• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nëse u pyesin përsëri nga Vatikani për priftin Nikolla Troshani, u thoni se ai…”/ Korrespodenca sekrete me ambasadën shqiptare në Romë në ’90-ën

Relacioni i ambasadorit nga Roma: “Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kërkon të vijë në Shqipëri për të takuar Nikolla Troshanin, që banon në…”/ Zbulohet korrespodenca sekrete e vitit 1990

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al publikon disa dokumenta të panjohura të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, të cilat i përkasin vitit 1990, ku ndodhet një korrespodenca e ambasadës shqiptare në Romë, me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, ku ambasadori shqiptar, Dashnor Dervishi, informon ministrin Reiz Malile dhe eprorët e tjerë të tij në Tiranë, lidhur me letrën e dërguar pranë asaj përfaqësie diplomatike nga ana e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kryepeshkopit, Angelo Sordano, i cili shprehte dëshirën për të ardhur vetë në Shqipëri, me qëllim për të takuar ish – priftin katolik, Monsinjor Nikolla Troshanin, i cili pasi kishte kaluar vite të tëra në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, në atë kohë punonte në bujqësi në fshatrat e rrethin të Lezhës. Korrespodenca e plotë në mes ambasadës shqiptare në Romë dhe titullarëve më të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, ku përveç interesimit të madh, të shfaqur nga Vatikani për ish – Peshkopin, Nikolla Troshani me të cilin ata kishin humbur çdo lidhje, që nga koha e burgosjes së tij dhe nuk dinin nëse ai jetonte ende, si dhe përgëzimet ndaj qeverisë shqiptare, për pritjen që i bëri Nënë Terezës, ambasadori Dervish i bën me dije eprorëve të tij, se dy profesorët e Teologjisë në Universitetin e Romës, Andrea Rikardo dhe Damako në Universitetin e Barit, i kishin thënë se: Vatikani po shfaqte interesim të madh, për zhvillimet në Shqipëri dhe veprimtarinë e saj në arenën ndërkombëtare, ku në mënyrë të veçantë Selia e Shenjtë, po shprehte interes për integrimin e Shqipërisë në KSBE dhe po ndërhynte pranë qeverive të Europës Perëndimore, që të mbështesë hyrjen e saj në KSBE, para se të mblidhej konferenca e Helsinkit, etj., e deri tek përpjekjet e ambasadorit shëtitës të Vatikanit në vendet e Europës Lindore, Kolosuono, i cili i kishte konfirmuar se Vatikani kishte përgatitur dyzet peshkopë shqiptarë nga Kosova, në shkollat e Romës dhe po bëhej gati të krijonte diogjenezën me qendër në Prishtinë, që do të varej direkt nga Roma.

                                                    Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

Telegram i ambasadorit shqiptar në Romë, Dashnor Dervishi, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, lidhur me interesimin dhe ndërhyrjen e Vatikanit pranë qeverive të vendeve të Europës, për pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe Bashkëpunimit Europian, si dhe problemin e Nikolla Troshanit, ish-Ipeshkv i Tiranës dhe Durrësit

                        D Ë SH I F R I M                   

            sh. Ramiz, sh. Hekuran, sh. Adil

                                           Nr. 22117       Nga: Roma

                                            Nr. 1313        Data: 5.8.1990

                                           MINISTRISË SË JASHTME

Profesorët e Teologjisë në Universitetin e Romës, Andrea Rikardo dhe Damako në Universitetin e Barit, më thanë se Vatikani po shfaq interesim të madh për zhvillimet në Shqipëri dhe veprimtarinë e saj në arenën ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë Vatikani shpreh me interes integrimin e……

                        (vijon)

                    D E SH I F R I M

                                               Nr. 22118            Nga: Roma

                                               Nr. 1314              Data: e dyta

….Shqipërisë në KSBE dhe po ndërhyn pranë qeverive të Europës Perëndimore, që të mbështesë hyrjen e Shqipërisë në KSBE, para se të mblidhet konferenca e Helsinkit. Sipas ambasadorit shëtitës të Vatikanit në vendet e Europës Lindore, Kolosuono, Vatikani ka përgatitur dyzet……

                         (vijon)

               D Ë SH I F R I M

                                              Nr. 22119               Nga: Roma

                                              Nr. 1315                 Data: e treta

….peshkopë shqiptarë nga Kosova, në shkollat e Romës dhe po bëhet gati të krijojë diogjezën, me qendër në Prishtinë, që do të varet direkt nga Roma. Në këtë kuadër Vatikani ka vendosur të hapi arkivat e saj, duke u vënë në dispozicion studiuesve shqiptarë….

                          (vijon)

                  D Ë SH I F R I M

                                             Nr. 22120             Nga: Roma

                                             Nr. 1316              Data: e katërta

….dokumenta që kanë të bëjnë me Shqipërinë, duke filluar që nga viti 1920 e këtej. Synimi është që të vërtetohet historikisht lashtësia e kristianizmit në trojet shqiptare. Kolasuono ka premtuar të nxjerrë e…..

                       (vijon)

                    D Ë SH I F R I M

                                        Nr. 22121            Nga: Roma

                                          Nr. 1317             Data: e pesta

….të dorëzojë një kopje të Mesharit të Gjon Buzukut. Sipas Kolasuonos, qëndrimi i Vatikanit do të sensibilizohej akoma më shumë, ndaj Shqipërisë, nëse nga autoritetet shqiptare do të bëhej ndonjë xhest, për të dhënë ndonjë informacion për gjendjen e ish peshkopit të…..

                         (vijon) 

                      D Ë SH I F R I M

                                  Nr. 22122         Nga: Roma

                                  Nr. 1318          Data: mbaroi

…..Durrësit, Nikolla Troshani, me të cilin Vatikani, ka humbur çdo lidhje dhe nuk di se ku ndodhet, nëse është gjallë, etj.

                        Dashi

Telegram i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dërguar ambasadorit Dashnor Dervishi në Romë, lidhur me përgjigjet që duhet t’i jepte ai Vatikanit, për Nikolla Troshanin

                            SH I F R I M 

                                    Nr. 2978           Data: 13.8.1990

                                      Adresa: Ambasadës Romë

Koncepti: Tuajit nr. 1313

Profesorëve Andrea Rikardo e Bamako, që u interesuan për gjendjen e ish peshkopit të Durrësit Troshani, u thoni se është mirë dhe se jeton me të afërmit e tij në rrethin e Lezhës. Siç ju kemi komunikuar edhe më parë, nëse nga ana e Vatikanit, kërkohet t’i komunikohet priftit në fjalë ndonjë mesazh, ju përgjigjuni…..

                           SH I F R I M

                            Nr. 3644/3645           Datë: 6.10.1990.

                              Adresa: Ambasadës Romë

Koncepti: Ambasadori italian De Andreis, na kërkoi në emër të 12-shes, që t’i jepnim shpjegime lidhur me tre persona të tyre, të burgosur politik, për të cilët u interesua dhe trojka gjatë vizitës këtu. Ai përmendi gjithashtu dhe kërkesën për t’u lidhur me ish – Peshkopin, Troshani. Ambasadori theksoi se në bazë të ndryshimeve në Kodin Penal, ligjet tona, nuk duhet të ketë asnjë të burgosur politik por vetëm të burgosur ordinerë. Neni për propagandën, është hequr.

Telegram i ambasadorit shqiptar në Romë, Dashnor Dervishi, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, për vizitën që i kishte bërë pranë asaj selie diplomatike profesori i Universitetit të Romës, Andrea Rikardi, i cili i kishte shprehur përgëzimet e Vatikanit për reformat që po bënte qeveria e Tiranës drejt demokratizimit të vendit

                                                  D Ë SH I F R I M

                                          Nr. 29153            Nga: Roma

                                          Nr. 1805             Data: 9.11.1990

MINISTRISË SË JASHTME

Profesori i Teologjisë në Universitetin e Romës, Andrea Rikardi më tha se kishte takuar Soldanon (MPJ i Vatikanit). Ai kishte vlerësuar vendimet e fundit të marra në Shqipëri, si një hap pozitiv e kurajoz në drejtim të demokratizimit të jetës. Më tej ai shtoi se Soldano i ka kërkuar….

                          (vijon)

                D Ë SH I F R I M

                                    Nr. 29838               Nga: Roma

                                     Nr. 1818               Data: 18.11.1990

                           MINISTRISË SË JASHTME

….Prof. Katapano, i tha Gjovalinit se në rrethet e larta të Vatikanit dhe të tjera është mirëpritur fjala e shokut Ramiz Alia, lidhur me ndryshimet në kushtetutë për qëndrimin ndaj fesë, etj. Tha se Monsinjor Fortino dhe kardinalët e tjerë të asaj selie, janë të mendimit se Shqipëria po bën hapa të matura e të vendosura drejt demokratizimit.

               D Ë SH I F R I M

                                      Nr. 30117              Nga: Roma

                                       Nr. 1830              Data: 21.11.1990

                                             MINISTRISË SË JASHTME

Rev. Dr. Glen Garfield Vilshims, ish sekretari i përgjithshëm ekonomik i kishave, aktualisht në pension, më bëri një vizitë në ambasadë. Në vazhdim të korrespondencës që kemi me të ai propozoi, që të vijë në Shqipëri në 17 dhjetor, së bashku me të shoqen. Do të qëndrojë 3-4 ditë….

                      (vijon)

              D Ë SH I F R I M

                                 Nr. 30118              Nga: Roma

                                 Nr. 1831               Data: e dyta

Të gjitha shpenzimet e qëndrimit ai i përballon vetë. Dëshira e tij është që gjatë kësaj vizite private në Shqipëri, të njihet me vlerat kulturore të vendit tonë, duke përfshirë dhe ato me përmbajtje fetare, si dhe proçesin aktual të zhvillimeve në Shqipëri. Lutet që gjatë qëndrimit aty, të shoqërohet nga një person kompetent që ta ndihmojë për të organizuar vizitat dhe ndonjë takim me Komitetin Kulturor.

                         (vijon)

             D Ë SH I F R I M

                                  Nr. 30119               Nga: Roma

                                  Nr. 1832                Data: mbaroi

Mendojmë që kërkesa e tij të plotësohet, pasi është një person me influence, në rrethet fetare dhe institucionet ndërkombëtare me karakter social-politik. Lutemi na autorizoni, për dhënien e vizës për të komunikuar me përfaqësinë tonë në Gjenevë, për ta tërhequr atje, pasi është me banim në Gjenevë.

                          Dashi

                     SH I F R I M

                                Nr. 4187            Data 13.12.1990

                                        Adresa: Ambasadës Romë

                 Koncepti: Tuaji Nr. 1805

Në rast se nga ana e Vatikanit ju kërkojnë përsëri që të dorëzojnë përshëndetjen e Papës, për priftin Troshani, merreni atë dhe u thoni se do t’ja dorëzojmë të adresuarit

                     D Ë SH I F R I M

                                   Nr. 29154                 Nga: Roma

                                   Nr. 1806                  Data: mbaroi

atij që të ndërhyjnë edhe njëherë pranë ambasadës sonë për të pranuar një letër përshëndetje nga ana e Vatikanit, për t’ja përcjellë priftit Nikolla Troshani. Prof. Rikardi pret përgjigje nga ana jonë, nëse e marrim përsipër këtë punë.

                          Dashi

Letra e ministrit të Punëve të Jashtme, Reiz Malile, drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, lidhur me letrën që ministri i Jashtëm i Vatikanit, i ka dërguar Nikoll Troshanit, ish-Ipeshkvit të Durrësit dhe Tiranës, i cili banonte në rrethin e Lezhës

                                  Shoku Hekuran

Ashtu sikurse biseduam bashkëlidhur, po ju dërgojmë një zarf që Ministri i Jashtëm i Vatikanit i dërgon Nikolla Troshanit. Veçmas ju dërgoj dhe një fotokopje për juve të përkthyer dhe në shqip. Përpara se të veprohet, është mirë që të njiheni me përmbajtjen e letrës.

                                 Reiz Malile

Tiranë më 24 dhjetor 1990

Letra e ministrit të Punëve të Jashtme, Reiz Malile, dërguar ambasadës shqiptare në Romë, për letrën e Vatikanit dërguar ish – Ipeshkvit të Durrësit dhe Tiranës, Nikolla Troshanit

                             SH I F R I M

                             Nr. 4291         Data: 27.12.1990.

                      Adresa: Ambasadës Romë (shokut Dashnor)

Koncepti: Letra që dërguat për priftin Troshani, i’u dorëzua të interesuarit nga Komiteti Ekzekutiv i Lezhës./Memorie.al

           Reiz

                                          Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 06 Gusht

Next Post

Mao Ce Duni: “Mos kinin frikë se jeni pak, edhe Marksi me Engelsin ishin vetëm në fillim, por idetë e tyre….”/ Takimi i panjohur me Hysni Kapon dhe Ramiz Alinë më 29 qershor ’62, në Wuhan

Artikuj të ngjashëm

Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
Next Post
Mao Ce Duni: “Mos kinin frikë se jeni pak, edhe Marksi me Engelsin ishin vetëm në fillim, por idetë e tyre….”/ Takimi i panjohur me Hysni Kapon dhe Ramiz Alinë më 29 qershor ’62, në Wuhan

Mao Ce Duni: “Mos kinin frikë se jeni pak, edhe Marksi me Engelsin ishin vetëm në fillim, por idetë e tyre….”/ Takimi i panjohur me Hysni Kapon dhe Ramiz Alinë më 29 qershor ’62, në Wuhan

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!