• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, May 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Trakti fliste kundër vendimit të gjyqit, ku ishte dënuar vëllai im, me shokë të tjerë, të cilët kishin sharë Partinë Komuniste dhe…”/ Dëshmitë e 15 vjeçares, para hetuesit Maqo Pecani, në ’47-ën

“Minia ishte ndihmësmjeke dhe Sigurimi e arrestoi qëllimisht ditën e dasmës e kur vdiq në burg, e la me amanet që ta vishnin me fustanin e nuses…”/ Dëshmitë e Agim Mustës, për gratë e burgosura
“Halim Xhelo më tha; kjo që bëhet në Shqipëri, ndodh vetëm me zezakët në SHBA-ës. Më vrisni, varmëni, ashtu siç keni varur të tjerët, dhe thoni se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-gardianit
“Trakti fliste kundër vendimit të gjyqit, ku ishte dënuar vëllai im, me shokë të tjerë, të cilët kishin sharë Partinë Komuniste dhe…”/ Dëshmitë e 15 vjeçares, para hetuesit Maqo Pecani, në ’47-ën
“Trakti fliste kundër vendimit të gjyqit, ku ishte dënuar vëllai im, me shokë të tjerë, të cilët kishin sharë Partinë Komuniste dhe…”/ Dëshmitë e 15 vjeçares, para hetuesit Maqo Pecani, në ’47-ën
“Trakti fliste kundër vendimit të gjyqit, ku ishte dënuar vëllai im, me shokë të tjerë, të cilët kishin sharë Partinë Komuniste dhe…”/ Dëshmitë e 15 vjeçares, para hetuesit Maqo Pecani, në ’47-ën
“Trakti fliste kundër vendimit të gjyqit, ku ishte dënuar vëllai im, me shokë të tjerë, të cilët kishin sharë Partinë Komuniste dhe…”/ Dëshmitë e 15 vjeçares, para hetuesit Maqo Pecani, në ’47-ën

Nga Luljeta Progni

-Historia e trishtë e familjes së përkthyesit të njohur, Bujar Doko, që pas dënimit të tij, u burgosën edhe e ëma, me të motrën, 15 vjeçare-

Memorie.al / Donika Doko, 15-vjeçarja e cila kaloi një vit hetuesi në korridoret e errëta të Sigurimit të Shtetit, ishte e bija e Sanije Dokos, e dënuar gjithashtu si “armike e popullit” dhe e motra e Bujar Dokos, përkthyesit të famshëm, që u burgos në moshën 21-vjeçare…! Kjo është vetëm një pjesë e vogël nga historia tronditëse e familjes Doko…! Ulur mbi një karrige në oborrin e shtëpisë, në rrugën “Gjon Muzaka”, Sanije Doko, ishte kërrusur mbi një letër, që po e lexonte me padurim. Me sytë të trembur, por edhe me një farë krenarie, ajo as që po e vinte re, se para saj ishte shfaqur bija e vogël, Dodona (Donika Doko) që sapo ishte kthyer nga shkolla. Vajza u afrua dhe e hodhi vështrimin drejt e tek ajo letër, ku ishte përqendruar aq shumë e ëma. Sanija brofi në këmbë dhe tentoi ta largojë letrën nga sytë e së bijës. Por Dodona, e kishte lexuar tashmë letrën, aq sa të kuptonte se atje diçka shkruhej për të vëllanë, Bujar Dokon.

Prej ditësh, Dodona qante pa pushim në krevatin e saj, nga malli për të vëllanë, Bujarin, i cili nuk vinte më në shtëpi, si çdo darkë e, nuk kish kush e përkëdhelte të voglën e shtëpisë…! Bujari, ishte njeriu më i dashur për Dodonën. Bujar Doko, kishte pak kohë që ishte arrestuar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

Ishte viti 1946, koha kur diktatura po vriste e burgoste, pa mëshirë, qindra djem e vajza, burra e gra, kundërshtarë të regjimit komunist, etj. Bujar Doko, ishte një ndër djemtë më të shkolluar e, të kulturuar të kryeqytetit, dhe tamam për këtë arsye, ai duhet të ishte pas hekurave të burgut, si kundërshtar i regjimit komunist, që sapo kishte vendosur diktaturën më të egër në Shqipëri.

Donika Doko, ose Dodona, siç i thërriste Bujari me përkëdheli, e vuajti shumë burgosjen e të vëllait, ndaj dhe kërkonte me doemos, të dinte se çfarë shkruhej në atë letër, për të. Pas disa debatesh, Sanija e lejoi Dodonën, ta shohë letrën. Dodona ishte vetëm 15 vjeç. Letra ishte një tekst shumë i rrezikshëm për të, dhe në fakt, ajo letër, do t’i paracaktonte një rrugë të vështirë, shumë të vështirë, për një vajzë ende të parritur.

Ishte një trakt ku përshkruhej gjyqi i të vëllait, Bujarit dhe dhjetë shokëve të tij, antikomunistë, atje ku djemtë kishin rezistuar ndaj torturave e, ndaj akuzave të padrejta të prokurorëve gjakatar, kishin kundërshtuar me guxim sistemin komunist dhe për këtë arsye, ishin dënuar me burg. Në trakt, lavdërohej qëndrimi i tyre dhe theksohej se vendimi i gjyqit ishte i padrejtë. Ky tekst, e kishte mbushur me shpresa, 15-vjeçaren Donika Doko. Në kundërshtim me këshillën e së ëmës, ajo e mori traktin dhe e fshehu në një prej fletoreve të saj.

Donika ishte një ndër nxënësit e Liceut Artistik të Tiranës, që ishin të dënuar të mos bëheshin pjesë e organizatës së rinisë. Si shumë të tjera vajza të liceut, nuk e kishte marrë dot triskën e rinisë dhe kjo ndarje, e kategorizonte atë si pjesë e shtresës së “armiqve të popullit”.

Miqësitë e saj në shkollë, ishin të pakta. Siç e përshkruan edhe në dëshminë e saj, ajo qëndronte vetëm, nuk kishte shoqe, madje nuk afrohej as me të tjera shoqe të grupit të “armiqve të popullit”, atje ku i kishte caktuar regjimi.

Kishin frikë të rrinin bashkë, se mund të akuzoheshin për aktivitet, kundër pushtetit popullor. E megjithatë, Donika do ta gjente mundësinë ta ndante me të tjerë, traktin e mbështetjes për të vëllanë, Bujar Doko. Fati i keq, e çoi në vendin e gabuar.

Donika e ndau traktin, me një vajzë e cila e çoi drejt e tek zyrat e Sigurimit të Shtetit. Tamam këtu, nis kalvari i saj, kalvari i një fëmijë, që do të rritej nëpër hekurat e burgjeve komuniste…! Dodona u arrestua, në prill të vitit 1946, sapo kishte mbushur 15 vjeç.

Në shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtave të të miturve, Donika Doko, përfundoi në hetuesi, e arrestuar si “armike e popullit”, duke u akuzuar për “agjitacion e propagandë, në përpjekje për të rrëzuar pushtetin popullor”.

Fëmija para hetuesit!

Një vajzë e vogël, e imët, me sytë e bukur, por pa shkëlqim, e llahtarisur nga errësira që mbulonte korridoret e Sigurimit të shtetit… kishte mbërritur e prangosur në një prej zyrave famëkeqe, ku e priste hetuesi hijerëndë, Maqo Pecani. Ishte ora 10, ditë e hënë, më 24 prill të vitit 1946.

Dodona rrinte e trembur përballë hetuesit, i cili e pyeste atë, për veprimtarinë armiqësore, duke e kërcënuar se; nuk do të dilte kurrë prej atyre hekurave, nëse nuk do të rrëfente bashkëpunëtorët. Dodona e vogël, nuk kishte çfarë të tregonte, më shumë se sa kishte bërë, një trakt në mbrojtje të të vëllait, që e kishte ndarë me një vajzë tjetër, tek e cila kishte besuar.

Përgjatë një viti hetuesi, Dodona, do të përballej në mënyrë të pazakontë, me egërsinë e regjimit diktatorial, që s’po kursente askënd, as fëmijë si ajo. Në të njëjtën kohë, kur ajo qëndronte në hetuesi, në një tjetër qeli, gjendej e ëma, Sanija, e cila gjithashtu, ishte arrestuar për traktin në mbështetje të të birit.

Ai gjendej në një tjetër qeli, në tjetër burg. E gjithë familja pas hekurave. Një ndër historitë më tronditëse të viktimave të regjimit komunist. Arrestimi ishte vetëm fillimi i një kalvari që do t’i përndiqte deri në fund të jetës.

Dokumenti me proces-verbalin e hetuesisë, ndaj Donik Doko

“Sot në orën dhjetë, ditën e hënë, i vjetit njëmijë e nanqind e dyzetë e shtatë, në seksionin e Sigurimit të Shtetit, Tiranë, përpara meje, nënkolonel Maqo Pecani, merret në pyetje e quajtura Donika Doko, e bija e Xhaferrit dhe Sanijes. Nuk di nëse ndonjëri nga prindërit, të ketë qenë i dënuar nga gjyqet, deri tani.

Përgjigjie: “Quhem Donika Doko, kam lindur në vitin një mijë e nandqind e tridhjetë e një, në Tiranë, me banim të përhershëm në Tiranë, Rruga “Gjon Muzaka”, numër pesëdhjetë e tetë. Jam shtetase shqiptare dhe rrjedh nga shtresa e mesme. Kam kryer shkollën fillore në Tiranë, në vjetin një mijë e nandqind e dyzet.

Kam qëndruar dy vjet pranë familjes dhe pastaj kam filluar të ndjek shkollën e mesme, Liceun dhe jam në klasën e katërt të liceut Tiranë. Nuk jam dënuar ndonjëherë, prej ndonjë gjyqi, jam beqare…!

Është e vërtetë që në muajin prill të këtij viti, kam patur një trakt në dorë, i cili fliste kundër dënimit të vëllait tim Bujarit, prej gjyqit të popullit. Trakti fliste edhe për shokët e vëllait tim, që u dënuan bashkë me të, si; Petrit Toto, Kujtim Koculi e, të tjerë.

Trakti fliste kundër vendimit, duke e quajtur të padrejtë dënimin e tij e, të dhjetë të tjerëve, trakti shpjegonte se të gjithë të akuzuarit, kishin mbajtur qëndrim të mirë në gjyq, si nacionaliste… kishin sharë Partinë Komuniste… e të tjera…!

Unë e kam parë një ditë traktin, në dorën e nënës time, Sanije Dokos, kur po e këndonte. Në atë kohë, isha kthyer nga shkolla dhe e pyeta nënën, se çfarë po këndonte. Më tha se ishte një letër. E pyeta se kush ia kishte dhënë, dhe më tha se, e kishte gjetur në oborr. Ia mora dhe nisa ta këndoj dhe më pas, e futa në një fletore. Nëna më këshilloi të mos e merrja e, të mos ia jepja as njeriu, por unë nuk e dëgjova.

Nuk më kujtohet mirë data, por mbaj mend se pas pak ditësh ia dhashë në dorë T. Tasit që ta lexonte. Ia dhashë, sepse vetëm për atë e dija, se kishte njerëz të saj në burg. Nuk pata bisedë me të, dhe nuk e mbaj mend, a ma ktheu traktin, apo jo, por mbaj mend, që më tha: “Ç’janë këto budallallëqe, mua nuk më duhen këto”.

Unë kam parë vetëm këtë trakt dhe nuk e di nëse mamaja ime, ka parë të tjerë dhe nuk di nëse motra ime, Lumturija, ka pasur dijeni për këtë trakt e, as babi im. Unë nuk kam folur kurrë kundër pushtetit popullor, me asnjë shoqe, si në shkollë, dhe jashtë saj.

Unë nuk e kam triskën e rinisë dhe qëndroj vetëm, e pashoqëruar me askënd, por as me të tjerët, që nuk e kanë triskën e rinisë. Nuk kam tjetër për të thënë. Thëniet e mija janë të vërteta dhe pasi i këndova, jam gati t’i firmos”!

Kjo është dëshmia që ka dhënë Donika Doko (Dodona) para hetuesit Maqo Pecani. Pas një viti hetuesi, ajo u dënua me një vit burg. E ëma, Sanije Doko, u dënua me 3 vite burg. Donika, u dënua më pak se e ëma, për shkak të moshës së saj, të mitur. Dodona i mbushi 16 vjeç, në qelitë e Sigurimit të Shtetit, nën presionin e hetuesve të pashpirt, larg nënës së saj, larg të vëllait e, pjesës tjetër të familjes.

Pas një viti, Dodona u lirua nga burgu. Të tjera beteja kishte përpara. Për shumë vite, iu desh të endej sa në një burg, në një tjetër, në përpjekje për të mbajtur shpirtin gjallë, të ëmës Sanije e, të vëllait Bujar Doko. Jashtë hekurave të burgut, Dodona ishte gjithsesi, e burgosur me damkën e “armikut të popullit”./Memorie.al

(Marrë nga Kujto.al)

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 15 Dhjetor 2023

Next Post

“Ne, s’pranuam të punonim në Savër dhe Handani, tha; le të vijë Enver Hoxha këtu, të më pushkatojë, se unë...”/ Dëshmia e rrallë e tre motrave Hoxha, kushërira të diktatorit, që vuajtën 30 vjet internim

Artikuj të ngjashëm

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972
Dossier

May 18, 2025
“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës
Dossier

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

May 18, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Dossier

“Për arsye se në tetor 1971, u arratis jashtë shtetit, në Greqi, pjesëtari i familjes së tyre, Besnik Aliko, komisioni vendosi të internojë në katundin Fushë-bardhë të Gjirokastrës…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 19, 2025
“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!

“Xhaxhai im, Akile Tasi, pasi qëndroi për 30 vite te ‘Vatra’ në SHBA-ës, si redaktor i ‘Dielli’-t, u kthye në atdhe ku vuajti 17 vite burg në Burrel dhe vdiq atje, pasi…”/ Historia e trishtë e mikut të Fan Nolit
Dossier

“Deda, i biri i Gjon Markagjonit, lindur në Orosh dhe me banim në sektorin Gjazë të rrethit të Lushnjes, t’i ndalohet qarkullimi në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe…”/ Vendimi i Komisionit të Internim-Dëbimeve, shkurt ‘72

May 19, 2025
Next Post
“Xhaxhai im, Akile Tasi, pasi qëndroi për 30 vite te ‘Vatra’ në SHBA-ës, si redaktor i ‘Dielli’-t, u kthye në atdhe ku vuajti 17 vite burg në Burrel dhe vdiq atje, pasi…”/ Historia e trishtë e mikut të Fan Nolit

“Ne, s’pranuam të punonim në Savër dhe Handani, tha; le të vijë Enver Hoxha këtu, të më pushkatojë, se unë...”/ Dëshmia e rrallë e tre motrave Hoxha, kushërira të diktatorit, që vuajtën 30 vjet internim

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!