• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, October 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin, pasi…”! / Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur” dhe dokumentet sekrete, nga ish-kreu i Arkivit

“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin, pasi…”! / Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur” dhe dokumentet sekrete, nga ish-kreu i Arkivit
“Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin, pasi…”! / Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur” dhe dokumentet sekrete, nga ish-kreu i Arkivit
“Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin, pasi…”! / Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur” dhe dokumentet sekrete, nga ish-kreu i Arkivit
“Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin, pasi…”! / Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur” dhe dokumentet sekrete, nga ish-kreu i Arkivit

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Për vite me radhë, brezat kanë fiksuar në kujtesën e tyre, historinë e një arratisje të dështuar në det, dhënë kjo në filmin artistik të ish-Kinostudios “Shqipëria e re”, me titull; “Duel i heshtur”. Pretendimi ishte se; më 1 qershor 1947, motovedetën e nisën në det detarë profesionistë dhe e solli në breg një njeri që nuk kishte drejtuar kurrë një mjet të tillë. Gjithë ngjarja është zhvilluar brenda 4 orëve. Ajo nuk mund të jetë zhvilluar shumë larg bregut. Ngjarja është zhvilluar midis 4 personave.

I katërti që u bë “Hero Kombëtar”, nuk dinte as ta drejtonte motovedetën. Këtu nuk ka pasur as histori komisari e, as të tjera që janë shikuar në film, me civilë që hyjnë në motovedetë. A ishte vërtet një pengim arratisje nga 22 vjeçari Spiro Stojan Kota, apo ishte një përgjakje në mes të detit dhe një ngjarje e shfrytëzuar më pas?

Të gjitha shenjat e dhëna, çojnë në drejtim të arsyetimit se; një njeri që nuk ishte marrë me drejtim mjeti, nuk mundet për dy orë, të bënte kthimin e motovedetës, nuk mundej të bëhej “Hero”! Por gjithsesi, regjimit i duhej si ngjarje, jo vetëm për ta përdorur si shembull brenda Forcave të Armatosura, por edhe për të treguar para popullit, se ashtu përfundojnë ata që do largohen nga Shqipëria.

Gjithashtu mund të lexoni

“Udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, ishte i vetmi kryetar shteti satelit, që nuk mori pjesë në dëgjesën e Hrushovit në OKB në shtator 1960…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43

Ngjarja ka ngelur e hetuar pak. Mungojnë të dhënat që do lidheshin me çështje të ekspertizave, apo çështjeve të tjera të këtij lloji. Vetëm një raport i thatë është ajo që dokumentohet, ndërkohë që ato që e përjetuan, tashmë nuk jetojnë më. Sigurisht ngelet gjithmonë intriguese, sesi tre detarë të sprovuar që mund ta hidhnin në det kur të donin, e lanë veten të vriteshin në atë mënyrë…?!

Si teza më e fortë, shfaqet versioni se një grindje mes tyre kishte qenë gjithçka dhe kjo jo larg bregut, se po të ishte larg, ushtari Spiro Kote, pa busull, do vërvitej kot së koti nëpër det. Para disa kohësh, kolegu ynë Fatos Baxhaku, ka botuar një reportazh interesant nga Durrësi, lidhur me këtë ngjarje.

Reportazhi sjell dëshmi të pathëna nga të afërt të personave që përzihen në këtë histori, si dhe të atyre që e përjetojnë atë akoma nëpërmjet kujtimeve të së kaluarës. Ja çfarë shkruan Fatos Baxhaku në mbyllje në shkrimit të tij:

Historia nis të ngatërrohet edhe më, kur disa durrsakë të vjetër, na thonë me bindje një version që e kanë dëgjuar nga Ndoc Gjeluci, kapiten i Portinerisë së Portit asokohe. Gjeluci u ka thënë njerëzve të tij të afërt, se historia e vërtetë e ngjarjes, është pak a shumë kështu: “Të tre marinarët nuk kishin aspak ndërmend të arratiseshin, thjesht donin të dilnin për qejf në det”.

Oficeri i parë që ka takuar Spiro Koten, teksa rrinte i shokuar mbi anijen e hallakatur, ka qenë Anastas Qendro, pikërisht ai që e vendosi anijen në port, të cilit i ka thënë; “Nisën të vriten me njëri – tjetrin. Vetëm Vlashin kam vrarë unë”.

Pas këtij rrëfimi “heroi” përsëriste atë avazin e vjetër; “gëërr të parit, gëërr të dytit, gëërr të tretit” dhe misteri sa vinte e fshihej atje tej, 30 milje larg Durrësit.

Të vrarë në këtë ngjarje ishin:

1 – Kapter Vlash Bushi, i Vasilit dhe i Katerinës, datëlindja 5 korrik 1912, lindur dhe banues në Durrës.

2 – Marinar Xhemal Kërrniqi, biri i Mustafait dhe i Bedries, datëlindja 13 shkurt 1920, lindur në Shkodër dhe banues në Durrës.

3 – Marinar Enver Kruçi, i biri i Alushit, datëlindja 24 qershor 1924, lindur dhe banues në Shkodër.

Që të tre në shërbim të kapitanerisë së portit Durrës, duke mashtruar rojën e motovedetës “Mujo Ulqinaku”, marinar Spiro Kote, me pretekste të ndryshme janë nisur për t’u arratisur për në Itali.

Në raportin e datës 5 qershor 1947, të Drejtoria e Punëve të Brendshme Durrës, ndër të tjera thuhet:

“Kur ishin larguar 30 milje në afërsi të Mezokanalit, i njoftojnë marinarit roje qëllimin e tradhtisë dhe ikjen për në Itali. Atëherë marinari në fjalë, duke parë tradhtinë dhe mashtrimin që ata i kishin bërë, mendohet dhe merr masat për t’i vrarë me një automatik, që ndodhej i varur në dhomën e fjetjes së motovedetës.

Duke përfituar nga rasti, se dy tradhtarët ndodheshin në timon, vret të tretin në dhomë dhe pastaj vret edhe dy të tjerët, një nga një. Pasi kryen këtë vepër, merr vetë drejtimin e motovedetës (megjithëse nuk kish përdorur ndonjëherë, pasi ishte marinar i ri) dhe kthehet për në Durrës, në orën 20.00, duke vënë në dijeni për ngjarjen kapitenerinë dhe si kish mundur të evitonte tradhtinë”.

Në një raport të datës 4.6.1947, të sekretarit politik të Durrësit, Iljaz Reka, për Komitetin Qarkor të Partisë Komuniste të Shqipërisë, për Spiro Koten, shkruhen gjëra pozitive, ç’ka rrit edhe më shumë dyshimet, se kjo është një ngjarje e sajuar. Biografia e hartuar nga PKSH-ja vendore, nuk e vlerëson fare Spiro Koten.

Origjina e familjes, nga Maqedonia, fillimisht në Korçë. Babai ka ardhur i vogël në Durrës, para 16 vjetësh. Spiro Kote, ka lindur në Korçë, por vjen i vogël në Durrës. Mbaron filloren dhe 2 klasë bujqësore në Kavajë. Atje ka parë dy herë partizan dhe ka nisur t’i simpatizojë.

Në v. 1943, Spiro lë shkollën dhe shkon në Tiranën ku punon marangoz. Më 1945 vjen në Durrës ku punon karpentier në port. Thirret në armë në Gjirokastër. Meqë punonte në port, e mbajnë aty. Në v. 1946, 10 ditë para ngjarjes, futet në radhët e rinisë komuniste, por nuk ka marrë pjesë në mbledhje.

“Ky jetën e ka kaluar para se të shkonte ushtar, në vuajtje, d.m.th., vazhdimisht me punë të vështira. Në qytetin tonë, nuk ka qenë i organizuar, për arsye se në vogëli, nuk ka pasur qëndrim të mirë moral. Tani të jep përshtypjen e një punëtori të thjeshtë e, të padjallëzuar, punëtor aktiv dhe të disiplinuar. Gjatë gjithë okupacionit, ka qenë i paorganizuar, por interesohej të gjente komunikata dhe t’i lexonte” – mbyllet raporti i Iljaz Rekës, për të.

Me dekretin nr.343, datë 6.6.1947, Presidiumi i Kuvendit Popullor, Spiron Koten e dekoroi me urdhrin “Hero Kombëtar”, me këtë motivacion: “I pajisur me ndjenjat më të larta të dashurisë ndaj atdheut e popullit, me heroizmin abnegacionin dhe besnikërinë e tij të pafund, u bë shembulli i luftëtarit besnik të Ushtrisë Kombëtare”.

Historia e tij e dhënë jo siç ndodhi, sigurisht do ishte pjesë e propagandës së regjimit, për të motivuar spiunllëkun në rastet e arratisjeve, si dhe për të bërë sa më shumë mendjelehtë, të imitonin “trimërinë” e personazhit të filmit.

Bashkëlidhur, këtij shkrimi, po publikojmë foton ku Spiro Kote, me urdhrin e “Heroit Kombëtar” duke hyrë në sallën e Kongresit të Parë të PKSH-së, nëntor 1948, si dhe pjesë nga dokumentacioni i ngjarjes, apo i dekorimit të tij. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sa burra të zgjuar dhe guximtarë, çoi ajo ‘arkë e kobit’ drejt çmendinave apo para togave të ekzekutimit e varre pa emër, si; Kokomani, Lezho e Koprëncka, të cilët...”/ Dëshmia e trishtë e ish-të dënuarit politik

Next Post

“Kur Padër Anton Harapi ndodhej aty, shkuan një oficer me disa ushtarë për kontroll, mirëpo Padër Ludovik Kiri, i rrejti ushtarët e i futi në...”/ Dëshmia në hetuesi e Padër Filip Mazrrekut, nëntor ‘46

Artikuj të ngjashëm

“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
Dossier

“Udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, ishte i vetmi kryetar shteti satelit, që nuk mori pjesë në dëgjesën e Hrushovit në OKB në shtator 1960…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 18, 2026
“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43
Dossier

“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43

October 17, 2026
“Xhaviti tha se Pilo Peristeri e ka ndarë kot gruan dhe morri një tjetër 20 vjet më të re, e cila është motra e…”/ Përgjimet e “Vigjilentit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Si detyra dhe propozime sugjerojmë që të aplikohet Operacioni i ‘letrave helmuese’ me postë, kundër udhëheqësve të lartë të regjimit komunist në Shqipëri, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 16, 2026
“Nëntoger Galiardi dhe kapiten Carboni, u takuan me komandantin Kadri Hoxha, i cili pyetjes: Çdo bëhet me oficerët italianë’, iu tha:…”/ Dokumentet e panjohura për tragjedinë e “Kolonës Gamuci”, 15 tetor ‘43

“Ushtrinë s’e fusim dot me armë kundër demokratëve, por t’ju japim shkopinj dhe kamzhik komunistëve e të mobilizojmë Skraparin…”/ Biseda e Ramiz Alisë me Hekuranin e Xhelil Gjonin, 14 dhjetor ‘90-të
Dossier

“Në Fondin e Solidaritetit, është edhe ai i lënë me testament për PPSh-në, nga mikja amerikane, Imogene Johnson, por do ketë zhurmë, sepse ligji i ri i zgjedhjeve nuk e lejon…”/ Raporti i Agim Popa, janar 1991

October 16, 2026
“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 17, 2026
Next Post
“Kur Padër Anton Harapi ndodhej aty, shkuan një oficer me disa ushtarë për kontroll, mirëpo Padër Ludovik Kiri, i rrejti ushtarët e i futi në…”/ Dëshmia në hetuesi e Padër Filip Mazrrekut, nëntor ‘46

“Kur Padër Anton Harapi ndodhej aty, shkuan një oficer me disa ushtarë për kontroll, mirëpo Padër Ludovik Kiri, i rrejti ushtarët e i futi në...”/ Dëshmia në hetuesi e Padër Filip Mazrrekut, nëntor ‘46

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme