• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, April 1, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Te Kafja nr. 1, Mita i tregoi se kishte dëgjuar në radio çeljen e Kongresit të III-të dhe asaj i shkuan lot, Tuku i tha…”/ Raport-survejimi i “Filantropit”

“Tuk Jakova kishte si qëllim që të rrëzonte udhëheqjen e Partisë dhe të dilte vetë …”/ Dokumentet e panjohura të ish-Sigurimit të Shtetit, për zëvendësin e Enver Hoxhës!
“Te Kafja nr. 1, Mita i tregoi se kishte dëgjuar në radio çeljen e Kongresit të III-të dhe asaj i shkuan lot, Tuku i tha…”/ Raport-survejimi i “Filantropit”
“Tuku tha se; nafta na ka lanë fukarenj, pasi shteti ynë nuk ka asnjë fitim nga ai sektor dhe kur isha në qeveri, unë…”/ Raport-survejimi i “Nuredinit”, Berat, 1955
“Te Kafja nr. 1, Mita i tregoi se kishte dëgjuar në radio çeljen e Kongresit të III-të dhe asaj i shkuan lot, Tuku i tha…”/ Raport-survejimi i “Filantropit”
“Pasho Hysi, ish-deputet i Zogut dhe njeri me pikëpamje jo të qarta, shkoi në shtëpinë e Tuk Jakovës dhe…”/ Dokumentet me raportet e survejimit, Berat, 1955
“Te Kafja nr. 1, Mita i tregoi se kishte dëgjuar në radio çeljen e Kongresit të III-të dhe asaj i shkuan lot, Tuku i tha…”/ Raport-survejimi i “Filantropit”
“Tuk Jakova është në dijeni se ndiqet nga organet tona, pasi në Qytetin ‘Stalin’, ai i tha bashkëpunëtorit ‘Nuredini’, se Sigurimi…”/ Raport-survejimi, Berat, 1955
“Te Kafja nr. 1, Mita i tregoi se kishte dëgjuar në radio çeljen e Kongresit të III-të dhe asaj i shkuan lot, Tuku i tha…”/ Raport-survejimi i “Filantropit”
“Tuk Jakova kishte si qëllim që të rrëzonte udhëheqjen e Partisë dhe të dilte vetë …”/ Dokumentet e panjohura të ish-Sigurimit të Shtetit, për zëvendësin e Enver Hoxhës!
“Vigjilenca’, të shikojë se kush është ushtaraku që luan shah me Tuk Jakovën në shtëpinë e tij dhe…”/Raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit, Berat, 1955
0
Shares
946
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dymbëdhjetë

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet një dosje voluminoze që i përket Tuk Jakovës, i cili që nga periudha e Monarkisë së Zogut, ishte një nga krerët kryesorë të Grupit Komunist të Shkodrës, i dënuar me burg politik në gjyqin e famshëm të vitit 1938, së bashku me Qemal Stafën e Vasil Shanton, pjesëmarrës në mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare dhe anëtar i Komitetit Qendror Provizor të saj, që nga mbledhja themeluese e 8 nëntorit të vitit 1941, komisar politik i Brigadës së Parë Sulmuese dhe Korparmatës së Parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ku nga mbarimi i Luftës, në nëntorin e vitit 1944 e deri në 1955-ën, mbajti disa funksione dhe detyra të larta partiake e shtetërore, si: anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, ambasador fuqiplotë i Republikës Popullore të Shqipërisë në Beograd, President i Sindikatave të Shqipërisë, ministër i Financave dhe zv/Kryeministër i qeverisë shqiptare, të kryesuar nga Enver Hoxha etj. E gjithë dosja voluminoze (formularë dhe hetimore) që publikohet për herë të parë nga Memorie.al., ku ndodhen me qindra dokumente të panjohura, në ngarkim të ish-gjeneral-leitnant Tuk Jakovës, (“Hero i Popullit”), të cilat i përkasin periudhës së viteve 1951-1959, kur ai pas kontradiktave të shumta, që kishte me Enver Hoxhës që nga mbarimi i Luftës, në vitin 1951 u përjashtua si anëtar i Byrosë Politike dhe në 1955-ën, u përjashtua edhe nga Komiteti Qendror i PPSh-së, duke u shkarkuar edhe nga të gjitha funksionet e partiake e shtetërore, që kishte mbajtur deri në atë kohë, u internua familjarisht në rrethin e Beratit, ku pasi punoi disa kohë si përgjegjës i Repartit të Zdrukthëtarisë në atë qytet, në 1957-ën, u dënua me izolim në Kalanë e Kaninës së rrethit të Vlorës, ku dhe u arrestua në vitin 1958, duke u dënuar me 20 vjet burg, i akuzuar si “tradhtar e armik i popullit”, deri sa vdiq në spitalin e Burgut të Tiranës në vitin 1959, në rrethana misterioze! Çfarë thuhet në dokumentet sekrete (relacione, fotografi, kartela, formularë, raport-informacione, shënime, proces-verbale, raporte-survejimi, plane-masash, letra denoncuese, etj.) që i përkasin periudhës 1955-1959, kur ai ishte në ndjekje dhe survejim të vazhdueshëm nga organet e Sigurimit të Shtetit, cilët ishin oficerët e organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që ishin ngarkuar për vëzhgimin e tij dhe emrat e pseudonimet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit, që e mbanin atë nën vëzhgim të rreptë?!

                                                Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi i futi të dy në dhomën e gjumit, ai u tha; Petriti, kryetari i Degës Brendshme, më propozoi të bëhem bashkëpunëtor i Sigurimit dhe t’ju spiunoj ju…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

“Kalanë s’na lanë ta vizitonim, sepse ishte burg politik, kurse Xhamia e Pazarit, ishte shkollë trajnimi, për akrobatët e cirkut, prej lartësisë së tavaneve…”/ Udhëtimi i turistëve italianë, në Shqipëri në ’82-in

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Toger Hamit Qose, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Filantropi”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Tuk Jakovës dhe familjes së tij, në rrethin e Beratit                          

                                                                                          Marrë nga P.Op. Toger Hamit Qose

                                                                                            Dhënë prej B.p. “Filantropi”

                                          Raporti i datës 21/VI/1956

Me datën 17/VI/1956, ai ishte në fushë të sportit ku takoi Tuk Jakovën, gjatë qëndrimit me të Tuku thoshte se nuk do të vemi sot për Mënas, se unë bisedova me Vangjel Dushnikun dhe ai më tha se ky punëtori që do të vemi për në Mënas, paska patur tok dhe një mulli dhe ja ka marrë reforma nga kjo dyshohet se mos është kulak dhe të mos nakatosemi me ta.

Më poshtë, Tuku i tha atij se në Bashkimin Sovjetik, çuditem se prap Titos, u kanë bërë një pritje madhështore dhe të shohim në bisedimet e fundit, se Titua do ta ngrejë problemin e Shqipërisë për Qeverinë e sotme. Pas kësaj, Tuku tha se kur qeshë në Amerikë, mora një makinë pastruese dhe hekurosëse teshash me korrent, kur ika ja dhashë Koços në ‘Pallatin e Brigadave’, ku ata e kishin çmuar dhe më paguan fare pak, për 6.000 lek. Unë, tha Tuku, po bëra 6.000 lekët do t’ja marr, ai i tha Tukut, a ta japin? Tuku u përgjigj se; do të shkoj vet ta marrë, sepse ajo bën 15.000 lek.

Tuku duke ikur me atë, vajti deri afër shtëpisë së tijë dhe lajmëroi Mitën për Kinema, pasi erdhi Mita, i tha atijë se; bëtë mirë që nuk vajtët për Mënas, se mos ishte ndonjë kulak, se neve dhe ajo na duhet tani. Të tre shkuan në Kinema dhe mbas daljes nga kinemaja, shkuan nëpër shtëpiat e tyre.

                                                                                                   “Filantropi”

Detyrë:

Ki parasysh detyrat që ju janë ngarkuar takimin e parë.

Berat me 21/VI/1956                                                       Punëtori Operativ Toger

                                                                                                    Hamit Qose

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Toger Hamit Qose, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Filantropi”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Tuk Jakovës dhe familjes së tij, në rrethin e Beratit                           

                                                                                       Marrë nga P.Op. Toger Hamit Qose

                                                                                               Dhënë prej B.p. “Filantropi”

                                        Raporti i datës 21/VI/1956

Ai dilte nga Komiteti Ekzekutiv kur në rrugë takon Viktor Stratobërdhën dhe së bashku kalojnë bulevardit, në këtë kohë vjen Tuku nga poshtë dhe e takojnë tek Poliambulanca, kur Viktori i thotë atij; pse nuk është në Parti dhe është përjashtuar, mirëpo ai i thotë se; nuk është në Parti, për arsye se Partia ka disiplinë të fortë dhe unë jam tip nervozi, Tuku thotë se; këtë punë e di dhe unë, se kështu është, vuan nga nervat, me kaq u ndanë me Tukun dhe vazhduan rrugën me Viktorin, deri te Restoranti “Moska”, ku ai iku në shtëpi dhe Viktori u fut për të ngrënë në restorant.

Me datë 19/VI/1956, Arqile Aleksi, Korrespondent i “Zërit të Popullit” në Berat, po drekonte me Viktorin, që ishte përgjegjës i Kinemasë “22 Tetori”, në atë moment, vete dhe ai, deshte të hante drekë, Viktori i thotë; hajde këtu, mirëpo ai i thotë se; ku janë dy, nuk bëhen tre, mirëpo, me që ata ju vardisën; hajde hajde dhe ai vajti.

Arqileja, tregonte se si i kishte ndodhur dje me F…. K…., korrespodent i Leshnjes, të cilin e kishin rrahur për çështjes femrash, mbas këtyre bisedimeve, Viktori thotë se; edhe neve u thamë këtu në Berat për goca, ai thotë se; juve jeni djem të bukur dhe të rinj, duhet të vine gocat te ju, të tilla bisedime vazhduan deri sa u ndanë.

Në ditët kur ishte çelur Kongresi i III-të i Partisë, Mita Jakova, i thotë atij në Kafe Nr. 1, në ora 8 të mëngjesit, se; dëgjova radion mbi çeljen e Kongresit dhe filloi t’i shkojnë lot, duke thënë se; nuk pata fat dhe unë të isha në Kongres, ai duke parë Mitën se po lëshonte lot, i tha; ik në shtëpi dhe hap radion dhe dëgjoje, se nuk është mirë të përlotesh në kafene dhe Mita iku në shtëpi.

                                                                                                     “Filantropi”

Detyrë:

  1. Nëse të thotë përsëri Tuku për të shkuar në ndonjë vend, p.sh. për Mënas, prano dhe shko me të. Mos i fillo ti bisedat, por lërë të flasë ai vetë.
  2. Pyete Viktorin se kur njihet me Arqile Aleskin dhe si e njeh atë.

         Berat, më 21.6.1956

                                                                              Punonjësi Operativ

                                                                               Toger Hamit Qose

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Major Sulo Bedini, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Nuredini”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Tuk Jakovës dhe familjes së tij, në rrethin e Beratit                          

                                                                                        Marrë nga majori Sulo Bedini

                                                                                          Dhënë nga B.p. “Nuredini”

                                                   Raporti dt, 21.7.1956

Para një jave (datë ekzakte nuk i kujtohet atij), në një bisedë që ai pati me Tuk Jakovën, ky i fundit lidhur me gjendjen ekonomike i ka thënë se: “Më përpara kisha kunatën (e ka fjalën për Dhora Lekën), e cila fitonte shumë para dhe më ndihmonte mjaft ekonomikisht, por për këtë shkak (pse më ndihmonte mua), jo vetëm që e përjashtuan nga Partia, por edhe nga puna, kështu që m’u prek dhe ndihma e saj”.

Në lidhje me punën, Tuku nuk interesohet fare, mjaft material dëmtohet dhe kalbet jashtë në shi dhe në diell, ai nuk interesohet dhe në lidhje me mbarëvajtjen e punës në repart.

                                 “Nuredini”

Detyra:

  1. Në rastin më të parë që do të bisedosh me Tukun, i thuaj që në lidhje me çrregullimet e punës dhe dëmtimet materialeve që ndodheshin në Zdrukthëtari, do të vij një ditë, që do të rëndojnë mbi ty, bisedën sillja në mënyrë të atillë që ai të kuptojë sikur ty, të dhimbset Tuku më shumë, se malli i shtetit.
  2. Të na njoftosh menjëherë dhe në çdo kohë sipas shenjave dhe takimeve që kemi lënë, për çdo lëvizje të Tukut, fjala është kur ai mungon në punë, kur ai të thotë se do të dalë jashtë Beratit, në ndonjë rreth apo Qark tjetër.
  3. Gjatë bisedimeve, mos e provoko asnjëherë me bisedat mbi tema politike, kur të hapë ai biseda politike, ti mund të flasësh, por vetëm në mënyrë të atillë, që ai të mos kuptojë që ti interesohesh për biseda të tilla.

                                                                                             Punëtori Operativ

                                                                                                 Sulo Bedini

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Major Sulo Bedini, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Luarasi”, lidhur me ndjekjen e survejimin e Tuk Jakovës dhe familjes së tij, në rrethin e Beratit                          

                                                                                                   Marrë nga majori S. Bedini

                                                                                                    Dhënë nga B.p. “Luarasi”

                                                Raport i dt. 21.7.1956

Rreth datës 13.7.1956, ai po rrinte me Tuk Jakovën dhe të shoqen e tij, Mita, përpara shtëpisë së tyre atë mbas dite. Ai kishte blerë një këmishë dhe Mita e pyeti sa e ka blerë atë këmishë. Ai i përgjigjet 435 lekë, Mita tha; sa lirë! Në këtë kohë hidhet Tuku dhe thotë; çfarë lirë, e di ti që 400 lekë i thonë katër ditë që të derdhi djersë punëtori.

Në lidhje me Spitalin e Beratit, Tuku tha se ka qenë planizuar që në vitin 1949, por ngaqë ishin plane të mëdhaja, vinte që duheshin shkurtuar. Po ç’të shkurtonin? Spitali i Beratit vetëm vitin e kaluar mezi u vendos që të bëhej.

                  “Luarasi”

Detyrë:

  1. Në qoftë se mëson se Tuku don të largohet ose mungon në shtëpi, në drekë e darkë, të na njoftosh neve, menjëherë në çdo kohë dhe me të gjitha mënyrat dhe shenjave që kemi diskutuar.
  2. Në biseda me Tukun, mos provoko asnjëherë çështje politike, duke ndenjur përpara derës, lexo ndonjë gazetë dhe në qoftë se flet ai, ti përgjigju, po të qëndrojë në një anë larg ai, ti mos ju afro.

Punëtori Operativ

                                                                                           Sulo Bedini

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Teki Hysi, lidhur me letrën që gruaja e Tuk Jakovës, Mita, i’a dërgon motrës së saj, Dhora Leka, që ndodhet e internuar në qytetin e Gjirokastrës

                                                             I N F O R M A C I O N

Nxjerrë nga letra e Mita Jakovës, dërguar Dhora Lekës në Gjirokastër

                                   Shumë e dashur Dhora

Po ulem të të shkruaj, pa e ditur se ç’të të shkruaj. Sa morra vesh se ti prej disa ditësh ndodhesh në Gjirokastër, jam aq e dëshpëruar, saqë, isha ditët e para kur erdhëm në Berat. Por edhe më tepër. Unë fundja, nuk isha vetëm këtu. Kam Tukun dhe fëmijët, të cilët janë bërë njerëzit e mi më të dashur dhe që veçanërisht fëmijët, në çaste dëshpërimi, vetëm në shikimin e tyre, më kanë bërë që unë të forcohem dhe të mos u lë rast atyre, të kuptojnë çastet e ndryshme që unë kam kaluar.

Këtë më imponoi detyra si nënë. Kalimi i kohës, dhe detyra ime si arsimtare, më kanë bërë që të mos më duket jeta e zbrazur. E ndiej që me forcat që kam, do të shërbej si qytetare dhe është për këtë arsyeja që me gjithë konditat e vështira që kam, e vetme, të rregulloj fëmijët, shtëpinë, drekë, darkë, të larë, pazar, etj.

D.m.th., veç detyrës familjare, të kryej detyrën ndaj shtetit dhe plus këtyreve, kërkova të regjistrohem në Fakultetin e Letërsisë, me korrespodencë. Kam besim në forcat e mija, se edhe këtë detyrë të vështirë, do ta kryej me nder. A nuk tregon kjo se unë nuk e ndiej veten të shkëputur nga jeta, shoqëria dhe kërkesat e saj?

Por unë sot jam e mërzitur për ty, për nënën. Të mendoj vetëm ty në Gjirokastër, ku s’ke qenë ndonjëherë, ku nuk njeh njeri, je në ditët e para, të cilat janë gjithmonë më të vështira. Nuk din asgjë për Çeskun, nuk janë të pakta këto. Mendoj nënën, e cila kush e di sa shumë është e dëshpëruar, ka mbetur vetëm dhe asnjëra nga ne nuk jemi pranë, që ta mbajmë me kurajo, me gjithë se ajo është e fortë, sa herë kam dëgjuar unë nga ajo, të tilla fjalë që kanë bërë efekt të madh tek unë.

Me gjithë këto, prap mendoj se nuk duhen parë me sy pesimizmi gjërat, do të kalojë koha, ti do të mësohesh atje, se edhe atje je në atdheun tënd, se edhe atje ke shokë dhe shoqe, do të gjesh sadisfaksion në punë, të japësh kontributin tënd kudo. Unë të njoh mirë ty Dhora, ashtu siç më njeh dhe ti, kam besim si në veten time se ti nuk do ta lësh veten të të mbulojë dëshpërimi, sa për nënën, ajo do të ketë Petron, Efigjeninë dhe Mirin, pranë, që do t’ja heqin mërzinë.

Unë mundohem që kur të kem pushim, nga 15 – 21 gushti, ose të vete ta shoh, ose ta thërras këtu. Gjirokastra është një çikë larg nga këtu, po të më paraqitet rasti, do të vij të të shoh ndonjëherë, nuk e di a do të gëzohesh?

Nuk di se ç’ke bërë me shtëpinë dhe me plaçkat, si je nga ana ekonomike, ti dhe nëna. Do të mundohem që me konditat që kam, t’ju shoh të dyjave. Fëmijët janë mirë. Të kujtojmë gjithnjë. Tash kur t’i marr malli, s’kanë ku ta shohin teze Dhorën, se ajo s’është më në Tiranë, në të cilën niseshin me aq qejf të madh.

Është vështirë të vinë fëmijët në Gjirokastër të të shohin. Por ti e di se sa të duan ata, prandaj mos rri pa ardhur ndonjëherë tek ne. Tuku është mirë. Vazhdon të punojë në Zdrukthëtari. Unë me shëndet nuk jam keq. Ti mos u mërzit.

             Të përqafojmë të gjithë. Më shkruaj. Memorie.al

                                  Mita

                                                                                                         Punëtori Operativ i K. P.

                                                                                                            Nën/Toger Teki Hysi

                                                                                                              Berat, më 31 .7.1956

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Persekucioni i egër komunist, ndaj Nafije Stërmasit, Luçie Saraçit, Adile e Qeuthere Meta, Feride Domnorit dhe Fetije Vuçiternit …”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit

Next Post

Kalendari Historik 22 Shkurt 2022

Artikuj të ngjashëm

“Në ’75-ën, mbasi isha shpallur ‘armik i popullit’ dhe prisja arrestimin, shkova në shtëpi, ku në orët e vona të natës, dogja dokumentet e librat në gjuhë të huaj…”/ Rrëfimi i trishtë i ish-gazetarit
Dossier

“Pasi i futi të dy në dhomën e gjumit, ai u tha; Petriti, kryetari i Degës Brendshme, më propozoi të bëhem bashkëpunëtor i Sigurimit dhe t’ju spiunoj ju…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

March 31, 2023
“Kalanë s’na lanë ta vizitonim, sepse ishte burg politik, kurse Xhamia e Pazarit, ishte shkollë trajnimi, për akrobatët e cirkut, prej lartësisë së tavaneve…”/ Udhëtimi i turistëve italianë, në Shqipëri në ’82-in
Dossier

“Kalanë s’na lanë ta vizitonim, sepse ishte burg politik, kurse Xhamia e Pazarit, ishte shkollë trajnimi, për akrobatët e cirkut, prej lartësisë së tavaneve…”/ Udhëtimi i turistëve italianë, në Shqipëri në ’82-in

March 31, 2023
“Një farë Milto Gjikopulli, që hiqet si filozof dhe strateg, me shokët e tij i ka vënë kazmën sektorit të naftës”/ Shënimet e Enverit që çuan në plumb inxhinierin e famshëm…
Dossier

“Pas shumë lutjesh, ai i tregoi se; kryetari i Degës së Brendshme, i kishte kërkuar që të bashkëpunonte me Sigurimin, për të spiunuar dy shokët e tij të ngushtë…”/ Dëshmia e rrallë e, ish-të burgosurit politik

March 31, 2023
“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

March 29, 2023
“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën
Dossier

“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën

March 29, 2023
“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in
Dossier

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in

March 29, 2023
Next Post
Kalendari Historik 02 Shkurt 2022

Kalendari Historik 22 Shkurt 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!