• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Tuku tha se ndenja 15 vjet me Enverin dhe nuk e njoha se kush ishte, por dhe Mehmeti është…”/ Raporti-survejimit nga Punëtori Operativ, Thanas Duka

“Tuku tha se; nafta na ka lanë fukarenj, pasi shteti ynë nuk ka asnjë fitim nga ai sektor dhe kur isha në qeveri, unë…”/ Raport-survejimi i “Nuredinit”, Berat, 1955
“Tuku tha se ndenja 15 vjet me Enverin dhe nuk e njoha se kush ishte, por dhe Mehmeti është…”/ Raporti-survejimit nga Punëtori Operativ, Thanas Duka
“Tuk Jakova kishte si qëllim që të rrëzonte udhëheqjen e Partisë dhe të dilte vetë …”/ Dokumentet e panjohura të ish-Sigurimit të Shtetit, për zëvendësin e Enver Hoxhës!
“Tuku tha se ndenja 15 vjet me Enverin dhe nuk e njoha se kush ishte, por dhe Mehmeti është…”/ Raporti-survejimit nga Punëtori Operativ, Thanas Duka
“Tuk Jakova kishte si qëllim që të rrëzonte udhëheqjen e Partisë dhe të dilte vetë …”/ Dokumentet e panjohura të ish-Sigurimit të Shtetit, për zëvendësin e Enver Hoxhës!
“Tuku tha se ndenja 15 vjet me Enverin dhe nuk e njoha se kush ishte, por dhe Mehmeti është…”/ Raporti-survejimit nga Punëtori Operativ, Thanas Duka
“Tuk Jakova kishte si qëllim që të rrëzonte udhëheqjen e Partisë dhe të dilte vetë …”/ Dokumentet e panjohura të ish-Sigurimit të Shtetit, për zëvendësin e Enver Hoxhës!
“Tuku tha se ndenja 15 vjet me Enverin dhe nuk e njoha se kush ishte, por dhe Mehmeti është…”/ Raporti-survejimit nga Punëtori Operativ, Thanas Duka
“Tuk Jakova kishte si qëllim që të rrëzonte udhëheqjen e Partisë dhe të dilte vetë …”/ Dokumentet e panjohura të ish-Sigurimit të Shtetit, për zëvendësin e Enver Hoxhës!
“Tuku tha se ndenja 15 vjet me Enverin dhe nuk e njoha se kush ishte, por dhe Mehmeti është…”/ Raporti-survejimit nga Punëtori Operativ, Thanas Duka
“Tuk Jakova është në dijeni se ndiqet nga organet tona, pasi në Qytetin ‘Stalin’, ai i tha bashkëpunëtorit ‘Nuredini’, se Sigurimi…”/ Raport-survejimi, Berat, 1955

Dashnor Kaloçi

Pjesa e njëmbëdhjetë

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet një dosje voluminoze që i përket Tuk Jakovës, i cili që nga periudha e Monarkisë së Zogut, ishte një nga krerët kryesorë të Grupit Komunist të Shkodrës, i dënuar me burg politik në gjyqin e famshëm të vitit 1938, së bashku me Qemal Stafën e Vasil Shanton, pjesëmarrës në mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare dhe anëtar i Komitetit Qendror Provizor të saj, që nga mbledhja themeluese e 8 nëntorit të vitit 1941, komisar politik i Brigadës së Parë Sulmuese dhe Korparmatës së Parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ku nga mbarimi i Luftës, në nëntorin e vitit 1944 e deri në 1955-ën, mbajti disa funksione dhe detyra të larta partiake e shtetërore, si: anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, ambasador fuqiplotë i Republikës Popullore të Shqipërisë në Beograd, President i Sindikatave të Shqipërisë, ministër i Financave dhe zv/Kryeministër i qeverisë shqiptare, të kryesuar nga Enver Hoxha etj. E gjithë dosja voluminoze (formularë dhe hetimore) që publikohet për herë të parë nga Memorie.al., ku ndodhen me qindra dokumente të panjohura, në ngarkim të ish-gjeneral-leitnant Tuk Jakovës, (“Hero i Popullit”), të cilat i përkasin periudhës së viteve 1951-1959, kur ai pas kontradiktave të shumta, që kishte me Enver Hoxhës që nga mbarimi i Luftës, në vitin 1951 u përjashtua si anëtar i Byrosë Politike dhe në 1955-ën, u përjashtua edhe nga Komiteti Qendror i PPSh-së, duke u shkarkuar edhe nga të gjitha funksionet e partiake e shtetërore, që kishte mbajtur deri në atë kohë, u internua familjarisht në rrethin e Beratit, ku pasi punoi disa kohë si përgjegjës i Repartit të Zdrukthëtarisë në atë qytet, në 1957-ën, u dënua me izolim në Kalanë e Kaninës së rrethit të Vlorës, ku dhe u arrestua në vitin 1958, duke u dënuar me 20 vjet burg, i akuzuar si “tradhtar e armik i popullit”, deri sa vdiq në spitalin e Burgut të Tiranës në vitin 1959, në rrethana misterioze! Çfarë thuhet në dokumentet sekrete (relacione, fotografi, kartela, formularë, raport-informacione, shënime, proces-verbale, raporte-survejimi, plane-masash, letra denoncuese, etj.) që i përkasin periudhës 1955-1959, kur ai ishte në ndjekje dhe survejim të vazhdueshëm nga organet e Sigurimit të Shtetit, cilët ishin oficerët e organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që ishin ngarkuar për vëzhgimin e tij dhe emrat e pseudonimet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit, që e mbanin atë nën vëzhgim të rreptë?!

                                                        Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Thanas Duka, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Nuredini”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Tuk Jakovës dhe familjes së tij, në rrethin e Beratit    

Tepër sekret                                                                              Dhënë nga B. p. “Nuredini”                                                                                                                        Marrë nga P. Op. Thanas Duka

                                                 Raport, dt. 29.5.1956

Më datën 27.5.1956, në orën 8 të mëngjesit, ai u takua me Tuk Jakovën në ndërmarrjen e Zdrukthëtarisë dhe gjatë bisedave, ai i tha; shoku Tuk, do të ketë ndonjë farë përmirësimi nga ky Kongres, do të na hiqet buka e misrit? Tuku i tha se; nuk do të ketë gjëkafshë, sepse këta gabimet i pranojnë, por autokritikë nuk po bëjnë.

Tha Tuku; nëse e more vesh që kryeministri i Greqisë, ka folur se neve në NATO, veçse armik, miq nuk kemi, politika e Bashkimit Sovjetik i ngatërroi shumë dhe e shpërndau kampin imperialist. Mësova për Titon, që do të shkojë në Bashkimin Sovjetik me të gjithë shtabin e tij dhe do të rrijë tre javë, politikë të fortë bën dhe Titua, tha Tuku.

Mbasi ndenjën dhe ai ndezi një cingare, Tuku i tha se; njeriu nuk mund të llafoset lirisht, mua s’më vjen keq që jam punëtor, vetëm më vjen keq që ndejat 15 vjet me Enverin, bashkë si shokë dhe më në fund, më tradhtoi dhe nuk e kuptova dot se me çfarë njeriu kisha të bëja!

Ai i tha se; mos ka qenë Mehmeti? Edhe ai gjakpirës është, tha Tuku, por unë këtë që të punoj me këta këtu, e kam nga Enveri. Ai i tha se; kam dëgjuar për një grup tjetër, kohët e fundit në Tiranë, e thoshte shtypi. Tuku i tha se; gjeneral Hulusi Spahiu, ka ngritur një shëndet për mua në Legatën Jugosllave, dhe e pësoi më keq se unë dhe vate normist në gjolin e Tërbufit, “budallai, çfarë i lipsej atij” dhe e prenë bisedën, pasi në ta shkuan disa punëtorë të ndërmarrjes.

                                                                                                             “Nuredini”

           Detyra:

  1. Gjatë bisedave, kërko prej tij ‘Tukut’, se çfarë rezultatesh arriti Kongresi, shikoni personat që bashkohen me Tukun, si Vangjel Dëshniku, etj.

           Detyrë Operative:

Kjo e dhënë në takimin e ardhshëm duhet përsëritur, për të mësuar se sa është e vërtetë përmbajtja e saj. Për të vërtetuar të dhënën dhe se nga e ka marrë vesh Tuku dollinë që gjoja ka ngritur Hulusiu për Tukun në Legatën Jugosllave, do të kërkohet prej Ministrisë.

Berat, 30.5.1956                                                                          Punëtori Operativ

                                                                                                        Thanas Duka                                

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Toger Hamit Qose, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Dafina e Korçës”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Tuk Jakovës dhe familjes së tij, në rrethin e Beratit                          

                                                                                    Marrë nga P. Op. Toger Hamit Qose

                                                                                    Dhënë prej B.p. “Dafina e Korçës”

                                          Raport i dt, 1.6.1956

Më datën 30.5.1956, kishin dalë në xhiro në Berat, Andrea Zoto, djali i At Stefan Zotos, i cili punon në transportin e Urës Vajgurore si elektricist dhe ai. Mbas disa xhirosh, ata të dy shkuan në lulishten “Margarita Tutulani” dhe atje filluan të bisedojnë. Andrea po i tregonte atij se: “Më tha vjehrri tim, Jorgo Zaho, të cilit i kishte thënë Tuk Jakova ,se atë gjeneral Spahiun, e kishin zbritur, sepse në një darkë me ata të Legatës Jugosllave, kish pirë për shëndetin e Tuk Jakovës.

Pastaj i kishte thënë Tuku, Jorgos, rreth Koçi Xoxes, se Koçin, Enveri dhe Mehmeti, kot e kanë marrë më qafë, vetëm pse ishte pro me Jugosllavët, në akt-vendimin e tij për vdekjen nga Byroja, e kanë nënshkruar edhe unë (Tuku), për këtë gjë e ndjej veten shumë fajtor. Mbas mbarimit të bisedave, ata të dy u ngritën dhe shkuan pazarit.

                                                                                                         “Dafina e Korçës”

Detyrë:

  1. Kur të takoj rasti përsëri me Andrea Zoton, pyete këtë, se ç’thotë i vjehrri i tij, Jorgua, në lidhje me Tukun, rreth punës që bën ai në Zdrukthëtarinë e N.I.L.P. të Ndryshme.

 Berat, 1.6.1956                                                                            Punëtori Operativ

                                                                                                       Toger Hamit Qose

Shënim: Jorgo Zaho (“Nuredini”), duhet pasur kujdes, se është ca llafazan.

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Kapiten i I-rë, Sulo Bedini, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Nuredini”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Tuk Jakovës dhe familjes së tij, në rrethin e Beratit                          

  Berat, 11.6.1956                                                                     Marrë nga Kap. i I-rë, Sulo Bedini

                                                                                                      Dhënë inform. “Nuredini”

                                                         I N F O R M A T E

Më datën 6.6.1956, ai shkoi tek Tuk Jakova në qendrën e punës, ku ishin edhe marangozët e zdrukthëtarët Ali Duro dhe Dane Hoxha. Ai pyeti se ç’kemi? Tuku përgjigjet se; nuk kemi asgjë dhe Kongresi nuk na nxori gjë…! (Përdorë fjalë fyese për Kongresin e III-të të Partisë). Më vonë, dy të sipërmit u larguan dhe ngelën vetëm Tuku dhe ai.

Tuku ndër të tjera i tha atij se; kërkova dy ditë leje, për të shkuar në Tiranë, pasi atje kam çuar fëmijët, por Drejtori më tha se; kemi punë, pastaj Tuku tha se; vlejnë më shumë fëmijët, por mendoj se nuk më ndalojnë këtu, por ata nga lart, s’ka gjë. Gjatë këtyre ditëve, Tuku paraqitet shumë i mërzitur, por edhe nga gjendja ekonomike nuk është mirë, se rrogën e ka të pakët, kjo faktohet se, në fillim kur merr rrogën, për nja dy tre ditë del nëpër klube, ndërsa më vonë nuk e sheh më.

                                                                                                  “Nuredini”

Detyra:

  1. Vazhdo e takohu me Tukun, shoqërohu me të, sidomos në qoftë se vete për peshk, por mos i provoko bisedimet politike.

Masat: Të vërtetohet se kush janë Ali Duri dhe Dane Hoxha, duke u marrë gjeneralitetet, kontrollimin në Kartotekë etj.

                                                                                              Punëtori Operativ Kapiteni i I-rë,

                                                                                                                 Sulo Bedini

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Toger Hamit Qose, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Filantropi”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Tuk Jakovës dhe familjes së tij, në rrethin e Beratit                          

                                                                                   Marrë nga P. Op. Toger Hamit Qose

                                                                                        Dhënë prej B.p. “Filantropi”

                                    Raport i dt. 11.6.1956

Rreth orës 18 të datës 10.6.1956, ai në fushën e sportit të Beratit, u takua me Tuk Jakovën, i cili ishte duke bërë sehir ndeshjen sportive, ndërmjet “Punës” së Beratit e Tiranës. Ai me Tukun njihet qysh gjatë Luftës, sepse ka qenë partizan në Brigadën e I-rë Sulmuese.

Mbas mbarimit të lojës, Tuku, ai dhe Pandeli Shkurti, marangoz, duallën shëtitje nëpër qytet, mbas dy xhirove, ata të tre shkuan në park, ku u ulën në një tavolinë dhe porositën nga një gotë birrë.

Duke ecur rrugës, Tuku filloj t’i thotë atij që: Mua, (Tukut), nuk po më trajtojnë mirë këtu në Berat dhe nuk kanë asnjë konsideratë për mua, megjithëse karshi popullit kam mjaft simpati, unë, vazhdoj Tuku, kam kërkuar dy ditë leje, për të shkuar tek mamaja në Tiranë, mbasi nisa Nitën me fëmijët për në Tiranë dhe prej andej ajo do të shkoj në Pogradec, se është e dobët, m’u dha përgjigja nga drejtoria, se nuk ka mundësi të më jepte leje, për këtë u detyrova të bëj një lutje për të më shkarkuar nga përgjegjësia dhe të më vënë punëtor në prodhim.

Lutjen ja kam paraqitur Taqi Nushit në Komitetin Ekzekutiv të rrethit Berat. Akoma nuk më kanë dhënë përgjigje. Unë e di, tha Tuku, dhe e kuptoj se mua nuk më japin leje, për arsye se kanë frikë se mos takohem me ndonjë në Tiranë dhe prej andej, mund të shkoj në Elbasan, të takohem me Bedri Spahiun. Para disa muajve, isha në Elbasan për kompensata dhe atje fjeta tek Bedriu, kur erdha këtu, u demaskova në mbledhjen e kolektivit, por konferencieri, nuk e nxori kokën, por tha se Tuk Jakova, shkon me shërbime dhe bën edhe punë të tjera.

Më vonë Tuku tha se: Nuk di një gjë të re ti, se kur Hulusi Spahiu ngriti një dolli në Legatën Jugosllave për shëndetin tim dhe Dhora (Leka) ndodhej atje, pak larg, mirëpo Komiteti Central thirri Dhorën dhe i tha se; ti ndihmon motrën tënde Mitën, ajo i kishte thënë se; po, pasi vuajnë ekonomikisht, mbas kësaj Dhorën e kanë përjashtuar nga Partia.

Tuku i tregoi atij, se pardje Viktori, mbiemrin e të cilit nuk i kujtohet, por që ka qenë në Kinostudio, tani përgjegjës i Kinemasë “22 Tetori” në Berat, i kishte vajtur në Zdrukthëtari për të porositur ndonjë mobilie dhe i kishte thënë Tukut; ‘t’i q… t’ëmën, të thuash të vërtetën se populli po vuan urie, në Konferencën e Tiranës, të përjashtojnë nga Partia’. Tuku tregoi se i kishte thënë; durim, se së shpejti ka me u realizue dëshira jonë, por mos fol dendur.

Me Viktorin ai njihet që gjatë Luftës, po në Brigadën e I-rë, në Batalionin e III-të, kur ka qenë Agjit-prop, kështu që ai është takuar dhe vetë me Viktorin, por s’ka pasur rast të bisedojnë.

Më poshtë Tuku tha se; më kanë marrë koburen “Zmith”, që e kisha me leje nga Kadri Hazbiu dhe Zylfi Saliu, më thirri një malok me gradën e togerit dhe më tha; shoku Tuk, me urdhër të një qarkoreje, të gjithë ata që kanë armë, t’i dorëzojnë dhe më vonë bëj lutje dhe mere prap. Unë i thashë togerit; mos më gënje, por thoma troç, nëse është urdhër i veçantë për mua, por ai më tha se është urdhër.

I revoltuar nga koburja, kërkova në telefon Kadri Hazbiun, por më doli Mihallaq Ziçishti, i cili më tha me ton; kush je, ju përgjigja; Tuk Jakova, pastaj ai më tha; çfarë do, dhe unë i shpjegova se më morën koburen, që ma ka lënë me leje Kadriu, po të lutem thuaji Kadriut. Ai tha; do t’ja them.

Unë kur isha në Tiranë së bashku me Kristo Themelkon, me anë të një tekniku çekosllovak, kemi ngritur Fabrikën e Qelqit në Korçë, dhe të tubave greze në Tiranë, mirëpo inaugurim i këtyre fabrikave u bë shumë vonë, për arsye që të mos delja unë iniciatori.

Kur të më vij koha, unë (Tuku), duke parë vuajtjet e Beratit, do të urdhëroj që të ngrihen dy fabrika këtu, një për konservimin e ullinjve, e cila të ketë më vete dhe Fabrikën e Qelqit, për të transportuar ullinjtë jashtë, që mund të punojnë 200-300 gra çdo ditë pa ndërprerje. Po gjithashtu edhe Fabrikë Cigaresh, se prodhohet duhan me kualitet shumë të mirë, këto dy gjëra do t’i jap Beratit dhe pastaj zgjidhet problem i papunësisë.

Tuku tha, se gjatë ditëve të Kongresit, Radio-Beogradi dha një koment të gazetës “Borba”, ku thoshte se; Enver Hoxha duhet të kish parasysh që kur doli çështja e Koci Xoxes, për gabime është pushkatuar, pse nuk e tha se; për tetë pika akuzash me Jugosllavinë, është pushkatuar, por neve, vazhdon “Borba”, e dimë kush qe Koci Xoxe.

Duke i lidhur fjalën me këtë, Tuku vazhdoi të thotë se; vetëm PPSH-ja dhe ajo e Francës nuk kanë vajtur të bëjnë autokritikë tek Titua, sepse kohët e fundit, edhe Toliati i Italisë, ishte në Jugosllavi për një gjë të tillë. Tuku tha se së shpejti Bashkimi Sovjetik dhe Titua, do ta ndryshojnë situatën në Shqipëri, sepse këtu tek ne, në udhëheqje janë Hoxhë, Sheh e Prift.

Në përfundim të bisedimeve, Tuku i tha Pandeli Shkurtit, kur të shkosh nesër në Lushnje, jepi shumë të fala nga unë, Hulusi Spahiut, dhe thuaj të mos mërzitet.

Bisedimet e mësipërme vazhduan deri në orën 20 e 30 dhe në këtë kohë, ata të tre u ndanë, duke shkuar secili në shtëpinë e vet.

                                                                                                                “Filantropi”

    Detyrë:

  1. Kur të takosh Tukun, mos e fillo ti muhabetin, kështu të flasë ai vetë. Qëndrimi tënd karshi tij, të jetë si më parë. Memorie.al

  Berat, 11.6.1956                                                                     Punëtori Operativ

                                                                                                          Hamit Qose

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi: “Historia tragjike e nanave shkodrane; Angjelina Topalli, Hatixhe e Nafije Kopliku, Vehbije e Budije Bushati dhe Adile Kazazi, të cilat…”

Next Post

Kalendari Historik 21 Shkurt 2022

Artikuj të ngjashëm

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia
Dossier

“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67
Dossier

“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67

May 30, 2025
“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati
Dossier

“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati

May 31, 2025
“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   
Dossier

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

May 30, 2025
Next Post
Kalendari Historik 02 Shkurt 2022

Kalendari Historik 21 Shkurt 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!