin e një zyre të tillë të ngjashme, por si të thuash, ai nuk na e dinte arsyen e vërtetë. Pastaj ne e kaluam diskutimin tonë tek jugosllavët dhe aktivitetin e tyre ne sferën tekniko-ekonomike të cilën ata e kanë zhvilluar në Turqi.

Unë thash që është e pakuptueshme që jugosllavët, pranë Gjermanëve, Amerikanëve, Holandezëve dhe Italianëve, në gjithçka janë më të lirët (në pikëpamje të kostos). Unë solla të dhëna të sakta për punët që jugosllavët kanë kryer në Turqi dhe theksova dhe rreziqet që mund të vijnë nga kjo gjë. Konkurrenca jugosllave rritet vazhdimisht në mënyrë evidente, në porte, ura dhe ndërtime rrugësh, rrjete telefonike, etj., etj., dhe këto janë ndërtime shumë të rëndësishme strategjike. Dhe këto punë që kryhen në Turqi, jo nga firmat jugosllave, por nga shteti jugosllav. Kanë kaluar pothuajse pesë vjet që kur Tito po vepron në mënyrë të zhdërvjellët dhe deri me tani ka evidencë të mjaftueshme për një lojë të dyfish. Përfundimisht Timur Bej më tha se, ai vet ishte nga Kaukazi dhe i njihte mirë jugosllavët dhe shtoi se ishte mjaftë skeptik për arsye se midis shumë “inxhinierëve” dhe “specialistëve”, ishin angazhuar edhe specialistë të fushave të tjera në atë vend.

Ai tha se “një përfundim i nxituar nuk do të ishte i dobishëm” megjithëse argumentimet e mija ishin të pakontestueshme. Xhafer Deva pati takime të shpeshta me personalitete të ndryshme turke ku kishte shumë miq. Pranë autoriteteve turke bëri përpjekje këmbëngulëse për ndalimin e shpërnguljes masive të shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë në Turqi. Në takime të niveleve të ndryshme, ai vazhdimisht shtroi problemin se zbrazja e shqiptarëve, boshnjakëve dhe 134 turqve nga trojet e tyre, shkon në dëmin e interesave të Turqisë në Ballkan dhe në Evropë. Një diplomatit turk, Deva i thotë troç: “Ju jeni duke dëmtuar strategjinë shekullore të vendit tuaj në Ballkan dhe në Evropë. Ku do të mbështetni nesër strategjinë tuaj politike në qoftë se ky element zhduket nga Ballkani. Boshnjakët, shqiptarët dhe turqit janë të vetmit popuj që i sigurojnë Turqisë frymëmarrjen ne Evropë.

Këta popuj gjithmonë do të jenë një element i fortë për bllokimin e pansllavizmit në Ballkan. Ju duhet te merrni shembullin historik të Romës, e cila mbron me këmbëngulje dhe me plotë të drejtë elementin e krishterimit perëndimor në Ballkan. Roma nuk i ven vetes lakun në fyt sepse është e vetëdijshme për konsekuencat e mëvonshme të saj me botën sllave.” (Paragraf nga një memorandum i shkurtë, dorëzuar ministrit të Jashtëm turk, me 20 shtator, 1953).

Gjatë viteve 1953-1954, Xhafer Deva përsëri bën përpjekje për integrimin e çështjes së Kosovës në Komitetin “Shqipëria e Lirë» të riorganizuar. Lypset shënuar se gjatë atyre viteve, Xhafer Devës i kishte shpallur luftë të ashpër ‘Balli Kombëtar Agrar’ – grupi i Abaz Ermenit – i cili bënte çmos për ta diskredituar atë. ‘Balli’ i Ermenit arriti me anën e Tajar Zavalanit ta kritikonte Xhafer Devën edhe në emisionin shqip të BBC. Në përgjigje të akuzave, që ai i quante absurde, i dërgon këtë letër Drejtorit te BBC për Evropën juglindore. Mr. F. Leon Shepley Shef i Shërbimit Jug-Evropian, BBC – Bush Hous, Aldwych, London W.C.2. 135.

I nderuar zotëri, Fjalimi i mbajtur me 27 prill 1953, nga Tajar Zavalani, nën pseudonimin “Iliri”, në përkujtim të atij përvjetori fatkeq të 7 prillit, që në historinë e Shqipërisë njihet si “E premtja e Zezë”, nuk ishte kurrsesi një shembull i veçuar i një prirjeje të vajtueshme, që e kemi vënë re edhe më parë në programin e BBC-së në gjuhën shqipe. E kam fjalën për një politikë, të veshur thuajse me një petk zyrtar, për të mbuluar me përfolje, shpifje e trillime, disa shqiptarë, që në të kaluarën dhe nën rrethana të ndryshme politike, kanë mbajtur pozita qeveritare dhe më e keqja t’i akuzosh këta shqiptarë me një mori fjalësh si kriminelë me damkë. Ky fjalim i fundit i Zavalanit, me pseudonimin “Iliri”, përmbana akuza të ngjashme edhe ndaj meje, si ish Ministër i Brendshëm i Shqipërisë, nga shtatori 1943 deri në korrik të vitit 1944.

Këto akuza paraqiten me këto fjalë: “Nazistët gjerman e përjetuan këtë shembull duke krijuar një tjetër grup kuislingësh nën udhëheqjen e të favorizuarit famëkeq të Gestapos, Xhafer Deva”; “Dita e 7 prillit na sjell ndër mend me forcë një tjetër njeri të neveritshëm e të ulët, Xhafer Devën, Ministrin e Punëve të Brendshme nën pushtimin nazist; me ndihmën e vrasësve të tij, ai u mori jetën qindra nacionalistëve, ndërmjet të cilëve, Skënder Muços, dhe dërgoi mijëra të pafajshëm në kampet naziste të shfarosjes”. Nuk është qëllimi im këtu të komentoj ose të justifikoj veprimtarinë time politike të së kaluarës. Kjo letër është shkruar si rezultat i vendimit tim për t’i dhënë folësit të shërbimit tuaj shqiptar mundësinë që të paraqes prova për të mbështetur akuzat e tij, që do të merreshin në shqyrtim nga një gjykatë britanike. Memorie.al

                                                  Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 13 Maj 2022

Next Post

“Unë thashë se, Kapllan Resuli është arrestuar se ka thënë që: kosovarët të mos kenë shpresë nga Shqipëria për çlirimin e tyre….”/ Deponimet e Myrteza Bajraktarit, dhjetor ‘70

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha

“Unë thashë se, Kapllan Resuli është arrestuar se ka thënë që: kosovarët të mos kenë shpresë nga Shqipëria për çlirimin e tyre….”/ Deponimet e Myrteza Bajraktarit, dhjetor ‘70

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!