• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

Telegrami i zv/ministrit Reis Malile: “Sekretares së Nolit, mos i ktheni përgjigje, lëreni në heshtje dhe…”/ Korrespodenca ‘Tepër sekrete’ në ’73-in me misionin shqiptar në OKB-së

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, të cilat i përkasin vitit 1973, ku ndodhen disa telegrame me siglën “Tepër Sekret”,  me korrespondencën e zv/ministrit të Punëve të Jashtme, Reiz Malile me misionin shqiptar në OKB, ku një nga funksionarët e atij misioni (Rako Naço), informon eprorët e tij në Tiranë, për një letër që sekretarja e Imzot Fan Nolit, Maria Xhons, u ka dërguar atyre në seli, ajo kërkonte që t’i dhuronte shtetit shqiptar disa objekte, relike, piktura, abazhur, etj., të cilat kishin qenë në zyrën e Fan Nolit, kur ajo kishte punuar pranë tij. Si dhe përgjigja negative e zv/ministrit, Reiz Malile, i cili midis të tjerash shkruante: “Lidhur me ofertën e sekretares së Nolit, mos t’i jipni përgjigje, e linin ë heshtje. Ndaj saj të mbani qëndrim korrekt, po t’ju vizitojë e pritni njerëzishëm, mund t’i bëni dhe ndonjë dhuratë simbolike. Mundohuni mos nxirrni prej saj ndonjë gjë tjetër nga arkivi i Nolit, që nuk është dorëzuar tek ne”.

Ashtu siç kemin parë dhe në një nga kapitujt paraardhës të këtij libri, i cili bën fjalë mbi një dokument arkivor të vitit 1960, ku misioni shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me anë të një telegrami shifër “Tepër sekret”, njoftonte Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë ,lidhur me një fjalim të mbajtur nga Peshkopi Fan Noli në Kishën e Shën Gjergjit, në Boston (ku ai kishte folur mbi “….mjerimin e Kishës në Shqipëri dhe perden e hekurt….”, telegram i cili nga ana e Pirro Bitës i’u dërgua Enver Hoxhës si dhe katër sekretarëve të Komitetit Qendror të PPSH-së, edhe pas vdekjes së Nolit, regjimi komunist i Tiranës, vazhdonte të mbante të njëjtin qëndrim negative ndaj figurës, emrit dhe kujtimit të tij.

Kjo bëhet e ditur më së miri edhe nga ky dokument arkivor i vitit 1972-’73, ku bëhet fjalë mbi një korrespodencë ndërmjet misionit shqiptar në OKB dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, ku një nga funksionarët e atij misioni (Rako Naço), informon zv/Ministrin e Punëve të Jashtme, Reiz Malile, për një letër që sekretarja e Nolit, Maria Xhons, u ka dërguar atyre në selinë e misionit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

  MOS ZBUKURONI FERRIN!

Sipas dokumentit në fjalë, ajo kërkon që t’i dhurojë shtetit shqiptar disa objekte, relike, piktura, abazhur, etj, të cilat kanë qenë në zyrën e Fan Nolit kur ajo ka punuar pranë tij. Madje për këtë gjë, ajo ka dërguar edhe letra të tjera në adresë të misionit shqiptar në OKB, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Dhe nisur nga ky fakt, ajo është detyruar që të shkruajë përsëri, madje me një hatër mbetje për mos marrjen e një pergjigje prej atij misioni.

Por, ashtu si në letrën e parë, edhe për këtë letër, ajo nuk ka marrë kurrë një përgjigje…?! Ndonëse në telegramin në fjalë, zv/Ministri i Punëve të Jashtme në Tiranë, Reiz Malile, ka vënë shënimin: “Shoku Thanas (Nano) të bisedojmë”, duket që më pas ai ka hequr dorë prej kësaj…?! Pasi më pas, me anë të një telegrami “Tepër Sekret”, të shkruar me dorën e tij, ai i ka porositur funksionarët e misionit shqiptar në OKB, që asaj, (Maria Xhons), të mos i kthehet përgjigje dhe kërkesa e saj të lihej në heshtje.

Madje jo vetëm kaq, por ai në telegramin në fjalë (shiko faksimilen përkatëse), i porosit vartësit e tij, që ata të sillen korrekt ndaj saj dhe nëse i viziton në mision, ta presin dhe të sillen njerëzishëm me të dhe të mundohen që t’i marrin asaj ndonjë gjë tjetër nga ato që ka pasur Noli në arkivin e tij. Por kjo porosi edhe vetë Maliles i është dukur e pa vend, (për të mos thënë tepër diabolike), aq sa ai ka hequr dorë prej saj dhe e ka prishur atë fjali në fund të telegramit.

Ky qëndrim, pra heshtja dhe injorimi që i bënte Tirana zyrtare zonjës Maria Xhons, e cila kishte shërbyer vite me rradhë si sekretare e Nolit, duket se nuk kishte të bënte fare me të, por asaj i vinte “fatura” që regjimi komunist i Tiranës do t’i dërgonte Nolit, nëse ai do të ishte ende gjallë. Kjo gjë lidhet me pozitën dhe qëndrimin politik që Peshkop Noli, vazhdonte të mbante prej kohësh ndaj Tiranës zyrtare dhe njëkohësisht politikës së Enver Hoxhës. Por të gjitha këto, mbaheshin tepër sekret dhe regjimi komunist vazhdonte “të luante” me figurën e Nolit, me dy fytyra:

Ndërsa për konsum të brendshëm dhe të jashtëm e paraqiste atë si patriot që “kishte luftuar kundër satrapit Zog në Revolucionin e Qershorit të ’24-ës”, apo si përkthyes, shkrimtar e poet, që kishte kënduar për Luigj Gurakuqin, Bajram Currin etj., në të vërtetë ndaj tij mbante një qëndrim tepër negativ dhe e survejonte prej vitesh atje larg në SHBA-ve, në çdo hap të tij dhe duke mbajtur shënim çdo gjë që bënte dhe çdo fjalë që ai thoshte. Ashtu si dhe pjesa më e madhe e dokumenteve të këtij libri, edhe këto botohen të plota ashtu siç ndodhen në dosjen përkatëse në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë.

Korrespodenca e zv/ministrit të Punëve të Jashtme, Reiz Malile, me misionin shqiptar në OKB, me telegramet me siglën “Tepër sekret”

D E SH I F R I M    

Të rikthehet në organin e shifrës                                          TEPER SEKRET

Ndalohet me nxjerr kopje       

  Nr. i fletës 84                                                                                 

   Nr. 1323                            Nga New York                                   

Nr. 80                            

                                                                                                 Datë 18 / 1 / 1973 

MINISTRISE SE JASHTME 

Në një letër që Mari Xhons, ish sekretarja e Nolit na njofton se dëshiron që të dërgojë dhuratë në Shqipëri kopjen e një pikture me autograf të autorit, të cilën e ka marrë në Paris në vitin 1934 dhe që origjinalja është pikturë muri në faqen e një muri në ndërtesën e gjykatës në Bourg La Reine, në periferi të Parisit, si dhe një abazhur qelqi nga ata që varen në tavan, që Mari Xhons mendon se do të shkojnë në zyrat ku celebrohen martesat. (Vijon)

                                                                D E SH I F R I M    

 Të rikthehet në organin e shifrës                                              TEPER SEKRET

           Ndalohet me nxjerr kopje          

                   Nr. i fletës 83                                                                                 

                          Nr 1220                            Nga New  York                                  

                                                                                                            Nr. 81                                 

                                                                                                       Data:  mbaroj   

Ajo lutet që t’i përgjigjemi brenda javës, a mund t’i dërgoj ato meqë shtëpia e saj prishet meqë në se e zë planimetria e qytetit. Në letër ajo bën aluzion se këto i dhuron për kujtim të Nolit, dhe ankohet se nuk ju përgjigjëm letrës për disa muaj të shkuara mbi çka ajo dëshironte të bënte për kujtim të Nolit dhe për të cilin ju kemi njoftuar me tel Nr. 197, datë 3 maj 1972.

                  Rako

Shkruhet vetëm me bojë dhe me shkrim të pastër                             TEPER SEKRET

Gjithë korrigjimet vërtetohen nga nënshkruesi dhe përpiluesi             Nr. i fletës 6

SH I F R I M

                                                                                                               Nr 377                       

                                                                                                   Datë  31 / 1 / 1973

Adresa: Ministrit në New York

Lidhur me ofertën e sekretares së Nolit, mos t’i ipni përgjigje, e linin ë heshtje. Ndaj saj të mbani qëndrim korrekt, po t’ju vizitojë e pritni njerëzishëm, mund t’i bëni dhe ndonjë dhuratë simbolike. Mundohuni mos nxirrni prej saj ndonjë gjë tjetër nga arkivi i Nolit, që nuk është dorëzuar tek ne. /Memorie.al

                           Reiz

Ky shkrim është marrë nga libri “Shkrimtarët dhe artistët nën diktatin komunist” i autorit Dashnor Kaloçi, që pritet të dalë së shpejti

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 1 Shtator

Next Post

Kalendari Historik 2 Shtator

Artikuj të ngjashëm

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 5, 2025
  MOS ZBUKURONI FERRIN!
Art & Kulture

  MOS ZBUKURONI FERRIN!

June 4, 2025
“Nga anëtar i “Debatikut” e partizan në Brigadën e 23 Sulmuese, drejtor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe aktor në role kryesorë të kinematografisë…” ! / Historia e panjohur e Gaqo Spirut

“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“I ‘infektuar’ nga ‘Lufta e Trojës’, nga Homeri dhe Eskili, shkrimtari Kadare, me ‘Përbindëshin’, shënoi ngjitjen në nivelin më të mirë të letërsisë europiane, pasi…”/ refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës.

June 3, 2025
“Pasi ia dënuan djalin Ugo, në burg politik, pse kishte ‘përgojuar’ sekretarin e parë, Nikolinin e përzunë nga teatri dhe kolegët ia kthyen shpinën, edhe kur ai u sëmur…”! / Historia e trishtë e artistit të famshëm

June 2, 2025
“Njëri nga Selenica e Vlorës e, tjetri nga Dukagjini i Shkodrës, kanë ‘qëndisur’ me një gjuhë shqipe të artë, veprat e tyre, si ‘histori që nuk duhet të vdesin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për dy shkrimtarët e njohur

SHTATOR

Kalendari Historik 2 Shtator

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!